Kliko për videon: Isis, l’addestramento dei terroristi in Albania

Policia italiane ka publikuar një video, e cila shprehet se është xhiruar në Shqipëri. Sipas saj, në këto ambiente janë stërvitur luftëtarët e IS, që më pas kanë shkuar për të luftuar në Siri. Ndërkaq, marokeni 20-vjeçar, i arrestuar dje, kishte publikuar në internet një tekst me titullin “Shteti Islamik, një realitet që duhet komunikuar”.

Ndër imazhet e para që shfaqen në videon e publikuar nga policia italiane, prej 2 minutash e 49 sekonda, shfaqen një grumbull personash në moshë të rritur, të cilët grisnin faqet e pasaportave. Faqet e para të pasaportave janë me ngjyrë të kuqe, por në brendësi nuk dallohen emra apo kombësi.

Më tej, në sekondën e 42-të të videos imazhet ndryshojnë komplet dhe tashmë ngjarjet zhvendosen në një godinë të madhe. Disa të rritur stërvitin fëmijë të vegjël, të cilët mësohen se si të gjuajnë me shkelma dhe duar. Një seancë stërvitore e arteve marciale shoqëron sekondat pasardhëse.

Në godinën e madhe, e cila ngjason si një objekt i braktisur, ose si magazina të një pallati, shfaqen më pas, të njëjtët njerëz, që nën shoqërinë e flamurit të zi vazhdojnë të stërvitnin fëmijët, duke u rënë me shkopinj në bark apo duke thyer objekte në kokë. Një person, me kapele u bie fëmijëve me shkelm në bark, teksa ata bëjnë ushtrime ulje-ngritjeje. Kur kanë kaluar 1 minutë e 49 sekonda, imazhet e videos ndryshojnë komplet dhe tashmë luftëtarët që stërviten shfaqen në një tjetër vend. Një fushë e hapur, në natyrë dhe përtej disa ndërtesa. Ambienti nuk mund të identifikohet. Aty, luftëtarët parakalojnë me armë. Më tej, disa sekonda më pas njerëzit e veshur me të zeza kalojnë disa pengesa, teksa ndodhen brenda një pylli. Më pas ata ngjiten me duar në disa shkallë. Ndër imazhet e fundit që shfaqen në video janë luftëtarët, të cilët qëllojnë me armë si kallashnikov etj., ndërsa në sfondin prapa tyre duket një mal. Përsëri këto ambiente nuk mund të identifikohen se në ç’pjesë janë xhiruar, por Policia e Shtetit italian dhe specifikisht ajo e Breshias pretendon se videoja ka filmime të realizuara në Shqipëri.

81 Komente

Ja se po vjen Chuck Norris me motor e i vret te gjithe, gjynah per policine e breshas qe hap kete lajm se nuk eshte ne shqiperi.

a ju rafte plasja, ju raft! smiley

ta qisni humorin e mjesit prej hunesh. 

nejse, best time me gerthit "nuk jam kuq e zi" pa c'i qi t'emen se kto kampet te cojne edhe 15 vjet larg evropit.

ah mer sullton pekmeza c'na keni bo! smiley na e keni qi nonen me kallam, qe thone!!!

Emo, punoja njehere me nja dy gazetare te RAI-2 qe me kishin kontraktu nepermjet AP diku nga fundi i 97-tes ne mos gaboj. Ketyre iu interesonte te benin ca filmime me emigrante qe perpiqeshin te iknin. Une marr ne telefon policine dhe me thone qe per fat ate dite kishte nje trainim te policise ne Durres per ndalimin e gomoneve me refugjate. I them taljoneve qe u gezuan pa mase, dhe ia veshim ne Durres. Aty vine per nja gjysem ore furgonat e policise tek ura e anijes tek Teuta, dalin policet nga makinat, 4-5 vishen si refugjat, marrin nje gomone dhe nisen; nga ana tjeter nje gomone e policise niset me nje shpejtesi me te madhe dhe i kap 200 metra me larg. I terheqin me litar ne breg, i "arrestojne" me duart lart, i fusin ne makinen e policise dhe ikin me ate tek "Bunkeri" me pi nganje birre meqe e myllen ditet e punes. Une i boj nje stand up gazetarit italion ku ky fillo shume i entuziasmuar te pershkruaje aksionin e policise per kapjen e "refugjateve" dhe e myllim edhe ne diten.

