Javën e ardhshme shpall synimin. E mbështesin intelektualët dhe shoqëria civile për nismën e re

Për betejën për Bashkinë më të madhe në Shqipëri, atë të Tiranës, pritet të rreshtohen dhe kandidatë jopolitikë. Gjergj Bojaxhi po mendon të sfidojë partitë politike, dy blloqet e mëdha, PS dhe PD, duke hyrë në betejën për bashkinë e metropolit shqiptar. Sipas burimeve të gazetës “Shqip”, Bojaxhi po përgatitet të dalë para elektoratit kryeqytetas. Mësohet se prej muajsh po punohet së bashku me një grup të shoqërisë civile për t’i ofruar elektoratit një alternativë ndryshe pa stofin politik që synon ndryshimin e sistemit. Kandidatura e tij synon të marrë votat e të zhgënjyerve nga politika shqiptare gjatë këtyre 23 viteve, por, mbi të gjitha, që të bindë dhe atë pjesë të elektoratit gri, i cili qëndron pasiv ndaj ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur njerëzit që duhet ta drejtojnë vendin, qeverinë, apo në këtë rast pushtetin vendor. Nga java e ardhshme, Bojaxhi do të bëjë publike kandidimin e tij, jo nën siglën e partive politike. Për të konkretizuar një betejë të tillë, ish-drejtori i KESH duhet të mbledhë sipas ligjit, Kodit Zgjedhor, 1% të firmave të zgjedhësve të Tiranës, që mund të shkojë deri në 5 mijë emra votuesish pro kandidimit të tij. Një sondazh i bërë kohët e fundit nga Eduard Zaloshnja mbi kahjen e votës së elektoratit, jep një fakt interesant, që lidhet veçanërisht me Tiranën. Sipas tij, një pjesë e elektoratit të kryeqytetit mund të preferojnë të votojnë më tepër një kandidat të pavarur se sa një person me spaleta politike. “Tirana përbën një rast të veçantë, sepse nga sondazhet që kam kryer në kryeqytet, më rezulton se 33% e votuesve janë gati të votojnë për një kandidat të pavarur nga partitë kryesore. Në qoftë se një i tillë do të kandidonte në Tiranë, gara do të bëhej vërtet e paparashikueshme”, shkruan Zaloshnja në analizën e tij. Bojaxhi iu bashkua thirrjes së PD-së për t’u bërë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politik (KOP), duke lënë SHBA-në. Deri vonë ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i zgjedhur nga PD-ja, ndërsa ka mbajtur dhe poste si zëvendësministër, drejtor i KESH-it dhe INUK. Ndërsa me zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, Bojaxhi nuk i ka pasur relatat aq të mira. Edhe pse ishte një nga pretendentët për kreun e PD-së së Tiranës, Bojaxhi u la jashtë listës së kandidatëve për deputet, e më vonë jashtë listës për anëtarë të këshillit bashkiak të kryeqytetit. Qartazi mes tij dhe Bashës ka pasur divergjenca. Kandidimi i tij për Tiranën mund të rrëmbejë votat e të djathtëve.

Emrat e partive

Partia Demokratike nuk e ka zgjedhur ende emrin për Bashkinë e Tiranës, edhe pse ka një listë të gjatë pretendentësh. Kryedemokrati Basha mund të rikandidojë, për një gjë të tillë ai ka një presion jo të vogël nga ‘kupola’ e PD-së, siç është paraardhësi i tij, Sali Berisha, i cili po e shtyn që ta hedhë këtë hap. Kandidatë të tjerë brenda së djathtës përfliten Halim Kosova, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jorida Tabaku. Nga e majta nuk mungojnë emrat si Pandeli Majko, Lindita Nikolla, Blendi Klosi. Të gjithë këta emra, përjashto Bashën, janë të zgjedhur si deputetë në siglat e partive, si nga PD, ashtu dhe nga PS. Duke mos përjashtuar ndonjë surprizë, deri më tani partitë po ofrojnë vetëm emra që ‘ethshëm’ janë politikë, duke i kthyer votimet e 21 qershorit, jo vetëm për zgjedhjen e një administratori, por diçka më tepër se kaq. Për vitesh, Bashkia e Tiranës është parë si një trampolinë nga ata që janë zgjedhur për të drejtuar partitë politike e për t’u bërë kryeministër. I tillë është rasti i Ramës, që e nisi karrierën si kryebashkiak i Tiranës, mori drejtimin e PS-së, e më pas u bë Kryeministër. Në këtë rrugë të ngjashme, imituese, po synon dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha. Kjo skemë ka bërë që Tirana të bllokohet nga investimet nga të dyja palët dhe të kthehet në një kalë beteje politike përtej drejtimit të një bashkie.

127 Komente

Bojaxhi iu bashkua thirrjes së PD-së për t’u bërë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politik (KOP), duke lënë SHBA-në.

 Edhe pse ishte një nga pretendentët për kreun e PD-së së Tiranës, Bojaxhi u la jashtë listës së kandidatëve për deputet, e më vonë jashtë listës për anëtarë të këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Pra, meqe nuk u zgjodh komandant i PD-se per Tiranen po kerkon te behet Kryetar bashkie nen siglen e te pavarurit?

Sikur PD-ja te hyje me Bashen atehere i bie qe ky merr vota antikomuniste dhe qe e qojne Bashen ne humbje. Ka ndonje arsye qe ka marre kete vendim apo i lindi ashtu kot idea ? Sazan Guri eshte duke e mbeshtet me sa duket.

 

Lajmi me i mire politik shqiptar prej vitesh. Te ashtuquajturit qytetare kane mundesine e rralle te mbeshtesin realisht ate qe kane kerkuar verbalisht dhe fale mbeshtetjes se organizuar te krijojne struktura pergjegjesie.

çdo lajm qe ka lidhje me votacionin, eshte i keq, par principe

Tirana e organizatave dhe te mencmeve te pavarur vuan nga mbipesha dhe miqesite e dendura me pronare restorantesh. Qyteti brenda qytetit vuan nga kapslleku. Magnezi nuk eshte zgjidhje afatgjate por ka mundesine te cliroje ca energji te mbledhura ngerc ne fund te barkut, duke lehtesuar qepallat.

Magnezi nuk eshte zgjidhje afatgjate

Poshte zgjidhjet afatgjata. Rrofte revolucionari*, dmth ai qe preferon lumturine e veshtire, por imediate.

* jane revolucionarë pikerisht ata te cilet, shpesh, revolucioni i kap te papergatitur

(Gjynah qe nuk paska merituar vendosje me te dukshme tema)

Hehehe, 

Ky miku nuk ka shpall gjo vete, por thjeshte, po te besojme gazeten, "po mendon". smiley

Pasi gazeta me e madhe ne vend i bie ne ere "te menduarit" te ketij, ulet dhe qendis nje shkrim levdues, packa se ky akoma nuk e ka "vendosur" . 

Pastaj e merr Peshku dhe e sjell ketu si "lajm" . smiley

Kete qe "po mendohet" akoma. 

