Visar Zhiti do të shkojë në Vatikan. Jo për postin e propozuar të ambasadorit, por me gjithë gjasat, atë të të ngarkuarit me punë në Selinë e Shenjtë, që në kushtet e mungesës së ambasadorit është autoriteti më i larte përfaqësues i Shqipërise atje. 

"Visar Zhiti, sot për sot, është më shumë se sa një emër dhe është më shumë se sa një kandidat i propozuar nga Qeveria për të shërbyer në një vend shumë të rëndësishëm, sic është Selia e Shenjtë dhe në këtë kuptim do të doja të rikonformoja qëndrimin që Qeveria nuk e ka luksin që kapacitete si Visar Zhiti mos t'i vërë në dispozicion të interesave të vendit. Detajet do t'i bëhen të njohura opinionit publik në ditët në vijim", tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Kjo mesa duket do te jete fundi i betejes se Qeverise me Presidencen. Ndersa zgjidhja afatgjate mes Qeverise dhe Presidences per çeshtjen e kompetencave per emerimin e ambasadoreve, mund te jete nje nga diskutimet per nderhyrjen ne Kushtetute gjate diskutimit te reformes ne drejtesi, pavaresisht se ne besimin e Qeverise kjo Kushtetute e ka te qarte rolin formal te Presidentit ne dekretimin e diplomateve. 

Ministri i Jashtem nuk i ka shpetuar interesimit mediak per kete çeshtje as ne konferencen me homologun belg, qe ka mberritur ne Tirane per vizite zyrtare me disa lajme te mira per 35 mije shqiptaret qe jetojne ne Belgjike. Ratifikimi i marreveshjes se pensioneve dhe njohja e vules apostile shqiptare ne vendin e tij, qe i vjen ne ndihme dokumentacionit te emigranteve tane atje.

"Do të bëhet shumë shpejt, përsa i takon vulave apostike është në proces e sipër. E kuptoj që duhet më shumë përpjekje. Do t'ju japim një përgjigje pozitive nga gjysma e dytë e vitit. Do të vij sërish me një përgjigje pozitive për këtë cështje", tha ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders.

Ministri belg konfirmoi mberritjen e nje sasie te konsiderueshme ndihmash, qe vendi i tij do te jape per banoret e zonave te permbytura. 

39 Komente

Bravo i qofte qe ja futen atyre prifterinjve te Vatikanit. U be bytha e tyre te zgjedhin ke te pranojne ne shtepi te tyre si ambasador te vendit tjeter. 

P.S. Po Visar Zhiti nuk do ndjehet si idiot ne zyren e tij ne Vatikan, pas gjithe ketij debati ne punen e re? 

te ndjeret si idiot eshte vetem nje nga ndjenjat e shumta qe mund ta perfshijne njeriun ne zyre ne vatikan. them se ato ndjenjat e tjera e thyjne kete te idiotit, PF. Eshte shume bukur atje, me thon te drejten. imagjinoj te kisha nje zyre ne oksford, psh. me erdh ne mend se ka te njejten atmosfere prej guri dhe sapienze. O Pereni, me lej te rroj edhe si idiot, do thojsha, me siguri. 

Ja, kaq duhet me te kap merzia... Asnje vend qe un di ktu ne US nuk ta jep ate ndjenje. As ne Harvard ta kishe zyren, ne MIT apo UCLA ta zejm. Kam pa nje uni te vockel privat kto kohet e fundit qe ta jepte atmosferen, ne fakt, po ishte aq i vogel campusi, sa metropoli avdall rreth e rrotull ndihej e shihej qarte fare, edhe ta dhiste gjithe atmosferen si me ere hamburgeri.