Ne darke shikoj une tek RAI-2 italiont qe shfaqnin filmimet e mia dhe ky gazetari qe siper filmimeve komentonte sikur aksioni ishte i vertete dhe keto kishin bo scoopin me te madh qe nga zbulimi i varrit te Tutankhamonit. Marr zyren time ne Londer ne telefon dhe filloj ti shpjegoj i indinjuar situaten. Nga ana tjeter vetem nje e qeshme e lehte inglizi. "Don't worry" me thote. "That's italian TV dhe we don't care se cfare komentesh i vejne siper pamjeve, persa kohe qe nuk bejne editim grafik te imazheve". Mire i them, me fal qe te fika llullen, edhe e kthej nga nje stacion satelitor gjermon qe sa kishte fillu nje film porno.

 

mire, alarm i rreme.

ne fakt edhe ata arabt qe erdhen mas 90-tes, nuk ishin prej verteti. ishin arab prej kartoni. sec vrane ca cuna te rinj ne shqipni, po kushedi se si ka ndodh.

sidoqoft, meqe qeka llaf pepinoje, u qetsova. ishalla s'jep naj gjo bbc-ja.

emo, dy italiane me cifte moren nga Borshi , pergjat " Lugut te Fterres " me vra noi fellenxe a liepur dhe aallaminute u murr vesh ne Tirane. Popull vigjilent ky joni, i eduku gjat per vigjilence, qysh qeka aq e lehte per te livadhisur muhaxhire e callmaxhinj bokerrimave ! 

Mazallah ore! Rrene e kopilave italiane , me na len kopilin... faqe dere ! 

Aaaaa, ai nuk ishte lajm i italionit. Po e dha BBC-ja masanej te puth halla ne te dy faqet. smiley

me kishin kontraktu...

duket si llaf i madh, po ne '97, sa kushtonte 200-300 mije lira?

ishte sport i zakonshem i ketyre inviati speciali ( me rroge te majme mnjf, 7-8 meleone/muaj, gjej ndonjonin,jepi ca lireta, dergoje ke skafisti..., ti rri tall trapin ne hotel tu lujt poker!

Cekano un kam punu 10 e me shume vjet ne shqiperi per AP. Keto cunat e RAI ishin nje klient si qindra te tjere dhe nuk kontaktonin direkt me ne, po nepermjet zyres qe mbulonte Europen. Sa per rrogat masanej, jo Rai po edhe gjysma e gazetareve europian na e merrte te keqen...

bravo pf.., po s'ishte te personalja, por tek..fenomeni.

s'jam i asaj fushe, po gazetaret ne pergjithesi me duket icik baxhella. kjo jo per AP. 

Varet nga politika e ndermarrjes cekano. Por po qe lajmi AP dhe Reuter veje doren ne zjarr pa frike. Te tjeret simas takatit. 

... o pf, po ne tikrit ke qene ndonjehere ti?

Ah more hale islamike qe duheni djegur me napalm!

Po vazhdojme te vuajme pasojat e humbjes ne 1478.

Funderrina!

 

Ky material i policise me shume pervoje,  te nje vendi partner dhe kufitar me  ne , te habit per menyren delitanteske te argumentimit..Dyshohet se jemi ne Shqiperi, ..nje 20 vjecar tunizian, ca baraka te shkaterruara, nje faqe mali qe shemellen si ..bicim shqiptar  etj , jane idiotesi  te nje instance te " piedi  piati " apo zbirro- sh ! 

Ngjan si tek Romani i Hashekut , Ushtari i Mire Shvejk.ku nga numuri i kateve , dhomave dhe nje baxhe, te gjente Vagjencka, sa vjece na ishte gjyshja e portierit kur pati ikur nga bota ! ..

 

Pastaj keta gazetaret vitalist se vene trurin ne perdorim, gjej lajm e nxirr...

Si i hani kallup cdo lajm shkel e shko. Po ca lesh isisi ka ne shqipri mer amon. Do ket nej katunar wannabe anej nga kavaja apo peqini qe ska ca bo e i ben video vetes si i lodh qe eshte e aq. 

Turpe qe nuk i ngre kandari.Policia italiane filmoi dhe kokoshet e kotecet e Lazaratit dhe per nje strukture terroriste  qe na paska poligone ne Shqiperi, ...na bejne merr - merre ! Vai afare in culo ! 

