Në artikullin e dytë të serisë së reportazheve mbi origjinën e djathit kaçkavall, gazetari Altin Raxhimi ia shkul rrënjët nga Lazarati, merr vesh se zona e Shkodrës e nxjerr djathin e keq dhe heton dhe pista të tjera.

Rrota djathi të vitit që shkoi nga dhoma e stazhionimit e baxhos së Fredi Mahmutajt në Libohovë | Foto nga : Altin Raxhimi

Kaçkavalli i mirë del aty ku korja e tokës zë gunga.

Del nga malet e Epirit dhe Thesalisë së Greqisë e në veri mes Shqipërisë e Maqedonisë deri në Pirot, një zonë në jug të Serbisë në kufi me Bullgarinë. Në malet në qendër të Bullgarisë, të cilat i kanë dhënë gadishullit emrin. Në Shqipëri djathërat e mirë bëhen nga Saranda në Korçë. Mund të dalin dhe në Kurvelesh, male të Mokrës dhe Tomor e mbase deri në Korab. “Veriu jonë as gjizën s’e bën saktë,” thotë Guri Lako, specialist bulmeti nga Korça. Të gjithë bien dakord se kaçkavallin më të mirë e nxjerr gropa nga Qafa e Muzinës në Zagori — bulmeti i Gjirokastrës.

Bëhet nga delja, shumë më rrallë nga dhia, zëra që klasifikohen “të dhirta” në statistikat e rrethit të Gjirokastrës.

“Një metër katror bar aty ka 25 lloje bimësh,” më thotë Edmond Kuro, i cili operon baxhon më të madhe në Zagori. “S’ka si atje.”

Qumështi s’të fal, më thotë Telemak Dhuka, specialisti veteran i djathit. Nëse i jep lopës të hajë bishta qepësh, do ja nxjerrë erën në kusi. Po ta mbash kusinë afër gjeneratorit, do thithë benzinë. Po e solle vonë, prishet. Po e trajtove mirë, të thonë unanimisht baxhoxhinjtë, del djathë i mirë.

Ta mendosh ashtu, qumështi distilon lloj lloj gjeologjie, biologjie apo sociologjie.

Djathi është metaforë e rrëfimit biblik të botës, shkruan gjeografi francez Jean-Robert Pitté. “Të çarat, fryrjet, apo gungat që nxjerr janë mikrobotë që të sjell ndër mend pamjen e planetit kur ndeshen pllakat tektonike për të krijuar malet.” Përdorimi i ngjyrave pasqyron gjithë qiejt, dherat dhe bimët që kanë ushqyer gjinjtë e qumështit, vazhdon ai. Aroma e lëndinave a grazhdit të çon tek territori që e nxjerr, peisazhin, kafshët, baxhot e errëta ku është zënë dhe stazhionuar.

Qumështi i jugut mban aromë malesh të thata dhe një barishteje që të lë erë pantallonave prej Indisë deri në Spanjë. Romakët e quanin kashtë greke, faenus graecus, grekët trigonelë, turqit, çmen. Njoh tipa të cilët trëndelina i acaron se u sjell ndër mend bajat-komunizmin, me çdo gjë trëndelinë dhe këngë. Por nga Mali i Gjerë i Gjirokastrës e deri në Dhëmbel trëndelina është monument. Bashkë me të dhe pjesën drejt Pindit, matanë Janinës në Meçovë, ke mbuluar truallin e djathit me aromën e saj, më thotë Dhuka.

Baxho kaçkavalli në fshatin Gjorm të Vlorës | Foto kortezi e projektit Ipatech

 

Ku ka pllaja, në Korçë a Lushnje djathin e nxjerrin nga lopa, por ajo s’e ka shijen e deles apo dhisë. Rrezik ngaqë ka vetëm dy cica.

Gjatë komunizmit, lazaratasit ishin bërë baxhoxhinjtë e Gjirokastrës. Nga vitet gjashtëdhjetë, çirakë ndër ustallarë kryesisht minoritarë, ata u bënë grupi kryesor i prodhuesve të djathit. Edhe sot, të paktën dy baxho të rëndësishme në zonë kontrollohen nga lazaratas.

Për arësyen se pse ka ndodhur kjo, ka dy shkolla mendimi. “E ç’janë lazot?” më thotë Hajdër Xhebra nga Rexhini i Kurveleshit, ndërsa i kërkoj një mendje pranë bulmetores së tij lagjeve të reja të Gjirokastrës. Lebërit kanë bërë historikisht bulmet. “Nga Kurveleshi janë dhe lazot dhe zbritën poshtë. Nipërit tanë janë.”

Ka dhe një version jokurveleshas. Lazaratasit nuk ishin marrë më parë me blegtori, por gjatë komunizmit puna në baxho, megjithëse e mundimshme, i shpëtonte nga rrogat e ulëta dhe mërzitja e kooperativës, thotë Limos Gjondedi, inspektor veteriner në Gjirokastër.

I ati i Fredi Mahmutajt, Asafi, mësoi zanatin tek një sofratikas dhe shëtiti me punë në të gjitha baxhot e rrethit. Ishte ndër mjeshtrit e përvëlimit të brumit, të kthimit të tij dhe hedhjes në forma. Nga fundi i viteve tetëdhjetë filloi punë në baxhon e Libohovës, e vetmja që prodhonte kaçkavall në jug dhe këtë, për udhëheqjen në Tiranë.

Tani e ka marrë i biri — ndërtesë njëkatëshe në faqe mali, nën hijen e ndonjë fiku, fshehur nga lugina së Drinos. Për të shkuar në dhomat e prodhimit duhet të kalosh koridorin mes portreteve baballarësh bektashinj — Mahmutajt hedhin shpesh kurban — dhe tabelave me rregullat strikte të prodhimit të kohës së komunizmit, të cilat Asafi i ka skanuar, printuar dhe kthyer në afishe.

Raftet e depos së ruajtjes së djathit janë mbushur plot me kaçkavall.

“E, për shqiptarët, të gjitha kaçkavall quhen,” më thotë Mahmutaj. Ai mori dyzet rrota dhe i vuri në bagazh të makinës.

