*

Nga era lëveret në tel i teri
U rehatova në një qoshk të ngrohtë minderi
Dhe fjeta pak gjumë
Dhe fjeta pak si shumë
Dhe fjeta një ditë
Dhe fjeta një natë
I lehtë si në lugë
I rëndë si në lopatë
Në mes të luftës fjeta
Kush humbi? Kush fitoi
Brohorima as piskama
Do ti nuk më zgjoi
Dhe fjeta si qingj si gjarpën si ari
Si hi e shkëndi në zjarr e në hekur
Of, fjeta aq thellë thellësive më të thella

në birucë në guvë madje dhe në shpella

ku ka vetëm ajër edhe ai është i paktē

Shkurt pra atëherë fjeta aq gjatë
Sa zjarri më shkrumboi bukën e thekur
E prapë rreth e rrotull fjeta githmonë e më larg
Më larg se gjithkush që vërtetë ka fjetur.

*
Mbrëmjen e ditës kur Krishti ra flì
Ra një mjegull pezulluese mbi liqenin pa kufi
Uji i ëmbël u trazua me llumin e vet
Peshkatari humbi tutje, kalëroi një kometë
Pamë e s'pamë një gomar
Një barrë dru mbi samar
Nuk lëvizte për qamet
Pa thuprën e të zotit të vet
Ndërsa aj flijonte sytë
Për një dorë të tretë
Për një *** të dytë

Gjarprin e ujit
Për një bllok krypë.

*
Në mëngjes
U shkepën pejnat e horizontit
Buldozeri përparoi në oborr të shtëpisë
Të parat ranë tjegullat
Buzët e dritareve u shqyen
         në faqet e mureve
dhe mureve
Gjaku u shpërtheu në veshë.

Prishu, prishu, prishu!
Në dhè u fundos
Gjithçka që duhej të vdiste ngadalë
Ende e parrëfyer
Ëndrra e kumries sillet vërdallë.

   
*
Patatina, patatina, gjithkund patatina
Në xhepa, bankomate
në flokë, në makina
Patatina në promenadë
Në gojën pa kokë fund hijes së gjatë
Patatina në paradë
Në tv, në krevat
Patatina në tavolinën prej druri të vrazhë
Patatina në qiellin e mbushur me natë

-Gezuar Ditelindjen.
- ik qihu.
-Natë e mirë.
-shkërdhatë.

*
Lugati palos veshin mbi jastëk
Fikson mjekrën mes gjunjëve
Lugati nuk asht hajn
As përbindësh as gjeni
Pula hamë ne
Pula han dhe ai

Por ne jemi tjetër në letër
Tjetër në letër tjetër
Në letër tjetër
Tjetër

Njëmijë laraska na e ngrejtën përpjetë
Pemën e vetme të qytetit
Megjithë rrënjë, farë e fëmi
Mrëmbjen e natës kur Krishti ra flì

Macja tërheq trupin e zogut nëpër borë
Migrenë e kurorë për macen e gjorë
Kujdesi në përrallë na u bë prapë dashuri
Një dashuri plot llahtari

Gjith respektin e hyzmetin mund t'ia bëjmë së vërtetës
Me pe florini t'i ildisim rreckat e jetës
E prap në fund të dalim mangut një frymë
Për një fjalë mangut të shkojmë të ndymë

Tregomë bir tregomë me gisht
Fiqo ka bisht
Edhe Fiqiriu ka bisht
Hahahaha
Ka bisht
Fiqo ka bisht
Bisht
shshshttt...
Bisht
Po po
Për atë Krisht
Edhe Fiqo ka bisht.

6 Komente

ncuq!

C`te gjeti qe fjete kaq gjate,se fjetja e gjate nuk eshte e mire, eshte baraz me vdekjen ? smiley

edhe ncuqi per burrat eshte smiley

Bukur ... pa shaka kjo ! Sidomos ..

-Gezuar Ditelindjen.
- ik qihu.
-Natë e mirë.
-shkërdhatë.

 

Kjo  do te thote se keto 4 vergje jane te vetmet ne kete gjume te gjate qe ja vlejne ti vleresosh si mesazh para gjumi .. 

por ....edhe  si burim frymezimi per qearsat e medhaNJ te PPU smiley Mejtoj se sh.Gjembi duhet te komentoj ketu pasi eshte vjershe Lirike ! Pa bisht fshese ..

Lexuesi është mizor, bezdiset menjëherë nga pikasja e mundësisë se shkruesi mund t'ia ketë kaluar mirë në shkrim e sipër. Sa dallon vështirësi, bëhet më i mirë, tek vuajtja dorëzohet fare.

Ashtu edhe unë them se u sikletosa në fillim dhe në fund u ndieva e ngritur nga tufa e mëllenjave. Shagal dhe Klee. Yidishte. Kackavall me vrima gjigande. Shqipja ka absolutisht nevojë për ajrosje.

Bukur Fiqo. Ia arrite. Qeshem ( fiqo ka bisht bisht shttt) dhe na pelqeu.
ps. ate historine e pasticieres dhe parukieres nuk na e ka sqaruar akoma.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).