Gëzuar ditën e verës miq të nderuar!
 

31 Komente

Ta gezoni Diten e Veres! Ketej kemi shi sot. Cfare eshte ajo ne foto arapash? smiley

Dita e stines se veres ..dite Freskie ne gjak e shpirt . U clirofte nga enderrat me vergje Bombe dhe u dhente gezim e hare .

Poeti Kombetar i PPU nuk duhet ta beje gabimin e shtypit .

Dita e veres mund te jete pas vjeljes se rrushit dhe per Pijetare e per Pijanec . Po te shkruhej e Pranveres do te duhej nje e Pare , Fillimit dhe me rrjegull ishte smiley

Rrofsh o kapo,po s'kam me  ke te kercej smiley

E mrekullushme, te dyja bejne pjese ne jeten e gjithsecilit.flm!

https://youtu.be/dTCNwgzM2rQ

Me kete rast pershendes Elbasanllijte , por jo cdo squpverdh qe ka digjuar per Dite Vere dhe nijeh Muziken or tie .

Kujtojme se ka nje rubrike apostafat per tralalat qe pershendesin me tralala njeri tjetrin smiley

Narrofshperdimermegrasotopesh!

 

PRANVERA

poezi nga Xhavit Gasa (publikohet pa leje te drejtperdrejte nga autori)

Dalë nga dalë,
Toka po vjen në vlagë,
Pret parmendën e bujkut,
Që përmes ta çajë.

Do të zgjohen milingonat,
Nga gjumi i dimrit,
Është parmedna e bujkut,
Që gjumin do t'ju prishë.

Dhe rrënjët e pemëve,
Do të fillojnë punën,
Do t'ju çojnë ushqim degëve,
Që të mbushen plot me lule.

Zogjt do të këndojnë me hare,
Do të fluturojnë lart ne qiellë,
Nëpër degë të pemvëve,
Do të ngrenë foletë.

Eh, sa e mirë është pravera,
Rrezet e diellit më shumë ndrijnë,
Nga zgjojet dalin bletët,
Nëpër fusha qinjgjat blegërijnë.

E shikoni pra o njerëz,
Sa e bukur është pranvera,
I tremben vetëm dembelët,
Që në gjumë duan t'ju shkojë jeta.........

Gëzuar,
ditën e verës,
miq të nderuar!!!!

vjershe naive por sh. bukur.

(s'na vajti ne mendje ta komentojme kur ishte momenti)

Nëpër fusha qinj-gjat blegërijnë...

Tek ky varg shoh te ngazellyerit e tralalase qe kercejne para Dhive ne hare per kulloten qe u ka fal i Madhi Zot .Zotit Poet do ti rekomandoja te vargezonte nje metode shume te thjeshte te "ardhjes " se tokes per te mbjella , nga gura popullore .

Eshte shume Poetike ne se vendos heretiket ne nje grope fushe dhe mat ngrohtesine dhe lageshtine .

Gaz e hare past poeti Kombetar i PPU !

Shen valentini dhe dita veres jane ditet kur indeksi katunarizmit ne shqiperi arrin kuotat me te larta historike. Qytetaret mbyllen ne shtepira kurse rruget mbushen me katnare kokbugace qe ecin cift me buzet vesh më vesh. 

S'bera dot ballokume sot smiley

Gezuar diten e veres vetem atyre qe e meritojne , te tjeret Gezuar diten e dimrit -30 smiley

gezuar bre Mato, gezuar...  -po ku vera...?!  po kruajme  akoma xhamat e makines nga cipa e akullit cdo mengjes ketu..smiley

ske dale mo, se e diele sot, po je per nje kafe te paradise te pres smiley

6 e mjesit e 17C perjashta. smiley
Gezu'r!!!!

po vuke shum

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).