Shkova gjer te lumi, 
Dhe në breg u ula, 
Desha të mendoshesha, 
Por s’ndenja dot, u zhyta!

Dola së pari dhe thirra,
Dola së dyti dhe klitha,
Në ujë pak më të ngrohtë
Do zhytesha dhe mbytesha

Por ishte ftohtë në ujë! Ish ftohtë!

U ngjita me ashensor
Gjashtëmbëdhjetë kat mbi tokë, 
Mendova për vajzën time
Dhe thashë do hidhem poshtë.

Dola aty dhe thirra!
Dola aty dhe klitha!
Në një vend më të ulët 
Do hidhesha dhe vdisja!

Por ishte shumë lart atje! Ishte lart!

Prandaj ja ku jam, gjallë,
Gjallë do të jem përsëri, besoj, 
Mund të vdisja për dashuri
Por jam lindur që të jetoj.

Edhe pse më shihni që thërras, 
Dhe klithjmat nëse mi dëgjoni, 
Jam kokëshkretë, oj zemër, 
Tek vdes s’do më shikoni!

Jeta është e embël! Si vera! 
Jeta është e embël!

39 Komente

Jeta eshte e embel..., vertet,  ......po na trembe  smiley

Me ngadalë se na trembe,

Bukur! Kallezuese per jeten urbane, mbase te mbipopullarizimit; deshperim per t'i ikur kaosit qe spekulloj te jete peizazhi arkitekturor i Tiranes. Dy here, zeri lirik perpiqet t'i shpetoje ketij ferri ekzistencial: duke u zhytur/purifikuar ne lume e duke u hedhur nga lart. Kerkon te perpihet nga natyra por ja qe jeta eshte e embel, apo qe s'mund t'i shpetoje.

 

Lexova mbreme nga Shkinaks qe eshte nje poezi nga L.H .; Kerkoj ndjese per komentin tim me siper, nuk e dija. Lexova poezine ne anglisht, dhe me lindi natyrisht pyetja: ne repertorin urban shqip, perdoret "vajze" me nenkuptim te dashuren ("sweet baby" ne poezine origjinale)? Per te mos krijuar konfuzion si dhe per te qendruar brenda koherences ne perkthim: "zemer" ose dhe "vajze" nese vertet nenkupton te lartpermenduren, duhej perseritur ne te dy rastet. 

jam perpjekur te rri ne poezi, gje qe besoj ka kaluar mire duke qene se u mor si poezi e imja, edhe ngaqe zakonisht perkthimet kuptohen dhe prandaj nuk i kam qendruar teresisht besnik vargut origjinal. 

zemer rri si te dush, kurse vajze perdoret jo pak me kontekstin "e dashur" edhe pse kryesisht qendron si vajza ne sensin femija, por edhe ne anglisht "baby" do te thote "femija" edhe pse me kohe ka marre konotacionin "e dashura".

Ne fakt me duhet te pranoj qe ka nje rrjedhshmeri ne gjuhen meme qe vertet e ben te mire kete perkthim. Me pelqeu veçanerisht perdorimi i "embel" i cili ketu percjell sensin e te pranueshmes, te kenaqshmes, siç edhe nenkupton "fine" i perdorur ne pozicion post-emer, post-peremer.

Nuk e dija qe "vazje" perdoret edhe ne sensin "e te dashures," por nese deshiroje ta mbaje, besoj qe duhej perseritur ne strofen e fundit per koherence dhe sepse do perforconte kuptimin qe ke dashur te percjellesh. Tani qe e mendoj, sikur eshte perdorim i relaksuar dhe nuk perçon deshperimin ne zerin e folesit ne poezi. Perndryshe, "zemer" eshte mjaft e pershtatshme dhe nese ne padeshire ta rendoje duke perkthyer "sweet" ne "sweet baby," do kish qene per mua me e pranueshme dhe do i jepte peshe emotive referentit ne strofen e fundit fjala "shpirt." 

