Filmi BOTA me regji te Iris Elezit dhe Thomas Logorecit ka marre vleresime pozitive nga kritika ne disa festivale nderkombetare. I vendosur ne ish vendinternimin e njohur si Fshati Adriatik, apo Sektori C, filmi tregon historine e dy vajzave, Julit (Flonja Kodheli) dhe Nores (Fioralba Kryemadhi) kamariere ne lokalin e Benit (Artur Gorishti), nje kioske me emrin e madh BOTA. Te mbetura aty pas denimeve familjare gjate komunizmit, vajzat jane te mbushura me deshire per te ardhmen, dhe shprese per te dale nga ai vend i humbur. Por jeta nuk eshte e drejte, lakmia deperton kudo dhe pakujdesia vret. Filmi me ka lene mbresa shume te mira, dhe Iris Elezi ka arritur te sjelle nje film shume te mire, edhe pse eshte i pari prej saj.


 

 

38 Komente

film i dobet. skripti nen mediokren. puna me kameran dhe fotografine - e mire. por me aq nuk ben dot nje film.

gjeja me e mire e filmit: nje motiv i kenges "nder ara fabrika kantjere", e cila ne monizem jepej kur radioja nuk kish transmetim. gjetje e shkelqyer, qysh ne sekondat e para qe te mbushte me pritshmeri per mbi mesataren. por pastaj filmi "shkonte ne fis".

mos u ndikoni nga levdatat idiote te nuk di se kujt jashte (por dhe brenda, sa per ate pune). nqse ka nje gje qe shqipot vertet e meritojne, kjo eshte kinemaja e mire. ky film nuk ishte kinema e tille.

Mua mu duk nje film shume i mire. Film autor ne stil. Nuk kam tagrin te vleresoj si kritik, por mund te them se me ka perfshire nga fillimi ne fund. E kam pare tre here dhe cdo here gjej elmente te tjere qe me flasin. "Mili bleu delfinet. Leket i ka Beni. T'i jep me vone." - se leket gjithmone tek Beni shkonin, cuditshem. Shijet nuk diskutohen, por une personalisht mendoj se ky film eshte nje pune shume e mire, ne kompleks, qe nga dialogjet, vendngjarja, fotografia, loja dhe muzika fantastike.

Ke pare tre here filmin "Bota"? smiley

well, edhe une si shikues fola. ja edhe kete: asnje personazh nuk ishte i zhvilluar sic duhet, ndersa plot-i ishte shume feminor. psh, nga artur gorishti morem vesh vetem se kur e bente ate pune, tundej e gjithe karabinaja smiley  Shume personazhe pa funksion, ai italiani... psh Si tha ai, po pershkrove nje pushke te varur ne fillim te tregimit, ate duhet ta zbrazesh nje here smiley 

qe te jemi te qarte dhe ta relativizojm: une si shikues nuk kam pelqyer as leviathan-in, e? shume dobet montazhi, psh. pune dreqi keto, se flasim kshu, pa ndonje background (pa per tager pofessional as qe behet llaf), mbase dhe kerkojme qiqra ne hell.

une e di qe koha e tranzicionit eshte nje kohe e mbushur edhe me limonti, por limontia ne nje film duhet te jete artistike. 

boh, fola shume per gjera qe s'marr vesh. Por bere shume mire qe e solle. nqse ky konsiderohet si sukses atje, kjo me flet shume. Flm.

Po, dy here e pash javen qe shkoi. smiley Me ngjiti shume. Personazhi i Benit e fillon zhvillimin qe kur i skuq vezen gruas ne shtepi para se te shkoje ne "pune" tek Nora. Dhe nje gje qe me pelqen eshte se asnje personazh nuk mbetet sic ishte kur i takojme. Deri dhe Italiani e beri shenjen 8 km. Meqe ra fjala, ky italian eshte ai qe luan Juden tek Passion of Christ i M. Gibsonit.

PS. Kurse une pasi pash LEVIATHAN tre dite nuk mendoja dot per gje tjeter. Ai plani i fundit i kishes ne vend te shtepise me beri per vodka me shishe, sic e pinin ata. 

Jaaa dhe mu Leviathiani me pelqeu shume. Kete filmin shqiptar nuk e kam pare, po as nuk kam per ta pare. Sec me ze nje trishtim ne gryke me keto filmat e pas 90. Njesoj si me librat e fundit te Kadarese. Megjithese ai filmi "Parrullat" nuk ishte i keq.