Ballkani e ka pasur këtë problem. I sheh gjërat o bardhë o zi. O me mua, o me armikun. O i krishterë, o mysliman. O patriot, o tradhëtar. O djathë i bardhë, o kaçkavall.

Kush i njeh mirë di të dallojë tek të bardhët telemenë apo fetën. Di të shohë tek djathërat e hirrës, gjizën apo manuren. Tek ato të fermentuarat në trajsë lëkure të regjur deleje, urlen e kaçupit të lebërve apo muzhevinën e kelmendasve.

Por për djathërat e fortë, keq është puna.

Në ditarin e vet, Ana Franku tregon për një drekë me “supë me qofte, djathë, panine me mish të grirë, hors d’oeuvres me vezë dhe mish viçi, panine me djathë…” Të dyja herët ai djathë për rumunët, si çdo gjë e mirë, ishte kaçkavall. Biles, në 1374 një katragjysh i Drakulës i kishte dhënë një manastiri dymbëdhjetë rrota cașcavaluri. Në atë dokument, në sllavishte të vjetër, s’përmendet gjëkundi kaçkavalli, por për rumunët çdo gjë që hahet është kashkavall. Ka familje që e mbajnë atë mbiemër, Cașcaval, në zonën e Moldavisë.

Bullgarët të thonë që kashkavall është çdo djathë i verdhë. Para katër vjetësh, kam lexuar mesazhin e një vajze shqiptare që shkruante se po vdiste për makarona me içik kaçkavall parmiggiano.

Mallin në depo, Fredi Mahmutaj nuk e kishte bërë duke i përvëluar brumin, siç bëhet kaçkavalli. Ai e kishte mbledhur, kulluar, ngrohur në shëllirë 45 gradëshe që të lëshonte prapë ujë para se ta hedhë në formë.

Atë djathë, jugu dhe shteti e quajnë vizé.

“E quajmë vizé sepse s’e kanë regjistruar grekët si emër,” më thotë Gjolleshi. Në Greqi ka prirje për të regjistruar çdo emër të pashqiptueshëm djathi njësoj sikur t’i kërkonin shqiptarët BE-së që emri Astrit të mos përdorej jashtë Shqipërisë.

“Në greqisht ka një folje që do të thotë të pish qumështin e nënës,” më thotë Dhuka. βυζαίνω,vizeno. “Me timen andej duhet të ketë ardhur.”

Vizéja është zhdukur në gjuhën letrare greke megjithëse me këtë emër del nëpër regjistra importi nga Greqia në Amerikë të Veriut viteve njëzetë.

Grekët e quajnë kefalotiri.

Kefalotiri është produkti kryesor grek mbas fetës. Në atë vend, një kopje e djathit të fortë franko-zvicerian, gruyère-s, e bërë jo me qumësht lope si në origjinë, por me qumësht deleje, shitet prej mbi 100 vjetësh me emrin graviera. Provolone i lopës është bërë Metsovone deleje në Meçovë. Por kefalotiri është kefalotiri! Kefalos është koka, siç është rrota në shqip. Tìri i thonë djathit.

Vizéja ka histori më të gjatë. Vangjel Karamane, një antropolog grek që drejton qendrën e atij vendi për kërkime folklorike, më thotë se se si emër mund të ketë ardhur nga Peloponezi. Dikur nga fillimi i shekullit të njëzetë, kur Greqia sapo kishte marrë Epirin nga osmanët, një grup specialistësh djathi “krijuan shkollën e madhe të djathërave të Janinës” në 1916, dhe sollën vizénë. Pastaj filluan ta çonin dhe në Amerikë dhe Kanada për emigrantët grekë dhe italianë, këtyreve të fundit si pecorino. Biznesi u bë aq i madh saqë viteve 20, ata filluan të vinin dhe në zonë të Korçës dhe Gjirokastrës në mizëri, sipas një historie të industrisë ushqimore nga Dashamir Hajdëri. “Me idhnim jemi tue konstatue,” citon Hajdëri një dokument të 1929-ës “se baxhoxhitë grekër këtë mjeshtëri e mbajnë tepër të fshehtë dhe nuk ja bëjnë të njoftun shqiptarëve.” Por familja Karagjozi e Gjirokastrës arriti ta shfrytëzojë atë biznes ato kohë me emrin sugjestionues Shoqëria Anonime “Delja”.

Gjirokastra ka 82,000 krerë dele dhe 25,000 krerë dhi, të cilat herë pas here klasifikohen si “të dhirta” në statistikat e rrethit. Delja bën djathin më të shijshëm në Shqipëri

 

Ishte e lehtë ta çoje kaçkavallin në Amerikë, sepse djathërat e stazhionuar ruhen kollaj. Djathi i bardhë, apo feta, filloi të çohej në vende të largëta kur doli frigoriferi.

“Vizéja është mbret i djathërave,” më thotë Ilia Meidi, një shtatëdhjetepesë vjeçar që është ustai më i vjetër i djathit në Korçë. “Kasheri është djathë i lodhur.” Kasheri është emri të cilit në jug, ashtu si në Greqi dhe Turqi, i kanë vënë kaçkavallit.

Dyqind vjetët e fundit, kasheri e ka zëvendësuar kaçkavallin si fjalë në Turqi, Greqi dhe në jugun tonë.

Aty ku ka mbetur në përdorim, mbeti ose prej rastit “fali Zot, se nuk dinë ç’thonë dhe thonë kaçkavall,” ose mbeturinë kohësh të tjera.

Kaçkavall i thonë vizésë në Mitilenë dhe Lemnos, ishujt grekë mes gishtave të Thesalisë dhe Turqisë, më thotë Karamanes.

Kaçkavalli është mbiemër në Peloponez dhe Trakë. “Nuk para e përmendim,” më shkruan Ezgi Kaşkaval, një studente e shkencave politike në Ankara. “Në Turqi kur thua kaçkvall, sikur ke thënë budallë.” Stambolli ka një sokak me këtë emër.

Nën regjimin e kaluar, kasheri ishte i rrallë dhe i shtrenjtë. Tani jo.

