: “Kur e Lotito e emëroi e konsideruan të çmendur...
Kur Lotito emëroi Taren si Drejtor Sportiv të Lacios e konsideruan të çmendur”. Kështu nis një analizë në faqen kryesore të gazetës më të madhe italiane “La Repubblica” për suksesin e Lacios në këtë sezon të Seria A. Në shkrimin e gjatë thuhet se “në 2008-ën u pa me habi vendimi i Lotitos që i dha një detyrë kaq të rëndësishme një shqiptari që sapo i kishte skaduar kontrata si futbollist duke e bërë “njeriun-merkato” për Lacion”. Në fakt, sipas gazetës "kjo ishte një një zgjedhje intuitive e suksesshme sepse mund të thuhet me siguri se Drejtori Sportiv është një nga sekretet e bardhekaltërve që japin spektakël duke u pozicionuar në zonën Champions. Ai gjen lojtarët, presidenti i ble dhe në këtë mënyrë funksionin një binom i rëndësishëm për skuadrën. Bilanci është i shëndoshë dhe Lazio e respekton me përpikmëri rregullin e Fair Play Fiananciar ndërsa skuadra ka fluturuar. Jo vetëm skuadra e Piolit, falë punës se Tares për gjetjen e talenteve skuadra e moshave është në krye të klasifikimit prej 3 vitesh. Nga kjo skuadër vjen Cataldi, i datëlindjes “94, që Conte e ka vënë në shënjestër sepse në mesfushë luan si veteran. Edhe Keita, është një tjetër shembull. Lotito ka shfrytëzuar dijenitë e Tares që njeh 6 gjuhë të huaja dhe që ka raporte të mira me agjentë lojtarësh dhe ish-kolegë. Miqësia mes tyre bëri që Miro Klose, i ka dhënë Lazios një nga lojtarët më të mirë të historisë së saj duke rritur imazhin e saj në botë. Klose dhe Tare kanë luajtur së bashku te Kaiserslautern, dhe nga atëherë janë miq familjeje. Klose ka vendosur të zgjasë kontratën me Lazio dhe falë asisteve të Felipe Anderson shënon çdo ndeshje. Braziliani Anderson është një tjetër mrekulli e Tares. Shqiptari ndenjë 10 ditë në Brazil për ta bindur që ai të vinte në Romë. U paguan 9 milion euro, por ai tani vlen 40 milion euro. E njëjta histori për Biglia, që u morr nga Anderlecht për një shifër të ngjashme dhe që tani kërkohet nga PSG për 30 milionë. Goditja tjetër është Hernanes që kushtoi 9.5 milionë dhe u shit te Inter për 20. Në janar 2012 vjen borxh edhe Candreva dhe kjo është Lazio. Trajneri Pioli është një tjetër zbulim i Tares që ka sjellë futbollin evropian te Lazio. Metoda e Tares është e thjeshtë. I sugjerojnë një lojtar. E vëzhgon për orë të tëra në video që gjen për të. Pastaj shkon e takon personalisht. Informohet për karakterin, flet me familjen dhe nëse ka vështirësi ekonomike e bind Lotiton për ta blerë. Kjo është pjesa më e vështirë, por në zakonisht ia del. Me kalimin e viteve, tani e vlerësojnë edhe presidentë të klubeve të mëdha. Për vitin e ardhshëm talentet e tij në merkato do të jenë holandezi Hoedt dhe fantazisti anglez Morrison. Dy emra që së shpejto do të vlejnë miliona. /lapsi.al/

43 Komente

Shyqyr qe u kujtuan italianet per te vleresu punen e shkelqyer te Iglit te Lacio. Po te kemi parasysh qe Lotito s'e ka haberin e futbollit (nga ana teknike) atehere e vlersojme akoma me drejte punen e Iglit. Sipas Moggit, Lotito ka hyre ne boten e futbollit fale gruas, babai i se ciles ka qene per pak kohe president i Romes, kurse i vellai eshte president i Sienes. Sensi sa here ky tentonte te fuste hundet te Roma (shume kohe para se te behej president i Lacios) thoshte : "Ju lutem ma largoni kete deficent"

Edhe menyra se si e pershkruan punen e Iglit, la Republica, tregon se ai e ben kete me pasion dhe ne menyren e duhur. Ndryshe nga shume pseudo-drejtore sportive qe per te vleresu nje lojtar mjaftohen me golat e tij ne youtube. (si puna e Blanc qe mori ne qafe Juven apo si te gjithe drejtoret sportive te Interit me ne krye shefin e tyre Morattin smiley)

Urime Iglit per sukseset e deritanishme dhe le te shpresojme qe pas nje viti te kemi nje Juve-Lacio ne Champions.

