Sigurisht që ka influencuar edhe maratona e gjatë e bisedimeve që vazhduan gjatë gjithë natës, që rezultatet e samitit për Ukrainën në Minsk depërtuan vetëm të fragmentarizuara në publik. I pari pas takimit mes kancelares gjermane Merkel dhe presidentëve të Rusisë, Francës e Ukrainës, Putin, Hollande dhe Poroshenko, u shpreh në një konferencë shtypi Putin, i cili deklaroi se palët e konfliktit kanë rënë dakord për një armëpushim në lindje të Ukrainës më 15 shkurt. Këtë e konfirmuan më vonë edhe kancelarja gjermane dhe presidenti francez. Që të dy me një optimizëm të përmbajtur e quajtën këtë si një rreze shprese. Por shtrohet pyetja se ku konsiston kjo shpresë?

Minsk II asgjë më shumë se Minsk I?

Fundi i luftimeve dhe i vrasjeve në lindje të Ukrainës padyshim do të ishte një rezultat i gëzueshëm, por në sfondin e të dhënave të kursyera që jepen mbi marëveshjen aktuale të ngjallet më shumë skepticizëm. Me sa duket në marrëveshjen e re –Minsk II –nuk është rënë dakord për asgjë më shumë se sa në marrëveshjen e parë në Minsk në shtator 2014. Edhe në këtë marrëveshje ishte vendosur për armëpushimin dhe tërheqjen e armatimeve të rënda, por armëpushimi nuk u respektua asnjëherë. Ndërkohë luftëtarët e mbështetur nga Rusia përmes ofensivës ushtarake kanë arritur të fitojnë territor në të gjitha frontet. Në qendër të luftimeve aktualisht ndodhet nyja e rëndësishme logjistike hekurudhore në Debalzevo, që me sa duket separatistët e kanë rrethuar, por të cilën trupat qeveritare ukrainase është e kuptueshme që nuk do ta dorëzojnë pa luftë. Përderisa armëpushimi duhet të nisë pas dy ditësh, nuk mund të përjashtohet madje, që luftimet në Debalzve të fitojnë intensitet për të krijuar fakte ushtrake para armëpushimit. Mbetet pra një skepticizëm i madh edhe për arsye të tjera, nëse armëpushimi i vendosur për 15 shkurt vërtetë do të respektohet. Tek e fundit çdo marrëveshje për armëpushim ka sukses vetëm nëse zona e çmilitarizuar midis palëve të konfliktit mbikqyret prej forcave të pavarura. Por është e pasigurtë, nëse këtë mund ta bëjë OSBE-ja, sepse në marrëveshje përmendet me fjalë evazive dhe relativisht të zbehta se kujt do t'i ngarkohet detyra e monitorimit. Ka shumë gjasa, që luftimet të vazhdojnë.

Rreze shprese për dy ditë?

Përveç kësaj pikat e tjera të marrëveshjes kërkojnë prej udhëheqjes shtetërore ukrainase, që jo vetëm ta tolerojë një regjim armiqësor kundrejt Kievit në lindje të Ukrainës, por edhe ta mbështesë atë ekonomikisht e financiarisht. Njëkohësisht tani do të projektohet në mënyrë të zbehtë, që shteti ukrainas deri në fund të vitit 2015 të marrë sërish nën kontroll kufirin ruso-ukrainas. Pra kjo marrëveshje e re nuk nënkupton një fitore të sigurisë për Ukrainën.

Deri më 15 shkurt Europa mund të shpresojë, që armëpushimi të bëhet realitet. Por nuk është aspak e sigurtë, që Minsk II vërtetë do të bëjë që t'i jepet fund gjakderdhjes. Kësisoj s'mund të përjashtohet, që javën e ardhshme sërish do të diskutohet për sanskione të mëtejshme apo edhe për furnizime me armë në Ukrainë.

44 Komente

Po nuk u arrit paqja, tha Hollande, do kemi ate qe e dime te gjithe; Lufte. 

Munich 1938 versioni 2.0

Mjere polaket dhe lituanezet qe do te behen kurban perseri nga halet e Europes Perendimore.

Me ne fund BBC tregon anen e erret te protestave ne Maidan te cilen shume media u perpoqen ti fshinin...

Kush ishin snajperet dhe kush hapen zjarr te paret drejt policise. 

Meso rusishten Arto se me keto mend qe keni juve  europianoperendimoret , Car Putini sdo ta kete problem tja u beje tete me dy.

Xhanem do ta uroja qe Rusia ti hynte edhe njehere Europes dhe te dilte ne Spanje se e meritoni juve te llastuarit nje regjim rus per ca kohe.

