Organizatorë të Nismës "NDAL Ndërtimeve te Parku i Liqenit" njoftojnë për një protestë tjetër, kësaj radhe para Bashkisë së Tiranës, të shtunën 7 Mars, 12:00.

 

Të shtunën do jemi para Bashkisë, për t`i kujtuar Kryetarit në arrati, që ka mashtruar publikisht qytetarët e Tiranës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dhe në TV për ndërtimet në zonën nën Digë. 

Ne do ta shpallim te pavlefshme lejen, në shkelje të Planit të Përgjithshëm të Tiranës, dhe Vendimit të Komitetit te Digave, që vetë Bashkia e ka hartuar dhe miratuar. 

Tani që flasim, leja është në kushtet e paligjshmerisë. Kandidatet e rinj që do shpallen për pak ditë, duhet të dinë se nuk mund ta shmangin nga agjenda cështjen e ndërtimeve nën Dige. "0 Park", do të thote "0 Vota". Motoja jonë do të jetë "0 Park, 0 Vota".  Kësaj nuk i shmanget dot asnjë kandidat.

Facebook

21 Komente

Me pelqen motoja "0 Park, 0 Vota". Organizoni profesionistet e rinj dhe prinderit e rinj, ata kane per ti dhene ze kesaj nisme. Paci fat!

Ti Fjala ketu ne SHBA, te shkon gje ndermend te dalesh me pankarta dhe t'i imponohesh ne menyre gomareske pronarit te nje trualli duke i thene se prona e tij private dueht te behet park sepse ashtu ta do ty qejfi?

Ne fakt edhe mund te dalesh, por nuk do te ta varin shume. Maksimumi do kuptojne se je nje sockomuniste qe mendoi se shpetoi nga komunizmi duke shku ne SHBA, por qe ne te vertete e ka marre sockomunizmin me vete nga pas...

O redneck Shqipnie, mos ta ka lene gje zoti me tapi token? Shko fitoje me lufte sic ben gjithe bota, biles sic po bejne keta protestuesit.

Ketu ku jam une s'ka asnje ndertese rreth liqeneve, vetem gjelberim. Ka njerez qe kane nen prone hektare me pyje, ne zona te mbrojtura, e si lejon shteti me ndertu gje vec nje kasolle. Gjithe sa jane ne nje rreze te caktuar rreth liqenit duhen shpronesuar.

Ndersa per protesta nuk kam nevoje se ka mekanizma te tjere shume me eficente. Ka seanca degjimore para se me u marr vendimi, biles ma nisin n'shpi njoftimin. Para nje muaji isha ne nje te tille, ishte dhe deputeti I zones, e di mire ai se cfare e pret kur ka ankesa popullore ne shkalle te larte.

 

Ti me siguri jeton ne New Jersey, shteti amerikam me me shume socializem brenda. Aty gjen gjithe gjullurdine e sockomunisteve si puna jote, qe e kane marre parazitizmin, barbarizmin dhe diktaturen e imponimit mbi jeten dhe pronen e tjetrit me vete kur kane emigruar.

Toka ku po realizohen ndertimet eshte toke private, me letra dhe me shkresa.

S'te pelqen ty na u be vone. Get over it!

Tani qe demi u be , pishat u prene dhe ndertimi ka filluar bejini shurren bahces. 

Ndersa Parku digjet, shteti krihet.  Nismetareve u sugjeroj t'i futen industrise se video-klipeve, keshtu do te kene me shume vemendje. 

Suksese te shtunen, edhe pse jam pesimiste per pjesemarrjen. 

mire protesta!
vetem se kur perdorni gjuhe, kshu si ultimative apo kercenuese, ne kete rast: "o park, o vota", sigurohuni njeher te nxirrni aty ne shesh disa mijera protestues, jo 10-15 veta, ndryshe nuk ju merr kush seriozisht.smiley

He more te paturpe, nuk zgjidhni dot me NJE, NJE e vetem NJe, kandidat, nga gjiri i juaj a zona juaj,  qe sju del i pabese e sju shkel premtimet????? NJe ashtu jeni te gjithe se edhe ju vete deri me sot, .....mbas protestave kur hypni ne pushtet ktheheni ne Hallduper e te Pabese....

