Fitorja e Netanjahut përbën një surprizë të pakëndshme. Në sondazhet e fundit thuhej se ai do ta humbiste pushtetin, por me mesazhet kundër palestinezëve ai arriti të mobilizojë zgjedhësit e tij, mendon Bettina Marx.

Benjamin Netanjahu ia doli. Me një përfundim grandioz të fushatës elektorale ia doli t'i bindë votuesit që të votojnë partinë e tij Likud dhe shënoi një fitore mbresëlënëse. Në orët e fundit para daljes në vendvotime ai i ka bindur zgjedhësit dhe kështu mundësoi fitoren e krahut të djathtë politik. Ai jo vetëm që kompensoi vlerësimet negative në sondazhe, por e mundi bindshëm kundërshtarin e tij kryesor Izchak Herzog, i cili parashikohej si fitues i sigurt i zgjedhjeve. Herzog dhe bashkëpunëtorja e tij, ish-ministrja e Jashtme, Zipi Livni, filluan që në mesnatë të festojnë fitoren dhe paralajmëruan krijimin e një qeverie të re. Por shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe me ardhjen e rezultateve të tjera gjatë natës u bë e ditur se Benjamin Netanjahu dhe partia e tij Likud shënuan një fitore madje shumë të qartë dhe në këtë mënyrë e arsyetoi emrin me të cilin e quajnë - "magjistari".

Fundi i fushatës dhe krijimi i panikut

Në fund të fushatës së tij, Netanjahu i cili si pasojë e sondazheve gati që kishte rënë në panik, bëri dhe veprime të pista që janë kundër ligjit zgjedhor. Në ditën zgjedhore ai mbajti një konferencë shtypi ku paralajmëroi se "arabët" kanë vërshuar drejt kutive zgjedhore për të evituar fitoren e tij. Ndonëse praqitjet e tilla në ditën zgjedhore janë të ndaluara me ligj dhe konferenca nuk u transmetua nga mediat, mesazhi u përhap shpejt në opinion dhe mund të ndodhë që kjo ka kontribuar që të mobilizohen zgjedhësit e të djathtës politike dhe të Likudit. Për shumë hebrenj edhe më tej është plotësisht e papranueshme që palestinezët me pasaporta hebrenje të vendosin për ardhmërinë e Izraelit.

Në fakt, pjesëmarrja e minoritetit palestinez, i cili përbën 20% të popullatës dhe rreth 14 % të zgjedhësve në Irael, ishte befasisht e lartë. Ndaj lista e Arabëve të Bashkuar ka mundur të fitojë 14 mandate. Në këtë mënyrë ajo është fuqia e tretë në Kneset. Një sukses i madh, por që nuk do të sjellë kurfarë ndryshimesh, pas fiores së ultranacionalistëve, të cilët nuk i njohin të drejtat e minoritetit palestinez në Izrael dhe në zonat e okupuara me shumicë palestineze

Largimi nga krijimi i dy shteteve

Rezultati i zgjedhjeve e fut Izraelin në një izolim të mëtejmë ndërkombëtar. Zgjedhësit kanë vendosur për vazhdimin e kursit të deritanishëm. Për një kurs i cili nuk sjell asnjë përgjigje për temat më të rëndësishme në rajon. Ai do të bëj të gjitha që janë në mundësitë e tij për të evituar krijimin e shtetit palestinez, theksoi Netanjahu. Ky refuzim i qartë dhe kundërshtimi i kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare mund të ketë kontribuar edhe për fitoren e tij. Po si do të duket e ardhmja, shefi i Likudit nuk ka treguar fare. Këtë nuk e kanë kërkuar as zgjedhësit. Shumica e izraelitëve duket se ende mendon se duhet të sundojë një popull tjetër, dhe do të ruajë të drejtën e vendosjes në zonat e okupuara. Me fjalë të tjera, fundi i okupimit të territoreve palestineze nuk shihet as 50 vjet më vonë. Për ardhmërinë e Izraelit dhe për rajonin, kjo fitore e Netanjahut nuk është mesazh i mirë.

95 Komente

Filloi te zbutet qe ditet e para Bibi, dihet qe shumica e kercenimeve ishin premtime elektorale. Interesante se kjo deklarate erdhi menjehere pasi POTUS e mori ne telefon..Thuhet se e kishte kercenuar me terheqjen e mbeshtetjes se SHBA ne OKB, gje qe do ti hapte deren Reszolutes se OKB kunder zgjerimit te zonave te banuara nga Izraeli.

...kjo fitore e Netanjahut nuk është mesazh i mirë...mendon Bettina Marx.

Si nuk doli nji Marx i hajrit? 