Nuk eshte se ka ndonje perpjekje per te na ndricuar trute mbi kandidatet potenciale per Tiranen. Jo o vlla, eshte shqeto nje vendim qe te pompojne nje individ, nepermjet nje gazete te madhe, me amplikim nga keto "social media" qe nuk kane ndonje agenda, por thjeshte pasqyrojne c'nxjerr shtypi.

Doshi? Do shi? Jo nuk du shi, se nuk punoi. smiley

Merr vesht tani se si punon Impianti i Perpunimit te Deleve? 

Muuuu, muuuu. Qe mos kuptohet qe jemi dele. smiley

Ky miku nuk ka shpall gjo vete, por thjeshte, po te besojme gazeten, "po mendon".  [smiley]

Pasi gazeta me e madhe ne vend i bie ne ere "te menduarit" te ketij, ulet dhe qendis nje shkrim levdues, packa se ky akoma nuk e ka "vendosur" . 

!!!

Gjergji Bojaxhi me eshte dukur zeri me i arsyeshem brenda PD-se se njehere e nje kohe. Me.kujtohet njehere ne nje debat me qytetaret e Vlores per ndertimin e TEC-it ne Zvernec dhe gjate gjithe debatit ka treguar nje kulture dhe qetesi te admirueshme pavaresisht se ne disa raste qytetaret ishin te irrituar dhe iu drejtuan pa respekt. Shpresoj te jete i vertet ky lajm pasi Tirana ka per te fituar shume nga njerez te tille.

Po ik o Bojaxhi ca te duhet se po te del noj llaf sikur ke dash me vra ndonje bojaxhi.

Dalja e kandidateve te pavarur eshte lajm i mire per qytetaret Shqiptar dhe politiken Shqiptare. Eshte nje mundesi me shume per te terhequr voten e te zhgenjyerve qe jane terhequr nga procesi i votimit si dhe ushton trysni ndaj monopolit te partive kryesore ne vend. Te Pavarurit jane alternativa me e mire per ata qe shtynin per Voten e Bardhe duke demonstruar se sa zhgenjim ka ndaj politikes aktuale.  

Bojaxhi eshte nje figure e respektuar dhe mjaft inteligjent, por ka nje ane te erret....kur ka qene drejtues i Keshit. Nuk mund ti dorezohen Bojaxhiut celsat e Tiranes perpara se ai te beje transparent se si vidhej ne Kesh populli dhe si kanalizoheshin parate ne llogarite e Shqupit e politikaneve kryesore.

Te gjithe kandidatet duhet ti nenshtrohen  gjykimit publik dhe duhet te ofrojne transparence publike.

Be e e

Ti Mrrokell ose je brenda muhabetit qe pergenjeshtron ate qe artikulli e thote qarte qe ne paragrafin e pare, ose te ka hyre keq miza e dekonspirimit te peshkut dhe shokeve te tij.

Pas fushates gjysme pa dashje te peshkut per PS-ne vitet e fundit, ndoshta ben vaki faqja kthehet ne origjine, ku ngjaret shqiptare shiheshin me qetesine e distances, detajet idiote te politikes injoroheshin, dhe projektohej nje idealizem naiv strategjik.

Jo jo, nuk jam une brenda asnje muhabeti.

Une thjeshte verej se si nje jo-lajm shitet si lajm nga gazeta me e madhe ne Shqiperi.

Ky akoma nuk ka shpallur gje, gazeta ja ka nisur panagjirit. Biles edhe me shkence statistikore te ofruar nga statisticiene ne vija te trasha, pa emra individesh, por te lidhur bukur ketu ne mbeshtetje te qellimit te artikullit qe ky, ky kandidat i "pavarur" ka 33% te elektoratit. 

Peshku pastaj, eeeh! smiley

Para Doshit, ishte ai babai i femijes me azme, qe u arrestua nga 30 police ne oborr te shtepise. Perpara ishte ajo nena qe ishte mbajtur ne qeli me vajzen e mitur qe bente selfie. 

Lere Peshkun, se nje cape buke po han dhe Peshku.

Ose jo.

Po ashtu duket, sikur nje cape buke po han. 

P.s. 

Une nuk e di per ty, por une kam kaq vjet qe lexoj ketu. Une e di sa te menchem jane keto te Peshkut. Por habitem pak kur shikoj qe akoma nuk e kane vene re, qe edhe neve nuk jemi komplet budallej. 

 

 

Per turpin tim behen nja 8 vjet qe verdallisem ketej. Peshku ka rene pikiate qe kur eshte bere percjellesi besnik i ngjarjeve te dites sic i nderton shtypi, qe ka vije, paravije dhe prapavije politike. Ne kete sens une jam dakort me ty. Por nuk besoj se ndonje gjykim mbi publikun eshte percaktues ne kete strategji. Mendoj se papagallizimi i medias ka ardhur prej mungeses se kohes dhe ngese, gjera qe ishin me te bollshme ne vitet e shkolles dhe rinise se administratoreve. Qasja eshte me tepri e ngjashme me ate te medias vete, qe mbahet gjalle me deklaratat per shtyp. Me kohe atrofizohet edhe naiviteti, shpirti i protestes, tendenca per teorizime. Nuk doja t'i beja gjyqin peshkut por ja qe aty shkon gjuha, meqe as vete nuk e kuptoj pse akoma vij ketu.

meqe as vete nuk e kuptoj pse akoma vij ketu.

Dashuria e vertete nuk kuptohet. smiley 

Nejse, une mendos se gjithe magjia e peshkut prishet kur fillon ta marresh seriozisht, ose akoma me keq kur perpiqesh ti vesh nje purpose. Take it as it comes man/woman. 

Mos e beso po deshe por paralelizma te tilla po beja ne mendje, ne mos per dashurine, per martesen, punen dhe jetet inercike te njerezimit. Tendenca njeriu ka fare pak thjesht i vesh sipas rastit. Shpjegimi eshte mekati fillestar, do te shtonte Herr Tiku. Prirja per jeten eshte bashke me prirjen per vdekjen, do te shtonte ai tjetri. Sa sterhollon, thote ime me.

Edhe lehtesimi vjen me moshen, nga te paktat avantazhe.

Trop, nga eksperiencat personale (por dhe ato te te tjereve) jam mese i bindur qe njeriu eshte krijese e zakonit. Dhe gjithe lufta e njeriut per te ndryshuar ( si ne rastin e ketij Bojaxhiut por edhe te New Year Resolution tonave) nuk eshte per te arritur qellimet e reja fisnike qe i veme vetvehtes, po per te crrenjosur zakonet e vjetra qe po na marrin ne qafe. Dhe jo se gjithmone ja dalim; po ndaj dhe Viti i Ri vjen cdo vit.smiley Me zgjedhjet politike eshte njecike me keq, se vijne njehere ne 4 vjet.