Ose park, ose vota, tingellon pak si biznes dhe jo si argumentacion kunder ndertimeve nen dige! Ekuivalence e mbrapshte! Ai vend, troc muhabeti, nuk eshte per pallate. 

Shoku im i vjeter, keshtu ka perfundu demokracia. Gjoja si sistem me i mire, robt nuk kuptojne se nuk ka gje te ndryshme nga sockomunizmi.

Ti u nise nga qellimet e mira o shoku im, por c'e do qe sockomunizmi doli te jete nje sistem barbar qe shfrytezohet nga grupe te ndryshme meskine qe shfrytezojne klishe te tipit per te miren publike per te imponuar mbi te tjeret me ane te forces dhe dhunes pikepamjet e veta.

Demokracia nuk eshte e ndryshme. E ka kthyer procesin e votimin ne nje shitblerje masive, kur 50+1% mund te bleje edhe kokat e 49% nese i do trapi.

Eh or mik, keto qellimet e mira.

S'eshte biznes, eshte kontrata baze midis zgjedhesit dhe perfaqsuesit. Pse voton gje ti per kandidate qe nuk perfaqesojne interesat ose vlerat e tua?  Perfaqesuesi/i zgjedhuri duhet me pas nuhatjen me kuptu a eshte nje sentiment popullor, apo vetem i nje pjese te vogel.  

Mbrojtja e liqenit sdq duhet bere jo se eshte popullore, po se eshte e drejte.

Po mbrojtja e jetes dhe prones se pronarit te tokes dhe te drejtes legjitime te shfrytezimit te prones se vet?

Civilizimi, ai perendimori eshte i tille, pra i civilizum sepse njeh te drejten e prones dhe ka arritur qe tipat si puna jote qe nuk duan ta njohin konceptin e prones private te mbeten ne erresire si trolls endacake qe kerkojne te shperthejne me ndonje vale te re sockomunizmi.

Ende po te shpeton gjeja me themelore. Ajo toke eshte toke private.

E drejte Karl Marks. Fryma e protestes nuk duhet te anoje nga presioni, presion ben vetvetiu numri i protestanteve qe ankohen duke e mbeshtetur me argument ate qe eshte e drejte per ta. Se pastaj bien ne te njejtin nivel me politikanet qe ua blejne voten me "shperblime" parazgjedhore, te paperfillshme per xhepin e tyre.

Psh ca te drejte ke ti qe t'i thuash pronarit te asaj toke se cfare dueht te beje ai me token e vet private?

Ty te thote kush se cfare duhet dhe per cfare dueht ta perdoresh pronen tende, apo trupin tend psh?

ngulii, e kam me teper me menyren se si e shprehin ankesen e tyre. Thashe qe duhet ta mbeshtesin me argument ate qe mendojne se eshte e drejte per ta.

Dakod aqua. Une ate ti-ne e kisha te tipit "ca te drejte ka njeri, bie llafi".

Gezuar 7 Marsin.

Ty te thote kush se cfare duhet dhe per cfare dueht ta perdoresh pronen tende, apo trupin tend psh?

Sigurisht qe me thone, ose me mire,nuk me lejojne te bej cfare me do qejfi !

0 vota ne cdo rast dhe cdo kandidat te politizuar. Si mund te votosh nje politike qe e ka len gjith gropa qytetin per shkak te konflikteve qeveri bashki. Nuk del dot ne nje dite me shi se te thyhet kemba neper pllakat qe notojne neper trotuare.

edhe

 

Kësaj   thote    nuk i shmanget dot asnjë kandidat

pale

Gezuar 7 Marsin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).