100% qe nuk jane ne Shqiperi filmimet, prej ambienteve edhe keta femijet asnje nuk duket si shqiptar plus reklamat ne sfond duken si turqisht. Ka shume mundesi te jene filmuar ne Turqi apo Siri. Titulli i videos shume tedencjoz 

keta femijet asnje nuk duket si shqiptar 

E si duket nje femije shqiptar: tepke si nje Sirian e Libanez

Keta jane te gjithe kokezinj uniforme, te pakten aty duhet te kishte ndonje kokeqepe tipike per femijet shqiptare. 

Ai kampi nuk eshte ne Shqiperi, kjo eshte e sigurte. Nese ka kampe te tjera dhe kete e kane pas sa per ilustrim eshte tjeter gje.

Po titulli i pepinove thote kampi shqiptar i ISIS, demi i reklames u be. Ne fakt 80-90% te ketyre qelbesirave jane shqiptare prej Maqedonie dhe Kosove

Duhet hedh ne gjyq media perkatese per shpifje. Vendi ku behet stervitja eshte nje projekt i nisur per tip landfilli, dhe afer ka pallate, ne minuten 2:20 duket qe ne pyll eshte nje goxha palme dhe ne ne Shqiperi nuk para kemi palma neper pyje. Mashtrim i paster fare. Qelbesirat mund te jene prej Maqedonise e Kosoves, po ky eshte diskutim tjeter

edhe si fizionomi s'duket si rraca jone, problemi eshte se namin e hapen nderkohe

Pranej them duhen hedh ne gjyq, duhet bere dhe njoftim ne mediat me te medha sado te kushtoje "qeveria shqiptare padit corriere della sera per shpifje" dhe kur te humbin gjyqin ti paguajne ata dhe kostot e njoftimeve. Qelbsina ngelen gjithe jeten kta italiont mer smiley

Reforma administrative Lokale do shkëpusë shumë hamendje dhe do shkatërrojë shumë Vtara që sipas Jozefpërckës " Shkodra antikomuniste nuk i do socialistët" .Mbajtja e zonave të tilla jashtë kontrollit shtetëror si lazarati e Malsia e Madhe dhe përzgjedhja e Palivecëve tip Noka i Kuksit si administrator mos të të duket çudi që vendet i mbjell dhe me Palma smiley

Janë krijuar hapsira të mëdha midis kish kufijve me sllavët që mund të shfrytëzohen lehtësisht nga mungesa e kontrollit administrativ nga çdo lloj terroristi.

 Fakte të them se ku ndodh nuk di konkretisht por ka njohuri praktike e specialistë se si mund të çfrytëzohen këto hapsira nën çdo Flamur Idesh e teorish deri edhe Patriotike !

Nuk ka per keta Idrizo, ka plot hapesira per te tjere po jo per keta qe jane prioritet i cdo agjencie amerikane smiley 

Më vje keq Swedo që e thjeshton si Vatër Terrorizmi e Tritolistëve që po ashtu është Prioritet amerikan smiley

Kot nuk thonë ameriqënët ..." Të gjithë bashkë në Luftë kundër Terrorizmit "... tani ti je i mënçur vetë po kohët dhe njohuritë kanë ndryshuar .

psh sarandiotët e kultivonin Drogën nën tokë në tunele , jo si ata të Londrës në apartamente . Edhe ke bodrumet e SHQ-up mund të pregatiten me motivin e Pollos së Promovimit të Teknologjisë 

 Nuk jam i sigurtë për atë shprehjen në se është e vërtetë për popullin apo për SHQU-pin e Palo..es

" Qeveria nxjerr Ligje , po ne gjejmë shtigje " smiley

Ndiq Lekun është i vetmi shteg SOT ! Ata si duket e kanë ndjekur ! Ndryshe nga ky petlla e investigimeve që ndjek matorrat smiley

Emigrant ke icik si shum paranoje te pavend per kte ceshtje. Ata arabt qe vijne si ndalon dot se levizja lire, demokraci. Pastaj ku dinim ne te shkretet per ca vinin ata, ne per i cap buk i kemi pranuar. Sdinim as ne as shteti. Po sidoqofte pa merak, shqipria dhe shqiptaret mbeten evropiane ne shpirt e ska alla muhamet e karlliqe feje qe e ndryshon dot kte fakt. Koha do e tregoje kte. 

s'e kom hic problem me kerku pardon per frikera te ekzagjerume.

shume mire qe s'paska qen ne shqiperi.

tashti naj berdaf italjoneve per lajmin, a iu jepet, apo kto jon gjona te zakonshme dhe me bojn pershtypje vetem mu si i largum qe jom.

kemi halle te tjera ketu, kemi pare qe kane shkruajtur edhe me keq e se kemi vene ujin ne zjarr fare.

po kush do protestoje aman?