Bibi = Saluku

ShBA pretty much i kane thane Izraelit se nuk kane me  ndermend te behen rezil me gjithe dynjane per ta .

Haj duroje dhe 4 vjet kte kllufin. Tipiku fearmongerit, ska shtet per palestinezet thot, dilni o popull votoni se...tmerr... do votojne ter arabet. Po pse arabet e palestinezt sjane njerez mer kokrra bythqirit? Se meritojn ata i cop shtet?  Edhe per me teper ju keni vujt nga gjermant, si ja lejoni vetes te silleni kshu me nje komb tjeter? Mir ta bo obama ty qe ste qas te pragu deres e te trajton si legen o bibilush.  

Madje do them dhe i gjo tjeter qe ndoshta sduhet e se kisha menduar kurre qe do e thoja po ai gjermoni se paska pas aq keq me kta. 

O shoku, arabet kane nja 30 shtete, njeri ketu qe i ka edhe mundesite financiare, ndryshe nga ne te tjeret, i ka bredhur te gjitha. Sic u hapen si vaji ne lakra me majen e shpates nga shkretetirat e Arabise ne Palestine e Afriken Veriore, le te kthehen andej nga kane ardhur keta pak qe jane ne Palestine, vendet arabe i kane mundesite t'i perthithin, madje kane nevoje per krahe pune. Por sidoqofte, ti kerkon kaloresi ne xhungel, ku po u tregove i dobet te ha tjetri. Forca politike me e hajrit nga keta arabo-palestinezet, qe thu ti, jane ish-terroristet e Fatahut, qe e thone hapur se e moren vendimin per ta njohur Izraelin nga pahiri e jo nga hiri, kur e pane qe nuk e zhdukin dot. E megjithate gjysma tjeter e dy entitive nga mendohet te behet shteti palestinez qeveriset nga forca qe ende nuk do ta njohe Izraelin. Shiko si hidhen si pehlivane keta hamasistet, kur i pyesin a do ta njohin shtetin e Izraelit. Te bejme nje here shtetin palestinez dhe qeverine thone, pastaj e vendosim. Vetem kur arabet te behen njerez e te mos u  besojne idiotesirave te librit te tyre qe hebrenjte jane majmune e derra dhe te mesohen te bashkejetojne me ta, mund t'u kerkosh izraeliteve te mos votojne per Netanjahrat. Kape pak kete:

https://www.youtube.com/watch?v=MS2t2e76o8I

Ai konflikt eshte i tipit pula vezen apo veza pulen .nuk i gjendet me e drejta.nese izraelitet jane aq te mire sa thua ti pse nuk lejojne palestinezet te kthehen ne tokat e tyre ne izrael.Ajo qe u be ne ate rajon from the get go ne 1948 ishte si te ndac kosoven ne te cilen jane 200 mije serbe e 2 milione shqiptare 50-50.

Kush tha qe izraelitet jane te mire. Thashe mos prit te gjesh te mire ne xhungel. Ti flet nga prerja e 1948-s, po shih pak se cka ndodhur me pare, te pakten qe nga administrimi britanik, dhe shih politikat favorizuese ndaj arabeve.

Seriozisht e ke kte qe ti gjejn arabt toke per shtet palestinezve? Njesoj si me then ti gjejn evropiant tok cifutve. Apo egjiptiant meqe erdhen nga egjipti. 

Robi, arabet do t'u gjejne toke arabeve, dhe se shkojne me kete mendjen tende, se jane autoktone, perdoren si mish per top. Nje brez iku kot, ne varferi e neper kampe refugjatesh. Megjithese disa nga keto vendet arabe nuk duhen fajesuar, kudo ku shkojne keta arabo-palestinezet, rremuja sjellin, sic kane bere ne Liban e Jordani. 

Madje do them dhe i gjo tjeter qe ndoshta sduhet e se kisha menduar kurre qe do e thoja po ai gjermoni se paska pas aq keq me kta. 

E shikon sa kollaj biem ne antisemitizem kur ne vend te arsyes perdorim urrejtjen?

Larg urrejtjes ka pas kendu dhe Ledina Çelo. Degjoj fjalen Ledines dhe ke per ta pa qe nuk do pendohesh!

nga trimi dhe nga rracjonali s'te vje e keqja kurr, o Ron.

si kokolepsi le t'i  t'i kishte te gjithe "armiqt" Izraeli i lavdishem i Likudit fitimtar!

