Ka një perceptim publik që banorët e Gërdecit bënë një veprim të ulët: një tregti me fatkeqësinë e tyre, me jetët e fëmijëve dhe familjarëve.

A është kështu? Po, për shumë prej tyre.

Por jo për Zamirën.

Disa bënë kompromis me vrasësit e tyre të joshur nga paratë.

Të tjerë vranë veten në vetminë e dramave të mëpasme njerëzore me të cilat askush nuk u mor.

Zamira Durda as u u dorëzua, as bëri kompromis me vrasësit, as vrau veten.

“Zoti më dha forcë dhe mjekja më dha ilaçe për të vazhduar. Djali im sot do ishte 15 vjeç” – thotë ajo dhe pranon:

Njerëzit këtu u joshën dhe u bë ajo përçarja si ç’e ka zakon politika në Shqipëri. Me të drejtë dikush thoshte unë nuk flas se kisha më pak dhe mora më shumë. U vu paraja në mes dhe ajo mbylli shumë gojë. Por po ta përsëris ata nuk u riparuan si njerëz. Unë njoh fëmijë të stresuar. Madje edhe të rritur me probleme. Një gjëmim dhe njerëzit tronditen. Një gomë pëlcet në autostradë dhe bëjmë Ohh…

7 vjet pas shpërthimit Zamira vijon ende sot një betejë në të cilën i kanë mbetur fare pak aleatë. Të tjerët ndoshta duan të harrojnë.

Ajo bën mirë të mos harrojë në emër të të gjithëve. Dhe duket e ka kuptuar këtë.

Vijon betejën e saj në Gjykatën Administrative dhe në Strasburg nga ku këto ditë i ka ardhur edhe një letër.

Është totalisht e zhgënjyer nga qeveria e sotme, dikur opozitë.

“Kam votuar PS, nuk kam arsye ta bëj më – thotë ajo.

Procesi penal mbaroi ashtu siç dihet.

Por firmosësit e fabrikës dhe shkaktarët e shpërthimit të Gërdecit me implikim të drejtpërdrejtë dhe të provuar të familjes Berisha nuk u prekën.

Një proces dëmshpërblimi për ndërtesat u krye. Një proces për jetët e humbura vijon pa fund, pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Me përjashtim të familjes Dvorani (që duket kanë përfituar nga një gjykatës në trungun e tyre) dhe të baxhanakut të Berishës, familja e të cilit nuk ka kërkuar dëmshpërblim, të tjerët nuk janë dëmshpërblyer.

Ministria e sotme e Mbrojtjes mban të njëjtin qëndrim me të mëparshmen. E konsideron Gërdecin “aksident teknologjik” për të cilin kjo ministri nuk ndjen asnjë faj.

“…Sot kishim një tjetër seancë në gjykatën administrative dhe avokati i Ministrisë së Mbrojtjes del e thotë se ministria nuk është fajtore për shpërthimin. -Më fal po unë isha në shtëpinë time. Unë kë duhet të bëj fajtor? Këta kanë parasysh rastin Dvorani ku MB u përjashtua nga dëmshpërblimi. Por Dvorani ka qenë punëtor ka patur kontratë me atë kompani. Unë kam qenë në shtëpinë time. Djali im u vra në shtëpi duke bërë detyrat dhe s’ka patur kontratë me askënd. Ministria e Mbrojtjes i dha urdhrat që dolën armatimet sheshit. Transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Unë nuk njoh askënd veç shtetit tim. Atyre të tjerëve t’ju kërkoj llogari shteti. Unë nuk kam punë. Shteti im ka për detyrë të më mbronte jo të më vriste djalin – thotë Zamira.

Megjithëse në të drejtën e saj të plotë, ajo thotë në një moment të intervistës në DITA që nuk ndihet mirë që po kërkon një dëmshpërblim.

“Sot në gjykatë shpërtheva në lot.. Sesi më duket që po kërkoj unë dëmshpërblim. Tërë botën të ma japësh nuk e dua. Por kjo është një gjë e imja.. Sepse nuk dua të fal. Djali im do ishte 15 vjeç sot. Asgjë tjetër nuk e mbush atë boshllëk…

 

Intervista e plotë:

8 Komente

Ah mer fatmir mehdiu, kriminel i pa ndeshkuar. Po sigurisht ti nuk mund te denohesh perpara saliut dhe shkelzenit. Ka radhe muhabeti dhe ne kete rast ti je i treti.

