Vatikani ka pranuar se përdorimi i forcës mund të jetë i pashmangshëm për të ndalur sulmet ndaj të krishterëve dhe komuniteteve të tjera fetare minoritare në Lindjen e Mesme, nga Shteti Islamik, nëse nuk gjehet një zgjidhje politike.

Kryepeshkopi Silvano Tomasi, kryediplomati i Vatikanit në OKB, thotë se xhihadistët kanë kryer “genocid”, ndaj dhe duhen ndalur. Vatikani, tradicionalisht i ka kundërshtuar ndërhyrjet ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme.

Gjithsesi, Papa Françesku e kritikoi ashpër ekzekutimin me prerje koke të 21 egjiptianëve të krishterë kopt, nga ISIS në Libi gjatë shkurtit. Militantët xhihadistë kanë vënë në shënjestër grupet fetare minoritare në pjesë të ndryshme të Sirisë dhe Irakut, të cilat i kanë nën zotërimin e tyre. Mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryepeshkopi Tomasi shtoi se “ajo që nevojitet është që koalicioni i koordinuar dhe i mirëmenduar të bëjë gjithçka të mundshme për të arritur një zgjidhje politike pa nevojën e dhunës. Por, nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë përdorimi i forcës do të ishte i nevojshëm”. “Duhet ta ndalim këtë lloj genocidi. Përndryshe do të qahemi në të ardhmen përse nuk e bëmë diçka të tillë, përse lejuam një tragjedi kaq të tmerrshme të ndodhte”.

Të krishterët kanë qenë objektivi kryesor i sulmeve të ISIS, tha kryepeshkopi, por të gjitha komunitetet minoritare janë qenie njerëzore, e si të tilla të drejtat e tyre duhen mbrojtur. “Të krishterët, jazidis, shiitët, sunitët, alauitët, të gjithë janë qenie njerëzore, të drejtat e të cilëve duhen mbrojtur me çdo kusht”, tha ai.

Sipas tij, çdo koalicion duhet të përfshijë edhe shtetet muslimane nga Lindja e Mesme, ndërsa duhet të udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara. Në shkurt, organizatat e të drejtave të njeriut paralajmëruan se ISIS po përpiqej të çrrënjoste grupet minoritare në Irak, kryesisht nga zonat e mëdha të vendit. Në një raport, ata kanë detajuar të dhëna mbi ekzekutimet, ndërhyrjet me forcë, përdhunimet dhe abuzime të tjera të vuajtura nga minoritetet.

14 Komente

Faleminderit Vatikani. Faleminderit Papa Francesku. Shyqyr qe u zgjuat nga gjumi.

-epo se para nja  2- 3 javesh, diku nga bregdeti i Libise, ISIS-et  ''kercenuan'' :   next, ''Roma eshte vetem 300 km larg'''....

keshtuqe:  kercen  prifti  (Vatikani) nga belaja, tha..smiley

Belulo, rastisa ne Rome ato ditet e kercenimit dhe italianet po qeshnin duke thene:

Te vijne ne Rome, po te kalojne Kalabrine njehere
kurse e dyta ishte:Kane per tu vjedhur makinat ne Napoli smiley

Per te kalu ne Rome ,shqiptareve s'u jane maru skenderbete,gjalle jane ate si bilbilenjte,diku ne malet e Mirdites. smiley

Eshte dicka e amplifikuar, se nuk kane kellqe te kercenojne jo Italine po asnje shtet evropian. as nuk po i merr njeri seriozisht ne Itali, jane manovra me te thella qe duan te pershkallezojne situaten. Me problematike per evropen eshte situata ne Ukraine se Isis.

po  tamam, nuk kane as kellqe, as takat, asgje  keta lamashet e ISIS...  une prandaj e vura  fjalen  ''kercenim''  ne thonjeza me siper...

nderkoh eshte me shume tip shantazhi,kshu kot, ne ajer, ne tym vetem per efekt ''paniku'', mendojne ata... 

mu si xha Braho qesharaku  qe rri rri e ''kercenon'' shpesh: kujdes, te mjeret ju  ku do futeni tani..   do  hap ''canten e zeze'',  apo  do nxjerr  ''ate videon''..smiley

Me ne fund SHBA po pranon realitetin ne terren...Pa Iranin dhe Sirine nuk mund te mposhtet ISIS.

The United States will have to negotiate with Syrian President Bashar Assad after all, US Secretary of State John Kerry told CBS News on Sunday.

"We have to negotiate in the end. We've always been willing to negotiate in the context of the Geneva I process," the US top diplomat said, referring to the June 30, 2012 conference on Syria.

 

Gjo e mire apo e keqe kjo?

Po ja si mendon ti?

Per ta kuptuar e mire apo e keqe i nderuar PF , mendoj duhet mbajt parasysh qe flasim për Papatin mendoj kur del me Deklaratë zyrtare

“ajo që nevojitet është që koalicioni i koordinuar dhe i mirëmenduar të bëjë gjithçka të mundshme për të arritur një zgjidhje politike pa nevojën e dhunës. smiley Ky eshte Papati i njerzimit që, përfshin edhe vizitën e Papës në Egjipt apo Turqi !

Por, nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë përdorimi i forcës do të ishte i nevojshëm”.smiley Ky është Sulm fetar i krahut të kundërt të ISIS

“Duhet ta ndalim këtë lloj genocidi. smiley Kjo është Thirrja që fton këdo Religjion kundë ISIS në Botë përfshi OKB !

Përndryshe do të qahemi në të ardhmen përse nuk e bëmë diçka të tillë, përse lejuam një tragjedi kaq të tmerrshme të ndodhte” smiley . Pa koment sepse duket sikur është membër i PPU ose shkrim tek gazeta 55 !

Ishte më mirë që Amerika patjetër duhej ta kish kuptuar prej Kohësh këtë bashkëpunim , biles pa i Nxitur këto lëvizje si "Pranvera " . Po ata janë Amerikë dhe mendoj nuk mbetën të digjojnë nae , or tie !

Kush e hoqi komentin tim ketu. 

une Pjer ja kerkova adminit ta hiqte!

Po shtrohet haptazi pyetja ne mainstream media..."A nuk ka ardh koha per tu miqesuar me Perset dhe ti veme gishtin e mezit Arabeve"?

I was surprised last week to hear a colleague suggest that the idea that Iran was a force for stability in the Persian Gulf region was now conventional wisdom. But our attitudes have not shifted enough for us fully to embrace the Iranians as allies in Iraq and Syria. That’s a perverse situation. And there are still influential voices in the US and elsewhere who, like the Saudis, warn of Iranian expansionism.

Those same voices have tended to laud the alleged reforming zeal of King Abdullah (nothing I have heard leads me to think his successor will be any more zealous), ignoring the uncomfortable fact that most of the worst Islamic extremism and terrorism of the past two decades has tracked back, through funding and religious influence, ultimately, to Saudi Arabia. In this situation, the state we have been accustomed to seeing as our enemy (Iran) is starting to look more like a potential friend, and the state we treat as an ally looks more and more, if not like an enemy, like the sort of friend that renders it unnecessary to have enemies.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).