Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është arrestuar në mënyrë të papritur, pak kohë pasi Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm ku ishte akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve për dhënie leje të ndërtimeve të paligjshme.

Arrestimi i Gjikës është bërë me urdhër të Prokurorit të ri të Vlorës, Ramadan Troci (Prokurori që lëshoi mandat-arrestin edhe për ish-Guvernatorin Ardian Fullani), me akuzën për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, në lidhje me objektin 11-katësh në qendër të Vlorës që është akoma në ndërtim.

Arrestimi i tij është bërë në mes të rrugës pranë banesës së kryebashkiakut pranë Ujit të Ftohtë nga grupi i operacioneve speciale (GOS) të Policisë së Shtetit. Agjentë me maska e kanë ndaluar, e kanë zbritur nga makina e tij dhe e kanë futur në mjetin fuoristradë të policisë.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga si bashkëpunëtorë edhe shefen e urbanistikës në Vlorë, Dorjana Sulaj dhe biznesmenin e ndërtimit në këtë qytet, Artur Haxhi.

Tre të akuzuarit ndodhen në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Vlorës ku u është komunikuar masa e arrestit me burg.

Njoftimi zyrtar i Prokurorise se Vlores, ja akuzat ndaj dy zyrtareve dhe biznesmenit

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave...”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal. 

87 Komente

Hahahaha he mo se ja ka marr doren ai. Kushedi ka ndonje qeli vip tashme atje

Sec kom i menie te keqe qe grus se Gjin Gjonit do i shtohet numri i bizneseve. 

Ne socialistat e Laberise kerkojme qe ti ti ndersesh policat e tu ketij Gjikes e ta mbash ne biruce! 

Jo per gje, po na bere ne leberit socialiste, gaz te botes!

Tallen keta m.. demokratet me ne!

smiley

"nderserja" eshte kry!..ore, pse s`blidheni JU socialistat dhe  njesoj sic ke folur ketu, pra- ne  emer te te gjithe leberve soc.  ti qendisni tek e tek e tek te gjitha keto pakenqesira, ne nje leter drejtuar sh.prokuror ? smiley

Arrestim tipik alla Fullhani , krisma do ta dali ketyre , por ka mundesi ta haje ky Gjika se ka bashkpunuar me Bashen kur i dha lejn e pallatit brenda ne det , mizori krimesh nga keta kolltukofag, kolltukofag me kujtohet Fan Noli

Nje Athinas kapi nje anje Persjane me doren e djathte dhe ja pren 

e kapi me te majten edhe ate ja pren 

 e kapi  me dhembe edhe se leshonte 

ateher i pren edhe koken  ......

Kolltukofaget tane jan me te forte se luftetaret antik , qe ti shqisesh keta te tanet nga kolltuku, duhet jo vetem ti presesh  duart edhe kembet, por koken edhe trupin ... 

Paskan vendos me e cu ne zero ket Gjiken, se per ne burg ti hajne kaken.
 

Lumsi ata qe jane ne Shqiperi, do kene mundesi te marrin ne ankand makina te mira me cmim te lire.

Ti gje zotrote se mos kane nxjerre per shitje ate Audi Q7 e Gjikes? se mezi po pres t'ja rrembej nga dora, se per te tjerat s'kam bithe

obobo na preu krahet, mezi po prisja per ate Q7, s'paska qene kesmet per mua

Mjeshterisht per ta eleminuar nga gara. Eh peshq kuptoheni qe Kane filluar ethet e zgjedhjeve. Apsolutisht I njejti stil sic u veprua me Fullhanin per ta spostuar!!!

Nje veprim " skenik", per syte e evropianeve dhe  te atyre pertej, sepse Kryetari i Bashkise nuk jep leje, firmos si titulkar,  mbi lejen e dhene nga organi KRT i Bashkise.Kjo eshte e para.E dyta, ne se ai do donte te bente kete korrupsion, do tia shiste pjesen e truallit shtet( ne baze te ligjit) firmes kerkuese investitore, pse do ta linte aq zbuluar, sa ta zinin mat keta prokuroret..Kini me pa qe do dale " huq " dhe tymnaje ..! 