Po ca lesh urrejtje mer un i admiroj izraelitet po ene kjo mo ska byth ku te rrije. Ja zun te gjitha tokat me vendbanime kolonesh dhe pastaj ju thone palestinezve he me ca doni qe sbini dakord. Kane nja 6 vjet qe as e rrujn fare per shtetin palestinez. Tani thon as do ket fare shtet palestinez. Ne baze te cdo gjeje duhet te jet e drejta o ron jo preferencat tona, ajo lady justice ste fal. Kta e kan dhi punen aq shum sa na ben dhe ne simpatizuesit kundershtare. 

m'fal qe ju nderhyj, por e boj me qejf, s'di pse. m'hahet muhabeti, xhanem, pranej.

desha pra, vetem me thon, qe s'ka ledi xhastis, ka vetem interesa, dhe e drejt osht cdo gjo qe na intereson. morali na e ka lon shenden, lufta e funit morale u bo (nji ZOT e di se si e pse... thon prej Monikes, qe ne qofte ashtu, iu ngreft nji monument zogut te saj qe qiti nji popull nga sketerra e sigurt!!!), te tjera s'ka, se po te kishte, o eshte rasti tani me isisin, o s'ka me qen kurre. tani, te shofim nga vijne te mirat.

ne ket frym, edhe islomi si fe, nuk na jep gjo, pranej edhe ai qendrim. eh te ishte amerika e modhe islome, si do e kenojshim ezanin, me tre bulci. sic e kenum ne 1500-en per aemriken e athershme. por ja qe s'osht. nuk di a je tu m'kuptu...

Po ne skemi interes ne ket mes, ja une i paanshem te ky muhabet ndaj i shoh gjerat ne prizmin e se drejtes. 

kemi. ndoshta jo drejtperdrejt, OK, por eshte nje konflikt i tille qe ve ne prove edhe drejtimin tone, nga do shkojme: andej nga sapo dolem (100 vjet s'jane asgje), apo atje ku donim te hynim dhe ku s'jemi gati e ndaj s'po na qasin (akoma). O drite qe lind nga perendon, tha ai i pari yne. Izraeli eshte i vetmi shtet qe perfaqeson kulturen perendimore ne ate det te erret atje. mire, keq, politikisht korrekte apo jo, une nuk du me dit, mu kjo me duket e vertete, dhe perderisa jemi ne nje blog e jo me ndonje konference, do e them shqeto menimin. qendrimi ndaj atij konflikti eshte si nje lakmus prove ndaj cdo gjeje qe na pret ne ket shekull. NUK eshte e vertete qe nuk ka clash te kulturave dhe civilizimeve! Jeta e verteton kete cdo dite. Cfare do mesojme nga bota arabe? Zeron e mesuam. Edhe hallven me pekmezin. Cfare tjeter? Plus qe ketu i kishim, dhe jo pak, po 500 vjet!

Po nga Izraeli, do thush ti? Shume kemi ca mesojm. Si e bejne shtetin, si i mbrojne qytetaret e tyre, si e bejne lobingun aty ku duhet, si e mbajne identitetin te palekund, si nuk tremben para qindra milioneve qe dun me i shfaros, si e bejne shkretetiren lule, si e bejne bujqesine, s'ka fund ajo qe ne mund te mesojm prej tyre. Pak shtete jane modele per ne. Edhe Austria do ishte nje psh. 

Po kto sdiskutohen o burr ne jemi 100% evropian dhe genin po ashtu evropian e kemi. Mbohet zemra mal kur shof sa shpejt integrohen shqiptart ne perendim, as i dallon dot hic. Them per shqiptart tamom se ka plot kokcepsha nga mali zi apo malsija me hunden si shkab qe kan ngel nvend. Per ne eshte e qarte qe ndarja me mazllumet e halldupet para 100 vjetsh esht pakthim dhe drit i paft shpirti aty ku eshte atij udheheqesit komunist qe e ndaloi fenë se ktu e ka qa. Po puna esht se kto standartet demokratike t e israelit dhe ktij bibilushit jane shume te ult, as krahasohen me evropen e usan. Ky rre mashtron ter diten. Ky as do fare shtet palestinez. Komplet kunder procesit paqes qe ka nis usa dhe ai peresi? qe e kane vra. Prandaj e kam inat se rre si dreq. Thote dua paqe dhe perdite ben koloni. Po ku do e bejn shtetin pestinezt ne hava?  Ndaj theme te bejn dy shtete e te bin rehat. Kur ti lejn te ken shtet as do ken mo per ca te ankohen as pestinezt as arabt. 

prano nderimet e mia te thjeshta, prej admiruesi te pafajshem dhe te sinqert, zoti Netanyahu! gezojm ne, e bashke me ne gjith popujt e vegjel qe jetojn ne rrethina armiqsore e mes komshish qe NUK i dun meazallah! figura juaj na jep kurajo, fitorja juj na jep shpres, gjykimi juj na jep force dhe vizion te qart. t'mi gzosh edhe 4 pranverat izraelite qe vijn, qe jan pranvera prej verteti, dhe jo si ato te armiqve tuj.

ju falemnerit!

