‘Unesco’ ka denoncuar barbarinë e fundit të xhihadistëve të ISIS-it, të cilët të enjten kanë shkatërruar qytetin arkeologjik të Nimrudit në Irak.

“Shkatërrimi i qytetit antik pranë Mosulit, përbën një krim lufte”, – ka pohuar Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës, Irina Bokova. “I bëjmë një apel të gjithë politikanëve përgjegjës dhe drejtuesve fetarë të ndalojnë këto barbari”, – shtoi ajo.

ISIS vazhdon “të sfidojë vullnetin e botës dhe ndjenjat e njerëzimit”, – shkruan qeveria irakiane. Në fillim të këtij viti, militantët islamikë, kishin njoftuar se do të shkatërronin të gjitha vendet arkeologjike me motivin, se sipas tyre fyenin Islamin.

Dhe më 26 shkurt publikuan një video pesë minuta, me imazhet e rrafshimit të muzeut të Mosulit dhe shkatërrimin e statujave dhe relikeve të hershme. 

Qyteti i lashtë i Nimrudit, që daton 1 mijë vjet para lindjes së Krishtit, është bërë pjesë e UNESCO-s në vitin 2002 duke u konsideruar si një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së Asirisë, Irakut të Sotëm.

24 Komente

s'ka gjo. kemi filmin herkuli kunder tiraneve te babilonis.

Në fillim të këtij viti, militantët islamikë, kishin njoftuar se do të shkatërronin të gjitha vendet arkeologjike me motivin, se sipas tyre fyenin Islamin.

E cuditshme sa gjona e fyejne Islamin!

po pra, edhe gjera qe ishin aty para se Islomi te na begeniste ne ket planet. Ksaj i bi si me te pas sha Jul Qesari nga nona.

Po ndjek pak ate betejen qe po behet rreth Tikritit. Po dona me i kap gjalle, po thone kta irakenet, qe po perpiqen te mbyllin rrethimin. Pse valle thu ti Emo? Mos valle qe t'i ruajne qe mos vriten a plagosen? 

pa iraninanet nuk e bejne dot. plus, tha njeri, keta i zhduk nga nje vend dhe te kthehen prap pas nje muaji. pune mooti, PF. se keta i do populli i atjeshem, dore me nji! dmth ajo pjese poplli ku kta mbreterojne, natyrisht. i ke pare ato ekzekutimet e homove ne raqqa? mbledh turma ku s'ke ku hudh kokrren e molles, per me pa se si do shkalafitet tjetri i hudh nga kati i 10-te. po kshu, mbledh per qejf, rrezik ka edhe naj pik ku shiten kausha me fara, si pune kokoshkash knej nga ne. ose ata qejflinjte qe regjistrojne ne celular ekzekutimet, t'i shofesh me ca gzimi filmojn, sikur po kapin naj flutur te rralle, qe t'ua tregojne ne mbremje miqve. esht mese e qart se ish-diktatoret e lindjes se mesme ishin zgjidhja me optimale per ekuiliber ne ate zallamahi fanatikesh.

Jo nuk i kam pa. Me thene te drejten nuk para e kam qejf ate lloj kinematografie, dhe per sa kohe therin njeri-tjetrin ndjek parimin e mosnderhyrjes ne punet e brendshme dhe respektimit te traditave lokale. Kur dun me e hap lojen pastaj, aty dhitet puna.

kam pa nje report nja 25-30 minutsh tek nji emsion shqiptar, s'me vje ne mend si quhet, se ma tregun, po nuk ishte fevziu, se ate e njoh. eshte nje burr pak ne moshe qe flet nje shqipe katunare te jugut. tregonte jeten e perditshme ne isis. well, kta te perendimit mbase nuk i kuptojne mire ata. mbase asnjehere nuk kane per t'i kuptu, xhanem, perderisa thone qe do i luftojme duke hap me shume vende pune. po une i kuptova pernjiher. mu sikur isha vete atje. nuk e kemi shume te qarte sa ngjajne ekstremizmat, veji cfare emri te duash. ndaj edhe shof sa here nji lloj flirti mes tyne dhe te majtes radikale. po ta shofesh ate film (eshte nder te rrallet qe eshte leju me filmu atje), do me kuptosh pernjehere. gjithe kohen thosha: done that, been there.

Emo. Cdo levizje qe synon te shkaterroje me dhune rendin ekzistues dhe everyday life as we know it per ta zevendesu me njeriun e ri dhe nje jete te re eshte po e njejta gje, dac i majte a i djathte, dac fetar apo ateist a cfare emri te dush t'i vesh ti. Boten e con perpara evolucioni. Revolucioni eshte thjesht katastrofa random qe ndodh here pa here. Si puna e atij meteorit qe vrau dionosauret, apo si puna e Gripit Spanjoll.

kam kohe qe besoj ne te dyja. jo thjesht per mender sistemet politike dhe anen sociale te gjese. Kam nje bindje qe ndodhin te dyja, edhe katastrofat, edhe evolucioni midis dy katastrofave. kjo do shpjegonte shume gjera. 

nji moment interesant eshte te dihet numri minimal i njerzve qe kerkohet qe arritjet themelore te nje civilizmi te mos humbasin. nje bisede e bere dje kjo, me cunin kur e mora nga shkolla smiley i thashe mendo sikur te shpetonte vetem neighborhoodi yne nga qameti apo nga ndonje A bomb. Kompiuterat psh do zhdukeshin sapo te prishej i fundit qe ekziston ne lagje. Asnje nga lagjia nuk di si behet kompiuteri smiley   e kshu me radhe. e kisha llafin tek zbulimet e artifakteve mijeravecare qe flasin per qyteterime te vjetra, te cilat benin gjera qe s'i bejme dot as sot.