Nuk eshte aspak problemi tek gara  Shpetimin , por ne sherbim te  opozites  dhe fushates  se saj te zgjedhjeve.Arkitekti  i saj dihet kush eshte ....! Por mali i mbarsur ...nje mi ka per te pjelle ! 

si ore nuk jepka leje? Ca po thua tani se na habite? Kjo gje dihej, e di gjithe Vlora prandaj edhe punimet per lungomaren po zvarriteshin. Tjeter muhabet eshte se nese e marrim holle-holle sic e kane marre me Gjiken duhet arrestuar te gjithe bashkiaket qe jane sot ne pushtet.. Bile Gjika mund te jete i fundit qe mund te arrestohet sepse Vlora eshte si nata me diten me Durresin per nga masakra qe i eshte bere qytetit. 

Moj vlore e bukur ne grope... gjithsesi grave, skene pa skene, qypi qyp ngelet.

cpo tallin bythen rendshem me kete miun e Vlores! Mire ja bejne skuthit hajdut.

 Neni 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal

Gjika dhe personi tjeter dyshohet se kane kryer veper penale t “fallsifikimit të dokumentave...”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.- por, por por.....,

Kodi Penal shqiptar sic dihet  eshte i diskutueshem  mund te interpretohet si te duash, Keshtu qe cdo person  VIP politik ose administartor privat qe arrestohet .ka shume mundesi te lirohet !

Interesante eshte qe Rilindja, para 23 Qershorit nuk ka bere asnje arrestim nga opozita e cila kur ishte ne pushtet,  ka qene e akuzuar e lakuar per gjithshka, duke filluar me kreun e saj dhe deri tek ministrat Basha, Imami ect .. per korrupsion shperdorim detyre bile edhe per vrasje ...

Pra nuk duhet me e mar seriozisht kete arrestimin e Gjikes, se vertet keto jane vetem spektakel, per popullin e thjshte ! Asgje e re nga fronti i Rilindjes. Reformat ne Drejtesi akoma nuk kane marre formen e duhur per te vendosur Drejtesine ne vendin e shqiponjave smiley

 

Po ky Gjika sikur u arrestua njehere ? Kjo eshte hera e dyte. Ka per tu liruar me siguri. Heren e trete eh, athere mund te besohet !

Nga informacion i sigurte nga vete edi (me e te vogel) eshte bere ngaterres e pa pare.........ne vend te dakos gabimisht eshte arrestuar Gjika 

Lesh arapi me nje fjale smiley

mire qe qekan komplet hajduta po qekan edhe te paafte me keto permbytjet smiley

Dihet kjo pune, drejtesia eshte ne dore te Saliut. smiley

Si vojt kjo pune smiley 

Aq shum kan arrestu sa po i vje rradha robve me u arrestu per se dyti

mor po le ate po ku flejn mer jahu ? 

prit kur te shperthehen dyert burra gra bashke, hajde shto martenitetet po ta majti

do ta quajm  martenitet "Burgaxhiu"

Elba, maternitet, ne se nuk e ke  fjalen si e thone gati gjith depudetet tane

Ky ka gjynahet e tij po dhe PS-ja kete kandidature i vuri Vlores per 3 here rresht, gjithsesi ka pasur edhe konsensusin e PD qe kur i vune perballe Kollozin.

 Disa media shkruajne se në hakmarje e Rames per Gjiken rol kryesor ka ndikuar   deputet i urryer i këtij qarku Koqo  K, që synonte prej kohësh të kishte nën kontroll Bashkinë e Vlorës. Tashmë është e sigurtë se ai nuk do të jetë më në garë në zgjedhjet e 21 qershorit duke u zevendesuar nga  keshilltari kulturor i Rames Fate Vela ose sic e therasin ne Vlore ;Koci i Teta Sofkes 

 

Ashtu Flori .. Me "Koçi teto Sofkes " çoku dhe i afron shokët e orëve të Tritan Shehut dhe Berishës kur nxehet dhe thotë " Jo dhe joe  .... smiley

Jo me të rënda si ato fotot me çizme të Lul Bathës që u jete ndihmë banorëve me selitë e PD-hit smiley.

