Pa u shuar ende zhurma që krijoi mundësia për të dhënë parkingjet e kryeqytetit me koncesion, në një Bashki tjetër të vendit, parkingjet me pagesë janë kthyer në fakt.

Larg debatit publik dhe mediatik, këshilli bashkiak i Vlorës, me vendim unanim ka dhënë me koncesion parkingjet e qytetit bregdetar, për jo pak, por 15 vjet.

Kjo është kontrata që ka nënshkruar Bashkia e Vlorës, me kompaninë “Tis Holding LLC+ On Track Innovations”për dhënien me koncesion të sistemit dhe menaxhimit të parkimit në qytet për 180 muaj.

Me koncesion jane dhene jo pak, por 24 rruge kryesore e dytesore me një tarifë prej 50 lek/ora.

Orari ku qytetaret do te tarifohen per 13 prej tyre eshte nga 08:00-16:00. Ndersa per 9 rruge te tjera ato me afer qendres dhe bulevardit kryesor nga ora 08:00-20:00, ndersa vetem ne dy rruge tarifimi reduktohet deri ne oren 14:00, pra ne mesdite.

Oret e nates, nuk përfshihen brenda tarifimit me argumentin se keto hapësira mund ti perdorin banoret rezident falas.

Kompania, “Tis Holding LLC+ On Track Innovations”, e cila adresën zyartare e ka në SHBA, sipas këtij dokumenti, është e vetmja e interesuar për të marrë koncesionin e këtij shërbimi.

Bashkia e ka dhënë për një vlerë prej 10 milionë lekë në dy vitet e para dhe nga viti i tretë e në vazhdim 10 milion + 2 përqind te xhiros vjetore.

Sipas këtij vendimi, do të ketë tolerancë për çmimin e parkingut, vetëm për ata që janë rezident ne qendër të Vlorës, po ashtu edhe për bizneset e mëdha që do te kënë nje leje vjetore për parkingun e atutomjeteve.

Mundësia për të dhënë me koncesion parkingjet ne Vlorë, u prezantua në dhjetor nga vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që asokohe e konsideroi një zgjidhje definitive për kaosin e trafikut, por pa u ndalur tek kostoja financiare që mund të kishte për qytetarët.

17 Komente

shpresojme qe me keto leket te na bleje ndonje lojtar te mire per Flamurtarin, se na duhet me sesben kampionati.

hajde moj vlore lule, i le pas shoqet e tua.

Mbase teprojne ca leke per te zgjeruar dhe cmendinen...per te pasur vend per te gjithe them...edhe per kete gazetarin e ores qe ne krye thote Gjika e beri, e me pas u be me vota unanime te keshillit bashkiak.

Se u be per gjyna dhe ky Gjika...kane filluar ti bien me dacka kot per qef...i eshte bere prapakoka sic behesh jona dikur kur dilnim nga berberi...shllaaap ta verviste tjetri drejt e ne tru te vogel e te thoshte dhe me shendet pastaj.

ska nevoje per zgjerim eshte i gjithi nje cmendim i madh ky vend, kush me shume a kush me pak devijimin e ka marre ne keto vite. gjithsesi kjo vota unanime bie ere e keqe!

me sa duket keshilli bashkiak  i qytetit ka shfrytezuar nje moment dobesie  te  kryebashkiakut  Gjika  per kete vendim unanim.

 

çudi si  nje kompani me adrese zyrtare ne SHBA eshte e vetmja qe dika problemin e parkimit ne Vlore dhe gjithashtu e vetmja qe paska paraqitur interes per te marre koncesionin e parkingjeve atje..?!.smiley

Ketu lajmi kryesor eshte qe Vlora paska 24 rruge. Me siguri do kene llogarit edhe rrugicat e shtepive. Edhe per tu parkuar brenda oborrit te shtepise do ti paguajne vlonjatet 500 lek per ore "amerikanit"! Per me teper e paskan vendosur te gjithe keshilltaret bashke!  smiley

do kene llogaritur edhe parkingjet qe do behen nga lungomare kur te mbaroje. iu be verem mustaqemiu vlores!

