Vëllai i Agron Dukës kallëzohet penalisht. Vangjush Dako në ILDKP për fshehje pasurie

Ditën e sotme policia bëri një kallëzim penal për Armand Dukën, kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai akuzohet për nje shtesë pa leje në vilën e tij tre katëshe në Durrës. Por përpos këtij lajmi, duket se ka edhe një zhvillim tjetër me protagonist Vangjush Dakon, kryebashkiaku i Durrësit i cili do të kandidojë sërish në zgjedhjet e 21 qershorit.

Gazeta pranë qeverisë, “Dita”, raporton se Vangjush Dako, akuzohet për fshehje pasurie. Mësohet se Dako ka qenë ditën e hënë në zyrat e ILDKP-së. Kjo, për shkak të mospërputhjes së deklarimeve për pasurinë e tij. Sipas kësaj gazete, pasuria e Dakos është më e madhe se ajo që ka deklaruar. Nuk dihet nëse ILDKP tashmë do të bëjë një kallëzim penal ndaj tij. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë mund të rrezikohej seriozisht rikandidimi i tij për Bashkinë e Durrësit.

Ndoshta kryeministri Rama ka ndërruar mendje për rikandidimin e Vangjush Dakos dhe po tenton që edhe atë ta eleminojë nga gara për zgjedhjet e 21 qershorit, njësoj sic eleminoi Shpëtim Gjikën e Vlorës apo Flamur Bimen e Gjirokastrës. Nga ana tjetër, kallëzimi penal për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, është një lloj sulmi edhe për Agron Dukën, deputetin e Partisë Republikane, i cili do të jetë me shumë gjasa kandidati i opozitës për Bashkinë Durrës. A ka Rama një emër tjetër për Durrësin?

 

Lapsi.al

5 Komente

Gazeta pranë qeverisë, “Dita”

Ndersa lapsi prane te vertetes dmth. smiley

Admini ka kohe qe e ve ne dyshim inteligjencen e peshqve.

mqrll, si duken bathet per stadiumin e shkodres per neshjen e shumpritur?

e rapadam rapadam dipi dopa / e fusha mush gjithë gropa ..smiley

 

Turp per PD-ne nese kandidon mafiozin Duka!

Me aq sa kam pyetur banoret e Durrsit, shumica nuk kishin mendim te mire per Vangjush Dakon, e quanin pushtetar abuzues. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).