Kështu u hap horizont , u jep mundësi të shprehen , krijojnë variante , përpos këtyre mund të shtjellojnë më poshtë e më lart smiley ide e mide .U jep mundësi të rikujtojnë fotot e Drilonit e me radhë ....

Grande mirë aty .Thashë se kishe filluar lëkundeshe po duket u nxitova ...

E çfarë Grande kaka je ti smiley

..dy hakmarrje ,ajo  patologjike të sëmurit psiqik dhe " Hakmarrja për Drejtësi " , arrestuan dje armikun e Partisë Shpëtim Gjika smiley ....shkruan ndër të tjera Komandanti tek " na kem feisin e bukit or tie "

Grande Kaka më duket se komandanti qeka bo për tek PPU . Në fakt duhen meremetu  këta Redrit e LefTKopesë , ose është prish Hobeja dhe Komandanti ka vendosë të vërvitet vetë si Pampers smiley

Po dhe ti mu lodhe ..a të marrçin të ligat smiley

....dosjen dhe  padine per Gjiken e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut te Vlores, koordinatorja personale elektorale e Rames, kushurira e pare dhe bashkepuntorja me e ngushte e njerit prej eksponenteve me kryesore te "Hakmarrjes per Drejtesi", Gentian Gjonaj.

...lufte shume e ashper mrena stanit komunist.Next  e ka rradhen kryetari i bashkise se Fierit ,Baftjar Zeqiri  smiley

Nuk e hanë këtë shokët e orëve .... smiley

Të marrtë pleshta babasqapi që me postin e tij tregon se ndryshe nga Juve , nuk shikon Koqon si Hakmarrje por "Hakmarrjen për Drejtësi ". Po me Baftjarin ç'pati ?

E sheh Grande , ka kaluar sinorët dhe nuk ta pjerdh fare midenë e Felajt smiley Nejse ti bën tënden po mos u lodh kaq shumë se ta ka me Hile më duket . Vur re psh e ka eleminuar topllafen , "grupi kriminal " para " H...për drejtsi " Përse kështu Njente Kapo smiley

Kam mejtimin se Neokomunistët ja hedhin njëri tjetrit smiley..kështu që mos u lodh shumë .Kursehu pak për të mirë të Popullit deri sa ta zhbirilojmë Talljen e re të Babasqapit me dhitë e Stanit .

Me zor po pres te thoni dhe per ramen qe eshte lolo e berishes sic keni thene per fatosin meten xhiken tani etj etj.

Ne fakt e dini qe eshte perderisa nuk po e trazon fare por nuk e pranoni.

"...Agjentë me maska e kanë ndaluar..." smileysmileysmiley

Besoj se djemve te Flamurtarit u del per detyre te fitojne kampionatin, te pakten ti japin nje kenaqesi shefit ne keto kohe te keqija.

Grava ti ke te drejte kur thua qe kryetari i bashkise nuk jep leje ndertimi, por vetem kunderfirmos lejet e dhena nga KKRT-ja e bashkise. Por, ne kete rast, ai akuzohet se ka fallsifikuar lejen e ndertimit. Pra, ashtu si ne rastin e meparshem, qe dukeshe ashiqare fallsifikimi tek ajo fletorja 4 lekeshe. lol, po kur lejet e ndertimit jepen me procesverbale te mbajtura ne fletore bukurshkrimi 4 lekeshe dhe kur megjithse aty ka viza paralele per regulluar reshtat e fjaleve, mbajtesja e protokollit ploteson plot tre rjeshta brenda nje rjeshti te faqes, cfare mund te kete tjeter percse megakorupsion!!!!

berber, kete rregull te siguroj qe e njoh shum mire.Kryetari bashkise nuk merret fare me sa pershkruat ju.Dhe ja mbaje shenim, sa e njoh une Shpetimin , nuk ka pas asnje nevoje te futet ne falsifikime.Nuk ka per tu denuar hic ! Sepse po te donte e bente gjithecka me vendim , rregull vule e firme origjinale.Kujt do ti jepte llogari ! .Prokuroret jane aut nga sa ju them une.