" Kjo është pjesa më e vështirë, por në zakonisht ia del. Me kalimin e viteve, tani e vlerësojnë edhe presidentë të klubeve të mëdha."

shto edhe shkrime si ky i "La Republica", bashke me rezultatet e pritshme te Lazios dhe besoj qe per nja 2 vjet Igli ka per te bere drejtor teknik te ndonje klub me i madh ne Itali ose ne Evrope, p.sh Angli, Gjermani...... dhe e meriton! hm.

Lotito cop mashtruesi ska asnje kokerr leku dhe hapet kot. Dhe iglin ndaj e vuri aty se e di qe ska per ta ngrejtur zerin e sdo pipetije, se po te ishte ndonje si Marota, Moxhi apo Sabatini skishte per te gjetur rehat Lotito. Merkato me lojtare nga 500 mije euro apo me parametra zero si lacio ben dhe refik halili. 

E ku paska perfunduar kampionati italian.

Nga Maradona,Gullit,Van Basten,Raikard,Matheos,Brehme,Klinsman,Alemao,Karreka,Ziko,Sokrates e dhjetra yje boterore te tjere,tek Igli Tare me shoke.

Pike e zeze, o Itali!

i rrafi edhe CostaRika Rika Rika. Lojtaret me fame boterore tani po vijne ne SHBA

Po vijne ne SHBA mbasi jane shtrydhur ne Europe dhe kane kaluar skadencen. 

Ne amerike vjen vetem nej lojtar i lodh qe eshte rezerve e 7 te ekipi vet ne evrope. Ose ca cuna te rinj 35 vjeçare si kaka xavi apo lampard. Kta meqe si pjerdh mo njeri me evrope vijne te kampionati pensionistave mls qe ti krefin nej lek hajdareve te amerikes qe nga futbolli sja thekin fare. 

po te duket Pirlo mo i ri se Kaka? mbò!!

ca je tu thon, me lojtaret e MLS si Frankie Lampard o tu lujt akoma Manchester City, kampionia ne fuqi e Anglise, edhe ne champions league edhe ne premier league.

Po mesoni njehere emrin e lojes qe tju marre bota icik seriozisht smiley besoj se dhe zotrote soker i thua futbollit sportit me luatjtur ne bote.

Soker me soker. Deri para ca vitesh penalltite i benin nga mesi fushes smiley. 5 korrne nje penallti smiley

smiley

Soccer apo jo, Red Necket e usejit, kan nja dy kampionote boterore qe dalin mbi Italyyyy, dhe i ngrejne ne kom sport baret per kampionet, mire them une po ecin, me mire ene se SVEdezet qe e kan bo kampionatin i vit po i vit jo, si shkolle nate.

Mos ja ki robt o burr se me krahasuar usan me italine per futboll esht si me krahasuar tironen me yllin e kuq te maliqit. Usa matet me kanadane per futboll. Vetem totti 40 vjec ka thur antologji futbolli qe ter futbollistat amerikane duan 40 vjet ti bejne  

 

Po per ket po flasin Cunat qe Italy nuk nxjerr me TOtti, e di qe te djeg por me shume duhet te dhembi kur uesej paraqitet me mire se Italy ne botnor, sorrryyyy, per me teper Botnori ka me shume shikues, ndersa Serie A eshte bo kampionat fshataresk...qe nuk e shef mo njeri...ene kur gabimisht te co telekomanda e heq per i her se te vret syte loja e ngadalte e mediokre.

Se shef ti mer qe kujto se futbolli eshte ta pasosh topin nga mbrojtja ne sulm kok a pil e kap se kap dhe te fugosh nga prapa me llapen jashte sic luajn amerikant me anglezt. Kurse kush do futboll teknik me icik vizion e shef mer e shef. E fundit e sflas mo se qeke dhe ti si puna shkabes, i gjithelëçitur, italia o shko ne finale o sdel fare nga grupi, sesht si hajdarat e amerikes qe gezohen qe dolen nga grupi dhe thone asisti ka aq vlere sa goli. 

