Ky është një mesazh sensibilizues për arsimimin e vajzave dhe luftën kundër dhunës brenda familjes. Idea dhe realizimi është e Erjona Rusit. Mesazhi i titulluar "Duhet vetëm një vajzë" jepet nëpërmjet pankartave që mbahen në duar edhe nga personazhe të njohur të jetës politike, kulturore e artistike në vend.

17 Komente

Klani e ka bllokuar videon.

une arrita ta shoh videon.. por  e paskan bllokuar tani.   

cudi, sepse videon ketu te peshku e ka publikuar vete autorja e saj.

Lum si ti. Ne se patem ate fat.

po ja pra pasojat: keshtu eshte kur jeton ne Kanada apo Amerike..  keni kufizime serioze ne jete ju!  sja fut kot shkaba, joooo..smiley....smiley

C'e pyt mo? Na i "ngrijne" lajmet dhe pastaj na thone qe e ka fajin dimri i ashper. 

Copyright Klan smiley 

Cudi si peshku pa uje nuk ka vene nje njoftim apo shkrim per vdekjen e Petro Zhejit!?! Mendoj se, si perkthyes i merituar (te pakten, pasi per tezat mbi gjuhen shqipe mund te diskutohet pastaj), Petro e meritonte nje shkrim ketu. 

Edhe keta te Klanit ca trapash i vene copyright video, bota po ben share njohurite falas, per te ardhur keq...

ky mesazh pamor i quajtur "sensibilizues", lidhur me arsimimin e mangët të grave dhe vajzave dhe dhunën familjare, i realizuar nga Erjona Rusi, është sa prekës po aq dhe naiv - për të mos thënë patetik.

Ok, imagjinoj një vajzë - vajzën time, motrën, mbesën, bile edhe kushërirën apo komshijen time. Më tutje ftohem të imagjinoj se ajo mund të konsiderohet si "pengesë" për familjen e saj.

Për ç'lloj "pengese" bëhet fjalë? Pengesë që familja të ecë përpara? të arrijë objektivat familjare (??!) të fitojë më shumë para?  (apo vallë fjala pengesë duhej zëvendësuar me atë tjetrën - barrë?) Por edhe në këtë rast, duhet dhënë një përgjigje pyetjes: barrë ekonomike? barrë psikologjike? (mister!)

Por, sidoqoftë, edhe pa këtë përgjigje mësoj se familja "e penguar" e heq atë nga shkolla. Përse? për t'a martuar (pse jo!) - bile dhe me një burrë më të madh në moshë (përse pikërisht më i madh në moshë? - pasi ky lloj lugati dëshiron të martohet me çupa të reja - thotë legjenda; pasi kjo lloj familje buzëplasur është gati ta martojë me këdo - bile edhe me gomarin, mjaft ta heqë qafe këtë pengesë - më mirë barrë!  Hajt, le ta pranojmë këtë lloj arsyetimi!

Më tej, çdo gjë rrjedh vetvetiu: ai farë gomari i vjetër abuzon me të miturën, e rreh, e cfilit, e le me barrë ( bile brenda vitit!). Vajza s'ka shkollë - si rrjedhim, ajo s'ka punë, ajo s'përballon shpenzimet e shkollës të të bijës - pra edhe e bija mbetet pa shkollë, martohet e mitur, rrihet nga gomari që ka marë pêr burrë, bie shtatzanë, bën fëmijë, dhe si pa shkollë mbetet pa punë, nuk çon dot vajzën e saj në shkollë pasi s'pêrballon shpenzimet .......... historia përsëritet.

1. Mesazhi është naiv pasi ai nuk zgjidh problemin themelor: kujt i adresohet një i tillë mesazh pamor - ose ndryshe, cilin shënjon ai? gratë ? - cilat gra? ato që janë implikuar në këtë proces dhe që nuk e dinë se ç'ndodh me to? ato të rejat apo të miturat që mund të implikohen dhe që duhen zgjuar nga gjumi? ato që s'janë të implikuara pasi të emancipuara por që s'duan të dinë se ç'ndodh rreth tyre - pasi e kalojnë 8 Marsin me hamshorët?  (vijon... merci Admin për nr e fjalëve!)

 

apo burrat? cilêt burra? ata që mezi presin të martohen me këto të mitura për ti rrahur, abuzuar me to? apo ata që priten të shëndrrohen në të tillë? ata baballarë apo vëllezër që heqin qafe vajzat pa dashur të dijnë ç'ka ndodh me to? apo të emancipuarit që s'kanë kohë të merren me këtë fenomen, pasi rendin pas dashnoreve?

apo së fundi të zgjedhurit dhe të zgjedhurat, pushtetarët? ata që bëjnë rropaten të mbledhin miliona dhe të rrihen në mexhelis? apo ato të zgjedhurat e popullit që synojnë të mbulohen me diploma skarco apo të vishen firmato?