Me c'lexova une, Bojaxhi me shume duket si kandidat i Paperfillur se sa kandidat i Pavarur se ky ka qene funksionar dhe eshte aktualisht perfaqesues i PD. Por mesa duket si i perjashtuar nga korporata, ky provon tani te hape biznesin e vet. Pse jo? Suksese me bojen e re.

ky sikur ka ngrene ca torte te prishur, me duket, apo gaboj un, o PF?

PS. jo torten e pavaresise, jo. nje tjeter, qe ia konte ai barkderri plot me vese.

Jo vertet. Kam vene re se shqipove kur nuk ua varin me, e quajne veten kandidate te Pavarur. Dhe po dolen ne ate realm pastaj, hade dhe maju doren ke e dhonmja e pompes...

PF-je, Bojaxhiu nuk ka qene perfaqesues i PD-se as kur ka qene me PD-ne. Ka marre pjese ne nje organizem politik duke menduar qe do kishte hapesire per njerez te llojit te tij, ose ndoshta ishte aq idealist sa mendonte qe mund ta kthente PD-ne nga ndermarrje ne parti, nuk ja doli dhe u terhoq. I paperfillur as diskutohet qe eshte, si kushdo ne Shqiperi qe mendon te angazhohet ne parti politike me besimin se ato jane vertet parti, kur ne fakt jane ndermarrje ku drejtori/pronari te pushon nga puna pa nje pa dy nese i del kunder, dhe ndryshe nga shpk-te nuk te mbron as kodi i punes. 

Po tallesh me duket.

Eh, po aty pra, tek ajo luga teke e corbes se prishur eshte gjithe halli. smiley Ti tani po thu qe, ngaqe nuk arriti ta merrte kalane nga brenda, tani po perpiqet ta rrezoje nga jashte.

Nuk te ka dale verdhacuku qe qit dhomet dhe/ose llapen.

Mesa kena mesu gjithe keto vite nga politika shqiptare, ky ka shume gjasa per te qene si AKZ e zgjedhjeve te shkuara. Per aryen se ashtu si Niku i AKZ ka nje te shkuar te dyshimite prane PD-hit dhe mund te sulmohet lehte dhe per arsyen e dyte me poshte.

Ne fillim ka per te sjelle shume shpresa, por pastaj njerezit do fillojne te mendojne se mund ti marre vota PS. Njekohesisht PS-hi do te nise propaganden: "e ka pagu Shkelzeni per te na heq neve vota", dhe te lekundurit do kene frike se mund te fitoje kandidati i PD-hit prandaj kane per tu rikthyer tek kandidatet e zakonshem te PS-hit.

Dhe ne fund fiton PS-hi. Shoqeria civile duhet te kishte gjetur nje kandidat me te pavaruar dhe me nje te shkuar me te respektueshme. Me kete nuk shkon larg.

A ka  lidhje gjaku Gjergji me Gonxhe Bojaxhiun? 

 

Jo, i lidh vetem Boja.

njerez si Gjergj Bojaxhi jane shume.... shume te paket ne ate vend, prandaj duhen perkrahur ne cdo lloj menyre!

ai di sinjalet tona... pra di shume!

Kurse une them qe njerez qe i jane afruar Saliut pas 96-tes, 97-tes dhe pastaj Vitit te Qivurit 1998, dhe jo vetem i jane afruar por kane bere te mundur qe ai katil e karakatil ti ofrohet popullit me nje fytyre dhe qasje ne dukje te re, duhen pare me shume kujdes dhe dyshim kur i ke afer ne aeroplan, e jo me kur po "mendohen" te kandidojne per post publik. 

Dhe iu duhet permendur dhe kerkuar llogari cdo moment te fushates -nese vendos, sigurisht, per te kandiduar.

Llogari ne sensin e te berit pyetje per cfare ka bere, jo ne sensin e gjykimit. Per gjykim, Ai lart ka bere nje aneks te vecante per keta qe ndihen Saliun te bente gjemat pas 2005-s.

O mrroklle, e thote pra shkrimi qe ju afrua pd-s per idealizem dhe i doli idealizmi pas 9 vjetesh kur se zgjodhen me kantidat per deputet ne 2013, a lexon ti a jo. 

e ke te rende doren.. ju politiken e njihni vetem nga house of cards, ose Game of thrones, . Berisha mbeshteti shpresen e nje brezi te rinjsh, sidomos pas zallamahise qe la Fatos Nano, gjate 2005-09 qeveria ishte e suksseshme, sidomos ndaj korrupsionit, por populli ishte i pakenaqur dhe Berisha beri gabimin e nje aleance problematike ... por kjo nuk do te thote se ata njerez qe i kane sherbyer shtetit shqiptar, i kane sherbyer mbi te gjitha Berishes... ne administrate, parti politike dhe gjithkund ka njerez te perkushtuar e te nderuar, se fundja ata duhet te bejne punen... sikur ka edhe nga ata turren te mbrojne qendrat e votimit dhe mobilizojne zgjedhes - e keta kane koston e tyre, duhen shperblyer, mbajtur afer..

keta perbejne nje klan brenda partise, rrugaceria, te fortet dhe banditet... ne mes qendrojne politikanet.. dhe ne anen e majte qendrojne teknicienet.. mendo nje tren, ku zjarri e qymyrri jane keta te fortet, por qe po u ngriten ose e konsumojne trenin me zjarr, ose e shtyjne te ece perpara.. teknicienet gjthashtu mund ta dhjesin drejtimin, e politikanet balancojne ndermjet ketyre forcave, por ka politikane qe jane bandit, e nga ata qe jane teknicien, ose qe alaencat i gjejne tek keta .. njeher fiton njera pale, njeher tjetra.. nganjeher te dyja.. politikani gjithmone fiton, nese eshte i zgjuar.. 

Po ça i pavarur ky paska qene ne pd per 9 vjet. Po ne KESH ca rezultatesh ka pasur ky? Pastaj ky zaloshnja si shume kompetent me parashikime. Mos ju perfol motra ketij te shkretit para ca kohesh?

Ne KESH ka pasur rezultate te mira ne pergjithesi dhe eshte administrator i zoti, por fatkeqesisht edhe gjate kohes se tij ne KESH jane vjedhur parate e popullit dhe kanalizuar tek financat e Shqupit. Te beje transparence nese do celesat e Tirones ndryshe te vazhdoje profesionin e lire si Leka Meksi me shoke.

Edhe rezultate te mira edhe vjedhje te pareve te popullit sikur sshkon o i lebetit. 

Gjonat nuk jane kurre bardh e zi. Keshi eshte manaxhuar edhe nga administrator te pa-afte si Prifti e Harasani, dhe grabitur nen Meten e Nanon. Bojaxhiu beri ndryshime strukturore dhe Shqiperia pati permiresim ne situaten energjetike. Po edhe ne kohe te tij fondet e Keshit rrodhen ne drejtim te paditur dhe dum transparence.

Ça me duhet mua strukturimi karit kur njesoj qenka vjedhur si ne kohet e ketij si ne kohet e priftit apo hoxhes? Doli gjo ky, qe po na bo si pidh i bukur sot, te ngrinte zerin me kurajo e te thoshte, ca po ndodh, se lejoj kete gje apo jo? Se kjo pra o burrnia. Se kur ngelin vetem te gjithe filloj e kakarisin. 