O Cim, ne Shqiperi sterviteshin ushtaret e FARK-ut me mbeshtetje te plote te qeverise dhe me perpjekjet maksimale te shtetit qe mos te merrej vesh se medemek do na demtonte serbia trimat, dhe s'kishte njeri mbi 10 vjec qe nuk e dinte, jo me po sterviten ca morracake qe kane mbrapa  brenda te pakten 10 sherbime sekrete dhe ngelem te vije ti zbuloje corriere della sera. 

Koko ..ISIS është Grupim Terrorist që shfrytëzon turbullirat e krijuara në vende ku shteti nuk ka autoritet , por edhe në zona ku varfëria dhe rrugët e pasurimit kapërcehen nëpërmjet Krimit . Mbështjellja me Dogma Fetare është rekrutim fanatikësh .

Shif çështjen "Doshi " hidhu pak nga Kalaja e Pamposhtur e Komandantit legjendar sh sali SHQU-pi dhe do gjesh pa asnjë vështirësi bazat e ISIS . Një lëvizje ISIS e teroristëve ka kohë që është mbjellë nga Saliu..hë për hë me tritole e diegie makinash dhe ndonjë vrasje e Intrigë , deri tek revolucionet , herë "Portokalli " , herë me "arkivol Dash Kurban"  e herë "të butë "

Se mos je ngatërruar me Gomerët e Feve që shohin islamin atje ! Gomerë Fesh nga të gjith Krahët është mbush Blogu si fanatikë . Jo kulturalisht smiley

Grava ti të Paktën që e njeh Gjeografikisht Shqipërinë shumë herë më mirë se shumica e mmbllaçitësve këtu , nuk lejohet të dyshosh për " mungesë vatrash " Vetëm për 97 Saliu pregatiti dhe trajnoi Teroristë në disa Vatra ! Aq më tepër që në Hapsira të tilla kanë dalë njerzit për Gjah dhe nuk është dëgjuar asnjë krismë smiley

Pavaresisht besueshmerise se kesaj videoje, ISIS po i afrohet Ballkanit. Shqiperia eshte e rrezikuar se ka varferi, eshte ne vend te favorshem per trafikim e prodhim droge si edhe ka celula Islamike qe u mbollen qe ne 1990 me parrullen cdo fshat nje Xhami nga Yemeni, si edhe fale Gazidedes me vone u perkujdes qe celulat islamike te depertojne deri ne Shik.

Nje vend me perzjerje komuniste, marksiste ku edhe opozita e djathte eshte  anarko-komuniste me influence ne celulat Islamike ne Shqiperi....lidhja Marksist + Islamic + Hashash con ne kaos si dhe hap zona per shtet Islamik.

P.S. Mire keta gazetaret genjejne po ata Islamiket e Lazaratit qe denoncuan veten dhe ne terren hidhnin tritol e hapnin zjarr ndaj policise???? Qindra Shqiptare prej Shqypnie kan perfunduar ne Siri, e ne kujtohemi vetem kur i vrasin.

A ka klleqe Rama te na nxjerre nga Konferenca Islamike? 

këllqe smiley

Më qafsh i Lebetitmo , Për qejf tim me që je i Lëçitur ...

A ma jep dot një shembull të lidhjes së islamikëve me Marksizmin smiley kur vetë Krijuesit e tij thonë se Doktrina jonë mbështetet  në Krishterimin .. Dhe në Fakt atje Fitoi ! Apo si e di se jam kurioz nga analistë të teorive të tilla si trajtojnë !

Në dorën tënde...vetëm dhe .. pa deklarata smiley

Me pelqen interesi jot Idriz...ke bere perparime.....te pakten pranove lidhjen e levizjeve marksiste me narkotrafikantet.

Tashti prapë me deklarata ti smiley Mos u druj o burrë se nuk të heq njeri Masterin smiley Çkoqite një llafkë bre .narkotrafikantë ka dhe në Lumin e Amazonit që nuk na njohin ne të dy smiley

Ty si dijetar antikomunist mu si Marksist .Thuje i llaf o burrë !