2. Mesazhi është patetik kur ai kërkon të bindë se martesa e të miturave është e gabuar, kur rrahja e grave është e gabuar, kur braktisja e shollës është e gabuar - 

kur kërkon të përçojë mesazhin se kaq apo aq mijra vajza të mitura nuk ndjekin shkollën, kur kërkon të krijojë bindjen se i takon vetë të miturës të rrebelohet dhe të ndjekë shkollën, të ndeshet me zakonet e prapambetura, të bëhet copë për të gjetur punë - pasi kështu ajo do të ndryshojë fatin e vet dhe të "komunitetit" të saj (bashkësisë do të ish më shqip!) - deri edhe fatin e Kombit!

Që arsimi arrin të shëndrrojë edhe laraskën në një qenie racionale - jo më femrën që është inteligjente prej natyre, nuk besoj se prisnim një të tillë mesazh pamor për ta mësuar. Në të kundërt, ajo çka ky mesazh nuk arrin të shohë dhe aq më pak të përçojë është ideja se të gjitha këto vajza të mitura, këto gra, këto nëna dhe gjyshe dhe gra deputete - këta baballarë, vëllezër, koqe dhe gomerë, pleq dhe të rinj, pushtetarë dhe politikanë jo vetëm janë pjesë e një bashkësie - komunitet por para së gjithash qytetarë! Sa të implikuar po aq dhe të detyruar të njohin dhe zbatojnë ligjet e Shtetit dhe të Republikës. Pasi të mos ndjekësh shkollën kur je i mitur nuk është thjeshtë gabim por shkelje që ndëshkohet me Ligj! të martosh të miturën nën moshën e pjekurisë është gjithashtu shkelje e Ligjit dhe si e tillë, e ndëshkueshme! të ushtrosh dhunën fizike qoftë dhe psikologjike mbi gratë është jo më shkelje por krim ! që të mbyllësh sytë ndaj të tilla shkeljeve dhe të tolerosh fajtorët është gjithashtu e dënueshme nga Ligji! Ç'kuptim ka t'i bësh thirrje gruas që të rrebelohet ndaj shkeljeve kur "harron" t'i bësh thirrje Ligjit që të ndëshkojë shkeljet? kur "harron" t'i kujtosh ligjëvenesve detyrën e tyre themelore të të respektuarit e ligjeve që ata vetë janë rojtarë?

 

 

Per cdo $ nga ndihmat nderkombetare, vetem 2 cent shkojne per vajzat

Nuk besoj se Monika merr kaq pak.

" Te ngrihemi te gjithe ne kembe e te djegim me zjarr e hekur, cilindo qe merr neper kembe ligjin e shenjte te PPSH- se, per mbrojtjen e grave dhe ...vajzave ....! " 

Enver Hoxha 

Histori moj kapakkuqe

C'beme ne, ...ne gji i fute ! 

Perse nuk rriheshin vajzat ne kohen e xhaxhit?

Rriheshin qe cke me te,apo kaq shpejt e harruat.

Perse o xixa ku eshte e keqja e ketij mesazhi?

Ky mesazh është plotësisht i kuptueshëm bile edhe logjik në kaosin ligjor, administrativ dhe shoqëror të vendit sikundër po aq naiv dhe patetik në kuadrin e shoqërisë ku unë jetoj.

- A të duket logjike parrulla  "martesa e fëmijëve është e gabuar"? apo ajo tjetra: "abuzimi dhe dhunimi i vajzave është i gabuar"? - për ç'gabim bëhet fjalë kur martesa e fëmijëve është shkelje që ndalohet me Ligj, kur dhunimi i vajzave është krim që ndëshkohet me Ligj? Kujt i drejtohet ky mesazh dhe kë kërkon të bindë ai kur krimin e cilëson gabim?

sigurisht qe eshte sic keni verejtur juve xixa. te thuash "abuzimi dhe dhunimi i vajzave eshte i gabuar" eshte per te qeshur e per te qare njeheresh. Per te qeshur, me paaftesine e cila konsideron krimin nje gabim. per te qare, me tragjedine qe mungon te percillet ne mesazh, rrjedhoje e kesaj paaftesise. Dhe qe po te duash e quan edhe nje tallje me vete problemin, apo seriozitetin e protestes.

Nga ana tjeter, e gjithe kjo me krijon edhe nje ide mbi ideatoret e kesaj, cilet mund te jene, etj etj etj, dhe pas kesaj e le kritiken ketu, dhe per hir te qellimit sensibilizues vendos thjesht t'iu bej support, e kaq.

Per me teper qe mendoj se zor se problemi goditet shume edhe nese protesta konceptohej me mire a synohej me larte. Ca probleme te femres atje jane kaq rende per shkak se jane te thurura gershet me ceshtje te tjera shume jetike te shoqerise (ja psh. drejtesia / ligji  thoni ju), e s'mund t'i atakosh te marra  vecuar, ne pervecesi. I tille eshte lloji i "kafshes", per t'i vene nje emer kompleksit te ngaterruar te problematikes se femres shq. Por eshte me se i sakte vezhgimi juaj e nuk i levizet presja. (nuk desha te hap ndonje debat, flm)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).