Nese je ne Shqiperi, te duhet, se te pakten vidhet por ka drita...ndersa ata te tjeret vec vidhnin e spunonin. Por ai nuk eshte burre, si thua ti....nuk kakarit per cka pare e cka bere...dhe sistemi i grabitjes me tendera vazhdon.

Iu perfol mor xhan nga frrok cupi ish hafije I cili ne 97 kur vlora digjej ai gezonte duke shkruar " ne vlore merret fryme lirisht".apo ne 99 kur NATOs bombardonte serbet gjithe shqipot gezonin I vetmi qe vajtonte ishte frrok cupi.

Sidoqofte edhe Fatos Nano eshte gati per te kandidatuar .

Sa më shumë emra të tillë .

Po më parë është e nevojshme ti merret një Intervistë se si do ta dëshëronte një Kryetar për Bashkinë e Tiranës , pa qenë nevoja të përmendej si kandidaturë . Në të tilla raste ka nj[ë " dobiçllëk " që e paraqet për fakt të kryer dhe fillon testin në publik.

Po PPU ka aq përvojë sa të dallojë Emrat nga Nevojat e Tiranës .

Personalisht do ta vlerësoja si një emër të nderuar për aq sa është shfaqur në detyra shetërore .

E çfarë ka të bëjë në  se vjen nga rradhët e PD ? Kur dihet shumë mirë se është i distancuar nga PD-hi Krimit e Hajnave ?

Të paktën nuk shohim një gjel të ngrefosur , llafazan e kec me zilka  si Basha . Sheleg me kordhele i Kryeinjorntit Babasqap . Dembel klasik i kullarisur që i ka bërë MUTIN Tiranës përveç kullotës së Kalit të Skënderbeut .Të paktën një si ky ,Oketa etj që ishin e "ardhme " e PD-hit po jashtë  felinëve " të koteceve të Pulave si Palo..ja e Starzimirë e Nokat me Grigjrat , janë e do të jenë më të përgjegjshëm për detyrën e K/tarit të Bashkisë !

Edhe të tjerë të këtij Niveli . Pastaj filosofitë e PPU ..si Ujët e Detit smiley Sidomos me shtimin e të Baraztundurve po konkuron dhe Pëllitjet e PD-hit nga ku është " lefterosur "

Gjergji eshte nga Berati, por nip ne familjen me te nderuar te laberise, familjen e luftetarit te madh pee pavarsi, Cobo Golemit.Vjen nga shtresa e te persekutuarve sepse nena e tij ka 8 te pushkatuar, midis te cileve edhe nenkryetarin e Ballit Kombetar Ismail Golemin, ish akademist i Firences.Gjergji eshte intelektual i spikatur, i papermendur per afera korruptive, korrekt me ligjet.Nuk u pelqye nga Berisha pikerisht sepse Gjergji nuk ben pazare me parimet e demokracise.Them se nder te permendurit gjer sot per Kryetar Bashkie, ky i djathte  eshte me i miri sipas meje.

Aha , qenka dhe ballist nga ata te pulave !

Tani po e kuptoj perse Zaloshnja me dajen Sali Protapapen origjinal e ka nxjerre me vota afro 30 purqin ne sondazhet e veta.

I pa permend per afera korruprive?

Ik se tallesh!

Të ka met atje ke vila akoma ! Ka dhe për më shumë smiley

Lere Zaloshnjen pash Zotin .Lere të hajë një copë bukë e të bëjë detyrën . Po kështu në raport me UJQIT e Çakejtë që kanë shqyer KOPE ke ndonjë gjë ti , me një që dyshohet se ka hongër nonji pulë ? Fundja një Thelë nuk ka rob në kët dynja po e vunë me firmë e vulë të mos ta Hajë . Ramën e bonë

pse shtatë ..tha Babasqapi

po sa ...pëveti LefTKopeja

10% tha ..

10% ..thae lefTKopeja

Pse 10% ..ka pvetë njaj

Po sa ..habitittet LefTGOPJA

20 %... tha Babasqapi dhe s'ka maru !

 

   

God! Kur do bindeni qe te qenet "njeri i mire" a "njeri i keq" eshte nje gje kaq obsolete, ireale, e pamundur ne thelb, kaq e paarsyeshme dhe e paqene, saqe jo vetem shkakton deme te trurit thjesht nga leximi, por edhe e ben peshkun si blog "nje me Hodo leckamane". smiley 

Deri edhe lubonja mendon me mire se kaq.

Politikani i mire eshte politikani i afte, ka pas thone nji italion.

 

 

Pse do degjojm italianin neve kur kemi Nardin qe ka pas thene.Politikani i mire eshte ai qe nuk eshte ...i keq ! 

Kshu eshte, ....kur i largohesh studimit te veprave  me autore te vendit e kapesh prej thenieve te huaja ....! 

grave, urime fitoren e Netanjahut!

Ishalla ja plas luftes dhe mbyllet njehere e mire kapitulli Betlehemit ! Por qe fiton perfaqesuesi i  terrorizmit shtetror  nuk me duket rast per urime ! Mes lufte dhe paqes zgjidhja eshte bere , ne favorr te luftes.

Grava, Bibi do sjelle begati te pergjithshme ne rajon!

Nje dite e shenuar sot per prosperitetin global.

Urime, mik i dashur. Fitoi e drejta, mbrothesia!

Me sa kam kuptu, deshira per te pasur politikane te mire e te pakorruptuar eshte bere jo obsolete por absolutisht e domosdoshme, per faktin e thjeshte qe populli i thjeshte e ka kuptuar qe politikanet po vjedhin gjithmone e me shume.

Ne fillimet e demokracise, para bente kryesisht ekzekutivi me figura kyce e te lidhura me tendera. Deputetlliku nuk sillte para. Heroi i Demokracise Hajdari, shiste viza me nxjerr ndonje lek, donte te merrte tregetine e kromit por nuk e lane partite me shoqerite e tyre partiako-ekonomike, e perfundoi tu u morr me kontrabande armesh me bandite e police te qeverise socialiste sa hongri koken. Tomorr Malasi, bridhte ne tirone me biciklete...llogarit pak pasurit e kryetareve te mevonshem te parlamentit.

Kriminalizimi i parlamentit tregon se te fortet duke u futur ne parlament gjejne menyra e mundesi per te grabitur, pra gjonat jane bo me keq. Prandaj brezi i Graves kane si kompliment fjalet...per kete nuk ka dale ndonje llaf....pavaresisht se Graves i ka rene degjimi e sduhet ta vej doren ne zjarr vec vetes se vet.

Hajed bojaxhiu. Mashtroi prap tironcat duke ly fasadat si piktori dikur.

Edison , do flasim persembari apo do tallemi? Gjergji eshte persembari tjeter pune preferencat koti 

I tallur me vetveten bëhet vet robi nganjëerë  i nderuar Grava .Kur mendon se kalamajt mund të kenë mejtime burrash !

