Në orën 10: 32 minuta (1 shkurt 2015)  Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe bëri apel përmes Ora News të gjithë banorët e rrjedhes së poshtë të Vjosës sepse pas disa orësh rrezikohen.

Lumejtë në jug të vendit,  Drino, Vjosa dhe Osum kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në Fier e Vlorë. Probleme edhe në Berat, Përmet, Memaliaj dhe Gjirokastër. Në orën 11:06 minuta  policia e shtetit bëri apel për anullimin e lëvizjeve në drejtim të jugut dhe   kërkon ndaljene udhëtimeve drejt jugut.

Gilberto Jaçe për Ora News: “Edhe atyre që nuk i ka marrë mendja ndonjëherë që mund të jenë nën rrezikun e përmbytjeve të largohen urgjent nga cdo lloj banese. Siuata është urgjente.



Ne foto: Permbytjet ne Novosele, 1 shkurt 2015

Kundrejt Vjosës askush nuk ka cfarë të bëjë. Pas 6 orësh rrrezikohen banorët e rrjedhës së poshte. Do të kapë nivelet e panjohura më parë. Rreziku është më i vogël në rrjedhën e sipërme, pasi ka shtrat të thelluar. Më e rrezikuar situata është në rjedhën e poshte në Vlorë, Fier, fushat e Tepelenës rrezikohen masivisht të jetë katastrofë.”

Në një intervistë për Ora News kryetari i bashkisë së Memaliajt, Lulzim Meçe deklaron se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për raste të evakuimit. Brenda qytetit të Memaliajt Meçe  tha nuk ka problem.


 

Policia rekomandon shmangien e udhëtimeve drejt qyteteve jugore për shkak të rrezikut nga lumenjtë e fryrë

Ora 11:06  (1 shkurt 2015) Policia e Shtetit iu bëri thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të qyteteve të jugut, të anullojnë lëvizjet, pasi prurjet e mëdha të lumenjve dhe përrenjëve , rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore nacionale.

Njëkohësisht kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

Policia e shtetit paraqet situaten si pasojë e vijimit të motit të keq , në disa qarqe të vendit kemi këtë situatë

Lumenjtë që kanë dalë nga shtrati jane: Drino, Vjosa dhe Osum.

Në Qarkun Gjirokastër:

Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtur Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së lumit Drino nga shtrati është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër Lunxhëri.

Si dhe është bllokuar aksi rrugor Libohovë -Sofratikë.

Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin e quajtur 1 Maji , është bllokuar roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.

Forcate policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë përpjekie për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë.

Për nxjerrjen e tij nga lokali do niset një helikopter , pasi vetëm nga ajëri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.

Në Përmet , aksi rrugor Përmet Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi Vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.

Aksi Rrugor Tepelenë – Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot , pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.

Në qarkun Berat:

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum ka përmbytje te tokave.

Rruga e Skraparit midis Bogoves e Pronovikut është e bllokuar nga rreshqitet e dheut.

Ne qytetin e Skraparit është e pa kalueshme Ura e pazarit që lidh 6 fashtra , pasi uji ka dalë mbi urë .

Ne Urën Vajgurore dy familje janë evakuuar nga forcat speciale me varka .

Në qarkun Vlorë :

Focat Speciale kanë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në fshatin Fitore .

Aksi Selenicë Vlorë në vendin e quajtur bishti i malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.

Aksi rrugor që të çon në komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Në Qarkun Fier:

Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth 150 banesa e biznese është futur uji brenda.

Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.

Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si dhe janë dhe rreth 50 banesa të tjera të rrethuara nga uji.

Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhë të gjësë së gjallë.

Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth 50 banesa po hyn uji brenda . Forcat e Policisë po evakuojnë banorët dhe gjënë e gjallë.

Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionom Shtabi i emergjenës.

Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.


 

 

39 Komente

Gilberto Jaçe për Ora News: “Edhe atyre që nuk i ka marrë mendja ndonjëherë që mund të jenë nën rrezikun e përmbytjeve të largohen urgjent nga cdo lloj banese. Siuata është urgjente.

