Një pikë grumbullimi që kryente falsifikimin e datave të produkteve ushqimore në Bathore është goditur sot në një aksion të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Krimin Ekonomik.

Sipas burimeve të AKU­së, mësohet se në një shtëpi të marrë me qera nga firma “Infood”, përdorej magazinimi i produkteve të skaduara të cilave iu ndërrohej etiketa dhe më pas shpërndaheshin nëpër marketed he tregëtoheshin.

Gjatë aksionit, është ndaluar edhe një furgon i firmës të cilit bashke me mallrat e skaduar me etiketa të falsifikua, i është gjetur edhe një faturë tatimore shoqëruese e firmës “Infood”.

Produktet e skaduara që më pas tregtoheshin për konsumatorët me etiketa false, i përkasin një game të gjerë, si çokollata, shampanjë, qumësht të huaj, djathra bebe dhe danez, etj. Aksioni ka nisur mbrëmjen e djeshme, ndërsa po vijon hetimi i policisë, AKU-së dhe Krimit Ekonomik.</p><p>Fabrika “Infood” ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës dhe merret kryesisht me tregtimin dhe transportin e produkteve ushqimore. Priten në vijim detaje të tjera nga hetimi.

7 Komente

gjera qe ndodhin...

pastaj nga kjo fotoja qe artikulli sjell si shembull, por qe nuk eshte dhe aq e qarte, duket se etiketa e plote eshte ne gjuhe te huaj, italisht...  

keshtuqe i skaduar  apo jo produkti,  shqiptari i  mesatar, por edhe ai i holle i gjate e me pak kurriz te dale,  ska per ta kuptuar se cfare thote etiketa.
 

Eehhh ç'po heq ai popull i shkrete. 

Kjo eshte rilindja. Me ushqime te skaduara.
Apo nuk e dinte me pare qeveria per kete pisllek dhe vetem tani sapo hyri ne konflikt me doshin e zbuloi?

Ne kohen e Berishes gjithcka ishte e fresket dhe e rregullte.

Rilindja sikur e kapi kete rast, apo jo? Rilindja i tha pronarit/pronareve te mashtrojne e te vene ne rrezik shendetin e njerezve per fitime personale?

Kur kostumi i kllaunit te behet lekure...

Se mos vetem Infood

Prandaj flet si ne kllapi shkaba shkret (:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).