Shkelzeni do ndeshkohet, por vetem duhet prit pak sa ti mbushet mendja deputetit te PS xha Braho qe te nxjerr videon. Tani per tani ashtu jane nja ca probleme, na duhen pak ato videot sa here qe PD-hi na akuzon per afera korrupsioni dhe vrasjesh.

Krietari do te prononcohet vete per kete pune, per korrupsionin e Shkelzenit dhe videot e shantazhit, por nuk ka pasur kohe se duhet te prononcohej njehere per videon e Gjinit.

Nuk ka sens ti bish me qafe ca rrogtarve te vegjel si Fatja e Saimja kur dihet shum mir se kush vendos per gjonat. Ajo qe pritej, revansh,zgjedhje te reja e denim pergjegjsash nuk ndodhi. Kerkesa e vetme e opozites ishte tia hyme kushtetutes. Ne nje interviste para pak kohesh u deklaru se ceshtjet gerdec e 21 janar nuk jan harru por kane ngec se nuk kemi gjona te reja.

Trazimi i shpirtit të kësaj Fatkeqje më se i drejtë . Në fund të fundit "viktimave të krimit " u duhet dhënë e drejta .Veçanërisht të kësaj Natyre kur kriminelët kanë qenë të veshur me Pushtet dhe kanë shkelë në mënyrë kriminale Ligjin .Veçanërisht kur në Pushtet ka qenë " Familja  e Krimit për Dollarë ajo Biologjike - Politike e Berishës me iBerishat "

Partitë nuk Dënojnë .Dënon Drejtësia .Fakti që edhe Inastanca të tilla si Strasburgu e kanë zvarritë këtë çështje tregon se dhe ato janë Jo më pak të Korruptuara ose janë përfshirë në këtë Krim edhe Instanca që nuk guxojnë ti nxjerrin Lidhjet në dritë !

Bëhet fjalë për Vrasje MASIVE nga Terroristët me Pushtet dhe duhet ta kishin me përparësi këtë . Nëntë vetë u vranë nga terroristë ordinerë në Francë e Europë dhe u bë Nami.

Dhjetra të hedhur në Erë nga Terroristë me Pushtet tek ne dhe ..." Mbyllni Gojën .Sali e Liri  do u shpërblejnë me shtëpi dhe kukulla për fëmijët ""

Ja dhe nje dite qe ju kthye kalendarit te diteve te zakonshme. Sa shpejt harrojne shqiptaret. Sa keq.

Mbase ti mban mend Gerrdecin e vjeter. Por pa shiko se c'thone shqiptaret per Gerrdecin sot.

[AL]  shkaba - 11 Dhjetor 2014 - 23:57 

Gerdecaret kane kryeqytetin 20 minuta larg, qendrat tregtare me te mira 10 minuta larg, te gjiri i lalzit shkojne me shpejt se gjithe tiranasit, aeroportin me afer nga te gjithe, e qe aty per nje ore jane ne cdo kryeqytet europian qe te duan, durresin after fare, metropolin e zhurmshem ne njerin krah e natyren e gjelbert mu para shtepise, fabrika te shumta qe hapin vende pune mu buze autostrades, e tani u kane shkuar dhe televizionet e medha me studio afer...  tani qe iku dhe sala qe u zberthente predha tek dera, klima per qejf... cfare i mungon gerdecit per te qene location me i mire se... ta zeme, nje qe rri nente muaj nen bore ose mot kallkan [smiley] .

 Ogur i mire per Shqiperine . PD-hi i Krimit të Berishës dhe iBerishave në Kuvend , i shkëputur nga "sikurët e sikar vrasjeve ",  Vendosi  të Protestonte i mbështetur nga Gjithë Shqiptarët  nëpër rrugët e Shqipërisë

Gjeni dhe ndëshkoni Vrasësit e Gërdecit !

Gjeni dhe ndëshkoni Vrasësit e 21 Janarit !

Liri Demokraci ! Shqipëria në Protest .Poshtë Gjini Portokallis !Rrnoftë Fufa !

Një shkundje nga LefTKopeja , hap sytë dhe dëgjoj në vesh

Zgjohu sh.Oidriso . Kryetar Lulthimi po shpreh keqardhjen për Gërdecin dhe familjarët e 21 Janarit smileyPo fton qytetarët shqiptarë , malësortë e kodrinorët trima në Protestë . Po qan Grigja , po ofshamet Jozefpina , po drithërohet sh.Sali

Mirë që flë po dhe pjerdh në mbledhjen e Kuvendit të PD-hit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).