“Unë e bëj kasherin, por s’ja vlen,” më thotë Mahmutaj. Në zonë të Gjirokastrës është ende i vetmi. “Çmimin e ka njësoj si vizéja, po ka dyfishin e mundit. Dhe njerëzit as nuk dinë ta dallojnë njërin nga tjetri.”

Por Meidi më me qejf në kasher kthen djathërat me probleme. “Kasheri është për të shpëtuar skarcot.”

Kur i prishej brumi i vizésë apo ndonjë djathi tjetër, Meidiu e ndante në copa të vogla, e përvëlonte dhe hidhte prapë në formë.

Meidi e nisi zanatin me të atin, një vllah mali që bënte bulmetëra shpateve të Llëngës mbi Pogradec Korçë. I ati mësoi ta bënte kasherin kur baxhoxhinj vllehë nga Greqia erdhën për të ndërtuar baxho mbi Vithkuq viteve tridhjetë.

Djalë i ri, specialisti shkodran i bulmetit Fatbardh Dibra, u nis për atë vend, në Rungajë, kur inspektonte baxhot e vendit në 1965-ën.

“Ecëm shumë gjatë në këmbë deri aty nga Vithkuqi,” më thotë. “Kur mbërrita, pashë njerëz të veshur me rrobat e tyre, gra të bukura, djem të rinj, kishin ngritur kamp.

“Nuk i merrja vesh kur flisnin. Im vëlla, që kishte mbaruar shkollën në Rumani, merrej vesh me ta.”

Në Shqipëri, vllehët ndahen në të malit dhe të fushës, sedentarë, më tregon Meidi. Të fushës, voskopojarë apo plasiotë të zonës së Korçës, morën zanate pazareve të qyteteve në perëndim të Shqipërisë.

Por të malit, një pjesë e madhe e të cilëve quheshin mixhidonj nga një fshat në veri të Janinës, por edhe kullunjotë apo frashëriotë përposhtë Kolonjës dhe ndanë Përmetit, janë ata që u morën me bulmetin.

Kashkavallin dilte se e kishin bërë të paktën që nga 1890-a, sipas një antropologu anglez, i cili pretendon që ata e shisnin në Itali për caciocavallo. Ndonjë legjendë interneti thotë se vllehët mund ta kenë mësuar atë zanat dikur nga të 1700-at në Itali.

Baxho kaçkavalli në fshatin Gjorm të Vlorës | Foto kortezi e projektit Ipatech

 

Vllehtë e malit ishin nga popullësitë nomade të Ballkanit, nga grupet stilit të jetës të të cilëve më pak se njëqind vjet më parë iu dha dhe një emër ekzotik — transhumancë.

Transhumancë ka pasur gjithmonë në Mesdhe e thuajse gjithkund ku ka pasur bagëti e male. Transhumantët çojnë bagëtinë në verë në zonat malore, ku kanë fresk dhe bar të freskët, dhe i shpien dimrit në vende të ulëta dhe bregdet.

Sllovenë, lombardë dhe savojardë zbrisnin në ultësira prej Alpeve, barinjtë e Pirenejve kërkonin të dilnin në pllajat baske. Islandezët zbresin nga malet kuajt dimrit. Nga Apeninet e Abruzzi-t, lopët zbrisnin në fushat e Puglia-s dhe Calabria-s. Këtej ishin delet me jërykët turq apo sarakaçanët grekë të Perandorisë Osmane që endeshin në rripa të gjerë tokash mes Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sarakaçanët flisnin një dialekt greqishteje, por në zakone ishin afër me ca njerëz që s’flisnin as shqip as greqisht, ose i flisnin të dyja por kishin gjuhën e vet. Kjo popullësi verës i mbante bagëtitë prej Pindit të Greqisë deri maleve të Llëngës në Gramsh, nëpërmjet Gramozit. Dimrit shpërnguleshin pllajave të Larisës a Igumenicës, Sarandës dhe Myzeqesë.

Vllehët e malit shtegtonin deri vonë, mjaft pas Luftës së Dytë Botërore.

Por gjatë komunizmit, ata u sedentarizuan në Myzeqe, Sarandë a Gjirokastër a Korçë. Sot mund të gjesh Meidi në Dhrovjan apo në Korçë; Kuro në Myzeqe po aq sa në Zagori.

Ata që ende kanë kujtime stanesh nuk kujtohen të kenë bërë kaçkavall. Si djathë, ai është më e vështirë të bëhet në lëvizje dhe në këtë pjesë Ballkani mund të ketë hyrë vonë.

Por për shumë njerëz, ndërtues apo vëzhgues kombesh ekzotike, ai quhej djathi i vllehëve.

Jo i tanëve.

I ati i Meidit e mësoi kasherin nga vllehë Greqie, të cilët e morën andej dhe e sollën këndej.

“Këta kanë qenë rrip transmisioni,” më thotë një mësues letërsie devollit, shok bilardoje i Meidit, ndërsa rri dhe e dëgjon.

Meidi e mori zanatin çilimi nga i ati, pastaj bëri teknologjiken në Vlorë dhe arriti sa të qeveriste djathëbërjen e zonës së Korçës aq fort saqë viteve tetëdhjetë luante me përqindjet e proteinës në qumësht për të kënaqur dhe planin dhe për të mbuluar vjedhjet në ndërmarrje.

Kasheri është për të shpëtuar skarcot!

Ka logjikë në fakt. Djathi i përvëluar përdorej përqark Mesdheut, ku qumështi prishej më kollaj. Ishte pastërizim para pastërizimit, pasi qumështi dhe djathi kanë për borxh të të shkatërrojnë me sëmundje.

Që ta bësh të fortë djathin, duhet të përpiqesh t’i largosh ujin, me peshë sipër apo me kripë, për periudhë të gjatë e pastaj të shohësh se si proteinat që i kanë mbetur të zbërthehen dhe i japin ngjyrën e verdhë.

“Ja ka futur kot ai miku yt,” më thotë Dhuka. “Kasheri është ku e ku më i mirë se vizéja.”