Dhe ruju kur ndërton fjalitë .Mu bo sikur po lexoja kalamonin e Pallatit smiley

Idriz po sikur Shqiperia ku fitoi Komunizma ishte vend Musliman apo jo? Ene Sadami ene Gadafi marksist ishin ne Rini te tyre si Ti, mos i bej Hasha. Ne shtet formim element autoritar komunist adaptuan me  sa kishin mundesi.

Nejse, une nuk te shoh ty si Marksist por si Enverist sepse edhe Merhumi Marksist kallp ishte. Po te kish vajtur zari ndryshe, Merhumi si ndonje funksionar  Zogist do kish vdekur e sdo terhiqej zvarre me vone.  Levizjet anarko-marksiste apo islamike i bashkojne praktikat revolucionare te dhunshme Marksiste ku per te ardhur ne pushtet krijon celula te vogla terrorriste nga njerez te indoktrinuar. Droga hyn se keto levizje duke mos pasur financime te mjaftueshme nga jashte detyrohen te perfitojne nga trafiku i narkotikeve per te mbijetuar. Rezultati eshte kaosi dhe shkaterrimi i shtetit e shoqerise nje vakum qe i hap rruge depertimit te formave alternative si psh te shtetit Islamik.

P.S. Une nuk jam anti-komunist por jam liberal, qenia anti te zbeh pozitiven dhe realizmin.

Idriz po sikur Shqiperia ku fitoi Komunizma...smiley

Vetëm kaq mjafton . Pastaj të tjerrat nuk është vështirë të bësh çarape .

Ke ndonjë Ide si lidhet Kamunizmi me Mazllëmët apo ke tezën , në Rusi  fitoi në zonat ku kishte mazllëm dhe jo në zonat ku kishte katolikë smiley

Flm dhe mos e qeth  e tezar të japësh përgjigje serioze se Koha nuk është serioze , përveç deklaratave në erë ose markës " Buono per Albania " smiley Po thash me që të lexoj me qejf në tërësi dhe këta të mejtimit të mëndjes së PD-hit  i përdor si tespije Realisht siç dhe janë , kisha krijuar përshtypjen se diku dhe ke hasur Ide që sidoqoftë edhe të paprovuara mirë mund të jenë një piknisje komunikimi për qejf të shpirtit

por jam liberal,.. mos më bën të të pëjes me mejtim të mëndjes Po me Liberal çfarë Kupton Ekonomi apo sjellje  Se Marksi të vetmin Ligj që ka mbrojtur në Parlament që u votua PRO ka qenë për Liberalizmin smiley kundër Ligjeve Monopol !

Flm

Mos u nxef, vete po thoshe se Marksizmi fitoi ne vende te Krishtere...cte te thom. te tjera jane gjona te thjeshta ti shpjegon Kapua poshte neinglisht. Ty per 45 vjet nuk tu duk vetja se nuk po jetoje ne bote te Krishtere ashtu si gabimisht...nuk piete ti...po Ce...Marksizmi sikur duhet te ishte pak i krishtere?????

Unë e lashë po ku të lë ti smiley

Tani ke Mazllëmët  apo me Katalikët i ka Lidhjet dhe Origjinën .  Liberal mos e thuj mo të lidhur me anti Marsksizmin , me që mejtonj e more vesht kupton apo jo  smiley

Më shqetëson ai ndërtimi frazës me Logjikën e Kalamanit të Pallatit .  Sinqerisht ! Gjej një mënyrë tjetër jo për nivel bathoristësh kur hyn në këto biseda.

Dhe kot për qejf tat.. ..E Hoqi Ligjërisht Mazllëmi Komunizëm fenë apo la vetëm Minaretë ?

Komunizmi i ka burimet ne mendimin e lashte Grek Idriz, Platoja ka  qene komunist i forte prandaj edhe Mazllemet edhe Kataliket kane te drejte te kerkojne pjesen e tyre ne filozofi. Prandaj ene ti sic ke elemente kamunizme ne formimin tend ke ene element fashist per ca gjona te tjera...te gjithe jemi mosaic per ate pune. Ai Mazllemi jot ishte Xhelat dhe jo sepse ka bere krime por se ka bere shume krime qe skish pse ti bente. Nejse e keqja e tij i ndjek te gjithe edhe ty edhe mua.

Janë zbuluar Mumje që në trupin e tyre ka citime Komuniste . Pse e redukton në Thellësi Shekullore që janë të cekta . Biles në njërin shkruhej Të Lebetiturit dhe Enveri do më ngjajnë mua si Faraon . Nuk do ti varrosin si mua të Gjallë por pas pushkatimeve.