Jepu nganjë "sheqerkë " kapi pak për faqkash dhe bjeru një shpullë bythkave dhe thuaju " Ik luaj të keqen xhaxhi "

Hajd ta gezoni Bibilushin edhe per nja 4 vjet. Mire qe fitoi anej se ia kishte vu synin nominimit te partise republiklloune per president ne US. Dhe ka nji koke ai ( no pun intended).

“If you take out Saddam, Saddam’s regime, I guarantee you that it will have enormous positive reverberations on the region…the test and the great opportunity and challenge is not merely to effect the ouster of the regime, but also transform that society and thereby begin, too, the process of democratizing the Arab world.”

-Bibiron Netanyahu , 2002.

Osht djale parashikus, garantus dhe largpames, nuk ke c'i thu. 

te gjith gabojm ne jete, s'ka pse kerkohet persosmeri...

Po nuk eshte faji i Bibit o Çim qe arabet jane te paafte jo vetem ta praktikojne por dhe ta perceptojne demokracine. Ja shih Egjiptin. Per cfare e perdoren demokracine? Per te sjelle ne pushtet partine me antidemokratike.

Bibi per mire u mundua Çim! 

tashti qe fitum ne menyre glorioze, duhet te jemi te kujdesshem me oponentet, Ron. Likudin s'kan pse e shofin me syze t'errta...

Kur te pash ke kazoni plehnave

me ty gabele un rash n'dashni

Po kur t'gjeta t'u mledh kanoce

thash: Kjo qeka goc per shpi.

Yeah, po ky gabimi ketu jom un. Bilja do me na mush menien per ca enormous positive reverberations anej nga Irani kto kohet e funit. Ta ka thone ene karaBushi : Fool me once ... can't be fooled again. ( mesin e harroji).

smiley nish je nish

kot e lavdro. smiley ec e maje tashti smiley

Grava i permend biografine Gjergjit duke theksuar faktin se vjen edhe nga nje rreth familjar i persekutuar ne regjimin e Hoxhes. Mire more dakort, por meqe po i meshoke biografise, une po te them se nuk e votoj per fare pasi ka biografi shume te keqe dhe te njollosur. Vete Gjergji ka punuar per sali kriminelin dhe nen urdherat e ketij perbindeshi te pa imagjinueshem. Kaq me mjafton per te mos e perfillur fare kandidaturen e tij.

Me ne fund nje lajm shpresdhenes qe sfidon klanet e gangrenizuara partiake. Bojaxhi eshte nje nder te paktet ish PD-ist qe ruajti integritetin dhe nuk u be kukull ruse e padronit Berishe. 

Uroj qe kandidimi i tij te behet shembull dhe per bashkite e tjera ne vend. 

Ça u bo me voten e bardhe? Vazhdon si opsion?

Un n'Amerike jam bre kokoleps me mision tjeter, megjithate vota e bardhe ekziston  smiley, thirrja jone ka qene pikerisht kjo, ftese qytetareve apartiak te deklarojne kandidaturen e tyre per kryebashkiake dhe keshilltar bashkish. Bojaxhiu hallall, nuk them se na nigjoi ne, por ne (un ne rastin konkret) e mbeshtes si kandidature. 

 

Gjergj elez bojaxhia ne lufte me balozet e politikes. smiley

Bojaxhiu nuk vlen dy leke. Ka qene pjese e KOP qe ringjalli berishen. Ka mbajt post ne kohen e berishes dhe ka qene pjese e rrumpallhanes. Per me teper i ka sherbyer Berishes pas lemerive te 97s kur nje njeri me sadopak integritet nuk do i bashkohej kurre atij. Mrroklla e ka thene sh bukur me siper.

Se vjen nga familje "me tradita" nuk i plas njeriu. Te gjithe nga familje me tradita vijme, nji byth vend jemi.

Kandidimi i Bojes eshte thjesht diversion per te marre votat a "te ngopurve deri ne gryke" me politiken e sotme. Do futet thjesht me i prish pune dikujt nga e majta.

Një rast i vlefshëm për të Baraztundurit për të Kuptuar se çfarë pozicioni të mbajnë . Paraqitja e tyre deri tani  "Ikni Ju të vijmë ne " se tundemi më mirë nëpër shalë , është një filosofi çobenësh që meditojnë bythë rrepeve apo rrëzë shkëmbënjve ku kulloste dhitë Saliu .Ah sikur ...

Të kesh Guximin dhe të paraqesësh një figurë që mund të krijojë respekt si e Bojaxhiut ...Mbase u vlen dhe i heqin zilkat nga qafa e kërcimet para Saliut si manarë antikomunistë për me Luftue " Kulshedrën e Kuçe " !

Me mesjetarizma e paravoli shqiptarësh të xgjut ,  nuk shtyhet më . Matematikisht të gjithë e dinë , bile -bile dhe kalamoni Pallatit që

2015 është Shumë po Shumë larg edhe nga 2013 !

Ky as nuk do fitoje e as nuk ka per qellim ti prishe pune ndonjerit kah politik. Ky eshte aty per te peshkuar voten e atyre qe u ka ardhur ne maje te hundes me gjendjen e tiranes si pasoje e luftes pd ps. Politiken vetem mospjesmarrja ne votime e tremb.

Politika gjithnje e patrembur ka qene, pamvaresisht mospjesemarrjes se larte ne votime.

Te kishim fat tia shesim greqise tiranen ..

E fillut si me Lakrorin.anës e anës . ..Fillut me i shit Ujrat nga Saranda , ca copza toke e varre nga Përmeti , ca zona të lira nga Gjirokastra e ndonjë hapje Trarësh nga Korça deri në Librazhd .Po nuk u lanë se dhe anët e mesit u kishin mbet sholokëve antikomunistë !

Malli që je në Itali me PD-hin se të kishe ardhë këtu përveç tër tër tër tër tër vërrëve në Blog vallaj me pashaporta Greke do ishim .Po fundja asnjëherë nuk e keni patur keq.

Kali Kullot ku ka Tagji !

Ti s'bën as për sargji tek SHQU-pi mer kallom kusur jo mo të bosh PD-hi në Milano ,e jo mo të llafosësh në PPU smiley

Rendesi ka qe kandidati I duhur te kete potentialin dhe deshiren per te bere nje pune sa me te mire dhe ne favor te komunitetit atje. Te afroj sa me shume ndryshime per mire. Se c'drejtim politik ka, s'ka me rendesi. Kush ben punen merr voten! 

Keshtu foli N.N

smiley

Burre I zgjut tjetri.lol. Koko Po si ketu o shok. Populli duhet te votoj personin dhe jo partine si bageti qe eshte. 

po mire mo cuna e goca meqense Gjergji nuk ben se iu bashkua SB mbas viteve 2000 atehere une them qe ene poplli i zgjut dhe kom modh qi votoi njat Birish te eleminohet nga zgjedhjet.

Poplli e kuptoj gabimin ne 2013. False dichotomy (mezi kisha prit ta perdorjakte shprehje qe mesum ne shkoll te enjtensmiley

Gjergji me mire se sa kolkozianet e LSI.