Jorgo Kosta, i cili tani bën dhe vize dhe kasher, është produkt shtegtimesh. Ai pat lindur në 1969-ën në Ersekë si vllah kullunjat por i ati u vendos në Shkallë të Sarandës dhe tani ai prodhon djathë në Mesopotam.

Një herë, nga fundi i viteve shtatëdhjetë, kishte vajtur me të atin dhe delet për shtegëtim me kooperativën. Makina i çoi deri në fshatin Petra, afër Përmetit, nga mesi i rrugës. Pastaj zbrisnin bagëtitë, dhe i ngjisnin matanë Nëmërçkës në gropë të Kolonjës. “Atje, i gjetëm konakët ngritur.”

Pas komunizmit vllehët e braktisën krejt shtegtimin sezonal.

Tjetërkush ua mori vendin.

 

Ky shkrim dhe kërkimi për të u bë i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Pjesa I

148 Komente

Na ngritet mendjen keq per pak kackavall Shqiperie smiley
 

Katunare paske ngel dhe ne amerike. Ca lesh kackavalli qe kuterbon ter mehhallen. Ka amerika djathe brie apo havarti danez, ti ala te kackavalli. Mos ta degjoje njeri. 

Dihet boterisht qe djathi i vertete eshte pa ere, marka Kraft dhe vjen ne feta te holla ose ne shishe. Faleminderit koka per mesimin e rradhes ne edukaten qytetare!

Koko likes easy ... smiley

Thuaj pak kokes qe nje nga djathrat me te shtrenjte (dhe ka ere) eshte Caciocavallo Podolico, $650/lbs

Gjemb, po e bej dhe une si faik konica qe i thoshte shqiptarit lëre prapa hudhrën dhe gunën dhe civilizohu, lere prapa kackavallin dhe ullinjte e ndroqit dhe thuaji hello ciabatas me gouda. Thuaj dhe faleminderit smiley)

O gjemb me cmende. Kackavalli eshte djath fshataresh. Aristokracia çukit parmexhano stravekio apo blue cheese. Çukit thashe jo ta haje me copa buke sade sic e hanim une e ti. Une them qytetarizohu ti ala te djathi gjirokastres (ai krafti lart ja dhjet ktyre se eshte i shpejte, konvenient)

Aristokracia çukit parmexhano stravekio apo blue cheese.

I ke marre ere ndonjehere ketyre te dyjave? Apo ti e ke qe po te jete djathe Shqiptar eshte automatikisht i keq e s'duhet ngrene. Kurse te vendeve te tjera po.

O shkabe, a e lexove?

I kam marre dhe ste bukosin si ai kackavalli jon qe te hedh tuç

Se ben sa nje mbushje dhembi (apo dy?), preferon easy kokoja. smiley

Koka e tha vete me siper qe preferon Easy, te shpejte e te lire - just like his sex smiley

Kush e ben shpejt e bën me shumë rob se slodhet, kush e ben ngadale e bën vec me një. Mos me thuaj qe edhe kete une do ta mësoj o gjembi. 

Djathi duhet nderru cdo jave!!! smiley

Ja nje njeri qe eshte integruar ne oksident smiley

Djathi eshte shkence me Vete. Une mahnitem lol  sa here qe ndaloj te ai section. Atje me gjen, duke eksploru llojshmerite e djathit me plot admirim. Say cheeeeese ! smiley

dmth ty te duket se ne amerike ka llojshmeri djathrash ?? smiley

smiley

Me nje fjale ti po thu se edhe ne France mund te gjesh CD te Bijoncese. smiley

Eh mer Belul, po puno gjithe bota qe te haje ajo kadosh Amerike.

gallata eshte ne Azi. Kam disa miq, shqiptare, por qe punojne si expat franceze ne nje vend aziatik. Cmimet e bylmetit ne Azi.... smiley aty tek 6-7 fishi i çmimeve ne Europe smiley  (kultura e kosit, qumeshtit, e le pastaj e djathit, jane jo pothuaj, por totalisht inekzistente) : te gjithe prodhime importi. Na duket te punojme vetem per djath- deklarojne shpesh here miqt e mi expato-albano-franceze.

Keshtu dhe puna e Bijoncese smiley

Cudi pra. Une tani pi vetem kos kefir, qe e ze vete ne shtepi dhe e pi me shume si pune dhalle. Mu me kane thene qe eshte kos arab a libanez ku di une. Njish per smuthis.

o PF, meqe ra llafi te kosi.. po qe  vetem ne shqiptaret i themi kos, fjale autentike e jona..  nderkoh gjithe Evropa, e mbase gjithe Bota, perdor emertimin turk  Yogurt.smiley

po ça lesh kosi amon! eshte derivat i keş-it turk

shif edhe : turkçe

Ajo qe ke sjelle ti duket si gjize, jo kos.

mir e ke ti, çlidhje ka gjiza me kosin smiley

 

Eshte njelloj si te thuash qe qumeshti me djathin jane njelloj.

Me Turqine dhe vendet e Kaukazit (ne fakt, jogurtin e ka shpik bullgari, por jo ai sllav, por proto-bullgari), mbyllet dhe tradita e bylmetit. Aty edhe arrin kulmin, ok, por ama pas Indise e tutje, a ha, piji lengun gjizes smiley (kinezet biles mendojne se djathi eshte nje gje e prishur qe mban ere -gje qe nuk eshte e pavertete, dhe shqyejne syte sesi ne 'kaukazianet' e bardhe lepijme gishtat. Eshte pune tjeter se te njejten gje bejme dhe ne kur shohme do azaitike tek hane... durian

po pra po, paneeri indian (ngaqe jane mbi 70% vegjetariane, indianet e perdorin shume ! Ne cdo vaft, te pakten ke nje dish ku mund te dallosh gjurme paneeri smiley).

Por une thashe : pas Indise e tutje  smiley

Ke provu Tofu ti? Meqe ra muhabeti te aziatiket? 