Qeke  vajmedet apo rri me Vajmedetër e komenton për vajmedetet ..smiley

Dhe mirë është për ty sa më larg  këtyre gjërave të paktën në rrethe ku kanë MËND , ose kënaq veten dhe ndonjë të PD-hit kur puqeni për Kritikë Neoliberale , në rrethe që llomotisin pa qenë nevoja të mejtojnë me mejtim të mendjes.

Flm !

DO ta degjoj keshillen Idriz, po mos te vij turp qe shumica e mendjeve te ndritura qe ti adhuron jane latuar nga Mendimi i lashte Grek dhe sot shkencetaret respektive thjesht i interpretojne a sintetizojne ato arritje per mua e per ty....qe ne ti bastardizojme ne kafene me Tikun

Unë njëmijë herë më mirë dua të bisedoj me tipa si ty , se sa me këto Gëllboqet që një dy nxjerrin citate "si ka thën bideja i babasqapit " në Francë apo "takova një të huaj " Edhe sikur ti bastardosh ti apo unë apo i nderuari here Tak Tuk Tik , se dija nuk ka njësi Matse .Ka këmbim mejtimesh

Këtu mbyllet prap me Flm dhe jashtë kësaj...për qejf !

Dikush me emrin Azem bëri një p*** të fuqishme në një periudhë universitare 70-74 .Dhe kjo u bë shkas që  shpërthimet e sumës të kishin   njësi Matse = 1 Azem .

Kushdo që bënte një P*** matej me 0.6 , 0,3 e me rradhë  Azem . Po të lexosh me vëmëndje , Këtu ka Plot të "revoltuar revolucionarë të blujtë " që e kalojnë forcën e shpërthimit , por kur e mbush lefTKopeja me gëllboqen Lapsi.al rrënqethet Shqipëria jo më një ndërtesë Universitare

Pra del që duhet të ndërrohet njësia matse Produktit shpërthim sume dhe të zëvendëohet në 1 Left,al smiley Të mos ngatërrohet me bumjet e SHQUP- it nga Berisha . Ai është eksepsion !

Thot bej Vlora: Ne qeverine e pare te pavarur te Shqiperise ministri i informacionit i vu me kamxhik nji gazetari taljon.

....pse jane aleate komunizmi dhe ISIS ?

Islamic socialism is a term coined by various Muslim leaders to describe a more spiritual form of socialism. Muslim socialists believe that the teachings of the Qur'an andMuhammad—especially zakāt—are compatible with principles of economic and social equality. They draw inspiration from the early Medinan welfare state established byMuhammad. Muslim socialists found their roots in anti-imperialism smiley

Mos e dhit me kto Njente Kapo .Ç'të duhet anglisht ty kur dihet që je Taban Popullor i xëbërthimit të veprave të sh Sali .Pak ka këtu që dinë anglisht .Edhe Heretiku ka fillu përveç Beut të fshatit . Hiqju këtyre !

prralla me mret

do jene ca kalamaj t'flliq te genjyer nga fondamentaliste te cmendur qe terbohen me kanace vajguri dhe pistoleta uji

Nqs eshte e vertete i takon shtetit shqiptar t'i zhduke keta krimba. 

Eshte hera e disajte, qe kete te Corriere della Sera nxjerrin genjeshtra mbi Shqiperine. A ka mundesi te reagoj ndonje ambasada jone andej? Duket qartazi qe gjoja s'eshte ne Shqiperi.  

Mediat tone dele qe riciklojne keshtu lajmesh jane per te ardh keq.

Aty ke fillimi, ku po shkelet ajo pashaporta me kembe, si forma e hartes se Kosoves duket te pashaporta.

 Më tej, disa sekonda më pas njerëzit e veshur me të zeza kalojnë disa pengesa, teksa ndodhen brenda një pylli.

Une videon s'e kam pa po me mjafton kjo fjalia me lart qe te jem i bind se ja fusin kot. Ne pyjet i kena rrujt prej kohesh (se dihet mo qe jena poplli me nacionalist ne dynjo dhe kercenim per rendin boteror smiley). S'po ka ku mcefet ketri e jo me keta ..qet e ISIS. 