P.S. Sa me kenaqesi i lexoj perkthimet e poezise amerikane. Bukur, shkinaks. Faleminderit! smiley

Shkinaks,une ne vend te vajze do kisha perdorur vashe,dhe ne vargun e trete te strofes se pare do kisha perdorur te pakryeren.Po poezia eshte e bukur dhe perkthimi i arrire,pergezime.

Ti qofsh o Zhardine, se mire qe gabove se e kujtove poezi te shkinaks, gje qe nuk perben asnje problem, eshte sikur t'i shkelesh pa dashje kemben nje personi ne rruge, por te interpretosh dy menyrat me banale dhe tradicionale te vetvrasjes per dashni (mbytja ne uje dhe hedhja nga lartesia, qe kane nje interpretim simbolik) si probleme urbanistike dhe ekologjike te Tiranes, eshte vertet per tu hudh nga 15 katshi i Tiranes drejt e ne Lane, dhe rruges se renies sa pa ra ne toke te pish arsenik si madam Bovari dhe te sellos veten ne temth me nagant si shkrimtari dekadent Adrian Gunga.

 

Ne cilin rresht e shtrova problematiken e ekologjise dhe urbanistikes? Mbase analfabetizmi funksional te pengon te shohesh qe flisja per kontekst (lartesia, ashensori, ferri ekzistencial ne te cilin gjendet folesi).

Pastaj, menyrat e vetvrasjes te permendura paskan ekskluzivisht motivin e dashurise kshu? smiley Interpretim simbolik? Cilin? smiley

Prandaj shkruajta per ambiguitetin e perdorimit te "vajze" pasi nuk percjell emocionin e deshperimit dashuror te folesit. "Vajze" mund te ishte fare mire "bije" ketu.

Do me na bo budallej (si veten)?:

Kallezuese per jeten urbane, mbase te mbipopullarizimit; deshperim per t'i ikur kaosit qe spekulloj te jete peizazhi arkitekturor i Tiranes.

Po te shpjegoj interpretimin simBolik, e sigurte qe ti do te shtrosh problematiken e arkitektures te organit anatomik patriarkal.

 

Interpretim apo hamendesim, apo çfardo tjeter fjale qe gjen si e kulturosur qe je, nuk ka pike rendesie. Ka rendesi qe nje rendom poezi arketip dashurie (un vdes per ty) ty te hamendeson per jeten mizerabel te qytetit per shkak urbanistike dhe arkitekture miserablè (si Tirana) qe ben pallate 16 katshe me gure dhe tulla.

 

C'pritej, te shkruaja qe eshte kallezuese per dashurine? smiley Besoj qe fola per disa terma ne gjuhen meme qe nuk mbeshtesnin konceptet e dashurise dhe deshperimit...

Edhe njehere, per hir te qartesimit dhe verejtjeberjes per PPU-ne, poezia u soll dje dhe nuk ishte e percaktuar e kujt ishte (lere pastaj titullin ne origjinal), por vetem nje: "Letersi nga Shkinaks" qe eventualisht u korrigjua pasi ai ua vuri ne dukje moderatoreve. Detajet ne poezi, me futen ne mendime per realitetin mizerabel (lumi-16kateshi-ashensori) te Tiranes sepse spekullova qe autori te jete banor i Tiranes. I qarte perfundimisht? smiley

 

I kisha te qarta qe ne fillim keto qe thua "perfundimisht".

Ti a e ke te qarte qe nga nje poezi dashurie me hedhje nga kati i 16 nuk mund te hamendesohet se nuk bejne mire protestuesit e PD-se qe rrijne poshte 15-katshit sepse ashensori ka nje guzhinete te prishur qe nuk e ka ndrru mekaniku qe eshte me PS-ne?