Leviathiani eshte film konservator dhe reaksionar. Qe do te na binde qe: edhe ai burri, edhe ajo gruaja, edhe ai shoku i burrit, edhe kryetari Bashkise, edhe prifti, .... edhe une, edhe ti PF, edhe ti Blend, te gjithe jemi qelbesira! smiley

ps:  ky Zzzzviaguintsevi (apshiu ! shendet paç!) kshu bo prej vitesh.
Edhe Elena kshu ishte, qelbesire  smiley

Eh muhabet i gjate ky Stalker. Per mu Leviathan eshte dhembke. Po une them se eshte edhe film per mosha te medha 40 e siper. Nuk di nese ti e ploteson standartin. smiley

U mata shume kur thashe : konservator e reaksionar. Ne fillim desha te them : cinik dhe mizantrop por e terhoqa sepse kisha frike se keqkuptohesha (per shembull: Eastwood ka bere filma ku heroi kryesor eshte mizantrop ke zoti(Unforgiven, A perfect world) por veshtrimi qe hedh regjizori mbi heroin e tij, eshte krejt e kunderta: eshte humanist ke zoti!). Ndersa veshtrimi regjizorial i rusit Zviaguintsev eshte tmerresisht cinik. Ja nje shembull: te kujtohet skena kur, djalit te heroit kryesor, duke qene se mbetet vetem, miqte e familjes se tij (deri ne ate moment, te pershfaqur ne film po aq qelbesira sa dhe personazhet e tjere - pra te pershfaqur me po aq cinizem) i propozojne qe ta rrisin ata. Skena eshte shume njerezore dhe e vetmja gjate gjithe filmit dy oresh qe na ben te pyesim veten: po s'qenkan dhe aq qelbesira ("pa din dhe pa iman") keta njerez, paskan goxha zemer ! (e shoqja biles, nese te kujtohet, ngasherehet me lot).
Eshte skene qe e 'tradheton' regjizorin, pra si te thuash, ajo skene 'i ka shpetuar'. Por qe e nxjerr zbuluar per pjesen tjeter te filmit (per gjithe filmin, ne fakt, pergjate te cilit personazhet jane veshtruar "de haut" -thote frengu, pra jane veshtruar me arrogance nga regjizori -look down on).

Eshte tjeter pune pastaj qe, "Leviathan" eshte, ne shikim te pare, film cilesor per nga regjia, mizaskena, loja e aktoreve, fotografia, pra per nga 'forma' (si te thuash). Jo rastesisht ka qene ne konkurim ne nje festival te rangut te pare si ai i Kanes (biles une vej bast publik qe dhe nja dy-tre vjet, dhe ky tipi, pra Zviaguntsevi, do fitoje Palmen e Arte me filmin e rradhes, sepse "i ka ardh rradha" - me Leviathan, fitoi Cmimin e regjise (mizaskenes) ne Festivalin e 2014-s.
Por kjo nuk e ben, te pakten per syte e mi, film te mire.
 

Leviathani eshte film tragjik, por cfare e ben te bezdisur (per mua) eshte shtyrja deri ne karikature e se keqes. Ushqej dashuri te vecante per filmat e ngadalshem, e prape fillimi i ketij filmi ishte i lodhshem, si ndonje avion qe mezi ngrihet. Me pelqyen shume aktoret, mizanskena, si dhe tre ose kater episode te skenarit. Dhe natyrisht, pavaresisht te gjithave, ne fund te filmit mendova qe si ka mundesi qe ne s'bejme dot filma te ketille. Filmat tane jane perplot me retorike.

Ne fakt, qe ritmi i nje filmi eshte ndryshe nga 90% e atyre qe prodhon sot bota (nga te cilet 80% jane Bollywood + Hollywood smiley) nuk do te thote se eshte i ngadalshem (sepse, po e tham keshtu, o kane qene te ngadalshem filmat e Tarkovskit o s'ka; por nderkohe, o e kane ritmin PERFEKT filmat e Tarkovskit, o s'e ka asnje tjeter ne bote, too). Dua te them se, me shume se me ngadalshmerine, kjo ka te beje me ritmin e filmit i cili, kur eshte 'i ngadalshem', eshte i veshtire te jete i arrire (te "hipnotizoje"). Pra problemi eshte tek ritmi (pa u futur pastaj tek tek tema e edukimit te perceptimit te ritmit, edukim qe po e marrim si te mireqene).