Eh mer Em. Me kishin ftu shume vite me pare ne nje dasem ne thellesi te Wisconsin. I hypi trenit dhe zbres diku ne middle te nowhere. Nje nga trimat e familjes amerikane qe duhet te kishte ardhe te me merrte po vononte. Shkova tek kabina e telefonit ne fund te stacionit prej druri te shekullit te 18 dhe bera nje telefonate. "Ka nja nje ore qe eshte nisur" me thane, "duhet te jete aty cdo minut". Vara telefonin dhe u ula ne bythen e nje trungu te prere. Rreth e rrotull bari i zverdhur i larte deri ne bark te kalit, valevitej dallge dallge sa te hante syri. Dielli i veres digjte si sac. Dera e kabines telefonike qe nuk mbyllej mire, shtyhej lehtazi nga era dhe bente here zhurme te zgjatur "miaaaaaaau...bam" duke u perplasur pas frame si filmat e Sergio Leones. Nja dy zogj nuk pushonin ne pemen gjigande ne krah qe zinte gjysmen e qiellit me gjethe. Nje kalama i vogel qante brenda nderteses nderkohe qe treni po zhdukej ne fund te horizontit. "Eh, mos ardhc kurre" po thoja me vehte "mos ardhc kurre..." kur biii...biiii...bi....burise ai tjetri nga pertej gardhit. "Hajde se rrezik ka fillu dasma." 

Tre muj rrjesht e majsha nje sy te HR i kompanise se mos hapej noi ven per roje stacioni ne Wisconsin, po s'qe kismet. smiley

Ah, ketu ne Ontario, mund te aplikosh per vullnetar per roje fari buze liqenit, maksimumi nje muaj. Po pate fat, mund ta kapesh dhe per nje muaj mund te rrish aty me familjen dhe me disa instruksione minimale per mirembajtjen e farit te vazhdosh nje tradite perkujdesjeje qindra vjecare. Shpenzimet nga xhepi jot. Kemi apliku qe para dy vjetesh kur beme nje udhetim ne liqen me gruan dhe kalamajte dhe na e thane kete muhabet, po eshte rradha pafund. Po shpresa vdes e fundit thoshte pergjigja e sakte ke testi infermieres ne Shqiperi.

na duhej nji ose dy jete te tjera per ato pjese te amerikes. s'qen budallenj indianet qe besonin te rimisherimet. Duke heq west coast, eksperiencat e mia me at amerike te bukur kontinentale (midwest etc) shkojne diku te Minnesota e Arkansas. Ne Minnesota psh me kan sherby mbase steak-un me te madh te jetes sime. Ishte dicka kolosale smiley  Ne St Paul, ne nje lokal qendre, me nji mundesi bore ne ajer qe ishte ne shtepi te vet, vetem fare-fare-fare (dita e mberritjes), me rob vendalinj rrotull qe sikur sa kishin zbrit nga time-machine. Nejse, po gozhde e kom gjithe ate areal anej, ca te thush me pare, do vdesim pa provu Montanen, Dakotat, Wyoming... Well, ne kolorado kam qene nja 6 a 7 here... turp me thone, po mu me pelqe mali me shum se deti.

s'do harroj nje udhetim me makine permes illinoisit, indianes dhe kentakit... bluegrass all the way. 

Po cuditem qe zoti Zhiti e la veten te debatohej per nje pune qe nuk ja vlen fare.

Une cuditem qe cuditesh. Kur eshte hera e fundit qe ti ke degjuar per nje politikan shqiptar qe moralisht nuk pranon ose dorehiqet nga nje vend pune? 

Zhiti në Vatikan si i ngarkuar me punë

edhe masnej ne fund: 

Ministri belg konfirmoi mberritjen e nje sasie te konsiderueshme ndihmash, qe vendi i tij do te jape per banoret e zonave te permbytura. 

urno? si qe muhabeti? e di Emo ate shprehjen, "vari k***t ije, muhabet ushtrije"

Vallai ky qofte. Me ate hall qe i ra na koke, ka dhe fuqi te merret me sherret e politikes. 

Nuk e kuptova seç ç'pune kish lajmi me Belgjiken, ministrin e saj me Vatikanin. Ka njeri ta zbertheje. 

Ylli Pango ta zberthen me siguri.

P.S. Nuk e dija qe e kishe perkthyer VQ-ne ne belgjikshe. Suksese.

VQ eshte ne shqip PF, por nuk perjashtohet mundesia qe materiale te saja te jene perkthyer qysh pa dale ne treg libri, pra qysh kur jane shkruar ne letra. 

Ate thashe edhe une. Se c'ne qe ky belgu vepron pike per pike sipas udhezime te tua VQ-ore. Ose do kete mesu shqip ai mbase.

Pjer, pasi Ju keni  hedhur ne tregun mediatik idete e pasqyruara ne VQ dhe fill pas atij Ciprasit, politikanet shqiptare po dalin ne publik ...pa korrallo! 