Another false dichotomy, kokolepso! smiley

Muni ktu ciper meje.

Po ky Popull qau me kuje dhe per tre muaj deri në Korrik , nuk bënte dasma pasi kishte shpall ZI  se vdiq enveri .Tani ky Popull duhet të rikujtojë pse Qamë kur iku Sulltani ? Apo të kujtojmë psherëtimat e mender prof Olsit " sa mirë kur na pushtoi Italia "

Është 2015 dhe përveç sumave të xgjuara si "kalamoj pallati " edhe sholokët antikomunistë e të tjerë të gjykojnë si në 2015 .

Në mes për tu englendisur kanë dhe do kenë ndonjë Mesele me DOSH ! Le të shpërthejë fantazia InteliDjente për këtë Qështje .

Ndryshimi i Parë shqiptarëve do tu vijë kur Premtimi Kandidatit me AFATE të shndrohet në e drejtë për kërkesë nga Votuesit për dorëzim mandanti në rast mosmajtje Premtimesh nga Titullari . Justifikimet le ti bëjnë para pasQIrës .

Me Çeqe të Bardhë e Miraklli Fridomiu jemi deri në Grykë , bile - bile kalamojt e pallatit i varin si Lulushanka nëpër qafë dhe i Baraztundin nëpër lagje kush i ka  më të bukura !

A me tregon ndonjeri se perse e perzune ato te ambasades Angleze kur ponunonte aty ??!

Nga ta dim ne refugjatt kur se dini ju. Po bo thashetheme mduket. Jo mirë

Se nuk e di arsyen nuk i bie te jete thashathem!

zgjohu plako, jo bojaxhiun e ambasades, ate qe perzune se lyu murin e jashtem me pulla ngaqe kishte pi raki, behet fjale per nje bojaxhi tjeter qe s'ka punu kurre ne ambasade angleze. just fyi

Gjergji Bojaxhiu cuditerisht po sulmohet nga te gjitha anet,djathas e majtas.

Kjo tregon edhe nivelin e "paanshmerise" se komentuesve ne PPU.

Intelektuale te "pavarur" smiley

Une te dija mbi palet ty. Ndersa ne nje koment'tendin vura re flamurin e PD-se qe kishe nxjerr nga llogorja. smiley M'ardh keq.

Une nuk jam i pavarur dhe nuk jam mbi palet.

Thjesht te tjeret qe ketu duan te hiqen gjoja si te pavarur apo gjoja snobe,u bie maska ne keto lloj temash.

Ja ku e keni nje njeri qe vertet ka disa vlera si puna e Gjegji Bojaxhiut.

Perse e sulmoni?

 

bojaxhiu eshte kanditatura me e mire per tiranen.  me sa kam vene re ,nuk ka gje te perbashket me llumin e saliut.   duket djale i shtruar dhe mbi te gjitha ka nje % relativisht te mire patriotizmi ,qe eshte gje e rralle ne shqiperi.   ben mire te rrije larg nga e ashtuquajtura shoqeri qytetare,sepse klonet e lubonjes dhe muc nanos jane nje shkalle me posht ne rrethin e ferrit se salinjte e politikes.

nukn besoj se ka ndonje shans,sepse turmat e tredhura e te  kokolepsizuara , te perdorshme nga shtypi 3partiak,dhe shoqeria lubonjiste,nuk do te mund te mbeshtesin dike qe nuk eshte i ''partise''.

megjithate ,suksese gjergj(nese  kandidon)

S'duam as drita as uje, po ju mos u zini. Ska shans Bojaxhiu te fitoje se Bathoristet do votojne PD me mendimin qe sdo paguajne prape dritat, shoket e LSI u duhet fronte te reja per te futur njerezit ne pune.

Nje kandidature serioze per Bojaxhiun eshte Kac Islami...

Rasti i Bojaxhiut eshte me shume nje kandidature per te testuar ujerat per te ardhmen zgjedhore.

A do jete ne gjendje Bojaxhiu te terheqe ate 30 % jo votues ne zgjedhje? Nuk eshte ceshtja se kujt do ja marri votat te majtes apo te djathtes se djathit, llogari te trasheguara nga mentalilteti ballkanas. Bathoristet do votojne per ate qe duan e mire bejne se ne fund te fundit kjo eshte demokracia. Me shume se background i tij politik i ngateruar me Saliun e post 1997, problematike ka per te qene KESHi ne kandidaturen e Bojaxhiut. Lufta politike behet gjithmone e ashper para zgjedhjejeve dhe kandidaturat e pavarura eshte me mire te jen pa te kaluar politike kompromentuese.

Bojaxhiu te pakten me episodet qe njohim ne eshte djale me temperament ku ka kundershtuar pika te dyshimta, eshte per ti thene bravo qe ka kundershtuar fort ndertimin e pallatit brenda ne det nga ana e vjehrrit te lulit dhe te hedhur ne shesh me tritol nga qeveria socialiste, jep pershtypjen e nje personi koerent. persa i perket dritehijeve te tij ne karriere nen qeverisjen Berisha nuk me preokupojne shume se cdo njeri qe ka qene ne kete valle i ka edhe mua e ty te marresh na i nxjerr disa probleme. Une uroj qe te fitoje se me keq se kandidatet partiake eshte e pamundur ta beje keshtu marrin dhe nje mesim te medhenjte. nuk jam i sigurte nese bojaxhiu eshte shtetas amerikan.

Isha nga te paret qe perkraha rastet e pavarura aka Bojaxhiu, si alternative e votes se bardhe. Preferoja kandidate te pavarur pa te kaluar politike e aq me keq ish-KESHIST. Mua dhe ty nuk na nxjerr gjo dot si Bojaxhiut perderisa nuk jemi Prifti e Harasani. 

Kur nuk je i kenaqur me partite kryesore kerko alternative te pavarur sidomos ne zgjedhje lokale, ose me mire organizohu si qytetar e nxirr alternativa te pavarura.

Megjithate nuk po me kupton, as Bojaxhiu nuk pretendon te fitoje ne Tirane kesaj rradhe, por po teston ujerat per ne te ardhmen. Nese fiton Bojaxhiu sdo i besoj syve dhe do e pjelle belaja se sdo ti si te sillet me bashkine e ndare mes demokrateve e socialisteve kur ai nuk eshte me asnje pale. Kjo duket si perpjekje madhore per nisjen e nje alternative politike ne te ardhmen. 

Gjekja eshte djathtist i tradites amerikone, nuk shof
Ndonje alternative te te. Perpjekja per tu respektuar, nese kontribuon ne prishjen e sistemit bipolar.

Ajo qe me ka çuditur ne historine e PD me shume, (me shume se vrasjet prapaskene, ne skene, burgosjet, inskenimet, pislliqet politike, etj) ka qene largimi i shum intelektualve te KOP, grupim qe solli PD ne pushtet dhe qe shihej nga populli si nje shprese, si nje drite ne fund te tynelit.  A nuk dukej edhe si antikombetare kjo gje, apo duhet ta kem gabim. 