Meqe ra fjala, ky rusi e mban veten per trashegimtarin e vetem te Tarkos, pra rreh larg djali ! Por une them se Zvyagintsev pakogje u ka kuptuar filmave te Tarkovskit sepse, nese per nga forma, pergjithesisht ky eshte ok (forma e marre më vete, edhe pse, pas nje rreshti nga ky qe po shkruaj, do rezultoje se forma e marre mê vete eshte nje zero me xhufke), pra nese nga forma po themi se eshte ok, problem eshte permbajtja : ky duhket se s'ka kuptuar asgje nga mistika e Tarkovskit (permbajtja), nga njerezilleku i tij (per te mos perdorur te keqperdoruen fjale 'humainizem'). Keshtu qe edhe ajo e shkrete formë (fotografia e filmit, loja e aktoreve, bla bla bla), s'vlen me shume se dy pare grosh. Ose edhe me thjesht : formalizem e ka emrin, ktheje nga te duash.

Na mbyti formalizmi- me tre fjale

Bota - film I mire?!!! smiley. Film I ngathet, me skenar gjysmak, medioker. I merzitshem, pa asnje mesazh, film qe ste le asnje shije ne fund. Zere se Nuk pe gje. Sic thote Emigranti nga ana vizuale disi me mire, Po gjithmone duke krahasu me ato cka Jane prodhu atje deri tani, por jo se eshte up to standardet e botes. Filmi meriton 0, Po e bej dhe une si Stalker ne fund. Lol 0.0!! 

Emigranto, ku mund ta shohim Agon? smiley

po qe nganjehere asocimet nuk jane dhe aq te rastesishme : Ypi & Lela ! smiley

Ku mund te shifet qy filmi.

Nuk dua ta paragjykoj, por keto rregjisoret e rinj me duket sikur nisen per te bere nje film te qe permbush kritere autor enkas. Pastaj kjo perhumbjha e personazheve ne tranzicionin shqiptar, pak te besueshem eshte e mbitrajtuar ne filmat shqip te kesaj periudhe. Rralle kam pare qe ndonje prej tyre te kete ndonje gje autentike.

Di gje kush eshte producent ?
Mire Fatmir Koçit tani ja jep leket veresie Blerim Destani (meqe ka shume), po kesaj kush ja ka dhene ? Apo qendra kombetare e filmit ?

Dy qendrat kombetare te filmit ajo e Shqiperise dhe e Kosoves me duket

me duket se e permend emrin e  producentes gjate intervistes, nje grua.

eshte hera e pare qe ndertojme kasolle enkas per film pas 90es thote, pra produksioni paska qene bujar.

kam pershtypjen se mungesa e fondeve nuk eshte  thlebesore per filmberesit shqiptare, idete e pasioni jane te vaketa jo produktive. pastaj distribucioni eshte tjeter gje

me 700mije euro buxhet kishin ngrit vile pampor jo me kasolle qe duket si lek kusuri  smiley

Alban, ajo gruaja qe ajo permend ne interviste (Sabina Kodra) duhet te kete qene ne rolin e atij qe ne Amerike quhet 'liner producer' dhe qe ka me se shumti per mision menaxhimin e periudhes se xhirimit.

Eshte tjeter pastaj producenti (ne france quhet 'producteur délegué) , dhe qe ne boten anglo-saksone quhet 'executive producer' (qe eshte dhe pergjegjesi juridik dhe financier i filmit si dhe pronar i te drejtave mbi te, pra mbi filmin).

pak kohe pasi rashe ne muhabete te filmit keshtu smiley c'eshte berja e nje filmi si  nje biznes, ishte nje nga pytjet kryesore, te themi, mbas pyetjes qe pyet anen artistike. Vone tani kam kuptu se nje model per t'a krahasuar nje prodhim filmi mund te jete psh biznesi i nderrmarrjes se nje projekti. Ta zeme te nje godine psh. a te nje anije, a te nje rruge. Nje prodhim i fundem. Jo si nje prodhim qe ndodh ne seri psh. si ne nje impiant prodhimi te nje artikulli a makinerie, desha me thene.