 

ç'do me thene kjo ; Korrallo, i dashur. Hera e pare qe po e ndigjoj smiley

Eshte shqip Pjer, se " kravata " nuk eshte fjale shqip ! 

Ndersa per Visarin them se ja bene mjaft mire Jarit! Ja menderosen firmen ! 

Mundet te mos jete fjale shqip edhe per faktin se kravaten e shpiken anglo-saksonet, ne mos gaboj. Keshtu qe bashke me produktin, ne kemi huazuar edhe fjalen. Por ç'ne korrallo, kur shqiptaret nuk kane perdorur kravate para luftes se 2B. Mos fjala ka qene per ata qe mbanin kravate, pra per personat. 

kjo tymnaja e emerimit te zhitit eshte pjese e lojes hipokrite te partive politike per te kriju debate te rreme.

Po te ishte zhiti me integritet do duhej ti bente mune ketij emerimi dhe partive qe e propozojne bashke.

 

nuk e di pse kam pershtypjen qe Zhiti ua ka kerkuar me ngulm kete  nder vete.. do te jetoj ne Itali mbase...

eshte dorzu me i llaf, do me dal ne pension

mendoj se po!  ka vojtur.. plus i ndodhi tragjedia me djalin... ska si te mos dorezohet. 

une po spekulloj ne fakt, por nuk justifikohet ky zell qe medoemos  ta cojne Zhitin ne Itali.. aq me teper ne Vatikan, ku nuk eshte se do ket dhe aq shume pune... 

pastaj kur shikon edhe justifikimin nga ministria, ''i ngarkuar me pune''  dhe nuk harrojne te shtojne:  ''qe ne rast se mungon ambasadori,  je shume i rendesishem''.smiley,  eshte e qarte!.smiley

Zhiti nuk ka kerkuar asnje gje.Ka nje arresye tjeter shum te forte, shpirterore te fatkeqesise tij shum te rende , qe ai e pranoi sapo Rama ja propozoi.Nuk duhet hamendesuar pa asnje baze ! Qenkej biseduar edhe me Nuncin Apostolik  dhe ai marre mendimin edhe pertej!

Idiotesia e Jarit qe kot u lodh me karshillekun e firmes .

ehe vari leshte, do me u pajtu me perendine ne shtepine e saj. Jari dashje pa dashje i ka bo nder

Nuk ja vlen te debatohet kaqe vajti, pse vajti,  nje njeri si Zhiti ! Vajtja e tij ka edhe nje synim tjeter.Qe ne kete vend fete kane vlera te njejta dhe aspak nuk jemi vend musliman, ne kuptimin e plote te fjales.Edhe i krishteri edhe muslimani, besojne  tek nje zot i vetem  dhe jane vellezer ne kete besim!

Kjo perben vleren ne kohen e sotme kur bota eshte ne prag perleshjesh mes kulturave , ku Jari me ish musteqet foli e tha :"  ky muslimani i vendit tim ka share kishen ..nga nena se ka   shpifur kur  tha inkuizitore kisha katolike .." Ec e degjoni idiotesine e ketij kalamani kapso president ! 

Neise ai e ka nga ...brima e ozonit ! 

C'hyn integriteti, dhe morali i  z.Zhiti  ne gjithe kete mersele te stisur.

 Po pse nga Jari me/pa mustaqe do kompleksohet ai? smiley

tani ky duhet te ishte nji debat i gjere qe duhet nisur nga kushtet qe plotson e qe duhet te plotsoje nje diplomat per me perfaqsu nje vend. Vatikani nuk eshte dhe aq simbolik. Ka nje peshe te madhe ne bote dhe jo vetem ne ate katolike. Pa harru ktu edhe faktin se ngurron te njohe Kosoven. Nuk do cuditesha sikur njohja prej Vatikanit te kish nji ripple effect (sic thote Moza - te mos ngatrrohet me nipple effect qe ne fakt eshte shprehje xhibiane) 
Qe dmth, a i takon posti i diplomatit dikujt thjesht sepse eshte njeri i urte dhe i mire (jashtzakonisht i mire, per mendimin tim), te vuajtur dhe fatkeq?
Une jam i ndergjegjshem se kriteret u ulen qamet qekur ne ambasada u punsuan masivisht, cunat e gocat, dhendrrat e nuset e parise po mgjte, kembngul se kaq nuk duhet te mjaftoje me cilesu dike si njeri adapt per diplomaci.
Kjo perdorja politike pastaj eshte fakt qekur zgjedhja e tij u amplifiku me te madhe ne shtyp nga km, jo thjesht me argumentim po thjesht me demagogji.
Nuk mjafton me tregu Jarin me gisht si legen per t'i dhene vlere argumentit se Visari eshte njeriu i duhur per ket pune