 

mire  mer  Gilberto braziljani, te largohen.....   -po  ku te vene..?  ne koder, ne mal, ne pyll..?!  jepu ndonje drejtim a orjentim se cilen rruge duhet te marrin, pasi edhe keto jane te rrezikuara, po thote  reportazhi....

Shume rralle cohet uji ne kete nivel ne rrjedhen e siperme.

i kane prere gjithe pemet, pranej. Do ja degjojme krismen erozionit. Do behemi si ne Genova, kur te shkeputet ndonje masiv ti fundose me lagje te tera. Pastaj do fillojne te qahen, "te vere dore shteti", "se qeveria zotrie".

Sillni foto nga zona Uje i Ftohte - Orikum do shikoni qe deti ka ngjyre kafe nga prurjet e shiut, dhe rruga mbushet me gure. Tregues i qarte i degradimit te shtresave te tokes. 

Keto jane te gjitha pasoja te politikave kriminale qe mbolli fatkeqesia e shqiperise ne 25 vjet, "Se komunizmi zotrie"

Fajin e ka Saliu, do thote dikush pasi te qetesohet situata...

uroj mos te kete viktima dhe sa me pak deme materiale

Fajin e kanë të gjithë politikanët  , por në radhë të parë e kemi vetë , se nuk na erdhi as turku , as serbi e as greku që na i preu e rrafshoj pyjet e prishi kanalizimet. Vetë i bëm të gjitha.

Po ta them qe tani qe ka faj derri. Qe ne bibel ju mesohej njerzve mos me ndertu ne bithe te lumit e ne reren e detit. 

 

 

Bobo  sa keq smiley

ps. po lerini more njerez komente politikanesh

,NGRIHUNI NJEHER TE VETME NE MENGJES ME VETEN TUAJ

Po pse moj bizele kush e ka fajin qe i lejuan j fakir fukarenjet te ndertojne ne breg te lumit?! Neser keta do me kerkojne demshpreblim per deme te natyres. Dhe do me heqin fondet per avastinen dhe per ngrohjen ne shkollen e femijes tim. Per te parandaluar keto dite kemi krijuar shtet dhe politikane.

ti do te te them jo o karrote ska problem , spo e  them me mire

Nuk luftohet dot me natyren! smiley

Inshallah kalohet pa viktima se shtepite behen prape .

kur gjithshka te qetesohet dikush duhet tu mesoje qeveritareve qe te hartojne flood maps per te percaktuar zonat e rrezikuara nga permbytje ne menyre qe njerezit te mos ndertojne ose po te ndertojne te jen te vetedijshem se po marrin veten ne qafe.

vetem nje njeri duhet te kthehet ne shqiperi..dhe behet. vetem po e bindem dot

Seriozisht ke te drejte. Nje figure e tille poliedrike sduhet te humbase rrugicave pocaqi te worchesterit ku eshte nje grimce rëre. Nje figure e tille qe te sqaron qe nga algoritmet me 10 shifra der te bonot e thesarit te bankes se mongolise duhet urgjent te kthehet. Ka po aq vlere sa ata 5 pilotet e rralle. 

Qeverive u duhet mesuar te lexojne cfare ju kane lene ish qeveritaret e para 20 vjeteve. Keta vjedhin banken e shtetit sditkan me vjedh ca dokumenta tani

Fajin jo vetem qe e ka Saliu por edhe te gjith lefqenet qe i shkuan mbrapa atij "per ca dollare me shume " dhe shkaterruan e themel cdo mardhenie shoqerore e ca me teper ate te Njeriut me Natyren . Nje e kemi dhe ketu per te kuptuar tregimet e " se Torovica zotrie "

Njerzit duhet te binden se kjo lloj skote qenerish si e berishes asnjehere nuk i ka dale dhe asnjehere nuk do tu dale per zot . Ata duhet te kuptojne se jane dicka fare pa vlere , ne teresi jane Elektorat dhe ne vecanti Vote . Kete le ta kuptojne ne jeten e tyre se cfare perfaqesojne vecanerish Dylqinjat Jozefpercke qe lehin ne kor se bashku me kete kecin e babasqapit qe me llogje " u rri prane te demtuarve "

Situata do kaloje por do te jene Naive ne se nuk do te KUPTOJNE per te Mijten here se jeta e Tyre varet nga ATA dhe jo nga Kori Korbave Jozefine e kompani .