2-3 here ne jave smiley

seriozisht (sepse shume praktik ne supe mizo : marrim nje qese te gatshme, e hapim, i hedhim uje te ngrofet; ca copa tofu dhe ja ku ja hodhem )

Te lumte! smiley 

Kefiri eshte o bullgar o rus me duket. Esht 100 her me i mire se ai kosi shqiptar mirel qe mezi del nga shishja. 

Reportazh i bukur, bravo!

kackavallin me te mire dikur e kam ngrene nga nje baxho nga fashti Plloçe, Vlore..  ajo shije  e paperseritshme sme hiqet me nga mendja!  

nga ai kackavall  dhe ca buke te ngrohte, mund te haje gjithe diten  pa ndjere nevoje per ndonje gjelle a ushqim tjeter!

vallaj, nuk eshte se jam shume namusqar po kackavallin bullgar ktu nuk e pelqej aq sa kefalotirin grek.
Une kam pershtypjen qe ne quajme kackavall cdo lloj djathi te forte

kefalotiri eshte i ngjashem me kackavallin tone, jo keq.. por mendoj se joni   eshte me i yndyrshem dhe ka shije me te plote,, ndersa kefalotiri eshte disi i thate.   per kackavallin bullgar  sdi cte them se skam provuar..

 

ndersa per emertimin e djathit kam nje teori timen..smiley    djathi i jone, autentik, eshte djathi i  ''bardhe'',  por qe ka pasur emrin thejsht  djath,  pa ate   ''i bardhe''.    prandaj edhe kur themi:  do ha buke me djath.. nuk e saktesojme i bardhe sepse eshte e vetkuptueshme.. 

nderkoh kackavalli eshte i ardhur dhe mendoj se e kane sjelle  italjanet ne keto vise.. prandaj edhe emri tingellon si italisht,  kackavallio.smiley   mirepo me futjen e djathit kackavall,  gjithashtu djath,  mendoj qe nga ky moment  lindi edhe llagapi  '' i bardhe''  per djathin tone autentik,  sepse, tashme duhej bere dallimi...

ke-fal-o-ti = ke dhuru = ke dhon me te miren. Kete kuptim ka pas ai term i shprehur ne gjuhen popullore. 

po Pjero e drejte.. , fjalori pellazgjisht-shqip e sakteson  tamam etimologjine e fjales  kefalotiri..smiley

Une e dija se kjo rrjedh nga fjala shqipe Qefalo, qe ne greqisht do me thene koke

smiley smiley

Vallai eshte nje djath i bardhe, perzierje dele e dhie qe ka nje dyqon i vogel kur shkoj ne Albanie; i hudh m'tuc gjithe sa kam provu. Shyqyr qe s'e kam ketu se do me kishte marr ne qafe. 

per ate pune, ke djathe te bardhe 100% dhie; une ashtu e marr. Vecse ngelem tu i bo xhiro grekve; ate kemi diskutu sa here ne mbledhje me shoket smiley

Beju xhiro Francezve me djathin e tyre te dhise, chevre. Por pyet kokon se ai i njeh me mire gjithsesi.

Belul, me kete korigjimin qe i ka bere ky artikullshkruesi qe " dhe lazot jane kurveleshas te zbritur poshte ... " jam edhe un dakort.Por kurrsesi na qenkam mjeshtrat e kackavallit ..lazot para baxhove te laberise .! 

mendoj grava  ne pergjithsi, baxhot e Laberise jane me nam!  kackavalli behet  me i mire ne Laberi!   por djathi i bardhe behej cik me i mire ne Gjirokaster.smiley    mbase diferencen e ben kullota..

I gjith djathi Kurveleshit ( djathi i napave, i bardhi, e deleve ) .ne tere historine eshte degdisur vec ne Gjirokaster, ne kryeqendren e Kurveleshit .

gjirokastra eshte fundi i kurveleshit

kryeqendra ..

Na eshte ba kjo historia e kackavallit si puna tom doshit, me 100 pista.

Kaçkavall te mire dhe te shumllojshem, prodhojne hollandezet dhe belgjit, te bute dhe me shje te ndryshme, ndersha ne Shqiperi e bejne (po te mire) te forte, si djath i ngjeshur. 

Pecorino-Romano eshte me afer djathit te kackavallit ton

e drejte!  per mendimin tim nga djatherat italjane qe kam provuar, Pecorino-Romano afron me shijen kackavallit tone..   nje ndryshim i vogel eshte se Pecorino-Romano eshte pak me i bute ne. perberje, nderkoh kackavalli eshte kompakt

Ne kackavall u thomi djathit te bere nga qumeshti i te imtave (dele dhe dhi), ndersa vize u thomi djathit kackavall te bere nga qumeshti i lopes. Kackavalli eshte shume me i shijshem nga qumeshti i te imtave i prodhuar ne jug. 

Ore kackavalli shqiptar eshte nje lloj kackavalli nga shume llojet e kackavalleve qe bejne pjese ne qindra llojet e djatheve. Per mu kackavalli shqiptar ka vetem vlere nostalgjike kur kthehem ne shtepi, se me aq kripe sa ka ai, per 100 gr djathe te ben 10 gram gure ne veshka.

ne fakt, para disa vitesh, rastisi qe kish nje panair ne Tirane dhe une i rashe shkurt fare: bleva djathin me te shtrenjte qe ishte ne shitje, thjesht per te konstatuar nivelin  e asaj per te cilen ti llafos : kripes (meqe sa here me kish qelluar te blija ne dyqan... bahh, nje tmerr ne kripe !!).
Djathi ishte 1 vjeçar (nese me kujtohet mire); kishte shije shume te mire; dhe... NUK kishte kripe !

Pra ne fakt, edhe mund te ekzistoje djathe shqiptar i padendur ne kripe !! smiley

Ben vaki. Ato te mite nuk durojne dot nje vit, e hane brenda dites. smiley

jo jo, nuk i kam prinderit blegtore ! nje vit kish duruar djathi tek i zoti, jo tek prindi  smiley

ve bast qe PF akoma e bo buken ne shpi, me ato makinat e bukes qi jan bo vetem per shqiptaret me duket

Jo lale. E provova mujin e pare kur erdha ne Kanada simas keshilles se shqiptareve, bleva dhe ate makinen qe thu ti, po nuk doli gjo. Po buka seriozisht qe ka qene shume problem vitet e para se nuk ja gjeja dot kararin. Tashti kam gjet nja dy lloje qe jam mesu, po buken 40ce kur kthehem ne Shqiperi e ha si ujk dhe nuk e krahasoj me asigjo ne bote. Nje fitore e viteve te fundit eshte qe kam gjet nje dyqan serb qe bo simite 8 lekshe (1 dollar copa) qe as ne Shqiperi nuk i gjen dot mo.