 

Non sensin e perberi thjesht dhe vetem qe Presidentit te Republikes nuk i shkon te thote per shtetasin e vet " ky ka share Kishen Katolike " ! Mund te mos e dekretonte pa thene asnje argument, vec nje njoftimi nga zyra e presidentit, psh .Vetm qe sipas Presidentit , emri nuk ishte i konsultuar, gje qe bie ndesh me praktiken dhe ligjin ne fuqi.Dhe do ishte shum i rehatshem ne karrigen e vet. 

nuk besoj se ka dyshim njeri qe politiqenet ja ofrun kete post jo per bamirsi, por per fitu per vete kredit politik mediatik, PR apo cfaredoqofte, medemek kryeminister zemergjere dhe sensibolsmiley

ky keni pare ju kryeminister qe i qan hallin personalisht njerzve mer jahu, me te vertete qe nuk e meritojme, shume i nalt

Shyqyr qe iku. Me vjen shume mire. As e njoh fare, por me vjen keq qe nje debat idiot u ngrit mbi figuren e tij. E degjova ne nje interviste, komplet disfatiste tha " fati e deshi qe te mos kisha fat ne jete". S'e more vesh fare ate debatin pa bereqet qe ngriti presidenti yn pa mustaqe, por thjeshte per te dhene mesazhin qe padrejtesit vihen ne vend me cdo kusht.

Qe pas ketij e tutje ta ngrejne standartin si te duan, se meqe sa doli emri i ketij ju cua mendja atij qe te rishikonte kandidaturat. Puna e mbare zoti Visar!

Jo, jo, takimin me Presidentin Nishani e kisha kërkuar shumë kohë më përpara. Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re, unë mbeta pa punë dhe pa të ardhura.

....po ata mijra te tjere qe nxori PS nga puna nuk kishin nevoje per te ardhura apo i ka bere lopa ata.Ky mund te jete shkrimtar i mire  por jo intelektuale  me personalitet sic na eshte shitur.

Unë, duke qenë ministër, ndoshta do kishte një mundësi sugjerimi apo punësimi nga Presidenti, gjë që ai e bëri me shumë të tjerë pas meje, të cilët sapo ktheheshin nga shërbimi diplomatik, pothuajse merrni rrugën për në Presidencë, pa vajtur më parë në shtëpinë e tyre, fillonin punë në Presidencë.

....dmth qenke edhe ziliqar ene hasetlli zotrote. Jarit i lumte ajo dore  qe se paska  firmos se keshtu nuk do merej vesh se cfare legeni paske qene.  

mos e sha, Kapo, eshte nga te tute. Nga plejada e letersise se burgjeve. Mos ia falni komunisteve cdo njeri per naj qejfmbetje te vockel.

Per mu, ta gzoj Vatikanin!

Përkulju Grande Kakës . Nuk është punë Zhiti !

Është klas . Nuk ka tallës më të Madh se sa ai për shokët antikomunistë të orëve të mesit dhjes të Orëve të fundit . Ku ka shprehje Perlë si kjo " Jarit i lumtë ajo dorë ...." kur e di shumë mirë që jari e ka dorën e paralizume smiley

Dhe është rikthyer përsëri në kamuflazh se desh na zbuluan shokët antikomunistë si të lyer me bojra me Dozat e Elefantit që u jepte Njente Kapo smiley

 

s'po vje. kshu zhduket, vec kur arrin gjith vrundull, si Niagara. smiley

Kapo:

Ai mund te haje "me luge bosh" por jo Aleati i madh ai nuk do ta lere te shkel ne derrase te kalbur:

Kot vajti tek doktorri per 4 vjet ?!  ai vajti pre ti mesuar hilet. 
Tani Pushteti eshte i sigurt edhe per 25 vjet.

meta

Psiko qe kemi per KM dhe ushtari i mire Balla

http://www.lapsi.al/lajme/2015/02/19/nis...