Koko, une jom Azurr i vjeter, por vallaji kom frike kur shof italine kto 10 vjet se veq qaaj. E kum gjet zgjidhjen si para ca ditesh, vuna nje antologji te golave te Totttit ne ju tube dhe e pashe nga flatscreen, u kenoqa dhe me iken mpirja apo dhimbja....Ti qeke ende tu e luftu fatin tone...guxim e kurajo ke. Ene kjo kombetarja kto dite me keq po mduket se cdo here tjeter.

Eshte pune geni mer lebetitje. Kush ka stof ne gen stof do prodhoje. Kush ka qit xhokonden do nxjerri dhe guccin. Kush ka qit zolën zola do nxjerri. Kush ka qit bigmekun bradli dhe altidor do nxjerri. 

Po ca keni dale mer jahu nje fitore te vetme pati me Ganan ne gjithe ndeshjet e boterorit dhe e bete legjende smiley Ne renditjen e FIFA SHBA eshte ne vend te 31...7 vende poshte Grekut te falimentuar

O art mo u bo dhe ti si loqet e amerikes qe i vleresojne ekipet nga renditja fifes. Ajo renditje ska vler fare. Se dihet perher qe o brazili/argjentina/franca/gjermania/italia/spanja fiton. 

Nejse se loqet po trumpetojne me te madhe boterorin e 2014 ku fituan vetem nje ndeshje te vetme smiley E di qe realisht SHBA jane shume me poshte sec pretendohet ne FIFA sepse asnjehere nuk kane pasur ndonje lidhje kulturore me Futbollin. 

Po mer po, Mister Statiska, Greku mund te jete i falemtum ne ekonomi, po per here te fundit kupen ne Europe Championship, e ka ngrit me afer se Italy e Suedia. Keni nja 4 botnore qe boni tifozllik kunder uesejit bareve se ekipet tuaja jan me valixhe ne shtepi a me pushime se skan hy fare.

Suedia nuk ka klime per futboll (megjithese ka nxjerre lojtare klasi boteror)..kampjonatet jane te shkurtra dhe kane taksa te larta per futbollistet..hajde fol per Ice Hockey(IIHF) me Suedezet se aty ta gjejne kapelen sipas kaptines.

ACDC1, je cik vone me kete konstatim ti derman... se ka nja 10-15 vjet qe eshte katandisur keshtu kampionati, dikur i famshem, italjan..
pas edhe skandaleve te shumta, Moxhi (Juventus), Parmalat (Parma) etj etj, qe demtuan rende jo vetem futbollin italjan por edhe imazhin e tij ne boten futbollistike, u detyruan italjanet te shtrengojne rripin edhe me masa te ndryshme , si psh ky qe permend shkrimi me siper....

"Bilanci është i shëndoshë dhe Lazio e respekton me përpikmëri "rregullin e Fair Play Fiananciar"

Jo po 30 vjet. 

po tamam tamam, aty nga fundi i viteve 90-te, filloi katrahura... keshtuqe ta bejme 20 vjet te jemi fair..smiley

Ok, pati ndonje sukses sporadik aty ketu, me Inter (Moratti) apo Milan e Juve.. por po flasim per teresine e Serise A me ekipe si dikur Atalanta, Sampdoria, Lazio etj etj, qe ishin goxha te respektuara ne Evrope.smiley

Atalanta thote. As vete bergamasket se din qe kan ekip po lere at muhabet. 

E dine po kane shume tifoze Interiste...

o koko.. po jo pa qellim ta permenda Atalanten, pikerisht per te bere ate diferencen me "dikur" pra.. ku edhe nje ekip provincial italjan si Atalanta e Genova, kishte prestigj ne Evrope.

ndersa nashi Italia eshte bere ti kendojme ate kengen e Mjedes: "ti ke pas kene nji zoj e rande........etj etj".smiley

Hyp se te vrava zdryp se te vrava jeni bere ju.thjesht fakti qe nje shqiptar I dale nga rrugicat qe kerkonin diell u be drejtori teknik I nje prej klubeve me te vjetra te italise duhet te Na gezoje .ne te kunderten ju thoni sa poshte ka ra katuni.

Mua me ka gezuar.
E ke gabim,por katundi ku jetinte Maradona,Gullid,Van basten,matheos,Brehme apo Klinsman nuk egziston me.
Greket e vjeter u zhduken. smiley

Bravo i qofte Iglit. Mire kto te jashtmit qe cuditen qe shqipot s'kane bisht, po dhe vete shqipot cuditen per kete cudi. 