Kosi kefir masanej eshte gjeja me e kollajte ne bote per t'u bo dhe nuk ka fare fat. Hence...

zeshin be per makinen e bukes robt. S'te rrej, mos e pafsha mo makinen e bukes!!

Ababa, ajo bonte nje buke qe mos o zot. Te bllokonte zorren e trashe tre dit rresht.

ato buket / furrat portugeze ishin si me persmari anej. mgjt, kot per muhabet, se meqe ke survivur deri tashti ...smiley

btw, turqit bojn ato buket e tyre qe jan si shpirt. dola per i xhiro ne nje zone turqish ne Londer qe quhet Harringay... knoqet robi (i her ne quarter dmth). Dola ene me qarr....bleva nje kile ullinj kalamata dhe kurseva £15 smiley

(s'ka ullinj me shumic ne angli mer, shiten si me qen kokrra te vogla floriri)

Austriaket jane njish per lloje buke, po jane shume te shtrenjta per perdorim te perditshem. Se per ne akoma buka eshte edhe buke edhe gjelle. Vijne shoqnia dhe rakine e dune akoma me buke te preme ne kubike dhe djathe te bardhe qe noton ne vaj dhe rigon. smiley

Jam i sigurte qe Emo mund ta elaboroje njecike me shume kete cudine e bukes austriake.

komshijte e tyne, hungarezet...bojn palinka (raki dmth) shum shum te mire. eshte e shtrenjt m*ti, po si shpirt eshte

Oh te keqen se kam jetu nja gjashte muj ne Budapest. Hungarezet pervec gopit, cdo gje tjeter e kan beterr.

mos ke jetu ne kohe te komunizmit...se tashti jan permirsu gjonat. palinka sh e mire eshte..e bejn dhe me rrush!! smiley

Jo, jo nga 92-shi kam qene. Po ne fakt kishte akoma sardele te kombinatit "Ernest Telman" neper dyqane.

E kane mer e kane te mire gopin po nuk rruhen shejtankat.

Epo ti  dashke hem ashtu, e hem te rrujt. smiley

Brad, ne Teheran, po te prrmendesh fjalen  " kos"  dije qe ke permendur nishanin e grave ...Me Persianet kemi 500 fjale te perbashketa por ja qe kosin ...edhe pse njesoj e duam,  emrat nenkuptojne krejt tjeter gje ...

Megjithkete femrat i kane perri, lastonja, belholla, ngjyre gruri  dhe pa celulite...! 

Po mire o grave, ja e zeme qe shkova ne Teheran ,  Kosin pse duhet ta permend smiley

smiley ur funny!!! 

se me cdo te shofin syte ..ka per te ra nermen ...emri ! 

Po jo re vlla , ja pershembull , ne Tilande jala nocke qe shume e njohur smiley

Grave, me kujtove rumunet qe kishim ne Austri. Sa permendnim ne pula, mish pule etj. hapeshin bythes t'u qesh ... 

Qemolo , jo  se kam qen vet i katert naten e pare ne Teheran ( delegacion) dhe u ulem per darke  ne Firdus Hotel.Ishim vec ne kater shqiptare dhe bosh restoranti per nje 400 vete.garsoni erdhi dhe na solli menu- ne Njeri prej shokeve tone  tha un dua vec nje ...kos.! Garsonit i ra njera prej librave qe kish ne dore dhe iku ke tej ku ishin dhe tre te tjere te cilet ishin ne sherbimin tone.Debatuan disi gjate dhe erdhi njeri prej ttyre, duhet re qe i ngarkuari per me ne.

Mu drejtua mua sepse me kohe ata kidhin fotokopiet e passp tona dinin dhe rangun e seicilit.

" Vella ...Grava, ne jemi porositur tju presim me gjithcka jane mundesite tona.Por kurrsesi nuk na lejohet te jemi indiferente kur tejkalohet sjellja.Ketu gjerat e mallkuara jane te ndaluara..Nuk te kuptoj  ja ktheva dhe shtangem te kater Ca ndodhi e pyeta

" Po ja vellai...x kerkoi  me bo sex  - tha 

Jo i them ai eshte i lodhur  rruge eshte me probleme te tretjes dhe deshi vec nje jogurt i cili ne gjuhen tone thirret kos...dhe i spjegova nga e prodhojme.

Ai iku me vrap tek shoket dhe u shkyen se qeshuri ..nje cope here.Por dhe ky i semuri  i grupit nuk pati me oreks per ...kos..sepse sa shikonte garsonet , gjethe ate muaj ne Iran, skuqej ai mekeshin iranianet 

 

buka me e mire ne bote eshte ne Frronce (m'falni, po le te bohem dhe une per nje dite, per nje ore, per nje minut te vetem frankofil ! smiley )

Problemi, me duket mua, me vendet e amerikes se veriut (shba+kanada) eshte se tek ju trumfon pothuaj vetem buka me feta, ajo per sanduich, qe eshte... smiley

 

E drejte. Na hongri buka me feta te holla.

Mua me ka shpetuar fakti qe ketu nuk konsumoj pasta pothuaj fare. Buke ka lloje-lloje, n'dac te fresket n'dac ne qese. Problemi eshte me cfare behet. Mirepo ke pare ti qe nevoja te ndihmon dhe keshtu kam zbuluar ca drithera te tjera, si quinoa e millet per shembull.

quinoa-n ka vite qe e bejme pilaf smiley

millet-in na e mesove ti smiley

U sa qejf! smiley 

smiley

ato makinat e bukes nder shqiptare kurr nuk i kam kuptu. Ne amerika buka eshte lire, por shqipet buken e bejne vet. Ec e mere vesh, ska ekonomiste ne bote qu i jep dum.