ka mundesi

 I'S CONTINUUM & FLEX FILM shpk eshte producenti, thote guglli

po te besh 'search' ne web per kete shpk, del vetem tek filmi ne fjale, gje qe tregon se eshte shpk e ngritur enkas per kete qellim, nga disa persona pa lidhje mes tyre e qe duhet te jene keta qe permend edhe imdb

ceshtja eshte kush eshte ai qe i ka hedh leket kot me shume, nga keta

Ky eshte fenomen shume i perhapur edhe ne vendet e Europes (se ne USA, eshte pothuaj e pamundur : numerohen me gishta regjizoret qe arrijne te bejne filma-autor jasht rrjetetit te produksionit indipendent alla-Sundance;  ja mu kujtua njeri, qe eshte nje perjashtim qe konfirmon rregullen).
Dhe pergjithesisht, ne Europe ndodh keshtu : filmi i pare eshte dhe i fundit qe ben regjizori. Nuk e ke idene se sa regjizore ka, psh ne France, qe kane bere vetem nje film te vetem dhe tani bejne krejt gje tjeter (psh, kepucar). Pra zakonisht, nuk ka 'here te dyte'. Kjo jo pse detyrimisht filmi i tij (i pari) nuk eshte i mire (ne sensin : nuk ka patur sukses tek publiku), por sepse jane te rralle ata filma qe arrijne "te nxjerrin leket" vetem nepermjet xhiros ne festivalet e filmit ku ata jane te para-destinuar te shkojne (ketu varet : ka 2 a 3 nivele festivalesh filmi, njesoj si dhe hotelet me 5, 4 ose me më pak yje).

Por çuditerisht, edhe pse praktika te tilla normalisht  deshtojne (pra, in fine, dalin me humbje, ose siç thu ti : "çeshtja eshte kush eshte ai qe ka hedh leket kot me shume"), ende ekzistojne si mundesi ne Europe (ti e vure ré qe nje pjese e mire e ekipit te filmit ne fjale, eshte gjithashtu europian). Sigurisht, edhe ne Europe, po behet gjithe e me e veshtire kjo gje, pra po behet dhe ketu si ne Amerike  (regjizorja thote ne interviste se i jane dash 7 vjet per ta bere te mundur ekzistencen e ketij filmi, qe do te thote : 7 vjet per te grumbullu leket (sepse ajo vete e sakteson se, xhirimi kish zgjat vetem 28 dite). Por ja qe ende ekziston si mundesi. Gjithe problemi eshte vazhdimi : pothuaj askush nuk arrin t'ja hedhi nje here te dyte.

Paska marre tre cmime nderkombetare deri tani, dy nga festivali i Filmit ne Rejkavik (audience price ishte nje prej tyre)....700mije euro buxheti i fimit, jo keq kur fliten per buxhete filmash shqiptare

Ashtu eshte. 700 mije € nuk eshte pak. Une kam pare plot filma (te mire !!) franceze (pra bere ne nje vend me kosto te larte jete) qe nuk i kalojne 500 mije dhe jane smiley

Mir, si mund ta shofim ket filmin? Support per artistat shqiptar, mos harroni

meqe pashe biseden ne fjale : o Blend, perpiqu ta heqesh muziken ne sfond gjate bisedave; eshte shume bezdisese dhe shqetesuese. Nuk i shton asgje asaj (pra bisedes), perveçse i heq (pra veshtireson degjimin e saj). E di qe eshte semundje e regjizoreve, pra e atyre qe bejne regjine e emisionit (me demek: "ta shoqerojme biseden nen tinguj muzikore (qe kane te bejne me filmin, e kuptova), per ta bere ate te kendshme!").  Por perpiqu tu imponohesh te kunderten.

Nje bisede degjohet, nuk ka pse te ilustrohet.

Muzika është e kohës së "shçpikjeve " të mëdha në vitet 70 të rrymës Yp Xhixhi .  Vërteton ngjashmërinë e tingujve me mejtimet e mëndjes . Si duket kjo do jetë dhe arsyeja moderne e emisioneve me sfond muzikor.

Dmth kur ka shkruar dhe YP Xhixhi për filma u bëftë helaq dhe e hëngshin qentë këtë film edhe në se ka diçka që mund ta quash film . Po mu vetëm subjektet më tërheqin e japin mesazh

Dmth del nga komentet ,  që të dy vajzat paskan pasë PUNË dhe nuk ishte nevoja ti shiste si sot , YP Xhixhi për kurva . Mundet dhe ta quajnë si humbje për jetën . Nuk heq kontra ! Koha e YP xhixhërve ka vlerësim tjetër smiley

 

Pash i film surealist ke sllavi mrom, apapapa sa i modh qe ishte ...