Ca flet o emigranti, seriozisht e ke? Stvje icik gjynof qe i kan mbledh palestinezt si kavie ne kopsht zologjik?

Sthu i raft damllaja kti bibilushit

 

me vje, si s'me vje! rob Zoti jam edhe un. po edhe me shum keq me vje per shqiptaret, ket popull individualisht aq te talentum, qe ala merr buk me list!!!!

Shqipot have no dogs in that race.Eshte haber i mire qe amerikanet po mendojne ta lene izraelin on its own.CIA gjithmone ka qene ne kundershtim me politikat e pabesa te izraelit ne rajon por shtepia e bardhe i ka dhene mbeshtetje pa kushte.ky konflikt nuk do te kishte zgjatur aq shume nese fuqite e medha nuk do kishin futur hundet ne rajon e ti perdorin vendasit per nje proxy war.

Ouch!!!

The United States has enabled Israel’s behavior, and we must end it......But by endorsing the resolution and making clear that we will no longer use our veto in the Security Council to fend off such measures, the United States would signal to Israel that our patience has run out. Israel can join the discussions and move toward recognition of Palestine. Or it can stand alone.

 

The U.S. government believes that Palestinian Arabs, like Jews, are entitled to a sovereign state. We believe it’s wrong to build settlements on land that doesn’t belong to you. We believe that ethnic minorities are entitled to participate in the political process and that they shouldn’t be vilified to scare up votes. The events of the past week suggest that the prime minister of Israel doesn’t believe these things and that most of his people either agree with him or don’t care enough to vote the other way.

 

 

President Barack Obama and Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu.

 

urime per fitoren bibit, ti koko mos na hap barkun me palestinezt, 

Dmth mos flas fare une?

Jo mer te flasesh sa te dush ke te drejten tende,por nuk e di a i ke lexu deklaratat e Abasit ne lidhje me kosoven?!

Cme rruhet mu ca ka then per kosoven or vlla, un flas ne parim dhe parimi kryesor ketu eshte e drejta-dhe sipas te drejtes ju takon dhe ktyre i cop shtet. Ti shohim gjerat me objejtivitet, jo sipas interesave tona te ngushta. 

Po pra, po jo me dy standarte.

He said that the Palestinian leader refuses to recognize Israel and has made a pact with Hamas calling for Israel's destruction.

Te ka faj Bibi? He me thuaj!

Hihihi. Edhe kte e paska then? Lol ca fisqiri. E ndrroka pllaken si komshija ime Marika qe ne mnjgjes thote shitsja minimarketit e ka cu burrin ne greqi qe te knaqet me dashnorin dhe ne darke i sheh te dyja tu pi kafe bashke. 

por me mesazhet kundër palestinezëve ai arriti të mobilizojë zgjedhësit e tij, mendon Bettina Marx.

metode efikase, dhe goxha antike.

sa per cifutet , alergji smiley

"Once we squeeze all we can out of the United States, it can dry up and blow away."

- Said Bibironi Netanyahu  to Jonathan Pollard, a convicted Israeli spy caught selling top secret US intelligence to the Israelis,upon exiting Pollard's jail cell.

Suksesi i Izraelit qendron tek fakti qe SHBA-te shpenzojne rreth 1/3 e buxhetit te ndihmes se jashtme ne kete shtet. Per te mos harruar qe eshte kthyer ne parajse per pastrim parash nga ruset miliardere. (Meqe ra fjala, ruset perbejne rreth 30% te popullsise izraelite.)

Te mira financiare nga te gjitha anet, ama per nga drejtesia ka nje pjese palestineze qe diskriminohet de jure, edhe jashte Bankes Perendimore, apo edhe nje pjese çifute arabe dhe etiopiane. Me kujtohet qe lexova njehere nje shkrim te Rachel Shabi, gazetare çifute me origjine irakiane ku deshmonte trishtimin e saj per trajtimin e arabeve çifute teksa hynin brenda Izraelit. "Cilido kishte preardhje nga Maroku, Algjeria, Tunizia,etj., i hidhnin dizenfektues me spray," shkruante. Ngjyra e lekures pra, determinuese per sukses ose deshtim ne ate vend.

Netanjahu eshte versioni qafekuq i izraeliteve por pak do kishte ndryshuar me nje fitim se te majteve. Te pakten per palestinezet e Bankes Perendimore te cilet do mundnin te fitonin nje shtet te tyre, por per pasoje te izoloheshin edhe me teper se ç'jane te izoluar tani. 

Ceshte kjo Banke Perendimore?

Po perdor google per perkthim?

