Vendimi i qeverisë ka datën 11 mars 2015 dhe u publikua sot në Fletoren Zyrtare. Vetëm se vendimi në fjalë nuk është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë kryeministria.al ku janë botuar të gjitha vendimet e tjera të marra në mbledhjen e qeverisë të 11 marsit.

Vendimi thotë që nga fondi rezervë i qeverisë, Ministria e Financave të përdorë një shumë prej 495 mijë eurosh “për kryerjen e pagesave të tarifave të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar IÇ nr. 20447/MHM S2 Albania sh.p.k. dhe Rapiscan Systems Inc. Kundër Republikës së Shqipërisë”.

BIRN raportoi më herët se firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është punësuar nga qeveria e Shqipërisë për konsulencë juridike dhe përfaqësim në një mosmarrëveshje tregtare me kompaninë amerikane Rapiscan dhe bashkëpronaren e saj shqiptare, kompaninë S2 Albania.

Mësohet se Omnia Strategy është punësuar përmes një procesi të njohur si “ftesë për negociata” të zhvilluar nga Avokatura e Shtetit. Vendimi i Avokaturës së Shtetit për përzgjedhjen e Omnia ka gjasa që është në kundërshti me vetë rregullat e përcaktuara në ftesën për negociata, e cila sanksiononte që kompanitë pjesëmarrëse duhej të ishin së paku pesë vjet të vjetra, kusht që Omnia nuk e plotësonte.

Mosmarrëveshja për të cilën znj. Blair do të përfaqësojë Shqipërinë në gjyq lidhet me një koncesion të dhënë në muajt e fundit të qeverisë së kaluar. Një koncesion shumë i kritikuar, ai ngarkonte një tarifë të posaçme për çdo mjet që kalonte pikat kufitare për të paguar për shërbimin e skanimit të mallrave për të luftuar evazionin fiskal apo trafiqet.

Qeveria e re nuk pranoi ta zbatojë kontratën e nëshkruar nga qeveria e kaluar, por në të njëjtën kohë punësoi një konsulent të ri, Croën Agents, me kosto rreth 8.5 milionë euro për dy vjet, kontratë që supozohej, do të ndihmonte qeverinë shqiptare të rriste të ardhurat doganore.

Si rrjedhojë, Rapiscan iu drejtua arbitrazhit duke kërkuar një dëmshpërblim të përgjithshëm prej 359 milionë dollarësh.

Vendimi për punësimin e kompanisë së zonjës Blair vjen në një kohë kur bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, është formalisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Qeveria shqiptare thotë se shërbimet e z. Blair janë “pa kosto për taksapaguesit shqiptarë”, megjithëse nuk bëjnë të ditur se kush e paguan koston e punës së ish-kryeministrit Britanik në Shqipëri dhe as nuk sqarojnë nëse z. Blair po punon apo jo falas si këshilltar i kryeministrit Rama.

Sa i përket faktit që vendimi për pagesën e Omnia nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al, siç ka qenë praktika në Shqipëri për vendimet e qeverisë që nga viti 2003, kjo nuk është hera e parë që qeveria është selektive në publikimin e këtyre vendimeve dhe se në të shkuarën, shumë vendime që mbartnin rritje taksash janë mbajtur të papublikuara.

11 Komente

Shume. Nje cerdhe e re ne Tirane do ishte me mire.

nji tomdo$h mooo.. smiley

 “Dallavera nëpër zyra,

dallavera në pazar,

dallavera me të huaj,

dallavera me shqiptar’

vetëm, vetëm dallavera,

dhe në dëm të këtij vëndi,

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!”  smiley

kendoja Saliut kete vjershe,

Kjo gje bie ere e keqe, ere e 10-re. 

Rilindje edhe per ciftin BLAIR!

Shiko se Crown Agents nuk t'i solli Mbreteresha e Anglise po prape ky Tony

Tony para nga Serbia e shoqja nga Shqiperia...

Si rrjedhojë, Rapiscan iu drejtua arbitrazhit duke kërkuar një dëmshpërblim të përgjithshëm prej 359 milionë dollarësh

495 mije euro kur rrezikonin te paguash 359 meleone $$ Jane asgje.kush mban pergjegjesi per lidhjen e zgjidhjen e kontratave te cilat I kushtojne taksapaguesit qindra meleone $$.this shit is getting old.dulle firauni coc paska ditur kur pushkatonte gjithe ministrat Cdo 5 vjet.

Shkrim idiot ashtu si shkrimi i para disa koheve per gjoja "refuzimin e qeverise se Edi Rames per te demshperblyher familjaret e viktimave te 21 Janarit gjate negociatave" .. Nuk e kuptova me kete shkrim, gazetari do qe zonja Blair te punoj falas apo e ka hallin perse nuk eshte publikuar vendimi ne faqen e websait te qeverise por vetem ne fletoren zyrtare sic e thote ligji? 

 

Ku jane ata buzqumeshtoret qe thonin para 2 vitesh se Blair erdhi falas ne Shqiperi ? Apo do dalin e do thone se zyrtarisht po ndahet nga ngruja e ska pune me te? hahaha

 

ne fakt ceshtjet ketu jane 3

 

1- publikimi selektiv. ketu ka te drejte gazetari qe e ve ne dukje dhe nuk mund te kete justifikime. mungesa e trasparences eshte baze e abuzimit.

2- perzgjedhja e zonjes Blair. instiktivisht e dyshimte. ketu duhej me teper informacion se insinuatat

3- konflikti objekt i gjykimit. nje nga qelbesirelleqet e pushtetit salinist

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).