Do te me vinte keq vetem per europianolindoret se do te kishin nje de ja vu, pa per juve sme vjen keq fare nese ju hyn Rusi apo ju shuajne islamiket me bomba.

Nuk po e do njeri Putini apo Rusin ... Art change..  thjesht ve ne dukje hipokrizine dhe manipulimin qe i bejne perendimoret situates ne Ukraine. 

Nese perendimi i mbron disa vlera baze dhe do t'ia imponoje pjeses tjeter te botes ai duhet ne rradhe te pare ti respektoj vete ato vlera dhe mos te kryeje gomarlleqe nen-rrogoze. Dhe keto vlera duhen respektuar nga te gjithe aktoret qe perbejne perendimin.

Art change merr gjithmone anen e Rusise dhe Kines si shumica e europianoperendimoreve.

Prandaj do te deshiroja nje marshim rus deri ne Spanje.

Por sic e thashe kjo ka per te ndodhur dua apo nuk dua une.

Edhe njehere po ju porosit filloni mesoni rusishten dhe arabishten se keto do te behen gjuhet e para,pas disa vjetesh.

 

Si shpegohet ju qe jeni 10mije km larg ju ka hyre histeria e Rusit ne palce, do pushtoje Rusi Evropen thote pekmezi smiley  S'keni faj ju mre jahu ju a shpelajne trurin 10 here ne dite ata qe se kane idene se ku bie Ukraina,Rusia apo Evropa n'harte

Hidhi nje sy ketij ambasdorit greko-amerikan qe keni vene ne Norvegji, smiley la gyron dhe sallaten greke ky tipi dhe filloi nga ambasadorlleku. E bukura eshte se ky pronari restoranteve as qe e ka vizituar ndonjehere Norvegjine. E pyet McCain per Progres party (partia kryesore ne koalicjoni qeveritar e cila eshte parti ksenofobe)...Jorgoja vazhdon me retorike(pa titra) "keta jane elemente te izoluar....Norvegjia i ka denoncuar keta..Nderhyn McCain i irrituar: Qeveria i ka denoncuar keta? Keta jane pjese e qeverise o rryyl....Kape pak momentin se si i i thahet peshtyma Jorgos.. smiley  ja dergoni nga keta ne Evrope ju dhe thoni pastaj pse tallet Evropa me ne

PS: Duhet theksuar se Jorgos(George) Tsunis pronar restorantesh dhe Ambasador i SHBAve ne Norvegji dhuroi nja $2 milione per fushaten e mandatit te dyte te Obames

...

Mua sme behet lavazh or trim,por shikoj reagimet tuaja per ngjarjet ne bote.

Ju ka ardhur arabia mu ne dere te shtepise dhe akoma beni sikur nuk shikoni elefantin ne dhome.

Milloshevici digjte tere Ballkanin,juve merreshit me mbledhje dhe cuditeshit se perse vijne keta refugjatet nga Jugosllavia,a thua se Ballkani nuk ishte ne kufi me juve.

Edhe Putini po ju vjen dhe po ju vendos oligarket mafioze si puna e Ambramovicit,neper Europe dhe juve akoma e beni si puna e gomarit kur e kafshonte ujku,thoshte jam ne enderr.

Keshtu edhe juve.

Europianolindoret jane shume me perpara se juve ne kete drejtim,dhe fatkeqesisht ata kane hequr qe juve te perkedheleni dhe te shikoni enderra me sy hapur.

po ec mer dhe ti se le nam. Neve - juve...a thu se vendimet ne evrope apo ne amerike po i merr arti dhe ti. Po kush po pjerdh per ty dhe gjithe blogun pastaj? pi raki po mos pi trute, tha ai robi te filmi

Si urdheron shoku Bredharak.

E qepa.

jo mer jo, fol sa te dush se blogu nuk eshte imi po vec jo prej ktyre pozitave te lutem se duket sikur po lexoj Obamen t'u fol me Putinin apo Merkelin ktu ne peshk dhe bohem shume konfuz. Dhe ti e ke shume te theksume ket te folmen nga pozitat e "senatorit" amerikan. Sallate si imja dhe jotja grin edhe shkaba per ate pune...ti thu te rrejm veten se kjo jona degjohet me shume meqe po folim qe ktej...pff, futja kot tani!