As une se kuptoj. Mos ka nej Western Bank ne izrael qe se dime. Tip western union. 

West Bank, ACDC se s'po dija si ta thoja ndryshe ne shqip. 

Sa per dijeni ne " ate " kohe i kane pas thone ( nuk di gjo si thuhet sot ne mediat shqiptare) : Bregu perendimor ( i lumit Jordan) . Rrypi i Gazes, Lartesite Golan ( for future references) . You're welcome!

FLM! smiley

Shtrember te rrime e drejte te flasim cifutet jane njerez te mencem .kane pasur vertet ndihme financiare por ndihme financiare kishte dhe greqia te cilen e beri rrush e kumbulla neper buzuqe e duke ndenjur kembekryq permbi selishte.nuku sheh ndonje kompani greke me cutting edge technology ne Wall Street ndersa eshte I mbushur plot me kompani izraelite.

Jo po qe ta kuptosh....

Total U.S. aid to Israel is approximately one-third of the American foreign-aid budget, even though Israel comprises just .001 percent of the world's population and already has one of the world's higher per capita incomes. Indeed, Israel's GNP is higher than the combined GNP of Egypt, Lebanon, Syria, Jordan, the West Bank and Gaza. With a per capita income of about $14,000, Israel ranks as the sixteenth wealthiest country in the world; Israelis enjoy a higher per capita income than oil-rich Saudi Arabia and are only slightly less well-off than most Western European countries. (per shkak te lekeve te Daj Samit)

Most Americans are not aware how much of their tax revenue our government sends to Israel. For the fiscal year ending in September 30, 1997, the U.S. has given Israel $6.72 billion: $6.194 billion falls under Israel's foreign aid allotment and $526 million comes from agencies such as the Department of Commerce, the U.S. Information Agency and the Pentagon. The $6.72 billion figure does not include loan guarantees and annual compound interest totalling $3.122 billion the U.S. pays on money borrowed to give to Israel. It does not include the cost to U.S. taxpayers of IRS tax exemptions that donors can claim when they donate money to Israeli charities. (Donors claim approximately $1 billion in Federal tax deductions annually. This ultimately costs other U.S. tax payers $280 million to $390 million.)

When grant, loans, interest and tax deductions are added together for the fiscal year ending in September 30, 1997, our special relationship with Israel cost U.S. taxpayers over $10 billion.

Mire o art Na trego nje kompani te arabise saudite qe prodhon software apo aeroplane drones etj?

Mos i barazo mardheiet SHBA-Izrael me SHBA-Arabi Saudite se del jashte cdo realiteti dhe llogjikes....Qe izraelitet(cifutet) jane te zote kete nuk e ve ne dyshim kerrkush por qe kete avacimin teknologjik e arriten per shkak te SHBA&Britani (gje qe nuk ju ofrua asnjehere Kalifatit Islamik Saudit). Pastaj arabet kane ate problemin e dogmes se sharias dhe prapambetjes kulturore e cila nuk i ka lene te bejne perpara si ne shkence dhe ne arte.

Alba, une thjesht nje mendim timin shkrova me siper, nuk po aludoja te kunderten: qe nuk jane te mençur. Nuk di ç'sherbejne keto diskutimet me mençuri apo superioritet te njeres etni apo tjetres. 

Jo meqe e patem llafin se gjithe suksesin e kane arritur per shkak te ndihmes amerikane.Ndihma kane patur edhe vendet e tjera megjithate ato nuk kane arritur ate zhvillim qe ka patur izraeli.Shqiperi psh shif e shkruej zoti e di sa miliona $$ grante jane dhen per bujqesine ujitjen e kullimin e po permbyten pervit se i kane vjedhur te gjitha .Zoti iu fali pyje shqiptaret i kane prere, cifutet mbjellin peme ne shkretetire.I ka bere i madhi atje lart disa hajdute qe s'dine te qeverisin nje komb ,disa te mendjes e te kalemit qe  kthejne edhe reren e shkretetires ne flori.kur u ndane kaq na rane.

Banka perendimore...smiley

Keq punet ..se per cilin do ta shohim smiley

 

sa mire; temat kryesore te peshku: Izraeli..., Tunizia.. kemi gjithe weekendin perpara ti japim dum ceshtjes se mprehte ne Lindjen e Mesme.

Ska nevoje per t'i dhene dum, i ka dhene dum baba dum kokolepsi çeshtjeve te mprehta ne Lindjen e Mesme, e me gjere.

Ka vend vetem per mbeshtetje te kokose nga te kakazilepsurit.