Informohuni nga njerez me kulture , mos merrni pas berihajt .Jeta dhe prona eshte e Juaja nuk ua mbron dot as Rama e ca me teper keci Shqu-pit Basha .

Mundesisht kudo qe te gjeni nga keta Fllod Maps ....Rrihini !

 

Boo te shkretet smiley

nji pytje e thjeshte, si te vertetat e medha: pse ne Skrapar nuk degjojme per permbytje?

 

Se i mbyturi nuk pyet nga uji , dhe skraparllinjte jane already te mbyt me raki smiley

Dikush me larte tha me ironi se "fajin e ka saliu". Po sigurisht qe ai derr i ka fajet, se me mbretrimin e tij i la fukarenjt dhe miletin te cyten e ndertojne ku te mundin buze lumenjeve, e buze detit, buze liqeneve, nderkohe qe si malok qe eshte te pakten kaq gje e dinte edhe gjenetikisht.

Po si mer injorant i vetdeklarum, fajtor qenka vec 1?
Po ai zari qe ndertoi aty s'ka faj? Po si mer qenka faji i bashes sa here ne Tr. ka ndertime pa leje po nuk paska faj bashkiaku i Permetit apo Vlores apo Fierit sa here ka ndertime pa leje aty?
Masanej jo te gjitha kto qe shef te mbulume me uje jane ndertime pa leje

Problemi eshte mungesa e kontrolleve keto 25-vjet. Njerezit po i le te lire ne cdo vend te botes bejne marrezira si keto qe po shohim. Shpresojme vetem tek mrekullia sic jemi katandisur...

jo or jo, njerezit sagllom shtetformues nuk bojen cmendurira, se kane ate qe quhet "common sense". Bagetite nuk e kane kete, shto ketu "komunizmi ra, bjerini burra"

Vetem per fat te keq, qe mjafton nje i cmendur dhe i merr me qafe te gjithe ata sagllam, per kete duhet autoriteti qe kontrollon dhe mos tja leme kultures se miletit fatin e komunitetit. Vendi yne pastaj nuk shquhet dhe per ndonje njenje common sense te forte.

Rrenimi ekologjik sapo ka fillu me i shfaq pasojat. Do ia nigjoni krismen, po keq fare.

Kto qe po nigjojm jane allegro vivace. per cdo kat betoni keni me mallku veten si ne karadak. 3 milion do bohet popullsia mrena unazes. cmimi i nje shpie jasht unazes: 350$ ne 100 kiste mujore.

Ka ndryshuar zakoni tani, pyjet po priten pa kriter e pemet po i mbjellin brenda ne lokale.

gabelhone o emo. tashi po sensibilizohen nacut e peshkut qe jetojne neper lagje konviktesh 12 katshe. Ja shoku Blendi kishte qite foto me duket po u vje keq per veten nacuve? Ej te blesh me ero shpi te ai pallati me rob shpie je i mete?

Ghetto vertikell... qiuteti

shpi ne buz te lumit.... ajajaja
pse, ne angli jena ktu

Ne asnjemenyre kjo nuk eshte fatkeqesi natyrore por faje shum shum  te renda te qeverisesave te ketyre 24 viteve.Pse e them une kete.Sepse i kam paraljmeruar te gjitha qeverisjet e sepaku ketyre 10 viteve per rrezikun nga mosmarrja e masave  para se te ndodhen keto ngjarje.