Po pse a nuk ishte gjika qe fallasifikoje procesverbalin e KRT-se duke shtuar siper firmave te anetareve nja 4 rjeshta me 2 apo tre leje te tjera ndertimi? Megjithese hilete i bojne te trasha gjykata nuk i dallon dot, ashtu si dhe me rastin e kokemodhit Meta, ku thane qe video nuk perben prove. 

Policia i zuri pritë para shtëpisë, Gjika: 

“Bëni detyrën tuaj.Burgu per burrat eshte. Po atij qe ma beri kete do ia q... rrobte”.smileysmiley

Kështu iu përgjigj kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika efektivëve të policisë, të cilët i treguan urdhër-ndalimin e firmosur nga prokuroria dhe pranuar nga Gjykata e Vlorës

Cudi si nuk tha : Me jepni nje kreher te krifem. Dua te vdes i bukur ...

Pas arrestimit të Gjikës socialistët i kërkojnë Ramës të arrestoj Ilir Metën dhe Irfan Hysenbelliun.

Arrestimi i Gjikës si duket është pritur me entuziazëm nga socialistët duke shprehur delirin e tyre me kryetarin e partisë së tyre dhe kryeministrin e vendit duke i bërë levdata nga më të ndryshmet: “ t’i po bën shtet, ti ke për ta ndërtuar këtë Shqipëri, tani arresto Liken dhe Fanen, etj etj. smiley

Këto ishin një pjesë prej mijëra e mijëra komenteve që publiku i majtë i adresuan kryeminisrit Rama që më pas u fshinë nga administratorët qe monitorojnë blogjet zyrtare të Edi Ramës. smiley

...dhe pergjigja e Likes me Fanen per socialistet eshte: Go fuck yourself .

...Yourselves smiley

Partia jote te arreston Timi .smiley

Vjet po kthehesha nga Zverneci, dhe meqe me ra dhe rruga, dhe per "turizem kombetar" por edhe per disa arsye dytesore, vajta te Impianti i Perpunimit te Ujerave te Zeza ne Vlore, investim disa milione euro i BE-se. 

Impianti ka perfunduar qe ne 2008.  Eshte inaguruar nja tre here (hera e fundit nga Berisha para pak zgjedhjeve te qershorit.)  Nuk eshte vene as-edhe-nje dite ne pune.  Bashkia refuzonte ta merrte persiper projektin.  Bera disa foto dhe do i vija ne peshk, por roja gjynahqar i punesuar nga Bashkia, na la brenda impiantit vetem pasi u sigurua qe s'ishim te medias.  Artikulli dhe foto te nje gazetari dy vjet me pare i kishin kushtuar punen rojes se vjeter.  Jo se peshku eshte "media", por me erdhi keq nqs kush e di mos perfundonin ne ndonje gazete dhe e linin pa pune te shkretin. 

Te shohesh si eshte katandisur gjithe ai projekt, te dhemb.  E sidomos kur e di qe gjithe ujerat e zeza qelbin gjirin e Vlores.  

Nje kjo per Bashkine e Gjiken.  

Sa per pallatet, lejet, masakrat, mungesen e lulishteve, pllakat e trotuareve qe vit per vit ngjiten e shqiten sipas terezise se Bashkise dhe kontraktoreve, rruget dytesore qe jane ku therret qameti - kush ka shkuar ne Vlore e di.  

