Në një shkrim të gjatë investigativ, gazetari Arthur Neslen i prestigjiozes britanike “The Guardian” trajton një plagë të rëndë, rrezikun e shkatërrimit të lumenjve të egër të Ballkanit. Ai shkruan se në total janë 2 mijë diga që do ndërtohen, duke rrezikuar një ekosistem unik në Europë. Në Shqipëri do të ndërtohen më shumë se 435 diga.

Kryeministri Edi Rama i tha Guardian se në gjashtë muajt e tij të parë në detyrë, “nuk kalonte një ditë pa dikë që më telefononte ose dërgonte e-mail nga Shqipëria, Europa, apo Amerika, duke i thënë: ‘Jemi të interesuar për të ndërtuar një hidrocentral’”.

“Damiani (Gjiknuri, ministër i Energjisë në vend) ishte i tronditur. Ai thoshte: ‘Çfarë është kjo? Të gjithë duan të ndërtojnë një hidrocentral në vendin tonë. Duket sikur duam të përsërisim dëmin e madh duke bërë me ndërtimet pa leje, duke bërë hidrocentrale kudo dhe në fund nuk do kemi ujë për ujitje’”.

Sipas gazetarit, vitin e shkuar, investimet e huaja në këtë fushë kapnin rreth 10 përqind të GDP-së së vendit. Guardian thekson se në Shqipëri, licencat për hidrocentrale, të lëshuara deri më tani, kapin një vlerë prej mbi 1.8 miliardë sterlina. Gazetari përmend një rast në Maqedoni, në parkun e Mavrovës, kur pas protestës popullore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po tërhiqet nga një projekt i saj.

Por në Shqipëri janë të paktën tetë projekte që kërcënojnë lumin e Vjosës.

Më shumë se 200 projekte të kohës së Sali Berishës janë anuluar, shkruan gazeta, ndërsa Rama thotë se ky ishte një treg i zi i korrupsionit dhe çmendurisë. Por Shqipëria duhet të ecë mes një vije të hollë për ruajtjen e bukurive natyrore dhe nevojave ekonomike, thotë Rama.

“Rama është një ish- artist, që leu Tiranën me ngjyra kaleidoskopike kur ishte kryebashkiak. Ambientalistët e shohin atë si një aleat natyral, por ai të jep përshtypjen sikur nuk ka fuqinë e plotë për të kthyer pas këtë gjë”.

“Shqipëria është e pasur me ujë, naftë, minerale dhe mesa duket edhe me gaz, por aseti më i madh që kemi është bukuria dhe gjëja më e keqe që kemi bërë në këto 20 vite është se kemi shkaktuar plagë në trupin e bukur të vendit tonë,” thotë Rama.

Nëse projektet mbi Vjosë do të vazhdojnë, Philip Deman, një punonjës i pyjeve nga Tepelena thotë: “Do jetë një katastrofë ekologjike. Jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për panoramën. E gjithë bukuria do humbasë”.

 

Artikulli i plotë: Balkan dam boom threatens Europe’s last wild waterways

28 Komente

Më shumë se 200 projekte të kohës së Sali Berishës janë anuluar

smiley

Gabim shprehja ! Nuk jane anuluar projektet, por licensat per ndertime hecesh mbi lumenjte e perrenjte sepse shume nga ata qe kishin marre licensat , nuk kishin fondet  per realizimin e idese projekteve, sepse as projekte nuk kishin ( projektet kane goxha kosto ) por synonin te shisnin licensat ...

Ti grava po thua qe projektet do te vazhdojne por du ju jepen te tjereve?

Jo Gjembi ! ka ndrruar kriteri i marrjes licensave.Nuk mund te marri licensen ai qe nuk paraqet shumen e pareve te dala prej fizibilitetit vepres..Keshtu qe i eshte prere rruga marrjes dhe shitjes licensave.

