Kryesitë e Partisë Demokratike në rrethe kanë përfunduar fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë të bashkive në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërkaq, brenda së dielës listat e kandidatëve do të paraqiten në Kryesinë e PD-së. Do të jetë Kryesia e PD-së që do të vendosë se cilët prej emrave të propozuar do të futen në garën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Po ashtu, kryesia do të vendosë dhe për kandidatët që do të propozohen prej aleatëve.

Në udhëzimin e kreut të PD-së kërkohet që kryetarët e degëve, së bashku me emrat duhet të paraqesin dhe një analizë për mundësitë që ka secili prej kandidatëve për të dalë fitues. Pas kësaj, përzgjedhja do të kalojë në sitën e Kryesisë së PD-së. Afati për mbylljen e procesit nga degët është vendosur data 10. Ndërsa brenda datës 15 duhet që emrat të kalojnë në Kryesinë e PD-së.

Vihet re se në shumë bashki janë propozuar edhe deputetë: Ardian Turku dhe Luçiano Boçi propozohen në Elbasan, Voltana Ademi në Shkodër, si dhe Besnik Duzha në Tropojë. Ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Igli Cara, pavarësisht se janë propozuar në Durrës, kanë preferuar të mos futen në garë për bashkinë.

Për Bashkinë e Durrësit një mbështetje të madhe ka marrë dhe Grida Duma. Kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, mësohet se është propozuar nga degët e PD-së për kandidat Bashkie në Gjirokastër.

Burimet kanë bërë të ditur se PD ka nisur bisedimet me Partinë Republikane, si dhe me Demokristianët. Bisedime mësohet se janë duke u zhvilluar dhe me Partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian. Koalicioni me këtë forcë politike pritet të arrihet në bashkinë Pustec. Për sa u përket republikanëve, më- sohet se bashkëpunimi do të jetë në Bashkinë Durrës dhe Shijak. Ndërkohë që bisedimet janë duke u zhvilluar dhe me PDK-në, me të cilën pritet të konkludohen për Bashkinë Vau i Dejës, ose në Fushë-Arrës.

Shkodër: Sokol Ramadani, Arben Muça, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Edi Teli, Xhevdet Amulli, Helidon Bushati.

Vau i Dejës: Zef Hila- PDK.

Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Ferdi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj, Ramadan Lika, Anton Koka.

Pukë: Rrok Doda, Beqir Arifaj, Ndue Cara.

Tropojë: Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.

Has: Gëzim Ngjeçi, Myftar Dauti.

Kukës: Arif Rexhmati, Bashkim Shehu.

Lezhë: Salvador Kaçaj, Paulin Marku, Fran Frrokaj.

Mirditë: Bardhok Filopati, Gjergji Prenga.

Klos: Fehmi Hoxha, Abdulla Diku.

Bulqizë: Durim Balla.

Dibër: Rrahim Kaleci, Ilir Krosi, Bedri Kamberi, Sadri Laçi.

Durrës: Grida Duma, Agron Duka, Ardian Muka, Oerd Bylykbashi, Arqile Gorea.

Shijak: PR.

Kamzë: Xhelal Mziu, Asllan Dogjani.

Kavajë: Engjëll Cara, Mirazh Shkodra.

Rrogozhinë: Eqerem Deliu.

Elbasan: Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi, Ilir Dervishi, Ardian Turku, Luçiano Boçi.

Librazhd: Shefki Çota, Bujar Vreto, Ndriçim Lila, Islam Mana.

Përrenjas: Ardian Zeneli, Bashkim Karriqi.

Lushnje: Darien Xhindole, Saimir Korreshi, Jakup Beqiri.

Divjakë: Irakli Gorea.

Fier: Kozma Dashi, Luljeta Seiko, Dritan Petova, Zana Numani.

Mallakastër: Agron Kapllani.

Ura Vajgurore: Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko.

Berat: Lefter Maliqi, Xhevair Ngjeqari, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati.

Skrapar: Hajredin Bakiasi.

Pogradec: Bajram Fejzullari, Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri.

Korçë: Andrea Mano, Gjergji Mero, Ledia Aliolli.

Kolonjë: Viktor Duro.

Përmet: Vasil Nikolla, Artan Shupuli.

Këlcyrë: Bujar Fezga, Arjan Kasaj, Arben Dosti.

Memaliaj: Melsen Çela, Bujar Kapllanaj, Gëzim Malkaj.

Gjirokastër: Igli Kokalari, Ilia Kuro, Dasho Aliko, Mimoza Çomo, Ylli Asllani.

Libohovë: Altin Çomo.

Vlorë: Moisi Meminaj, Vullnet Karalliu, Genci Deromemaj, Gramoz Nazaraku, Gentian Hamzaraj.

Selenicë: Ilia Seferi, Pilo Toto.

Himarë: Orest Çika.

Sarandë: Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Arben Vogli.

Delvinë: Dhurim Alimani.

Kurbin: Ilir Pjetri.

Mat: Nezir Rizvani, Rustem Nuzi, Alfred Ahmetcenaj.

Peqin: Diell Çela.

Cërrik: Servet Duzha.

Gramsh: Kastriot Zera.

Tepelenë: Vehip Çela, Eshref Shehu.

Roskovec: Gëzim Çaushi.

Maliq: Xhevdet Belishta, Alfred Berberi.

Belsh: Asqeri Kuqja.

Konispol: Ismail Mystaraj, Petrit Mulla, Fatmir Shero.

Krujë: Shkëlzen Hoxha, Vullnet Topalli, Auron Kalaja.

Devoll: Ardian Maho, Arben Miza, Valter Miza, Artan Zaimi.

Vorë: Fiqiri Ismaili, Ymer Marku.

Kuçovë: Bardhyl Gjyzeli.

10 Komente

Bo, bo sa shume bashki qe jane per nje byth vend si Shqiperia me 2.8 milion banore. E kur e mendon se kane qene mbi 400 e kupton se cfare klase politike tuafe kemi trasheguar or taj! Na myten maloket!!

Nejse, qe te hyje ne teme, do thoja qe keta te PD-hit apo te SHQUP-it ksaj radhe nuk kane per te marre asnje bashki. Dhe me mire keshtu, per sa kohe te jene nen thundren e kriminelit sali, le te rine ne koma derisa qelbesira te zhduket nga faqja e dheut. 

Akoma me Agron Duken dhe Zhelal Mziun?! 

Po Tupanit Madh kush ka mi  ra , or tie ? Si i bi zhelali,  kerrkush sosht tu i ra mo! 

Hajredin Bakiasi. E njeh, o grave? 

Per nje qytet PD-ja ve nga 2-3-4-5 kandidate per kryetare bashkie?

Masin pulsin para se te finalizojne listen. Taktike e vjeter e Sales. Po nuk e perdorin per me zgjedh me popullorin, vec me skartu te dobetit fare.

Turbullo qe te qartesohet...ka then nje xhuxh kine

Bisedime mësohet se janë duke u zhvilluar dhe me Partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian. Koalicioni me këtë forcë politike pritet të arrihet në bashkinë Pustec.

vetem kaq mjafton qe keto lloj partish te zhduken nga faqja e dheut

Une jam per Griden, Ajo le te behet kryetare ne Durres se i shkon.

Nuk po zgjidhen per konkurse bukurie smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).