Nuk e kam fare me Iglin atij bravo i qofte,thjesht e kam me kampionatin italian.

Jo mer, ti tamam tamam e ke me iphone6 dhe me ... grate.smiley

cun fantastik! Per aq kohe sa lujti me kombtaren do mbahet mend per lojen e forte, sidomos ne ajer. Dhe t'mos harroni se gjithmone ka bere ca ka pas mundsi qe te reflektonte anen me te mire te shqiptarve ne Itali dhe drejtor teknik i nji ekipi te romes nuk eshte pak.

Respekte superiore.

Djale model. Profesionist. I suksesshem, Pa shume llafe.

Nje vrejtje te vogel: - Me shume kontribute per sportin shqiptar...

Fakti qe Lazio me nje buxhet minimal, arrin te jete ne mes te mirave te serise A,padyshim qe eshte edhe merite e Tares. 

Me ato qe lexova ne kete postim,noshta jam gabim,por besoj se celsi i suksesit te Iglit asht dhe te qenit shqiptare,pasi buisness-it i ka shtu dhe dimensionin e njerzillikut, qe anej nga jeton ai ka maru me kohe me vaft.

Lacio ka vite qe jo vetem seshte mes me te mirave por esht ekip medioker. Sbehet ekipi me kaptincepsha si radu&lulic&cana. Apo me cuna te rinj 50 vjecare si jozef minala. 

 

Kur Igli erdhi ne postin qe ka,Lazio ishte ekip i falemintum. U vendos nje tavan per pagat e lojtareve qe s'i kalonte 500 mije eurot ne vit.

Lazio eshte ne mes me te mirave pasi cdo vit diskuton "zonen champions"

Futbolli italian ky eshte ne keto kohe,ke vite qe s'te del nje ekip ne katershe ne champions.

Ja ku e kemi shefin e Federates Shqiptare te Futbollit. Pse kerkojme larg...

Te zhduken matrapazet dhe hajdutet dhe te hapet nje faqe e re ...

Sikur po enderroj shume me duket smiley . Populli thote : S`vjen behari me nje lule...

 

Mua me duket se kjo lufta e FSHF-se qe ne fakt duhej te ishte prioritet kombetar dhe te kishte pakt mes dy partive,eshte lufte e humbur.

Ne momentin qe Saliu desh te hiqte  Duken,PS-ja ju be mbeshtejtje dhe u arrit deri atje sa te pezullohej Shqiperia nga veprimtarite futbollistike dhe PS-ja ferkonte duart.

E njejta gje ndodhe edhe kur KM shqiptar shkoi ne Beograd dhe nga PD-ja nuk mori asnje deklarate inkurajuese dhe jo me mbeshtetese.

Po keshtu ne vitin e larget 1994 kur Berisha desh te largonte Janullatosin dhe arrestoi ata spiunet greke,PS-ja u hodh perpjete per fondamentalizem islamik dhe ju be krah pales greke e keshtu me rradhe.

Ne jemi popull pa identitet te forte komebtar keshtu qe heqja e Dukes eshte Mission Impossible.

Inat i kam greket por kur vjen puna per interesin kombetar partite bashkohen pa asnje problem.

Sot Cepras i kerkoi qeverise gjermane demshperblimet e Luftes dhe te gjitha partite pa perjashtim e perkrahen.

Te kish ndodhur kjo ne Shqiperi opzoita do te ishte ne anen e gjermaneve...

Sad but true.

Per hir te se vertetes, ministri i vetem vlonjat ne kohen e PD-se (Bujar Leskaj)  ju qep me buke ne traste Dukes.

PS ishte ne opozite dhe nuk ishte PS shkaku qe Duka nuk levizi.

Shkaku i vertete ishte se Duka "i krimit" kishte kellqe me te forta dhe nen ombrellen e " Klanit te Zemunit" ju dha urdher Saliut ta hiqte Ministrin nga posti. Dhe ai u bind...

Platinia beri nje presion te jashtzakonshem qe Duka te mos levizte nga posti, sepse Duka i jepte voten Michelit.

Dhe kete vote, ai si  b.t.q.r i vertet ja shperbleu me denigrimin total te  Kombetares shqiptare  ne Beograd smiley

End of the story...

Une thashe se bohej fjale per ate ish ministrin e brendeshem Igli Taren smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).