Po ju them me bindje te plote se lumenjte tane dalin nga shtrati, vetem kur  shtratet  e deltave  jane pothuajse ne nivel  me ate te detit.Presionet e prurjeve kubderballancohen me rrymen detare dhe ndodh fenomeni i fryrjes ne shtrat.Ka 24 vjet qe deltat jane te mbushura dhe argjinaturat  preventive per mbingarkesat e shtreterve , te rrezuara.Le te na thote ministri i bujqesise planin e hartuar ne   qershor, per masat ndaj rreshjeve me kapacitet 100 mm , 120 mm, 150 mm dhe ato mbi 200 mm.Per thellesine deltave  nfa germimet me dragat ne muajin shtator  si dhe lartesine e argjinaturave ne pozicionet e rriskut..Asnje nga keto qe une i kam paraljmeruar ne qershor te vitit kaluar ne  tre artikuj ne G.Telegraf dhe Shekulli..

Mundet qe si pssoje e stuhive " te papara" , ta zeme se ishin keto, te kishim diku dalje te ujrave nga argjinaturat ( argjinatura qe ne fakt nuk egzistojne qe prej kohes sistemit te pergjegjshem per kete kaprico te natyres) , por Myzeqeja e Vlores dhe  ajo kufi e Fierit ( shtyllasi ) jane perkatesisht 15 dhe 9 m mbi nivelin e detit ! Si ahere u permbyten ne keto nivele ? Jo ! Per mua duhen arrestuar sepaku gjysma e stafit M.Bujqesise , filluar nga Ministri.

Tani na bejne sikur ketyre derdimeneve krejt te paafte , u ka ra Zoti ne qafe dhe kata po mundohen me emergjencat civile, struktura qe qajne te vdekurit dhe  ndajne kanace me ushqime...

Ndersa une kam nje lutje per Zotin : Ta shpetoje token e begate te vendit tim nga keto plehra te politikave teresisht kusare dhe te paafta, duke jelle diten e kiametit per vetem ....7 dite ! Mbecin  vetem barinjte e maleve ta popullojne nga e para ! Lipsur qofte ky sistem qelbesire ! 

 

 

ca ja fut kot o grave pajzotin!!! Zoti Panariti, tha qe eshte faji kurrentit qe nuk punoi hidrovori, dhe qe ka ca vjet qe zoti sna ka me sy te mire, e tha dhe Jozi athere ne shkoder e tha dhe SalVicidoli "reshje apokaliptike".

Po prishet bota o grave smiley

 

pash Te Madhin Zot , mos ma zer ne goje ate damllamadh ! Nuk do shofi ky vend me te paafte se ata m.m ! 

Jo ore qe nga koha e Menunit dhe e Gentit e sidomos e Teutes, njihen permbytje te Muzeqese dhe bile gjer ne rreze te Tomorrit , ku ka dhe sot vend cengelash per kaiket.Por ahere veprohej jo me shkence por me empirizem.

Sot as me njeren prej ketyre ...Vec ju lutem njerzve mos u vini faj.Njerzit jane " bageti" te cileve qyteterimi u vuri " coban " shtetin ...

 

Ketu s'eshte problemi i nje permbytjeje, kjo eshte fatkeqesia e rradhes qe vjen prej katrahures qe jemi qeverisur keto vite. Disa kane plasur si arsimi, rendi, shendetesia, te shohim kush do botohet neser. Dhe ketu pyetja s'eshte 'Nese do ndodhi...', 'Po kur do ndodhi...'

vjen pd ne pushtet, mbytet veriu

vjen ps ne pushtet mbytet jugu

çar popull debil, nuk e kuptoni mesazhin e Perendise?!

ps. ky kryetari i bashkise u thote ikni...

krytari i bashkise se Memalij u beri thirrje poppulit te vet; mos u friksoni si kelcyrjoet por aty rrini ,mesoni not dhe do shpetoni....

Qenkan shperndare 1200 buke thote TCH.

pjesa e qeverisjes qe merret me permbytjet ne dimer nuk paska rilindur , jemi ne pritje si popull te na sqaroje z. Rama se kur pritet te linde

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).