 

Fitorja e Sali Netaniahut në nje qoshe te globit ku konflikti kulturor (orient/oksident) eshte me demek me i mprehti, eshte prova absolute në nivel planetar se asgje nuk duhet pritur nga fenomeni i votes, nga election, nga votacioni. Vetem kur VETË izrealitet ta perzene (me arme? me dru? me veze?) Bibin (dhe jo vetem ate!!), vetem kur të mos arrijne më të paguajne cmimet stratosferike të banesave në vendin e tyre të quajtur Izrael dhe të mbushur rruget e sheshet, vetem dhe VETEM atehere do të filloje hapi i parë i paqes midis tyre dhe palestinezeve. Ose thene ndryshe: izraelitet do e gjejne paqen me 'te tjeret', vetem duke filluar se pari të gjejne paqen me veten, e cila kalon detyrimisht nga shporrja JO ME VOTË e Bibëve. 

Natanyahu ka marre 30 vende nga 120 qe ka parlamenti israelit.

Ku e shikon ti kete perkrahje masive te islaeliteve ndaj natanyahut,kur vetem 1/4 voton per te?

Sontazhet edhe para zjedhjeve e vendosnin garen ne dead heat,dhe asnjehere nuk e kane nxjerre Natanyahun mbrapa.

Nuk e di se ku e ka gjetur kete fakt kjo gazetare.

Deshira qe Natanyahu te ike eshte e madhe,por faktet jane fakte.

Per ne shqiptaret fitorja e te Likud-it me partite e ekstremit te djathte nuk jane shenje e mire,pasi ata jane kunder Kosoves se pavarur.

Sa per konfliktin Israel-Palestine asnjera nga palet qe jane ne konflikt direkt apo indirekt nuk do ta zgjidhe dhe u intereson qe ky konflikt te zgjatet sa me shume qe te jete e mundur.As vete arabet nuk duan ta zgjidhin kete konfikt.

Vk na esht bo kjo kosova si ato parullat partizane,,, thuaj parrullen! Rroftë Partia! KALO! A ka mundesi ta japim mendimin si njerez te lire e racionale te pandikuar nga interesat vetiake? E verteta eshte universale, transendente.  

Edhe sondazh jo sontazh o llashi (shkurt per tallash)

Bibi dhe qafkuqet e Izraelit leshojne lote krokodili kur vjen puna me Iranin, askush nuk i beson nderkohe qe nga ana tjeter ka mbeshtetur direkt dhe indirekt terroristet e ISIS. Nuk eshte cudi qe ushtria e kalifatit te terrorit nuk e ka kercenuar asnjehere Izraelin...ndekohe qe kur SHBA me "so called aleatet" rajonale filluan sulmet kunder ISIS nje nga gjeneralet kryesore te ushtrise Izraelite i quajti gabim te madh keto sulme.

A senior Northern Command officer said Thursday that the Western coalition is making a big mistake in fighting against ISIS.

The coalition forces' attacks against the Islamic State support the "radical Shi'ite axis," the unnamed officer said. "A strange situation has been created in which the United States, Canada and France are on the same side as Hezbollah, Iran and Assad. That doesn't make sense," he said.

It was easier to deal with terrorism in its early stages [ISIS] than to face an Iranian threat and the Hezbollah, he said. "I believe the West intervened too early and not necessarily in the right direction," he said.

Dhe hajde quaji konspiraci pastaj akuzat qe terroristet e ISIS po kurohen ne spitalet Izraelite

Mire mo ti intelektual i leshit,se po na ben drejtshkrim ketu.

Natyrisht qe do te flasim per Kosoven,se ajo na intereson ne shqiptareve me shume se Palestina.

Cdo shtet apo njeri me tru shikon njehere shtepine e tij dhe interesin e tij pastaj kur i ka punet ne terezi merret me problemet e botes.

Ato te drejtat universale shko tregoja ndonje profesori ne ndonje universitet dhe mos vazhdo pastaj ne jeten reale qe eshte shume ndryshe nga ato qe meson ne shkolle.

Une sa lexoj neper blogje serbe,greke apo edhe italiane,ashkush nuk e can koken per te drejtat universale ,por per interesat e vendit te tij.

Shqipot si njerez qe i kane gjerat ne terezi,vazhdojne e diskutojne Palestinen,Israelin,Tunizine etj etj.

 

Korent, as Izraeli s'e njeh Kosoven. Nese nuk e dije.

te ben pershtypje fakti se pothuajse te gjithe proizraelitet jane integrimsa.   nje kundershti e madhe midis modelit nacionalist izraelit dhe vendosmerise per nje model kokolepsian ne shqiperi.

nuk jam procifut,por jam pro modelit cifut ne shqiperi.

duam nedan mer jahu edhe ne. 