E sa per km-n, sakën se ve Kocon per kryetar bashkie. 

kapo eshte shendruar ne "white noise"

Po iku Gjika do vene ndonje koqeKokDhjerofil ose ndonje EdRamofil... 

parodia Gjika vazhdon...    karagjozat dhe langaraqet jane bere mjeshtra ne organizimin e  spektakleve te zhurmshme!

Qeveria i do te miren Gjikes Belul, po ky e ka fajin vete qe nuk hap krahun me t'mire. Po nuk ju mbush mendja dhe kete here, ndryshohet prape masa e sigurise nisur nga rrezikshmeria e larte shoqerore qe paraqet i pandehuri Gjika smiley

po e morrem vesh swedo, Gjika eshte bere per partine si i semuri me ebola,, asnje nuk do ti afrohet..smiley

u morr vesh pra qe eshte gjithcka e stisur, qe kur disa ore para ''arrestit'', qeveria dergoi Arben Isaraj (si vlonjat dhe zv/minister i drejtesise)  te negocioj,  ne nje dreke pune  te Gjika.smiley, i pranishem ne dreke ishte edhe avukati i Gjikes..smiley

ke parasysh, ne do bejme sikur do te arrestojme, vetem per ca ore, pastaj ti do besh si i semure zemre,tip  (para)infarkt,  pastaj ti del nga burgu..  vetem 2 ore burg pra...

me kujton nje skec me Aleko Prodanin.. kur i tha nje funskionari te larte diktatures,  po ti dhe une, 10 vjet burg per partine nuk do ti benim..?!.smiley

Dmth kane negociuar "semundjen." Ne fakt zemra eshte goxha e fisme dhe te mbaron pune me urgjencen e vet. Si ai vonjati i barcaletes qe e kerkoi paqeten me kancer. 

po pra, ne spital urgjent tjetri po as kartele nuk ka te hapur.
Popull matuf! po ku ka kohe mjeku te hape kartele ne ate urgjence?

 

Hahahaha

E kishin liru pacientin! smiley

Hajt mos cani bythe. Ishalla nuk arrestojne ate prokurorin qe e vejne si xhol, tha! smiley

Shpëtim Gjika lihet i lirë

Ja ku jam ! 

Thone qe i kane vene ne zemer te re amerikone. Jo po se rilindja nuk ka brire, kjo eshte. 

Jo. rilindja e boni punen e vet,  Gjik u arrestu dhe nuk tha gjo kundra Prokurorise  se Vlores !  Tani topin e ka Drjetesia ! Ketu ngec u ngec  sharra te gjitheve ! smiley

Dmth te pakten prokurorine s'e paska Sala. Vallaj kane lind me kemishe politikanet albaneze per militantet qe kane.

Jo ta dishe mire fare! Prokurorine dhe vendimmarrjet gjyqesore i ka Salihu ! Salihu eshte realisht President dhe Kryetari  i K.L.te Drejtesise.Kete e dine dhe kalamanet ketu .

E keni bere Salen si Jesus, po merr fajet e te gjitheve. Ja keshtu fillojne fete e reja. smiley

A, jo se fete e reja i nisin mesazhere jo gabriele! 

Prokuroria: “Sëmundja e Gjikës, skenar për ta shpëtuar nga burgu”. Priten arrestime tek mjekët, por dhe tek drejtoria e Burgjeve smiley

Kapo,, tani qe ta marrim vesh: ky gjika eshte me ju tani, apo me ariun/

...na jena me prekuror Katanin smiley

let me see fshataresia ish kooperativiste nga nje ane i kendon komisarit katanit qe luftonte trafikantet e droges nga ana tjeter mbjell hashash per vete.sa here mendon se i ke degjuar te gjitha...