Art, me qene objektiv, edhe McCain nuk eshte se eshte burre me me teper kapacitet se sa o qirjo Jorgos. Eshte fakt i njohur qe ne 2008-n kur "the maverick" edhe pse por run-te for the WH s'dinte se kush ishte Zapatero dhe ne c'kontinent binte Spanja. Natyrisht, mainstream media ne ate kohe (e si gjithmon for that matter) u mundua ta spin-te injorancen e senatorit si moment konfuzioni, po i dul era muhabetit - te pakten ne Europe. Kshu qe une s'do i veja shume faj Jorgos pasi ketu ke ne u thua jam nga Albania e keta te thone, "ah yeah, I know where Armenia is", u thua Serbia e keta thone Siberia. Hajde gjeje ket pun.

ACDC1, a lexove porosine e Taipi Erdoganit per ate b.ziun tuaj ? hudhi nje sy se vallahi, bilahi Taipi nuk bon shaka ! 

Tayipi per llafe te than piten.

Kur vjen puna per vepra,rri si mut.

E mban mend si ndenji kur ja vrau Isreali ata "turqit aktiviste" ne anijen qe po shkonte ne Gaza, mu ne mes te dites?

Cfare beri Tayipi?

U zotua se do te shkonte vete ne Gaza dhe shkoi ne Israel.Jo ai nuk shkoi ne Israel,por dergoi te birin qe bente biznes me cifutet.

Jo mos e thuj ate llafe se esht xhins ...perandorie.Ku ka pas rrjedh ...do pikoje ka thon i pari 

Perdite e ka nje bumje ne ..Tel Aviv ...

Sa ka pare si Tayipi Israeli more djale...

Por se kishim muhabetin atje,por tek marreveshja Munich 2.0

Sot u vrane me shume se dje ne zonen e konfliktit....

Kaq per te kuptuar se ajo marreveshje do te kete fatin e marreveshjes se pare ne Minsk.

Mileti do vritet se i biri i Joe Biden(Hunter drogaxhiu) ka vene deadline te filloj cpimet per shale gas ne lindje brenda ketij viti(ne basinin e Dnieper-Donetsk) dhe ky plani i Minsk 2 e le me gisht ne goje..ndaj dhe po uleret Biden me shoke ti cojne arme..Keta shushunja se rrujne fort se sa njerez vriten, rendesi ka qe Burisma te filloj operimin per gas dhe nafte.

Po prisni juve,cojini ne Hage dhe mbylleni kete muhabet?

Apo si gjithmone jeni vetem per llafe dhe gjysem te verteta?

Llafe gjysem te verteta? O shtylle korrenti Hunter Biden i biri i Joe Biden u vendos Boarding Director i kompanise me madhe energjitike ne Ukraine, Burisma Holdings..Kompani e cila ka ne kontrate per shfrytezim gjithe zonen e lidjes e cila eshte zone e pasur me gaz natyror. E vendosen menjehere pasi rrezuan Janukovicin..

Vetem te jesh trap koke e kembe te mos kuptosh implikimin amerikan ketu 

Po cprisni pra,mos u merrni me llafe por procedojeni.

Kush do ta procedoje mer njeri Oligaket e pales tjeter? keta jane me keq se oligarket ruse.. ndaj te them mos i shiko gjerat me tifozllik se gjithe derrat nje turi kane

Ta procedoje shoqeria civile e Europes se Vjeter.

Ne mos ate, te procedoje lideret e tyre qe jane lidhur me Ameriken.

Apo vetem per fjale jeni juve?

Te vetmit qe mund ta procedonin ishin amerikanet(deparatamenti i shtetit lau duart, shikoje ne video.. dhe ta se i biri i Biden eshte qytetar privat) eshte pastaj qeveria Ukrainase e cila mund te kerkonte procedim, po ajo qeveri kontrrollohet nga oligarket.... Prandaj po te them mos u hidh si pleshti se gjerat jane teper te thella....E keqja eshte se ka plot kokesapllake me dy pare tru ai vend te cilet jane gati te vdesin per (lirine e Ukraines) AKA miljardat e Biden sikurse edhe ata 5000ushtaret e vrare dhe 1000 te plagosurit ne Irak te cilet justifikuan miljardat e operacjonit Bush&Cheney

Si gjithmone kur I sulesh Amerikes ke te drejte.

Po e le me kaq muhabet in se me ty vetem  nje koment i tipit " vdekje Amerikes" te kenaq.

Kohe e humbur te debatosh me trushpelaret e Europes Perendimore.

Lavazhi eshte sistematik e kuptoj dhe eshte pjeserish faji yt...Ju ka zene paniku ju andej, se ketej spo e rruan fort kekush..lere Millon qe ktheu patkonjte nga djelli po shiko sot Kosvaret qe kane fillu eksodin masiv se nuk kane asnje prespektive dhe te ardhme...Pervec bazes Bondsteil ne Kosove Daja nuk ka bere asnje investim me minimalin qe te justifikohej.