Po edhe sikur te ishin ne Shqiperi car ka me u cudit kaq fort. Kur po zbudallepsen njerez nga vendet perendimore (franceze, italiane, etj pa asnje origjine te huaj) qe kane shume here me teper mundesi te ndertojne nje jete te mire, pse te mos bien pre e ksaj te keqje te madhe ca rob pa piken e shpreses ne Shqiperi, Kosove e te tjera vende me varferi te madhe.

Qarqe te caktuara do i perdorin ndodhi te tilla per te vjelle vrer ndaj shqiptarve dhe zagaret knej nga ne do i bejne eko te madhe, se nuk i del e keqja qe linden shqiptare. Ne fakt po ta menosh mire kemi nje pike te perbashket se as ne s'na del e keqja qe keta dreqen linden shqiptare.

 ja fusin kot. Ne pyjet i kena rrujt prej kohesh

smiley

 

Ne burg gjith katoliket, ne burg.

Dy sek youtubim dhe ai kampi eshte ne disa video per "stervitjen" e femijeve. Me duket se lexova diku qe eshte ne Siri. Me nje gugllim-youtubim 3 sek mund te konfirmohet. Ne total, 4 sek per padine.

smiley

ta fitojn gjyqin, dhe masanej t'i thon italjonit: nuk ua dum paret. ftyren tuj tregut. iu kena majt edhe me buk ne 43-shin. zdromsa!

Edhe po te ishte e vertet nuk eshte ndonje cudi e madhe,ne nje vend ku mbizotron anti-vlera ndodhin edhe me keq se kaq,e nuk ka te bej edhe aq me fene,por me moralin e vlerat ku mbeshtetet nje shoqeri.Cili eshte modeli,morali ne shoqerine e sotme shqiptare? Ne mungese te pergjigjes une pres ndonje video nga albania ku njerez me red bull ne nje dore e me celular ne doren tjeter sterviten ne pritje te zbarkimit te jashte-toksorve!!

Vidion nuk e pashe, se eshte kohe e humbur. Italianet i dua, se jane partneri yne kryesor per çdo problem, porta jone drejt perendimit, por do ishte ne interesin e tyre qe budalliqe te tilla ti demaskonin vete. 

Pjer, e pe si u ka thene komshinjve tane,  miku jone ? Zdromsa ...! Ene kur pa, si kohe ? Kur lan armet e murn ne dore mistrine, per te na gadit kotecet e pulave .

 

ne fakt kjo video eshte vazhdim i nje propogande te cuditshme qe ka tendencen te krijoje nje lidhje shqiperi-isis.

nuk behet fjale per xenofobi ndaj migranteve (ne ate rast nuk do meritonte vemendje)

nuk duhet nenvleftesuar

"I video di propaganda sequestrati dalla polizia di Brescia"  thot  pra , nuk thot qe eshte video e xhiruar ne shqiperi  edhe pse qellimi i tyre mund te kete qene per te implikuar qe eshte xhiruar ne shqipri , nje google search i shpejt dhe kjo video paska perfunduar ne mediat Serbe te dores se dyte.

Kjo video ska lidhje fare me shqiprine , nqs  doni te shikoni videon origjinale kerkoni "Blood of Jihad  2 " ne livlleak  dhe do shikoni nje video te xhiruar ne nje province te Irakut para ca kohesh .

Nuk eshte ne Shqiperi kjo video.

Po duhet thene qe kjo toleranca fetare ketu eshte goxha delikate. Dhe skamja skamje.

Terren spektakolar per te budalleps nje x peqins, prrenjs, etj.

Ose i fut nje bombe provokatore nje xhamie me ane te nje ortodoksi dhe nxit shume kollaj ping-pong.

Duke pa dashurine qe kane fqinjet per ne s`do ishte habi.

Megjithate, diten qe eshte botu ky njoftimi ne Kavaje eshte arrestuar nje person qe rekrutonte trima me flete per te luftu ne ISIS. Nipi i vet ishte arrestu ne Itali po per kete pune. Te shofim si do shkojne hetimet po nuk ma do mendja qe arrestimi i tyre ne Shqiperi, per llogari te italianeve eshte pune antishqiptare.

Kurani thote , po edhe Bibla xhanem  smiley , ku ka ze nuk eshte pa gje.