Nuk eshte anti-kombetare po Pro-Familiare. Pas 1997, Kopi, morri persiper te mbante Berishen ne Kontroll e ta civilizonte...ne te kundert....Cuni i Sheqeres, pasi i perdori Kopistet per rehabilitimin e fytres se tij te urryer i qerroji pordhacet e Kopit se nuk i lepinin kepucet aq mire sa Imami, Bumci apo Muli.

GOP-i ka qenë një organ në përmbajtjen e Preshit që ju servir njerzve si risi pasi i kishin dhënë formë tjetër . Në GOP u afruan njerëz Idealistë , Specialistë e pse jo dhe Karieristë sepse menduan të MASHTRUAR që idetë e puna e tyre do të mbështetej FINANCIARISHT sipas edhe sholokëve antikomunistë të Parave të Pista të Krimit Ndërkombëtar që kishin përfaqësues Krye Mashtruesin iBerisha .

Dhe të mos u gënjejë mëndja se e kuptuan që në fillim . Për mua JO . Biles me ndonjërin që kemi fjalosur ishin shumë entuziastë sa nuk të mbetej tjetër veçse " Hallall .Shihemi shpejt "

Por shumë shpejt në Vjedhjet Galopante , shpërblimet e Daulleve e lloj lloj Lobesh e individësh të Kallëpit Fazlliç ,  etj etj nga Babasqapi , si mirnjohje për Karriken , i ndërgjegjësuan se përdorimi  GOP-it  si të gjithë GOP-et ishin për të kënaq Lobet përtej Kufijve dhe për të e Mashtruar , Vjedhur e Grabitur Vendin si dhe për të kënaq Gopin e familjes Berisha ! smiley

Për fat nga ata me shumë Mastera ka mbetë vetëm LefTKopeja !

Si ishte puna e Ilir Metes ? Komploti i Doshit ekziston tha, por e kane porositur njerezit e Berishes. Ndersa Tahiri dhe Rama thone se i bene hetimet dhe doli halucinacion i Doshit.

Si mendon ti OIDRIZO, cili genjen ne kete mes? Ka lidhje xeni me kete ceshtje? Po videot e Skartak Brahos me monitor ne mes te Parlamentit ku perfunduan xhanem se spo shohim gje, kemi 3 jave qe presim.

Njeri persmari eshte Gjergji..por fatkeqesisht nuk ka  ato struktura partiake mbeshtetese qe duhen kur vjen puna te fushata dhe te numerimi i votave. Ca besimi mund te kesh kur numerimi i votave eshte ne dore te komisionereve te trishes PD-PS-LSI.. njeri me hajdut se tjetri jane.  Kane per ti ndare gjithe votat midis tyre kte do bejne.  

Ekzistojnë prova Bindëse  me Rilindjen .  Kushdo Qytetar që do marrë përsipër kandidimin , të paktën në ato zona ku dominojnë Socialistët ,do konkurojë pa asnjë vështirësi dhe me një garanci absolute të Nr të Fletëve të Votimit .

Pastë Fat dhe Besim ke vetja se do ja dalë . Pas fitores , po ashtu me sinqeritetin dhe përkushtimin për ti Dhënë Vendit ku fitoi dhe popullsisë së tij , Maximalen dhe jo Llapaqenërinë e Lulthim DEMBEL Dath Kubanit të Bathkisë , do të gëzojë të gjithë mbështetjen Financiare e Ligjore .

Kjo është Shqipëria e pas zgjedhjeve Lokale të 2015 , jo e Sali Hajdutit ! Vjen gjithmonë duke u Pastruar !

Nuk besoj se kjo do të ndodhë në zona ku dominojnë Demokratikasit  që besoj dhe ditët e votimeve do jetë duke Ulëritur Rrugëve " Shqipëria në Protestë "

Pse nuk e dinim ne kush ishte Bojaxhiu? Nje mut mut ishte! 

Po ke te vinim? 

Lul Bashen? 

Sb ne fb. smiley

nuk dua te thyj zemren e pompinobashit te rilindjes ,por sipas disa informacioneve taze ekonomia eshte teper keq ne shqiperismiley

S'ka para. Rrjedhimisht nuk mund te financoje fushaten e vete politike dhe te jete i dukshem apo edhe thjesht te bleje votat sic bejne gjithe te tjeret. A do kemi fuqi ne te paanshmit qe ta mbeshtesim? Dyshoj. Jemi ende pak. Shumica e votuesve ketu jane vegjetale. Genjehen per hic gje. A do kete bere pakt me "ndonje faktor te jashtem", let's wait and see. Gjithsesi edhe faktoret e jashtem "use and abuse you". Ne cdo rast, le te shohim.

Meanwhile, Tirana ka dy mandate qe qeveriset nga kandidate per kryeministra. Rruget e Tiranes jane bere si Kinder Sorpresa! Basha ka harruar te nderroje edhe pocat. Apo ndoshta nuk i nderron me qellim per te degraduar disa rruge me efekt spekullimin imobiliar.

Gjithsesi Rama ishte shume me mire se Basha ne ditet e tij te fundit te mandatit. Basha duket me i paskrupullt dhe i coroditur.

PS: Dhe mjekra i duket si bythe!

 

Po te ishte se dilte ne skene per here te pare, s'do kishte asnje shanc. Mirepo Bojaxhi ka pasur mjaft vizibilitet, dhe me sa kam vene re edhe popullaritet me shtrirje te gjere. Te shohim si do financohet: do mblidhen fonde cika cika popullit, do kete biznese qe do kontribojne, apo do jete fushate kryesisht me forca vullnetare qe trokasin dere me dere. 

Eshte njeri qe komunikon me shume edukate dhe thjeshtesi; kontakti i drejtperdrejt me popullin ka per t'ja fituar votat. 

Te shohim si do financohet: do mblidhen fonde cika cika popullit, do kete biznese qe do kontribojne, apo do jete fushate kryesisht me forca vullnetare qe trokasin dere me dere. 

Per t'u dukur ne politike duhen leke, shume leke. Nuk besoj se Bojaxhiu do ja dale. Por a do jete ai i gatshem te shesi bythen?

Po arriti te beje kete nuk do jete me Bojaxhiu qe ti mendon se eshte.

Nuk do kete kurre Bojaxhiu leke sa Cuni i Sheqeres, Kaptinmodhi apo Koqoja. Bojaxhiu pa hudh lek te modh do testoje nese mund te terheqe ne votime pjese nga ai 48-52% popullsie qe refuzon te votoje. Me pas nese ka sukses do hedhi hapA te tjere e individe te tjere te pavarur do provojne dicka te perbashket. Te ishte thjesht Bojaxhiu ai mund te konkuronte si i djathte nen Siglen e FRDs. Eshte interesante si levizje e te shpresojme te mos shuhet si rasti Prifti e Malaj.

E para, politikanet vleresohen ne rangun e tyre; politika eshte zanat i piste.

