Vetëm brenda një jave tri alarme të rreme për bombë në Tiranë. Policia dyshon se është “një dorë” në të gjitha rastet. Fshehja e tyre dhe forma që zgjedhin për krijimin e panikut.

Një javë, tri alarme të rreme për bombë e eksploziv, një polici e tëra e angazhuar, qytetarë të trembur dhe grupi që përhap terror lëviz ende i lirë, gati për alarmin e radhës. Edhe dita e djeshme pati tension e ankth për të paktën një orë. Ngjarja u shënua fare pranë TVSH-së, ku në qoshe të trotuarit është lënë e braktisur një çantë, për të cilën u lajmërua nga qytetarët që ishte e dyshimtë.

Menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes ekspertë të policisë dhe ata të xhenios, të cilët kryen shpërthimin e kontrolluar, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë, pasi ishte e mbushur me mbetje ushqimore, letra dhe ilaçe kundër hipertensionit…. Por në fakt “ilaç” për policinë nuk ka në këto raste, pasi tensioni në radhët e tyre dhe nga qytetarët që u gjendën pranë në ato momente ishte i madh. Nga frika e shpërthimeve me tritol, tashmë çdo gjë e dyshimtë lajmërohet në polici e për fat, një pjesë e mirë e alarmeve kanë rezultuar të rreme.

Ngjarjet

Tri denoncime për alarm për bombë janë shënuar vetëm brenda një jave në kryeqytet. Rreth orës 08.45 të mëngjesit të datës 8 mars, në parkun “Rinia” në Tiranë u gjet një çantë e zezë sportive në një stol, ku shkruhej: “Mos prek”. Kaq ka mjaftuar që forca të shumta të policisë të mbërrinin në vendin e ngjarjes. Prania shumë më e madhe se zakonisht e punonjësve të policisë bëri të dyshohej se mund të flitej për një eksploziv në sasi të madhe gati për shpërthim, por më vonë u kuptua “arsyeja” e vërtetë e pranisë së shumtë policore.

Kjo lidhej me praninë e Kryeministrit dhe stafit të femrave të Kryeministrisë në një lokal pranë asaj zone, ku do festohej “Dita e Gruas”. Gjithsesi forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar dhe brenda çantës u gjetën vetëm rroba të përdorura. Alarmi i radhës erdhi më datë 13 mars, në mesditë. Në afërsi të Prokurorisë së Tiranës, nga shumë qytetarë u lajmërua se në mes të rrugës ishte hedhur një qeskë, e cila brenda kishte sende të dyshimta, të mbështjella me letër natriban.

Kjo detyroi zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit që të ishin të pranishëm gjatë operacionit, pasi pranë gjendej institucioni i prokurorisë dhe për më tepër materiali i mbështjellë ishte në madhësinë e dy kallëpeve tritol. Sërish alarm i rremë. Brenda qeskës së hedhur qëllimshëm në rrugë u gjetën vetëm copa letrash dhe kartonësh.

Por 48 orë më vonë, të tjera telefonata mbërrijnë pareshtur në numrin 129 të policisë. Qytetarët lajmëruan se pranë TVSH-së ndodhej një çantë e lënë në anë të rrugës dhe ngjante e dyshimtë e mund të kishte eksploziv. Në fakt plot dyshim ngjalli edhe për ekspertët e policisë, pasi përqark zonës së rrethimit policor u pa edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Për fat, sërish asgjë e rëndësishme brenda çantës. Vetëm pak rroba të vjetra, qeska me mbetje ushqimesh dhe një pako me ilaçe kundër tensionit të lartë.

Dyshimet

Policia dyshon se është i njëjti grup, që në forma të ndryshme dhe në distancë të largët me vendet e mëparshme lë qëllimisht pako ose çanta të dyshimta dhe më pas largohet. Madje autorët përfitojnë edhe nga fakti se nuk janë ata lajmëruesit për policinë, por qytetarët e traumatizuar që kryejnë telefonat pareshtur, nga frika se në këto objekte të dyshimta mund të ketë vërtet lëndë eksplozivi.

Paçka hetimeve intensive që kanë nisur, nuk kanë rënë në gjurmë të këtyre personave. Fillimisht janë kontrolluar disa kamera sigurie në objekte të ndryshme, por në dy nga tri rastet e fundit ka qenë e pamundur identifikimi i autorëve. Vetëm në njërën nga videot dyshohet se personat që lënë objektin e dyshimtë në rrugë dhe largohen janë dy të rinj. Për strukturat e rendit ky mbetet një problem madhor, pasi shkakton panik dhe pasiguri në radhët e qytetarëve.

Për këtë arsye, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë porositur vartësit që duhet të punojnë shumë, që të paktën në një nga rastet të identifikohen autorët, që të jetë një lloj “shembulli” për të tjerët që mund ta nisin si lojë, por që shkakton kaos të madh. Nga ana tjetër, sipas disa prej ekspertëve që merren me çaktivizimin e eksplozivëve, në çdo rast, qoftë edhe në dukje i parëndësishëm, angazhohen të paktën 25 persona efektivë policie, xhenierë dhe specialistë të kriminalistikës.

Gjithashtu, alarmet e rreme për eksploziv sjellin dëme ekonomike kryesisht në biznese private, të cilat detyrohen që për aq kohë sa policia të kryejë procedurat të mbyllin objektet e tyre. Tashmë alarmet për bombë nuk vijnë më nga nxënës të shkollave të mesme, që për të braktisur mësimin për orën e radhës lajmëronin se në shkollën e tyre ishte vënë bombë. Një dorë e “fshehtë” po lëviz tërë kryeqytetin dhe vetëm brenda një jave lajmërohet tri herë për praninë e mundshme të eksplozivëve.

4 Komente

Policia dyshon se është i njëjti grup, që në forma të ndryshme dhe në distancë të largët me vendet e mëparshme lë qëllimisht pako ose çanta të dyshimta dhe më pas largohet.

Media "e pafajshme" , si MAPO, jep informacion duke e amplifikuar ate qe po ndodh.

Pra, policia i ka thene ketij gazetarit polisht qe eshte i njejti grup, po akoma nuk i ka rene ne gjurme. Dmth qenka pune e organizume e policia e Tahirit qe ka dashnore nuk po i kap dot. smiley

Edhe ky gazetar VITAL pi me duket.

Ej o gazetar, po si ishte kjo : 

Por 48 orë më vonë, të tjera telefonata mbërrijnë pareshtur në numrin 129 të policisë.

Pareshtur eee ! smiley

O vitalist, o motra vajti kjo pune.

 

mbetje ushqimore, letra dhe ilaçe kundër hipertensionit….

Gjetje e bukur. Pa buke, me fatura te papaguara dhe rezultati hipertesion. Duket si dore e ekstremeve te majta te tipit blushi.

Magazina e Lakrave Ma Po si gjithmone e vonuar . Ka maru  faza e Bumjeve dhe Korrupsionit . Jemi tek dyqind Petritat rrugeve qe shoqerohen me shantazhe . Kerkohen sa me shume kalamoj te mbajne panKartat ..Liri - Demokraci smiley

Rameta ka maru ka maru ka maru smiley

Per perhapje paniku me qellim terrorizimi, ne mos gaboj denohesh nga ligji. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).