Duhet te marresh me shume informacion per grupin e zharzes para se ti gjykosh smiley

e thashe ne menyre metaforike lungomare smiley

qe thua ti Alba2265, grupi i Zharrezes grin para te madhe ne zonen Fier-Lushnje-Berat.. grupi me i kerkuar neper dasma e ziafete..smiley   

ndersa kenga e Katanit  eshte hit!!  nuk mbyllet dasma pa u kenduar kenga e Komisar Katanit  2-3 here!.smiley

O belul po sikur jeton ketej qe i di kaq mire gjerat smiley

po jetojme ne shekullin e elektricitetit dhe internetit, merr vesht..smiley     une jam gjithmone mireinformuar!.smiley

ajo pa diskutim, po besoj se ben dhe axhornim te forte kur vjen...

Do kete grup ne terren se s'ka munci!'

... kot me pyet Belulo ;din gjo cfare bohet me grupin e "Mustafait te Tanes" smiley 

Hë belulo, na fol çik per Muçon.. Tani kush është Muçua, se ai i mehatershmi e dime.

kapo... Mustafai eshte emri i gjate.. po  ne fakt  popullorce njihet si  Muçua i Tanes..smiley   dhe Mucoja me grupin e tij, zoteronte kryesisht pyllin e Sodes..smiley

 

Po kengen per humbjen e brazilit e kendojne ?smiley

Me mire qe doli, se kishin ngelur ne mes projektet qe kish per qytetin e Vlores, plus qe dhe cunat e flamurtarit spo loznin me zemer.

ky shyqyr qe nderroi trotuaret qe kish shtruar partia qe kur flamurtari lozi me barcelonen...

Me Partizanin e Beogradit ,plako.

Po ai Mziu mer, ca smunje ka zgjedh? Se zemren e uzurpoi ky. smiley

Sonte degjova pergjithesisht 4 akuzat per Shpetim Gjiken.Akuzen dhe odisene e gjersontme .

Tere akuza eshte bere mbi bazen e nje denoncimi te nje qytetareje pronare e truallit ne kontrate shkembimi me investitorin.Leja dhene per tete kate, investitori ndertuar 11 dhe qe i mohonte dhenien e diferences plus , kontraktueses ne shkembim( siperfaqe te ndertuar ne raport me perqindjen e kontraktuar.

Shpetim Gjika as qe ka per tju prekur fije floku nga kjo padi e ngritur prej zhurmaxhiut  per buje ...Troci ..! 

Shpetimi mund te kete mal me gabime, nuk ja di dhe nuk me interesojne, por te mbetesh dy legjislatura kryetar ne Vlore eshte lluks shum i madh.Ama kjo akuze eshte nje brockull! 

 

Shpëtim Gjika përfundoi i arrestuar të premten pasdreke si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim me drejtoreshën e Planfikimit dhe Kontrollit të Territorit, Doriana Sulaj. 

Tamam si ne rastin e meparshem, ku me ndihmen e asaj gruas qe mbante protokollin ne nje fletore 4 lekeshe fallsifikoi duke shtuar disa rjeshta te ngushte dhe me germa me te vogla se te tjerat mbi firmat e anetareve te komisionit. Pra, fallsifikon ne menyren me banale dhe pastaj kercenon me jete firmetaret qe te pranojne qe kane miratuar leje ndertimi te pa dhena nga komisioni. Ky eshte jo vetem fallsifikator por edhe bandit. 

Berber, po te ishte sikunder thoni Ju, ceshtja do ishte e zgjidhur.Por cdo dardhe e ka nje bisht mbrapa.Asnje bashkiak deri sot nuk eshte perfole per falsifikim te dokumentave qe i kunderfirmosin vete.Nuk ka sens kjo llogjik kur te gjithe kane bere cu ka dashur qejfi, perse u duhet te falsifikojne mbi letra qe vet i firmosin ? Kete llogjike e ke te veshtire ta pertypesh.Pse xhanem ? 

çfare karagjozi, jep intervista i shtrire nga krevati i spitalit te duket si gjynafqar... pale, eshte kujdesur te lidh sa me shume tuba oksigjeni e serumi, qe skena e pragvdekjes, te duket sa me e besueshme..smileyhttp://gazeta-shqip.com/lajme/2015/02/11...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).