Edhe fjalen medioker e ka teper ky fare filmi...na mbyten pacavuret ne Shqiperi. Me siguri Arturi (Gorishti) ka marre pjese si per dashamiresi ndaj filmit ne atdhe, meqe nuk behen me as filma ne sasi pale ne cilesi qe jane nen zero...asnje nuk i shikon pervec atyre te ftuarve ne premiere qe edhe ata dalin te zhgenjyer. Thojini gjerat troc sic jane aman ...bojatisje kot....

Qorro,

Filmi o i vecante per kinemane shqiptare dhe me muzike te papame. Sidomos konget e Rudolf Stambolles. Por eshte i dyti per nga skenari i dobet (i pari i padiskutushem eshte filmi i Joni Shanajt "Pharmakon"). Jo rastesisht te dy keto filma kane fotografi te bukur dhe jane origjinale ne stilin e tyre po sepse i eshte mush menia regjizorve se skenarist nuk eshte zanat me vete. Nejse Joni eshte cun i zgjute dhe besoj do e kete mirekuptu kritiken dashamirese. Kurse kur degjoj Irisin me duket se deliron komplet dhe se ne te ardhmen do vazhdoje te shkaterroje punen e Tomas (burrit te vet qe eshte autori i vertete i filmit) me vendime si ato te montazhit te filmit "Bota". 

Sidoqofte Flonja dhe Fioralba (per nje jo-aktore) luajne shume mire. Kurse Tur Gorishti nje drame e vertete. Po ashtu edhe ai qe luan shoqeruesin e italianit, te cilin Irisi e ngrinte ne qiell neper intervista, ishte llahtar. Nje mediokritet me te vone ne siklet. Si ata tipat qe dalin ne talent show me kenu dhe sa hapin gojen i fishkellejne te gjithe.

Blendi, nga montazhi-reklamë i filmit nuk mora dot vesh asgjë për filmin, ndërsa skena e përzgjedhur më zhgënjeu - në lidhje me reklamën tënde, jo me pritshmëritë e mia për kinematografinë shqiptare - me skenarin e kotë (vetë historinë, që të detyron të fiksohesh tek sa e pagjasë është në vend që të përfshihesh në tragjedinë e fabulës, reagimin po aq joreflektiv sado që moralist të personazhit mashkull me një 'ta dije ti si është puna' dhe veçanërisht regjistrin e gabuar gjuhësor) dhe lojën e tmerrshme të aktores bukuroshe. Nëse diçka nuk qepet mirë në fillim, ajo shqepet dhe riqepet derisa të rrijë mirë por as të mos i duken tegelat, sidomos kur duket qartë se filmi në fjalë nuk është i qasjes artistike 'ku rafsha mos u vrafsha'. Nga ajo skenë ky më rezulton një tjetër film shqiptar me prirje bombastike, me gjuhë të panatyrshme dhe i pafiltruar.

Për intervistën nuk po komentoj.

ku mund të shihet "Bota" ju lutem?

po shihja kete dhe po mendoja : une e kuptoj qe Irisi e njeh filmin (kinematografine), mund ta njohe dhe mire biles, por si i eshte futur punes per te bere nje metrazh te gjate pa bere me pare qofte dhe dy-tre metrazhe te shkurter ?? (edhe pse, kete per te cilin flasim e kish menduar ne fillim pikerisht si film me metrazh te shkurter). Ose pa punuar se pari te pakten nje here te vetme si asistente-regjizore ne filmin e nje regjizori tjeter ???  smiley

sipas imdb ... Ky emision limonade eshte Pasditja, po menyra sesi na ftoi vete Irisi per t'ia ndjekur filmin "Cfare ndodh kur perballemi me genjeshtrat dhe fantazmat/ F. Kodheli ne nje nga vendet me te bukura te Shqiperise", erdhi si fraze publicitare, nderkohe qe u pergatita te merrja tjeter gje. Nuk do desha t'ia zhvleresoj perpjekjen ne asnje menyre, por la per te deshiruar nisur nga menyra si e prezantoi punen.  

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).