Nga ana tjeter ju andej ju duhet gjithmone te krijoni nje gogol qe te mund te trembni miletin armedashes. Eshte ai kompleksi i armikut te klases. Evropjanolindoret (nje pjese jo te gjithe) jane kokcepesh te cilet jane rritur duke i ndare njerezit me lufte klasore

Ke te drejte.

Ne fakt qe sot e tutje duhet te shohim nga Europa e Vjeter per cdo gje.

Ata kane zgjidhje te arta per cdo gje.

po ky Hollande, te Gabi e ka blere xhaketen, apo ja ka marre ndonjerit borxh kete kostumin...

http://static.peshkupauje.com/sites/default/files/styles/madhe/public/field/image/018250730_303001.jpg?itok=B2Nw1vG5

Mos gjyko nga veshja...do te vije dhanderstrëku, do te thote ja evropa djema!

po eshte burre shteti ky Hollande, qe merr pjese ne takim te nivelit te larte, apo  Kuqua, shofer Skode  qe i kishte xhepat e pantallonave mbushur me 10 lekshe, e 30 lekshe te zhubrosura..

jo xhaketen mire e ka ky, po trupin e paska si kryetari i Berzhites, ca hajne keto ne France vetem hamburger?

O po mire kuqua, po Lirua gjthe jeten me pantallona te shkurtra...e pe ça lokali beri?

ku e kujtove Liron.. e kam timin.smiley   bie kusheri i dyte me mamane time.. 

ca  zakone te njerezve nuk ndryshojne kollaj!   megjithse u plak Lirua ashtu rri akoma, dimer behar me pantallona te shkurtra..  dikur ka qene i famshem, notar i Flamurtarit e me pas trajner  i sukseshem i ekipit te femrave te notit.. ke parasysh kampionet  absolute te Liros..  Lida Xhindi, Vasilika Bejo etj..smiley

 

p.s,  nuk eshte thjesht ''lokal'' ajo qe ka bere  Lirua te kalaja, por  hotel luksoz..smiley

Nuk vihet ne dyshim, belul. Te jesh notar do Jo vetem fuqi, po dhe stil ne te berit e gjerave. Respekt

Belul mamaja e liros ka qene taksixhesha e pare ne vlore ....shoferja e pare femer ne Vlore........i sigurt qe Lirua ka qene Trajner i Lida Xhindit ?????

peshkarexhe, ke te drejte per pyetjen.. edhe ballçekiçi me te drejte e kujtoi presor Pavllo Kisin, (btw presor Pavllua me ka dhene nja 4-5 muaj fizike dikur ne shkolle, erdhi si zevendesues per te plotesuar oret)..
ne fillim flamurtari ka pasur ekip te kufizuar ne not, per meshkuj e femra.. ishin pak dhe sterviteshin bashke. me pas ekipet u rriten ne numer u be gjithashtu ndarje e qarte.. Pavllo Kisi trajner i femrave ndersa Liro Kreshpa trajner i meshkujve.

Ngaterron kekun me byrekun beluli. Ka qene pavllo kisi.

Ahhh belul, belul..., kur gjuanim ne me pushke deti nga te liros..,

pushka e detit ishte luks... se kemi gjuajtur nga tregushi dhe zhironi edhe me "pushke" i thencin, por ishte nje rrote peri prej druri, e sajuar me llastik komerdareje dhe nje shtize..smiley

Jo belul, ja prape u ngaterrove. Pushke deti e bere ne pashaliman. I ke parasysh kur benin ato bicikletat e bukura me parafango inoksi e me pasqyra? Ata benin dhe pushka deti. Pyet liron.

.

 

po kuer peshkonim peshkagur me kavanoz tek tropolinua.....po me kamaq e mbani mend....apo kur konim qefullin me tule buke.....
P.S pushke deti benin edhe tek uzina mekanike ne sode....kishin tornot me te mira  ata .....telat e disqeve te biçikletave i perdornin per shtiza.
nje ekzemplar deti ka qene edhe Mujua, dhe Gea(genci).....ishin ne uje 12 muaj viti.

Peshkarexhe, mbyll syte dhe dhe shiko... Salltro nga tropolinua dhe direkt me fryme poshte molit, midis kollonave ne uje, mundje me zhytje.., ngjitu prape lart e salltro nga e para, gjithe diten.., vetem 5 minuta te vinte, s'doja shume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).