Nishani rrëfen telefonatën e Ramës me tone të larta

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka folur për herë të parë mbi një telefonatë të bërë nga kryeministri Edi Rama të cilën kreu i shtetit e cilësoi të papranueshme për mënyrën se si një kryetar qeverie i drejtohet, Presidentit të një vendi. Në studion e gazetarit Sokol Balla në TCH, Nishani tha se një javë më parë është njoftuar nga sekretaria se kishte një telefonatë nga kryeministri. “E mirëprita për shkak se telefonatat janë jo të shpeshta, por u befasova nga toni, gjuha dhe mënyra se si kryeministri më kërkonte që unë të firmosja dekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan” –rrëfeu Nishani. Presidenti nënvizoi se Rama arriti deri në shantazh dhe kërcënime. “Nuk bëhet fjalë për shkarkim apo burg” –nënvizoi Presidenti, - megjithatë toni, fjalët dhe mënyra ishin të papranueshme. Nishani tha se menjëherë pas kësaj telefonate në Parlament (megjithëse seanca vijonte gjatë gjithë ditës) doli një deputet (Taulant Balla) dhe bëri akuza të rënda ndaj familjes sime. Në këtë mënyrë, - tha Presidenti, - erdhi edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës për mediat".      

Nishani tha se telefonata ka dal dhe ne shtyp.Din gje, na e gjen dot po munde ?

sjellje prej KM (narkoman) neokomunist me dy fytyra njeren per te huajt tjetren per shqiptaret

 

Sjellje e pahijshme e Edi Ramës në Bruksel, fyen gazetaren Erisa Zyka (video)

Kryeministri Edi Rama ka shënuar një tjetër akt të sjelljes së pahijshme dhe arrogante ndaj medias dhe fjalës së lirë. Por këtë herë këtë e ka bërë në zemër të Europës, në Bruksel, ku liria e shprehjes, rregullat e demokracisë dhe ndarja e pushteteve janë vlera themelore për ata që janë dhe duan të bëhen pjesë e familjes europiane.
Ndërsa kryeministri në takimet që pati u përpoq të bindë partnerët ndërkombëtarë se qeveria e tij po bën hapa përpara në funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, sjellja e tij ndaj gazetares me përvojë të AbcNeës në Bruksel, Erisa Zykaj ishte krejtësisht e kundërta. Pa e fshehur bezdinë që i shkakton fjala e lirë, Edi Rama e ka fyer gazetaren, njëherë duke u marrë me të personalisht dhe herën e dytë duke mos iu përgjigjur pyetjes me një gjest injorimi, të denjë për një udhëheqës kompleksiv të vendeve diktatoriale.
Gazetarja Erisa Zyka e ka pyetur kryeministrin Rama fillimisht për të njëjtin shqetësim që ngriti edhe presidenti i Këshillit Europina, Tusk, për nevojën e dialogut dhe kompromisit në politikën e brendshme. Përgjigja e kryeministrit ishte skandaloze. Megjithatë gazetarja e ka respektuar kryeministrin shqiptar dhe ka vijuar me pyetjen e dytë lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend. Këtë herë, kryeministri me një sjellje aspak zyrtare dhe civile, ka kthyer kokën në anën tjetër duke injoruar gazetaren. Edhe këtë herë, Erisa Zyka ka respektuar detyrën e saj duke qëndruar deri në fund të deklaratave të kryeministrit, pavarësisht arrogancës së këtij të fundit.
Sjellja e kryeministrit shqiptar nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë tek institucionet e Brukselit dhe veçanërisht tek ato që mbulojnë lirinë e shprehjes. Erisa Zyka është një gazetare me përvojë dhe drejtuese e Shoqatës së Mediave Ndërkombëtare në Bruksel. Për këtë rast është informuar dhe pritet edhe një reagim edhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në Bruksel. Reagimi i kryeministrit shqiptar, është një rast tipik i arrogancës së pushtetit ndaj

https://www.youtube.com/watch?v=ZEO4Gc6BEU8

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).