Ke te drejte per punen e kripes. Heren e fundit qe morem ne memedhe, jo vetem kripa me kg, po edhe shume i yndyrshem.

O Pf, si e ze kefirin ne shtepi ti? Flm.

Nje filxhan kafeje kefir ne nje liter qumesht 2%. Perzieje pak kur e hedh, mbuloje gryken e kavanozit me nje nape me llastik qe te rri shtrenguar, lere ne temperature dhome 36-48 ore dhe kaq. Shume me kollaj se kosi allafrenga shqiptar.

Rrofsh rrofsh! Do te te kujtojme kur ta pijme smiley .

smiley Mos harro qe ta blesh nje shishe kefir ne dyqan per te filluar faren.

ça eshte "kosi kefir" , mos eshte ayran-i ??

po kendonim te njejten faqe.

Oqej, ne k'nej i themi 'whey protein' smiley

Po e kam ore e kam nje shishe, po s'e kisha vrare mendjen si e qysh mund te zihej ne shpi. smiley 

fin, zieje qumshtin, lere te bjeri temperatura deri sa ta duroje ate nxehtesi gishti i voge i njeres dore dhe pastaj hidhi faren e kosit ( per cdo 1 kg qumesht gjysem luge gjelle fare kosi( te tharet jo te embel, pra fara merret nga kos mbi treditor) 

 Enen ku ke hedhur qumeshtin e ngrohte me destinacion per kos( enet e paltes jane idealet dhe pastaj ato te drurit ( kurre plastiket, aluminit dhe bakrit sepse ka korrodim dhe shkeputje elektronadh) vendose ne nje kend te ngrohte dhe mbuloje me nje rrobe  leshi ose batanie.Lere vec tre ore dhe hiqe e vure ne frigorifer...

Kosi del ideal,  ne se qumeshti eshte me permbajtje yndyre jo me pake se 3 perqind yndyre .Kosi special arrihet me qumesht buallice  por edhe me lope me me shume se 4 perqind yndyre ...

I deleve ka dhe 6 perqind e me shume ne fund re korrikut ..

Kosi i deleve eshte i trashe, i pelqyshem si shije por i rrezikshem per  colesterolin e akumulushem 

Behet gje me ble nje shishe tjeter kur t'mbaroj ajo qe ke? E pi dhe ashtu n'shishe ditekt. T'shijon me shume. 

Edhe e blen. Po kur e bo vete te duket vetja mo i qut! smiley

Tarator ben pastaj? smiley

Ja, po nuk i shtut pak kastravec muhabetit ju grate... smiley

Po dhe ca hurdhra, ca ereza, pak vaj ulliri. Buke me ullinj ke provu?! T lexova mezi gjen buke pak me lart, lol

Leje tashi se na bone me turp.

Po cja kujtove amon smiley  shihe sa do bohen tani smiley

Flm grava! 

Po ashtu do perfundoje historia pas nja tre a kater zeniesh kefiri ne shtepi. Duke blere nje shishe tjeter, dmth. Po ja qe ka qejf njeriu te eksperimentoje smiley .

Ministria e Kultures mbeshtet nje "research" per djathin kackavall ku nder te tjera thuhet "kam njof nje studente ne Bullgari qe thoshte me ka marre malli per pasta me kackavall parmiggiano" smileysmiley 

 

Ky kackavalli jone me shume ngjan me pecorinon roman, pervec faktit qe ne i themi njesoj edhe kur behet me djath lope e dhie. Ndersa ky caciocavallo edhe nga shija edhe nga fortesia dhe besoj nga menyra e perpunimit nuk ngjan me kete kackavallin tone

Pecorino vjen si me me kristale (s'di si ta them ndryshe) sesa kackavalli yne, kurse caciocavallo e ka konsistencen me te bute dhe edhe shijen po ashtu. Plus qe lekuren ia heq edhe me dore po te duash: duket sikur po qeron ndonje frut. 

Kot tani, po per vete jam me partine mozzarellas smiley .

Ka edhe pak softporn zoofil: "Ku ka pllaja, në Korçë a Lushnje djathin e nxjerrin nga lopa, por ajo s’e ka shijen e deles apo dhisë. Rrezik ngaqë ka vetëm dy cica." (ajo lopa apo ajo djatha? shijen e asaj te deles? ai gramatiki.) Sdq bravo qe ka bredhur larteposhte, ka folur me njerez e jo me ekrane. Me mesoi edhe qe fenugreku eshte trendelina jone.

jo lartepshte. Por... poshtelart smiley

me fal, poshtemeposhte smiley

.. po te pakten mendjen e paska pas lart, se po ta kishte poshte do i quante sisë smiley

Buken ose prodhimet me te mira bukepjekese i ka franca. Djatherat me te mira itali/france barazim. Bulmeterat me te mira franca. Kosin me te mire rusi. Embelsirat me te mira francezi/italjoni barazim. Sallatërat greku. Brumërat italiani. Prodhimet e detit greku. Mishrat shqipria. Birrat austri/gjermani. Pinet alkolike france/itali. Sallamërat italiani.  Kuzhinen me te mire e te shumellojshme italiani (njit vjen francezi). Mendimi im ky. 

Se harrova, gocat me te shemtuta ne bote anglia. 

smiley 

koko, per nje muaj e gjysem , rrethe e rreth Pikadillit e tutje t'hu nuk pashe nje anglezke te bukur,Te gjitha me fytyre ..kali .Po te ishte e bukur ...paderman qe e huaj ..Flas ne mase jo .....atje ! 

 Vec kini parasysh se gjerat e kendeshme jano o te demshme ( per shendetin) ...o te ndaluara prej normave te shoqerive.... 