 

"Perfundimisht" me teper se me te kuptuarit tend, kishte te beje me shpresen qe biseda te perfundonte. Epo, ja, duhej edhe ironizme dylekshe, vetkenaqesuese, siç eshte e zakonshmja. Mbase do gjesh ekstaze psikologjike a te nje lloji tjeter tek fakti qe po, jam qenie e ulet, budallaqe, kurrsesi e afte te bej interpretim qe t'i pelqeje zotrotes. Edhe kur tjetri te thote qe s'ka interpretim, ka pakenaqesi qe s'ka interpretim. Po, duke lexuar nje poezi per dashuri, nuk me interesoi patetikja e dashurise, por skena, vendodhja, konteksti gjeografik pra. Nuk e sheh te mundur kete? Epo ç'te te sugjeroj? Mos e zgjat shume vetkenaqesimin se ka rrezik se bllokohesh?

 

Kaq kisha, dhe per nje kohe te gjate.Eksperienca e dialogut me ty, me le si gjithnje mbresa te hidhura, nderkohe qe ketu komentoj vetem per argetim dhe per te ushtruar/permiresuar shqipen. 

Edhe ti i perket races se komentuesit te pabese, qe futet ne muhabet seriozisht, e sapo e shef veten te dhjere (kete fjale nuk e gjen ne metoden Mozhè), kujton se ja hudh sumes (as kete) me shprehjen:

- Jemi tu bo i dor muhabet me jau!

 

Ndersa ti je e asaj species se rralle relike:

Du me ta dh* muhabetin, mer jau!

 

Sinqerisht, naten. Pak energji kam t'i pergjegjem monologjeve tuaj.

ore tiku, o hipokrit i keq. po ti mbreme me cave derrasat mua pse shava ate trapin qe provokoi.

ne te njejten kohe perdor fjalor sume me nje zonjushe. dhe i pergjigjesh me kete harbuteri,  qe nuk i shkon nje filozofi te madh si ty. (perfshi ato karikaturen pa shije qe na ke sjelle ketu).

Si njeri qe e ke deklaruar vete qefin e madh per margarinen e Marlon Brandose tek tema tjeter, po te them qe, nuk te shkon kjo lloj tangoje miku im, as ne Paris as ketu tek peshku pa uje. smiley

 

 

Hughes është poet identitar, i përdorur specifikisht që në shkollat fillore të Amerikës dhe i ngushtuar tmerrësisht në këtë mënyrë dhe për atë qëllim. Është rastësi simpatike që ai sillet në Peshk sikur i jepet racistëve të vegjël në Tennessee.

http://oyc.yale.edu/english/engl-310/lec...

Më tej, edhe unë do të pyesja bashkë me heretikun: pse të mos i përkthejmë sixteen floors si pesëmbëdhjetë kate?

Aq me teper qe kati i 15-te per arkitekturistet eshte kufiri i eperme i ndertimit me mjete klasike (gur, tulle, çimento), pertej ketij kati ndertohet per te kerryer qiellin me mjete moderne (hekur).

 

Një gjë e ke të sigurt me Transformimin Tiku, kthimin e modernes trans-parente në epokën e gurit (që duke u rrokullisur mbledh e mbledh). Kjo ishte shaka, heretik, nuk dua debat.

Ahaha, ky ishte koment për poezinë, besoj, seks=vdekje smiley.

Ja, ky është koncept paramodern (ç'burrë satirik!). Në kohët e sotme të dyja palët ia kanë njëri-tjetrit me t'futme. Them se edhe kjo temë u ezaurua, paç shëndet e kuvet.

Kur te kuptosh qe nuk ka dy pale, dhe dy palet jane Trans-formuar ne Trans-pale, vetem atehere muhabeti midis nesh do jete ezauruar.

Vetem atehere mund te bojme i dor muhabet per s'mari mer jau!

                                                                                 (per shtate pale qefe)

 

Vallaj robi qi krijo varsi nga jeta, eshte i zbut per çdo lloj varsie smiley

(Jeta ësht si shpirt)

Anës lumit shkova

E në breg u ula

Dot dum nuk i dhashë

Ndaj në ujë u krodha

 

Nxorra kok’n e thirra

Prapë dola bërtita

T’mos qe uji akull

Aq qenë dit’t e mia

 

Po uji qe Akull! Bubu ç’akull!