Bettina Marx , eshte shprehur bute ndaj fitores se kryekriminelit Netanjahu.Por nje gje them me bindje; Fitoria e partise fashiste Likud, nje dite do te perfundoje si fitoria e Pirros tone.Ne te gjitha kulturat, nga ato me naivet e deri te te perpunuarat me shekuj, asnjera nuk ka bere fituese " te padrejten" ! Padrejtesia nuk ka qene kurre jetegjate, ne asnje pupull, ne asnje vend dhe mu per kete arresye te thjeshte nuk mund te kthehet ne risi vetem per cifuterine...e ndeshkuar jo vetem nje here , prej Krijuesit  dhe atyre qe e kane besuar krijuesin.Ashtu sic veproi Elia, kur tha te kunderten e asaj qe ishte porositur " Nuk eshte ky !" ( Per Jezusin) po te njejten bene zgjedhesit neonaziste  te Likudit , me kete perzgjedhje.

Koha  do ta vertetoje kete ! Me vjen keq per simpatizantet e " tepadrejteve " ne kete blog .....Pervec nja dy veteve ! 

E ka gjo kjo Bettina Marxi  Bettino Craxi-n ?

Da ..me nje zjarrm ! 

Edhe une duke qene se plakun e kam bektashi, i bashkohem urimit tend per festen e Novruzit.

Gezuar e per shume vjet besimtareve bektashinj.

Dje qelloi qe ishte nje feste zyrtare tek OKB per Novruzin, ku moren pjese 12 shtete qe e festojne, por jo Shqiperia (qe edhe ajo e ka feste zyrtare) ...???? 

ti? bektashi??? 

a asht e mundun? Armiri duhet provuar...  smiley

Vargu i 11 i Qerbelas, si eshte?

Baben tha e kam bektashi. No one is perfect.

yep, dhe Viti i Ri nis normalisht me konstelacionin e Aries-it, ku sic dihet (dhe sic eshte radha) kjo shenje zodiakale qeveris koken, eshte "shtepia" e luftetarit Mars, hekuri eshte metali i tij, rubini guri i tij dhe zjarri natyra e tij.
 

Gezuar festen!

Ja dhe filmi me i bukur ne bote qe zhvillon ngjarjen e tij pergjate mbremjes se Nates se Vitit te Ri persan : The White Baloon !

Ka nga ata qe mendojne se Fitorja e Netanjahut eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhte Palestines, me argumentin se tani qe Netanjahu hoqi me ne fund masken dhe tha ate c'ka vertet beson, do bjere iluzioni se Izraeli donte te arrinte nje marreveshje paqe me Palestinezet dhe do i jepet fund procesit te deshtuar te negociatave, duke i hapur rrugen presionit nga jashte, si nepermjet OKB-se, edhe nepermjet BDS Campaign (Boycott, Divest, Sanction), gje qe mund te jete e vetmja menyre per ta detyruar Izraelin te marre vendimet e veshtira per te mundesuar krijimin e shtetit palestinez, njesoj sic ndodhi me Afriken e Jugut dikur qe i dha fund aparteidit vetem pas nje fushate te gjate e te qendrueshme sanksionesh e bojkotesh nderkombetare.

Hajde inshallah kane te drejte keta optimiste dhe do Zoti e shohin driten e lirise edhe palestinezet nje dite jo shume te larget...

Si gjehet a je bektashi' a novruzlli' se kom menie te keqe me festu sone ? Se qe jom myslymon ate e di . I'm in a party mood. Thank you. C'ar osht e kunderta e bektashi, desha me thone. Kom i dyshim qe duhet t'i perkas bektashinjve se maj men qe ne Detroit kom pas shku ke Teqja e bab Rexhepit ( ato ishin bektash te mdhej shume, me duket,po s'jom shume i sigurte).smiley

A te pelqe rakija?

Cere pytje osht ajo mer lal ? Une du me gjet a jom bektashi' a jo. Qe jom shqiptar dhe gjalle e shnosh, ate e di une.

Lene, se pata nja 2 miq i note nga Chicago. Njoni ka qene shume i njoft ne Tirone dhe ke Breshka. Ky tjetri ishte si i zone me shurre ( nuk e njifja mire). Ne pime mire dhe po iu lutshim ktij tjetrit : Amon pije ene i gote( raki Borshi) . Jo, te lutem, kaq pi une. Nuk jam dehur asnjehere ne jeten time -thote. Nuk ke turp qe e thua, ia prita une ? Te dy Petro Ninsa, po ky tjetri si cun mami ( gati 60 vjec). Bo hesap, kishte ardh me jastik me vete ...smiley

Qemolo, raki, hashure e ndonje pershesh dhe po sje, behesh bektashi. Rakija e Borshit e mire eshte, po nuk shquhen shume, ketej nga Permeti e bejne per merak edhe vendi Frashellinjve bektashi 24 karat smiley

Po te pelqeu rakia, bektashi je. Hallall ta bofte Zoti. smiley

ke fshati i te pareve te tu....kishte teqe apo xhami? ku shkonin  njerezit?