Sa faqe paska pas ai blloku famoz 

Nëse projektet mbi Vjosë do të vazhdojnë, Philip Deman, një punonjës i pyjeve nga Tepelena thote

Philip Deman nga Tepelena smiley

Philip Demman, smiley

ka dashur te thote:  Pelivan Derman-i   nga Tepelena..smiley

lere Tepelenen derman po çap e merr vesh si u be krietari i bashkise

435 diga ne shqiperi ?Keta dashkan ta kthejne shqiperine ne kohen e mesazoikut te hershem.

Si antar i ri, mirsejugjej! (Meqe ka dhe tema tek peshku pa uje, te cilat jane vertet preokupuese, thashe ta kem edhe ketu nje regjistrim. Ndonese dhe koha eshte ca firare tek une.) 

Tani, persa i perket ketij lajmi, do thoja se eshte lehte te zbrasesh. Shkaterrimi ka perfshire te gjithe dhe kudo. Por mua me terhoqi vemendjen numri 2000 i ketyre digave. Nuk e kuptoj, flitet per te gjithe Ballkanin apo per vetem Shqiperine?!? Nese vetem per kete te fundit, do desha te di: a kane vend lumenjte te mbajne 2 mije diga. Besoj cdo kush do te ishte kurioz te jepeshin disa shembuj te ketyre kerkesave. Mos behet fjale edhe per ndonje dige personale te ndonjerit  per rezervimin e shures -me falni per shprehjen- dhe perdorimin e saj tek kopshti personal matane rruges? Apo behet fjale edhe per nje mini-maket shkolle per nje dige 1 metershe te larte? Ky lajm sesancional do te ishte mire te shoqerohej me nja ca shembuj te ndryshem maketesh apo kerkesash. Flm.

Mirembrema Karl. Nuk kam dyshim qe per nje arsye te mire, lajmi e gjykon sensacional, por artikujt e ketij lloji, ato mbi mjedisin, me shpesh se rralle, kalojne te palexuar. Alarmant mosinteresimi, edhe me e tille mungesa e transparences dhe e informacionit persa u perket studimeve mjedisore. 

Menjane te mesipermet, autori flet per 2000 diga qe do ndertohen ne Ballkan, nder te cilat ne Shqiperi, 435+.

Ah, 435! Flm! me paska shpetuar, ngaqe me terhoqi vemendjen ajo dashuri e madhe e shqiptarve per energjine regjenerative, apo si quhet ! 

Edhe e gjermaneve, ne mos qofsha gabim. Sidoqofte flitet per energji te rinovueshme, besoj.

Karli, a e di sa diga ka pat Shqiperia deri ne vitin 1990.. ? Qe te gjithe rezervuaret e te gjitha kapaciteteve jane te tille ne saje te ndertimit te digave.Dhe jo vetem per thjesht rezerva uji per vaditjet, por sepse jane njekohesisht mbrojtes nga vershimi i lumenjve, ne rastet e rreshjeve me rrebeshe!Nje pjese te vershimit te ujrave e mbajne ato basene, per kohen gjer ne mbushje kur funksionon shkarkuesi katastrofik i tyre dhe njekohesisht lumenjte shkarkojne pjesen me te madhe te rrebesheve .Duhet te kuptush ligjin e eneve komunikuese dhe mbushjen e shkarkimin  e tyre njekohesisht ne lumenjte percjelles per ne dete.

Kemi patur rreth 700 te tilla( te gjitha kapaciteteve, perfshire edhe pritat malore ) Te thashe qe ta besoshe ate shifer.

Digat kane efekte dytesore , pengojne grumbullimin e aluvioneve ne ultesiren perendimore e cila eshte krijuar prej tyre. deti ka perparuar drejt tokes ne grykederdhjen e drinit .

Alba, jo, nuk eshte ashtu ! Vija detare leviz ne menyre ciklike,.Diku ha , diku leshon! Grykderdhja e drinit eshte e papastruar , duke mbushur vetvehten.