 

Hipa lart në majë

Përmbi pesmetkaç

Zogëzën kujtova

Thashë të hidhem paq

 

Aty lart fort fola

Atje lart bërtita

Të mos qe aq lart

Aq qenë dit’t e mia

 

Por aty qe Lart! Mosozot sa lart!

 

Meqë gjallë jam sot

Kështu po vazhdokam

Për dashni nuk vdiqa dot

Fati im qe të jetokam

 

Edhe në të thirrça,

Edhe në bërtitça,

Mos më thënçin Lengston, zoçkë,

Në rënça e vdeksha.

 

Jeta është e bukur! E bukur si flutur! Jeta është e bukur!

Perkthimi i trop me hamendon palen perkundrazi:

nuk bejne mire protestuesit e PS-se qe rrijne poshte 15-katshit sepse ashensori ka nje guzhinete te prishur qe nuk e ka ndrru mekaniku qe eshte me PD-ne.

 

Jeta eshte e embel vertete, si vera, dhe pak e tharte, po te jete e lire ...

prandaj: Enjory Your Everyday Life.

Flm, Shkinaks, qe na e solle.

Endem mes qiejve, 
shpirtrave 
endrrave, 
dherave..
Dashurive qe me rriten 
Dhimbjeve e gezimeve
qe nuk fshihen 
Udhetojne me mua 
deshmitare te udhetimit 
te jetes sime 
Jete mes qiejsh
Shpirtrash
Endrrash 
Dherash 
Dashurishe
Dhimbjesh 
E gezimesh...
Mimoza Selimi

-Jeta ësht avdallisje-

 

Poshte te lumi shkova
Kur mrrina ne breg
Pse shkova harrova
Mren qesh tu met

Prej deshprimi nji her thrrita
Prej gzimi dy here
Fundin kur cakita,
S'e pata at nder

Se pata at rrisk. Uji ishte brisk.

 

Nje stekë ne ashensor
Me vodhi kuleten
Ne kat te gjashmedhjete
S'e desha me jeten

E kjava me mëni
U shkrina në marri
Poshte e lart ashensori
Levizte pa njeri

Nga klastrofobia. Në akrofobi.

 

As rroj as svdes
Pelikan i fjetur
Po jam pa mënd
Në dhè i patretur

As piprrimë, as kuisje
As piskamë, as kujë
Ç'u brohorit në lumnisje
E s'u bitis pa bujë?!

 

Eh, jeta është mpiksje, si vena, në fund.

 

 

.

Te bregu i lumit shkova,

aty ne bisht u ula  u mendova,

se bona me dysh dhe u hodha,

thirra njehre s me degjoi njeri ,

qava heren e dyte, se rrujti njeri,

 po te kish qene uji i ngrohte mbeta aty.

Shyqyr qe ishte uji ftohte, shyqyr.se me shpetoi.

Thash te provoj lartesine,

hypa ne katin e 16 me ashensor

, pashe poshte mu kujtu dashnorja,

dh thashe te hidhem, te vritem

bertita sa skisha ne koke, qava.sme degjoi njeri ,

Shyqyr qe aty nuk ishte lartesi e ulet, ,

se do te isha hedh, dhe do te kisha vdek.

Per  sa kohe jam gjalle dhe mar fryme,

shyqyr qe po jetoj, se prandaj kam lindur.

Ndoshta ti dashmore,

mund te me degjosh duke bertitur,

mund te me shikosh duke qare,

po do te isha budall, gomar,

ne se do me shikoje vdek per toke,

Jeta eshte e bukur, ka shije si shampanje, Jeta eshte e bukur.

smiley

Yees per zotin. Shampanje. E ke gjet smiley

po shampanja te avdallis,  ti merr mend, bohesh ne qef ,  kshu qe varianti jot nuk me duket keq, jeta eshte avdallisje, poshte larte. me nje fjale

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).