për D.G.

Ky fati ynë si fshati 
nën shkëmbin me emrin si armë, Martalloz,
ka bletë, thonë, atje, por mjaltë kush s’ka parë,
veç çobenë të malcuar,
nga bletë a gjërpënj kafshuar.
S’ka infermierë në stane, në daçi depo armësh
të mbytura në graso, sallo luftrash që s’u bënë kurrë,
dhjamë në vijaska tytash dhe enë gjaku
bagëtish që s’u therën kurrë
për hir të shoqatës së mbrojtjes së kafshëve në Tiranë.
Rhyri shkurti me ura të shkurtra,
brigjet zënë e ndiqen në dimër,
apo kanë ftohtë, s’e di, po diç do te jetë që aviten ashtu, vëngër-vëngër,
me buzë të rrezikshme Mifoli, vidhat e verës vidhisen
dhe prishen transhetë e beharit plot me luftë popullore
e trishtim oficerësh me halle të vogla familjare,
veç atij të madhit, problemit të luftës së ftohtë,
heshtin mitralozët e shkëmbit dhe baxhot nuk duan,
ky fati ynë i ngjitur përpjetë si tutkall zdrukthëtari në duar,
për darka ustallarësh të uritur, me pe terezish dhe plumbça
pushkatimesh futur si vezme dhe krehra nën brezmekë
të kuq shqiptarësh etnikë, të errur
nga diell’ i trazirave 
dhe zhegu i mercenarit që mban shtëpinë
me qillota xhandari dhe napolona që i blejnë drithin janarit,
(në shkurt ka Perëndia, se ngrihet pazari),
flori bëhet sermi, pikon me lotë jermi, po t’na shohësh nga emri
jemi gegë e të ardhur dhe ne, me Gjon e me Dedë, gjithë këtu i ke,
thonë vijmë nga Mirdita. Thonë. E kjo mbase shpjegon
dashurinë e Pashait për poezinë engleze
dhe gardistët mirditorë
… Ecën karvani me natë, qen nuk ka për proverb, e as ergjëri,
në thirrore qihen udhët hukatur e dashuria bëhet shpëtim,
me shqipe të vjetër kaukazi, e miruidë me sharqe (shumës për peshkaqenin),
“derman” vjen si fjalë teutone, me theks të rrëzuar mbi buzë rakie, 
hapat po hapin një shteg të ri, të rrëmbejmë armët,
siç na mëson folklori, lufta e Vlorës, dhe se, thonë, po vijnë gegët,
por edhe pa gegë, merre një armë, zëre një shteg,
mëngo nëpër mëngët e shkurtra ku dalin kyçe rrëpirash,
një punë e brendshme na u bë deliri, si ministria jonë me forë, dikasteri
me gaze të zymtë që shkruanin lule biri mbi baltën e fatit, 
fati si fshati bën pis,
argjilor e ngjitës
si e përpjeta
që të lodh e nuk shqitet tek ngjitet,
fatale balta si “fëmër” brinje, 
arat bokërimës mbjellë me “të lashta”, me histori,
emrat bimëve kurrkush s’ua di, pushtuesve po, me gjini e lloje
e klasifikim,
po shkojmë për armë, gegët po vijnë,
thonë,
thonë, po edhe llafe në qofshin, u bë kohë pa luftë,
dhe armë prodhoi gjym Ai, i ndjeri, merhumi,
(komandant, na mori gjumi,)
mos u kot,
mëngo, derman, rezervat e shtetit, thesar i Aliut,
kursimi lingot i gjirokastërlliut,
u ngjirën gjelat francez napolonëve, e Monpeljeve, e Qytet i studentit,
rruga kërkon gjunjë e gjumë, 
grunjë mallkimesh prej plakash kërcikuqe me argjilë me huqe.
(Qylin e do dhe mbreti… 
(Fol me kulturë, atq', thuaj: “dhuratën”.)
Ja dhe pak, dhe zëre se mbërritëm tek rezervat me graso të shtetit.

 

8 Komente

sehr gut herr emigrant

Zhardin, qe ku e ke ktu ate qe kerkoje nje teme me lart, vjershen me te bukur ekologjike shqiptare (ndoshta edhe boterore), ngjitesh ne xhjeshke per te shiju natyren dhe bebi-n, e gjen depo me graso topash, kambale dhe kapterrin dezhurn qe ndrron rojet.

Yll fare!