Vec gjizen e bejne t'mire shqipot.

hirra qe mbetet nga procesi i qumeshtit ne djathe, ngrohet ne 80 grade dhe pritet duke dhene gjizen 

korba une ! Qe shkojne burat deri ne 90 komente per dhalle e kos , kurr mendja nuk me kishte vajtur !?

per kosin shqiptar apo ate persian e ke llafin ti? smiley

kjefi do ma donte persian ta mendoja ,por zor se njohin shqipet ate !

e ka provu grava , kemi deshmitar dmth

he mo se vrehet nga larg ,  deri dhe Iranianet e  kane vu ne shpoti delegacionin e Xhaxhit ..

Moj dafo -Dafine bejm fjale per vitin1992 , cilin xhaxhi di ti ? 

bo !!!?? Kishte vdekur xhaxhi ate kohe .. ?? Se pse mendoja une; qe fantazma e tij endej ende neper glob ?

spiro, provo shko i here ne Teheran dhe provo " kosin e vertete" Masnej fol ne peshk po ishe burre.Thuj se rrej une....

po jo o Grava, nuk thash se po rren.Ty hallall te qofte.Kjo kocia e vuri ne dyshim smiley

Grava , po kinezet kane kos?

...ne Katmandu ...kishin ! Ne Shangai te " grijshin"  hollit hotelit .Por me kosto mjaft te ulet .Ne Dushanbe sikur ishe ne ...Krutje 

Ne ngjajme  shume me azeret ...Veshjet e femrave azere njesoj si te fshatrave te laberise.Peshlliri, kindat, vareset rreth gushes ...ndofta  koha e perbashket nden perandori 

azeret , nje ore me i zhvesh me nje llaf dhe pese min me ngrene kos smiley

Sa gjate qe i bie mo vlla , pi kosin i here , masnej avash avash duke i zhvesh.

Spiro Azert jane te shtrire si ne ne pese shtete.Por jane rrace shum shum e bukur....Por se degjon ndonje sygjerim prej Bradit si fillohet marazi , s' re kerko shum munim Me qe njoni qe kishim per te pare sygjerote gjuhen kineze, them ne ketu ta perdorim ne vendin e duhur fjalen kos kur dum me qit dufin e te shameve dhe kemi fut parameter bashkkohor ..shkencor .Nuk di ca menim ka Bradi 

bradi mosh e re grava. i do gjonat tak fap smiley

Jam shume dakord grave , kosi me duket i pershtatshem smiley

 U rrenjedala ti. Leni mi dynjone te bojn muhabet, c'hall ke ti ? Tjetri bo qejf me qejfin e vet, ti pse do me bo qejf me qejfin e tjetrit ...?

hahaha..e po xhelozia kete forme ka, Qemol-oo

Si duket nuk e ke nigju ate fjalen e urte qe thote "rruga per ne zemren e burrit kalon nga stomaku".

eh, nxorre dhe sekretin e fundit ,po !
 

E ke gabim PF -je. Ke shku nja 10-15 cm me siper ... if you know what I mean ...smiley

Grave, leji llafet, se ti vdisje per baby spice dhe ginger spice...biles me kan thon qe doje ti propozoje xhinxher spajsit kur erdhe ne londer smiley

- djathi është traditë: ai ka lindur bashkë me tufën e bagëtive që japin qumësht, si nevojë e ruajtjes së sasisë së tepërt të prodhimit që natyrisht nuk duron gjatë.

- djathi është sprovë durimi dhe mundimi njerëzor: pasi ai do kohë të bëhet, do përballje me elementët e natyrës, kërkon lodhje dhe punë të integruar mes zanateve - që nga bariu deri tek dhjathëbërësi, nga mjelja tek zjerja, nga piksja tek formimi, nga përkujdesi tek staxhionimi...

- djathi është artizanat: jo thjesht se më i miri bëhet gjithmonë në punishte - apo baxho, pra me dorë (dhe jo në uzinë), por kryesisht sepse ai integron dhe shfaq përvojën e brezave dhjathëbërës në përzgjedhjen e recetave, të përzierjeve, të teknologjisë...

- djathi është krijimtari: pasi ai pasqyron njëherësh karakterin universal si ushqim, karakterin lokal si shije dhe karakterin individual si përvojë dhe si guxim. Pra, ai nxit eksperimentin dhe stimulon shpirtin artistik.

- djathi është pasuri kulturore: pasi shpreh njëherësh nivelin e artizanatit, të krijimtarisë dhe të rafinimit të shijeve njerëzore.

- djathi është shprehje e pjekurisë njerëzore: pasi për të qenë gjithmonë i mirë, i përzgjedhur, i identifikuar, i shumëllojshëm dhe i kërkuar, ai duhet të kryqëzojë vëmendjen e prodhuesit, të tregëtarit, të konsumatorit por edhe të ligjëvenësit që ruan cilësinë, që siguron emërtimin, që shmang mashtrimin.

Thjesht, djathi nuk është thjesht mall apo produkt konsumi siç mund të duket, por esencë e kulturës. Jo më kot, cilësia dhe llojshmëria e djathrave janë karakteristike e atyre bashkësive njerëzore - apo vendeve që dinë të prodhojnë (dhe të shijojnë) njëherësh një mori me verëra, me bukë... më tej, me muzika, me letërsi dhe arte...

Ku është kaçkavalli në këtë mes? le të shpresojmë se ai është esenca e esencave!

- djathi është pasuri kulturore: pasi shpreh njëherësh nivelin e artizanatit, të krijimtarisë dhe të rafinimit të shijeve njerëzore.

smiley

Pse sthua ti djathi qenka diku mes zeusit dhe skenderbeut. 

Djathi, esenc e kultures. Me ben te mendoj fort per lidhjen mes fjaleve baxho dhe baxhelle...

edhe pse nuk tingëllon me të njejtat nota mallëngjyese sikundër baxhella, mund të imagjinohet lidhja organike mes kulturës së kaçkavallit dhe esencës të çorapeve!

djathi eshte dhe ne mode

Per ca djathi eshte tregues fukaralliku. Komshiu im danieli perher kur do te me u duk m'thoshte 'un sjam rrit me buk e djath si ty.  

osht ke prezantimi e gjitha....buk me djath ne nje patllake me dru ullini qi bo 30 paund, osht shum e shijshme smiley

Trahana der në lëmë. Buk e djath deri prëmë ..këndoi Labi !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).