Ke ai fshati i te pareve te tu, vinte gazeta Zeri Popullit ? Kishit degjuar gje per nje fare Enver Hoxhe ju?

smiley qeke n'forme sonte

Kemi dasem Safa Imeri. Shyqyr qe dola bektashas ...

me fal....nuk e dija qe fisi yt i ka hedhur rrenjet ne Shqiperi pas 1945....teqete dhe xhamite kane ekzistuar qe ne kohen e stergjysheve te mi.

Te fala pac. Per pak nuk ta kuptova qe e ke me ironi. See you around.

ja ku e ke dhe listen e teqeve ne Shqiperi po te interesoi

Nderkohe meqe jemi tek festa e bektashinjve, m'u kujtua nje mesazh i bukur nga Baba Tahiri qe e lexova diku:

The goal of this path is to know God,” explains Baba Tahir, “God’s presence apparent to anyone with eyes. He is reflected in beauty, in friendship and in righteousness. God is everywhere and this has been made clear by the mystics of all religions. The aim of Bektashism is to see all of this, but it is necessary to have eyes to see, the eyes of soul which are forged through the sacrifices of self-negation. Bektashism calls for people to struggle against their baser instincts.”

Sufis focused more on practicing love for God rather than fearing him and all their central philosophy revolves around love as the only ambition that can assuage man from his fears and help him achieve salvation.

Qemolo, Baba Rexhepi, ishte myhip( dervish)  i Baba Selimit, i Teqese Zallit -Gjirokaster.Ai u be antar i organizates Ballit  dhe njeri prej me aktiveve.Ai mbushi Teqene me arme dhe kur Qarkori mori takim me Babain e Teqese, Baba Selimin, nje evlia burre por i moshuar dhe  si ja beri prezente situaten qe kish krijuar Dervish Rexhepi, brenda vete  Teqese e besimtareve bektashinj,  tha vetem  kaqe: " E kam besuar, por beduvane paste  ne me ka genjyer.." ! Nga fundi luftes u arratis dhe iku ne Amerike.

U vetshpall " Baba " duke mbledhur rreth vehtes jo thjesht besimtare, por te merguar e te arratisur  te krahut ballist.Me vone ne ate teqe eshte fole se shkoi nje ish bashkepuntor i sigurimit te shtetit, i cili sec u muarr edhe me ca pune aspak te sferes bektashi...! 

Andej nga je nip ti jane Suni ...! Luten per Ehlibejtin, Muhamedin a.s dhe familjen e ti( ata perbejne Ehlibejtin ) 

Me i fjale une hy ke bektashet. Hallall. Le te rrjedh celiku per dyfek e plugje

Le te vloj rakia moj kala e kuqe.

Sa per ate babe Rexhepin une e njofta per burre te mire kshu, nuk u dukte shume ballist...

mu te borshi ne te dale...

(kur shko per qeparo, pa shku ala, vjen hunda e Hajdine. plazhit posht i thon Kshira... Posht kurbeti!)

Qemolin do ta falni. Takohena me vone. Do coj trashgimtarin ne NHL . Lightning - Red Wings. Go Bolts!!!

Iu premtoj se do kthehem esell. Mbas asaj nuk i dihet ...smiley

te paskan sjelle mall pa hile smiley

Lule Sofo- lule djale !  / Mu ke Borshi, ne te dale .../ Sofo Meksi nga Labova( kushuri i Leka Neksit ) / S'e leshoj armen nga dora...

Nuk na i kendojne te gjitha ...dhendurret ! 

West Bank eshte tertitor, vend ne Palestine , me sakte qytet ...

Netanjahun mos e zont sabahu .

me pelqeu rima me sabah, te cilen e kishte shfrytzu bukur edhe grava ne poemin e tij. 

OK:

mos me pyt si e kom gdhi sabahun

m'thuj si do t'ia bojm me Netanjahun

..me Netanjahun, si do beni ? 

  Nuk me duket pune per tu bere

  ne presim lajme nga Kuvendi 

  te shqetesuar jemi qe te twrw 

      Zien gjindja, me opinione, rremuje

      Revolta,  e gjendje  luftarake

      mileti cenosur ... per uje

     Keta shtypin " furfullake  " 

         Na tani dhe " xhidavia " tjeter

         Tek e vjetra plage n'arabi

         Netanjahu, kjo steka  e vjeter 

         shpirti i shpirtrave te zi ....

                         

 

      

    

             

      

         

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).