Ja kur te vijne justifikuesit e islamikeve ne PPU dhe te fillojne e te hedhin fajin tek SHBA-ja.

Une nuk po hidherohem akoma per punen e ketij qytetit, se nje shoku im qe lexon "The guardian" me tha qe ate lajmin e statujave e kishte saju vete media perendimore kete, qe t'i ulte figuren ISIS-it. Tani i cova nje email ku e pysja nese eshte i verifikum nga dy-tre-kater (sic thot Pjeri) burime apo jo ky lajmi i dyte, qe mos iu nxjerrim kot namin e keq cunave duke bo llap-llap.

O Rono shif mer shif mer jau çer gallate, osht per tu dhi gazit:

http://fr.wikipedia.org/wiki/Ex%C3%A9cut...

À 10h22, la planche bascule, la lunette de bois se referme sur sa tête et le bourreau Charles-Henri Sanson actionne le couperet. Gros, un assesseur du bourreau, saisit la tête sanguinolente et la présente au peuple. Certains auteurs prétendent au contraire que la tête fut prise par Henri Sanson, le fils du bourreau. Quelques parisiens crient "Vive la Nation ! Vive la République ! Vive la liberté !" Quelques salves d'artillerie sont tirées et certains dansent la farandole. Jacques Roux commissaire de la Commune de Paris, rédige le procès-verbal de l'exécution ; il précise que des citoyens recueillent sur l'échafaud ensanglanté le sang du roi avec leurs mouchoirs, leurs piques ou leurs sabres. Certains veulent acheter au bourreau des mèches de cheveux du roi, les bourreaux plongent leurs doigts dans le sang et se barbouillent mutuellement le visage. Le biographe Éric Le Nabour note même que l'on peut voir "un ci-devant grimper sur l'estrade, se frotter les bras avec le sang de Louis XVI, puis en asperger le public par trois fois en un sinistre et ultime rituel." Cet homme, un révolutionnaire brestois, lance alors à la foule : "Républicains, le sang d'un roi porte bonheur !"

smiley

Le jour de son exécution, Maximilien Robespierre avait la mâchoire cassée. Elle était maitenue par un bandage. Juste avant de poser sa tête sous le couperet le bourreau a arraché son bandage; Robespierre a poussé un hurlement de douleur, des flots de sang ont jailli de sa plaie, ses dents brisées se sont répandues sur le sol. Puis le bourreau a brandi le bandage à bout de bras, comme un trophée, pour le montrer à la foule massée autour de l’échafaud. Les gens riaient, lançaient des quolibets.

                                                                Michel Houellebecq, Extension du domaine de la lutte

smiley

 

Nuk kan lidhje me islamin jo! 

Keta me kujtojne Enverin, Stalinin, Hitlerin etj etj.

Keshtu nisen nga e mira tipa altruuiste deri ne palce; i kapin me radhe armiqte, i elemiojne per te miren publike dhe vazhdimi dihet...

Problemin e kemi identifikuar, por nuk duam ta zgjidhim.

Keta nisen nga e mira, o PF!!!

Fiks Bama, nisen nga e mira!1!!!!!!111!!!!!

ACDC1 thote atje siper: " shifni kur te vine keta islamiket e te thone fajin e ka SHBA, per ..ISIS..." 

Mirepo sikur te bonte vaki ta pysnim, vetem kaqe; Me Sadamin kishte nga keto gjona ne Irak? Apo si amerika,  " i hoqi armet nukleare " dhe vari Sadamin , keta bine prej qejfit madh qe i pushtovi Amerika ? Kjo pra ishte koqja e madhe qe  u dhurovi pema amerikane e demokracise irakianeve...Mosadi e kishte te sigurte qe Sadami pati arnatos vendin mearme nukleare ...! 

Kush guxon me then se ka faj Amerika ! Amerika vec mire esht tuj u bo..Or intelektual ! 

Keto jane faje vec te ...islamit .Ai e ka fajin, qe te mencmit e gjeten  si pula  mnjez heret ! 

useless

Egjipti do mbylle 27,000 xhami per te frenuar radikalizimin islamik!!!

 

E shikon sa avant garde ka qene Enver Hoxha!!!

50 vjet para kohes se vet, o Ron! Ne ceshtje te vecanta edhe me shume. 

Cfare krim lufte, ky eshte krim kundra njerzimit.

Nuk kane pse cuditen as europianet as amerikanet jane faza qe i kalon njerezimi, harrum si zhduken spanjollet gjithe ate kulture te popujve te amerikes se jugut, apo evropianet kulturen indiane, apo komunizmi gjithe objektet e kultit me vlera arkitektonike, apo demokracia jone veprat e kamuniste...

Sado diktator qe ishte Sadami, te pakten objektet e vjetra kulturore, i ruajti dhe disa edhe i restauroi. Keta kafshet e ISIS-t, nuk e dine seç eshte kultura e vjeter. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).