Arrestohet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual Durrës, Eduard Ndreu. Ndalimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe ish-drejtori inxhinjerik në këtë institucion Mehmet Borshi.

Të dy ish-zyrtarët, sipas Prokurorisë “dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”, me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja”.

Me kërkesë të Prokurisë gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Ndreu dhe Borshi,vendim ky që është ekzekutuar sot nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit dhe në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit te pergjithshme te dy elektrovincave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjese kembimi elektrike, elektronike per elektrovinca 16-27 ton”.

Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.

5 Komente

"Arrestohet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual Durrës
7 Mars 2015 "

Gezuar festen e 7 Marsit ish-drejtorit te pergjithshem!

Belul, drejtori i portit dha doreheqjen, ajo e doganave gjithashtu. ... smiley

e ka fajin pllani qe nuk e realizua...
po kur njerzit e tregetaret bejne me pak tregeti, blejne e shesin me pak mallra, qe dmth me pak mallra futen ne dogana, ca ti bejne drejtorat pllanit, ti fryjne mender ne tajare.n?!.smiley

Nuk ma kape muhabetin. Kujtohu njecik, dikush qe keta te dy nuk ia varen. Nuk quhet Edmond Dantes, por ...smiley

230 miljonë lek të reja ...smiley E çfarë janë këto para 280 miljonë Dollarëve të Lulzim Bashës ?

Në Protestë ...

Erdhën skenaristët .Dikush ka dash me e vrae ..smiley Amon si nuk marojnë këta noiherë pa i vu bishta e njat e njit me pështymë !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).