Ekspozita “Biblioteka e një albanologu” i kushtohet studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand për 155-vjetorin e tij të lindjes dhe gjestit të tij sa shkencor, aq edhe elegant të dhurimit më vitin 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik, të Bibliotekës kombëtare të Shqipërisë. Përmes këtij përkujtimi BKSH shpall dhe vitin e 95-vjetorit të themelimit të saj, si vit i dhurimeve për pasurimin e fondeve albano-balkanologjike. Çelja e ekspozitës u shoqërua me një referim shkencor kushtuar kontributit gjuhësor të Weigand-it nga ballkanologu, Prof. Dr. Dhimitri Bello (Universiteti i Tiranës), e veçanërisht mbi veprën “Etnografi e Maqedonisë”, falë vlerave historike, etnografike e gjuhësore që ajo përfaqëson.

Gustav Weigand (1860-1930), kontribuues i shquar në studimet ballkanologjike, hartues atlasesh gjuhësore, hulumtues i marrëdhënieve mes gjuhëve e kulturave të popujve ballkanikë, vështruar në kontekstet e tyre historike e etno-folklorike, zuri një vend të rëndësishëm edhe në debatet shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes 12 argumenteve të tij, mbi prejardhjen e saj prej trakishtes. Ky studim u publikua pak vite para se ai të ndahej nga jeta, më vitin 1927 në “Balkan Archiv”, u përkthye dhe botua po atë vit në revistën “Diturija” nga Aleksandër Xhuvani. Për gjuhën shqipe G. Weigand njihet edhe për Gramatikën e Gjuhës Shqipe, 1913 dhe Fjalor Shqip-Gjermanisht e Gjermanisht-Shqip, 1914.

Ndër veprat më të njohura veçojmë: Gjuha e vllehëve të Olimpit, 1888; Gramatikë e megleno- vllahishtes, 1891; Vllaho-meglenishtja 1892; Atlas gjuhësor i trevës dako-rumune (2 vëll), 1898, 1909; Arumunët (2 vëllime), 1894- 1895; Gramatika e gjuhës bullgare, 1907; Biblioteka bullgare (9 vëllime); Etnografia e Maqedonisë, 1923 etj.

4 Komente

Une gjithmon kam patur bindjen dhe pershtypjen, se; ilirishtja dhe trakishja kan qene gjuhe kushurinj, si hollandishtja me gjermanishten. 

Pjero, kot me te pyt. Nga te eshte kriju kjo bindje dhe pershtypje?

Jan disa faktor PF dhe te dhena, psh, Kur nena e Aleksandrit te Madh hynte brenda ne Kuvend, makedonsit aty fillonin e peshperisnin kundra saj, ku disa nuk pertonin edhe ta ofendonin duke e ngritur zerin. Ajo i ndigjonte shpotit, dhe ju pergjigjej po neper dhembe e duke mos pertuar ta ngrinte zerin ne disa raste. Nena e Aleksandrit, ishte nga Mollasi i Korçes, apo me sakte nga Epiri te cilet flisnin ilirisht/shqip. Ndersa makedonsit flisnin trakisht. Ushtaret e Aleksandrit, te cilet ishin nga vende te ndryshme te Ballkanit, dhe qe kalonin se bashku beteja, dete, lumenj, flisnin ndermjet njeri-tjetrit, pa perkthyes. 

Tani lind pyetja, me ç'gjuhe mirreshin vesh keta n'mes veti. Mos valle me anglishten tende. 

Ekspozita “Biblioteka e një albanologu” i kushtohet ......... dhurimit më vitin 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik, të Bibliotekës kombëtare të Shqipërisë

nuk e dija qe BKSH mbahet te jete themeluar kaq heret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).