Ka nje dallim mes pritave malore dhe digave ( qe te dyja diga jane ne kuptimin ndertimor.Te parat jane te mirfillta anti erozive.Te dytat, digat , jane basene ujembledhes me dy funksione, qe une e kam spjeguar me larte.Mbushja e tyre me aluvione eshte efekt negativ i qellimit te ndertimit, prandaj ne shumicen e tyre ka shkarkues per psstrimin ne shkalke te mundeshme te aluvioneve sepse per vit bie kapaciteti ujembledhes i baseneve.Disa nuk kane dhe faktikisht jane parashikuar per x vite te dalin nga funksioni

kete e kam degjuar nga specialiste qysh ne vitet 80.gjithe keto digat qe flasin keta tani kane qene ne sektorin e perspektives te institutit hidrologjik qysh ne vitet 60.por merreshin edhe shume gjera te tjera parasysh jo vetem fondet per ndertimin e HECeve.

“Shqipëria është e pasur me ujë, naftë, minerale dhe mesa duket edhe me gaz, por aseti më i madh që kemi është bukuria dhe gjëja më e keqe që kemi bërë në këto 20 vite është se kemi shkaktuar plagë në trupin e bukur të vendit tonë,”

 thotë Rama.

Si mund te sherohen keto plage kur eshte shkatruar qenia njeri ?  Kjo eshte plaga  me madhe me e keqe  qe eshte i eshte bere atij vendi.!

 Nuk besoj se do te sherohen ndonjehere jam shume skeptik ! 

Morpo tek lumi Vjosa ka vite qe kane nisur punimet per nje hidrocentral dhe akoma s'ka perfunduar. Le te mbaroje ky hidrocentral, qe kam pershtypjen se e zgjith problemin e Laberise me energji.  

Gazetari ka nje problem formimi, pak a shume si besar likmeta dhe gjergj erebara qe marrin persiper te shkruajne per energjine pa ja pas idene dhe aq asaj pune. Ajo qe gazetari nuk e kupton mesa duket eshte qe Hidrocentral dhe Dige jane dy fjale qe mund te jene teresisht te pavarura nga njera tjetra, dmth mund te kete hec-e pa dige sic jane hec-et e vegjel, dhe mund te kete dhe diga pa hec-e sic eshte diga te liqeni psh. Thene kjo, del si rezultat qe nuk behet llaf per 435 diga po per shume me pak. Gjithsesi dhenia e licencave per hec-e pa kriter po shkaterron mjedisin por edhe jeten e banoreve ne shume zona te Shqiperise. Kush ka interes per temen mund te kerkoje ne youtube "hec-et, mjedisi dhe komuniteti" se eshte dokumentar shume interesant qe une doja ta sillja ketu si teme diskutimi po nuk gjeta si ta upload

Swed, si ekspert i energjise qe je, mund te na thoje noi sugjerim me te pjekur, se sa nje kritike per morfologjine e dy fjaleve; Hec dhe Dige. 

Te imagjinova per 1 moment si kryetarin e qeverise qe i kerkon hesap ministrit, Pjer.

Ehh, te isha kryetari i qeverise, Swedin do e kisha keshilltar te energjise, ku 1 ore ne mengjez do ishte i pranishem ne mbledhjet e qeverise, 8 ore ne terren, dhe perseri 1 ore ne darke me mua, nen avujt e konjakut smiley duke me sjell rezultatet e terrenit. E kjo praktike do ndiqej me keshilltaret, Graven etj. 

Ja kam pak friken atij 1 oreshit te fundit, Pjer.
Cdo gje mund te ndodhe nen efektin e avujve te alkoolit

Mund te kendojne lefteri moj lefteri ne orar te punessmiley

Njeri qe ngaterron me shume konceptet se Besar Likmeta nuk kam pare ndonjehere. Nuk ka nje artikull te sakte te tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).