(edhe yll me 6 cepa, qe t'i bojm qefin edhe Ronit)

 

Nje here u ngjitem me teleferik ne xhjeshke, Alpe 2000 m. U ndalem nje stacionin e parafundit per kuriozitetin e nje baxhe malore. Gjeja me kurioze e baxhes ishte nje xhip modern me rrota te medha si makine per te bredh ne Hene, mballosur gjithandej me metal inox si kafke adoleshenti metalist, e qe qelbej ere benxine, gome dhe plastike. Te gjithe, te rritur e kalamoj, komentonin xhipin, s'ja varen fare gjizes, dhalles dhe hirres me ere lule mali (shkruhej ne reklame).

Kur arritem ne stacion te fundit, sa u hap dera e ashensorit kalamojt ja mathen vrapit duke ulerit si te çmen nga gezimi. Çer ka nodh, çer ka nodh (e çer mund te ndodhe ne xhjeshke perveç barit deri ne gju, pafund lule me ngjyra naive, ajer pa ngjyre kartoline, hapsira pothuaj kozmike etj), s'kishin faj kalamojt. Ne mes te nje pllaje jeshile kompania teleferike eko kishte instaluar 2500 m mbi nivelin e detit topolino e paperino me permasa gjigande prej kuçuku te fryre. Peperino e topolino hovshin ne ajer sa anej knej te zgerdhim duke na pershendetur me dore (me tre gishta cung).

 

Se fjala nxjerr fjalne, dhe komenti nxjerr komentin.

Qe jemi ne epoken gazTore ngambrapamoderne ne nivel planetar e kam kuptuar per here te pare te nje nga parqet e zbavitjes masive (qe marojne me ...land). Isha ngjitur ne nje rrotullhane te modhe me teper se 100 m nga toka, nje lartesi e frikeshme, rrethuar nga xham te dukej sikur fluturoje neper re. Por me forta ishte kur shikoje poshte. Parku ishte ndertuar midis pemeve gjigande qindravjeçare, e midis gjelbrimit shikoje here pas here qe hovshin midis pemeve lloj lloj skulptura po aq gjigande klounesh, paperinosh, topolinosh te zgerdhire te hipur ne shilarsa, nje zhurme ferri e "malit rus" qe si askarid sa dukej zhdukej menjehere, shoqeruar me ulerimat e te friksuarve, muzike e stonsave 2000 decibel etj. Mijra hektare ku zbavitja dhe hoka merrte permasa kozmike.

 

të kuq shqiptarësh etnik, të errur
nga diell’ i trazirave ..

Deri këtu lexohet dhe kuptohet nga UNË që është prodhim Emigranti .

Ta kishe ndarë në të " pamvartun " pjesën tjejtër , do keshe fatin për kritikë Yll nga kritikë që do zhyteshin me kokë për të parë çfarë ka nën qilotat e kapterrit me zhyl smiley Dmth do ta kishin bërë poezinë dërmile me Gjetje brënda qilotave të kapterave të pikave të hapjes , që besoj do habiteshe me veten dhe si zakonisht në të tilla raste  kur Lexon Komentet Madhështor..nga madhështorët e thjeshtë ,  përfundon me

ore Vërtet jam kaq i mënçur " smiley

Deri këtu ..më pëlqi se është Vargëzim  . Ka të tjerë për prozaizëm Poetik ! Është një që nuk i bën asnjëri të ziut koment dhe vazhdon automatikisht e poston . Dhe unë qe e lavdëroj ma fshijnë Kritikët smiley

Atehere pyetja marksiste per kapterre shtrohet ndryshe:

 - Cila mbrapaprin njera tjetren, esenca e te kuqes se erresuar, apo ekzistenca e zgjyres kafe te qilotave me graso?

                                                             (margarinen e ka ne qilota Marlon Brando ne Monpelje)

 

Presim me padurim Ç-Koqitjet e tua që di të depërtosh në thellësitë e qillotave të Kapterrëve Modernë dhe Parapamodernë , dmth Marksistë e Prapamarksistë .

Krahu xëbërthyes ndryshon -  Zhyli dhe Zgjyra mbeten...smiley

Kjo ishte dhe dëshira ime thënë emos , ta keshte ndarë në dy pëjesë , një për na e një për Ju që thelloheni deri sa ta prekni me dorë përmbajtjen e gjësë  së brëndëshme si seksi dhe vdekja tek kapterrat smiley edhe me humor smiley

emo, me behet sikur te lexoja Majakovskin, mjeshtrin e antitezave therese ! Te pergezoj o mik ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).