E dyta, qe duhen leke dihet, sa leke duhen dhe si mund te mblidhen ngelet per debat. Kane fituar ne vende shume me te medha/te pjekura kandidate me 1/2 ose 1/3 e buxhetit, jo me ne Tirane qe eshte nje grusht. Avantazhi i Bojaxhi me sa kam vene re eshte qe ka prezence/ ka kapacitet te krijoje simpati ne shtresa te ndryshme te popullsise. Te shohim ne vazhdim persa i perket shanceve, po qe me duket rast i ralle per Tiranen per te zgjedhur nje te pavarur.

Po ti kështu the edhe për pesë Miljonë dollarë kur erdhi Dhjerokracia sipas Meksollarëve , edhe kur flaka mbuloi dhenë e nuk latë më në këmbë asgjë nga "krimet e komunizmit " në ekonomi , deri edhe serat e domateve e vreshtat smiley

Ndërroje njëherë atë spinën e telefonit ku merr të dhëna se mbete TAI-43 të lidhur me KoMUTator të vjetruar e të zënë ndryshk Foletë smiley

Le që aq mënd sa ke ti i fut ca qindra meleonë defiçit e borxhe dhe e nxjerr si rruar qethur vënin smiley

Bëna një analizë sipas informacioneve taze smiley e nderuar Alba me dymijë e ca përmbrapa , se si mund të jetë aq keq një Vënd me dy vjet Qeverisje dhe 600 qind ditë me lopatë  në dorë për të mbyll Gropat e Halesë që la " Projekti Berisha "

Po mo harro rënien e prodhimit të Tritoleve ,  dhe porositë për vrasje që kanë frenuar ekonominë në xhirimin e shpejtë të armatim municioneve

Të paska ardhë dhe një nën vete smiley

keshtu me thane ata qe jetojne atje.ju qe i fryni bibilit te sukseseve na tregoni bazat e optimizmit tuaj.

Shqiperia eshte ekonomi satelite, mjaft me i mat pultin gjendjes se pergjithshme ne Evrope me kuptu si eshte gjendja ne Shqiperi. Me keq do behet, fatekeqsisht, pasi vendeve te vogla si Shqiperia u kerkohet ta ngushtojne rrypin pak me shume e pak me shpejt.

Nga gjysma e dyte e ktij viti pritet qe te kete nje levizje me pozitive persa i perket ekonomise sepse fillojne zbatimin tre projekte investimi te rendesishme : rruga e arbrit, TAPi dhe ai investimi norvegjez ne Devoll . Thuhet se do hapen 15 000 vende pune kto dy vjet. Ca do behet konretisht kjo ngelet per tu para pastaj.

Po besoj se me keq se kaq nuk ka ku shkon , me mire besoj se do behet. Per Shqiperine rrtja ekonomike 1,2 ose 3 % eshte e paperfillshme dhe e pandjeshme ne popullate. Nga 4 % e siper fillon e ndjehet sadopak. Megjithate me kto kushte qe i ka vene FMN qeverise rritje rrogash etj veshtire se do kete ne kte periudhe.

Ka thene gje i zoti punes per ket ceshtje apo kshu yyyyyyyyyy nga media? 

Është faza e "tëheqjes së  mendimit të masës " ... dhe masa po jep mejtime !

Ke shumë sholokë që dinë gjojna mer jahu  e u japin " dritë-hijeve " një feksje të  smiley

Po e fusin Gjergjin ne gare qe ti kerrejne sa me shume vota Lulit. Nqs Luli rikandidon kam frike se do ta thyj rekordin e votave me te pakta. 

Kushdo qofte ai qe po i fry ne vesh Gjergjit, nuk ja do hic te miren Lulit. Se qe Luli i hum zgjedhjet edhe pa Gjergjin kjo dihet, por dikush dashka ta poshtroje Lulin ne rezultat dhe rrjedhimisht ta egzekutoje politikisht. Se ckam nji parandjenje qe kryetari i ardhshem i PD-hit do te jete dhendri i Saliut.

po se mos kishte nevoje per ti kerryer lulit vota ... ai ishte i mbaruar pa ja nisur mire ... pale ajo dorheqeja spektakolare e salukut qe nuk zgjati as 3 muaj 

Se ckam nji parandjenje qe kryetari i ardhshem i PD-hit do te jete dhendri i Saliut.

Edhe mundet, por kjo do ishte nje kalim nga shiu ne bresher, nga nje jo karizmatik tek tjetri.

Nga mjeker-bytha ze-rreshkitur tek mjeker-bytha ze-rreshkitur perpara se te behej mjeker-bythe ze rreshkitur. Pa paragjykime per mjekren e ketij te fundit.

Me keqardhje po konstatoj se qenkeni naiv. E them kete pasi po verej se PD-hin ju e pandeni se eshte parti politike e cila eshte ne kerkim te nje lideri karizmatik qe ti mundesoje rikthimin ne pushtet. Partia Demokratike ka vetem nje qellim: si tja ruaj sa me mire bythen Berishes dhe familjes se tij biologjike.

Po ta vizualizoj: Nuk e di a te ka rene rasti te shohesh nga afer pantallona ciklisti. Une bleva nje pale para nji jave. Pantallonat e ciklistit te zona e bythes kan sfyngjer. PD eshte patallona, sfyngjeri eshte kryetari i PD, bytha eshte e Berishes, bicikleta jane votuesit e PD-hit. 

 

Sumen e Cunit te Sheqeres e dinastise se Vicidolit e ruan me mire Gita, goca e Babit....dissidenti i djathit eshte kalimtar si Lulthimi a Ristani...te destinuar te digjen ne kete periudhe kalimtare.

S'para merrem me ciklizem Rono se thone se s'ben mire per ato, por kendveshtrimi yt eshte shume interesant dhe ndoshta me realist. smiley

Ide e mire te kandidoje!

Me te mire se Gjergji , deri sot , nuk me duket asnjeri.E pergojoni vec kot fare ! Per mendimin tim ne gare do te duhej te ishin Gjergji dhe Lame ..Lamen e kam mik , por votoj Gjergjin.Jane qe te dy te pakorruptushem  dhe me mendime per Tiranen.Pastaj ke vene partite do te jene per partite por jo per Tiranen ..Ne zgjedhjet vendore ka rendesi individi ...! 

Pjer trego pra si te priti Lame kur te njoha me te ? 

Grave kjo si levizje mund te detyroje partite te gjejne figura me konsensuale e pak te perfolura.

Ne fakt Gjergji e ka me pak kunje ...me Salihun.Luli u lodh se ftuari  , por ai e ka tanime exoeriencen se kush realisht drejton ne PD ...! Mbani men qe Gjergji...ne se do ti qendrohe deklarimit, nuk do mari me shume se 5-6 perqind re votave ne Tirane.Un di isha shum  i kenaqur te fitonte Gjergji !Do ishte mire per Tiranen ...

Gjynof qe paska qene KOP-il. E ka njollos veten kot per te pastru Adhamudhin.

 

gonxhi...vajze e ndershme po pak me barre

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).