Do jete interesante kjo pune dhe te shohim a do disiplinohet puna e parkingjeve dhe trafikut. Megjithse une kam pershtypjen se vet Bashkite duhet te ndertojne ne qender te qytetin nje parking me kate, nentoksore dhe mbitoksore, sipas idese qe hodha athere per gropen e Sejdise. 

Po do jete shume interesante, pasi ne Vlore problemi i parkingjeve eshte vertete shume i madh. Megjithese ne fakt vetem per nje muaj te vitit, midis 15 korrikut dhe 15 gushtit, vetem ne nje rruge, Vlore-Skele, dhe jo gjithe diten por vetem ne mbremje kur vijne njerezit nga plazhi e dalin ne ate zone. Tani do jete interesante sesi do ta haje sa krahu vlonjati i shkrete kur do ti duhet te paguaje 500 leke/ora, kot pa asnje llogjike, per te parkuar makinen perpara shtepise apo punes se tij.

vlora duhet te beje korsi per bicikleta qe nga sheshi flamurit e minimumi deri tek tuneli..e deri ne zvernec. e kshu, vlonjati mundum, mos ket nevoj me ja hyp dum dumit me bo xhiro ke bulevardi

Problemi ne fakt nuk eshte rruga Vlore-Skele, por 23 rruget e tjera, ku nuk ka asnje nevoje, po fare, qe parkingu te behet me pagese. Madje as ne Vlore-Skele nuk ka nevoje per te vendosur pagese, pervecse per nje muaj, gjate sezonit veror.

O Skrapari po nuk eshte 500 leke/ora por 50 leke/ora. A ke qene ndonjehere ne perendim ore? A e di sa eshte tarifa e parkimit? Jo me pak se 20 euro per 1 dite; ndersa gjate dites jo me pak se 2 euro/ora. 

Per mua sfida e vertete eshte permiresimi i transportit publik, si version allternativ perpara lukunise se automjeteve private, perndryshe burim kanceri dhe ndotjeje viziule. Duhen futur urgjentisht ne zbatim regullat per ndalimin e qarkullimit te makinave qe prodhojne gazra te demshem mbi ato te themi te standartit Euro 4. 

E para nuk jam nga Skrapari. Sk jane dy germat e para te nje emri. E dyta, jo vetem kam qene ne perendim, por edhe kam studiuar atje, pikerisht per keto ceshtje. Di vende sa te duash ne perendim ku parkingu eshte me pak se 20 euo/dita dhe 2 euro/ora. Madje i vetmi vend ku kam paguar 24 euro/dita eshte Barcelona, por aty eshte ndertuar shume dhe nuk ka vend per parkim. Ndersa 2 euro/ora nuk kam paguar ndonjehere! Eshte pikerisht MUNGESA E VENDEVE QE ARSYETON TARIFEN. Dhe jo, me do qejfi mua qe t'ia jap zaptimin e rruges atij ne Amerike, se ai me ka korruptuar! Keshtu or tie qe coc e mendon perendimin! Nese nuk ka problem per tu parkuar ne asnje vend te botes nuk kam pare te behet parkingu me pagese, pasi nuk ka asnje arsye per tu bere, nuk ka asnje llogjike. Dhe e fundit: Te kur thua 50 leke/ora, flet me te reja, se une po them 500 leke me te vjetra. Edhe po te jete 50 leke/ora, prape eshte vjedhje, kur nuk ka arsye per ti marre ato leke, dhe per me teper per t'ia dhene nje tipi apo nderrmarje private.

bashkite po tregohen kodoshe, po ja rrasin privatve punen e pageses qe s'besoj se do e paguaje njeri. 

keto shoqerite bidon do falimentojne siç falimentuan çeket ne shitjen e korrentit. 

Moda ne Shqiperi: nje qeveri jep koncesione shumevjecare. Qeveria tjeter e prish sapo vjen ne pushtet. Kompania hedh ne gjyq dhe fiton. Qeveria e re ja jep koncesionin klientit/mikut te tyre. 4 pale fitojne. Gjejeni kush humb.
 

+ 1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).