Jane disa imame te arrestuar ne Shqiperi qe akuzohen per rekrutim trimash nga ata me garuzhde qe kane shku per gjihad. U japin G.I.A. Vital per te pire. Nje rruge e dy pune : edhe behen me te zgjuar edhe me trima.

rekrutimi i njerzve, me kampin stervitor jane dy aktivitete me NIPT te ndryshem, mund te kene te njetin administrator po jane pa lidhje smiley

Po ca kampe leshi mer, po ka ca koqe qe i rrejne me ka i lek a me ka i virgjereshe. Ene i hane fakiret, qa te bejne. smiley

Po mire mer se s'ka nai cudi ktu, ca i rrejne kta, ca i rrejne politikanet, ca i rre lubonja, ka dhe nga ata qe i rre gresa keto kohet fundit smiley Bageti hesapi, ca t'ju bosh smiley

Gresa qe kur ka ba debat me Majlinden publikisht menon te shprehet per gjdo gja. 

Ama ajo kanga asht si keng per kapsllik. smiley

mund te flasim 24 ore non-stop per cilesine e kenges, perfshire kengetaret, videon etj, po une per vete s'kam ndermend ti kerkoj AMA-s dhe Ambasadave ta ndalojne, kshuqe po shkoi diskutimi ne ate drejtim, une ja lej kete pune n'dore greses dhe halil matoshit smiley

Tani me thane te drejten fare : mu nuk eshte se me rruhet shume qofte per kengen, qofte per Halil Qamin apo Gresen. Une dua te di kush do jete Kryetar Bashkie i Tiranes per 4 vitet qe vijne dhe tu shtohen ka i qike pareet njerezve qe te blejne na i gje se po maron mullari. smiley

Imamet paten thene se nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar dhe se duhen gjykuar vetem sipas sharias...

Komentues, qe ka rekrutues ka. Dhe per te pi pine Captagon dhe luftojne per qejf pa pike frike apo kujdesi.

Po nuk besoj te kete kampe dhe policia s`di gje, ketu merret vesh cdo gje. As dua ta mendoj pastaj...

smiley ( qesh me ate Captagonin ) Dakort edhe une keshtu mendoja  qe nuk ka imame qe rekrutojne njerez derisa  u kapen disa e qe jane ne proces gjyqsor. U kapen dhe disa ne , dmth ca dyzina, ne Kosove. 

Tani me degjo ta them si e ndjej : kur digjesh nga qulli , i fryn edhe kosit, ndaj me mire ndonje tepri ne njoftimet qe japin mediat sesa ndonje kamikaz nga ata qe dun pith te njome ne parajse ( 40 a 50 cope u japin sipas gojedhenave ) ne mes te Tiranes.

P.S. E dije qe ne nje fshat andej nga Librazhdi nuk lejohet te kete saze ne dasem ? smiley

I nerum Komentues.

Thjeshtimi i çështjes  tek një vidio , krejtësisht e manipulueshme me teknikat e sotme , për t'ja adresuar kujt të duash ,është një ilustrues kronike e ngjashme sot me "kolonat zanore " , dhe nuk ka të bëjë Fare me thelbine e problemit .

Ekzistenca e vatrave të përgatitjes USHTARAKE ekziston . Shfrytëzimi i tyre pastaj është Problemi .Dhe nisur nga gjëndje Reale Plotësisht të mundëshme pa patur nevojë ta thotë Italiani që ka me Qindra e MIJRA Vatra të tilla  , është detyrë e tjetërkujt të mos ta nënvlerësojë drejtimin në këto "vatra " .

Furnizimet me Armtime , Lëndë plasëse , mjete  të tjera si Instruktazhe për paisje "të thjeshta " me të njëjtat efekte dhe mbi të Gjitha Persona Konkretë janë ato që plotësojnë një KAPJE e ZBULIM "Vatre " të tillë .

Në këtë pikpamje arestimi i Xhihadistëve Terroristë në Shqipëri është tregues se " vatrat " ekzistojnë dhe Ilustrimi duhet marrë si mjet Propogandistik por PA VLERË për ta trajtuar kaq seriozisht sikur është problemi Kryesor . Flm

Shiko, kjo eshte teme shume delikate dhe une nuk mund te komentoj per kombinacionet qe mund te perdorin sherbimet e fshehta per kete pune.

Mua personalisht me intereson vetem nje gje : qe ne mos jemi pjese e asnje eksperimenti. E kam shume frike kete qe sapo thashe.

 Sali Bushtra ka kohë që kët vend e ka fut si "pjesë e eksperimentit " Diçka si ringjallja e "tronditjes psikologjike " të shoqëruar me " Tritole " si nga krimi rrugës bindin këdo se çfarë kushtesh krijojnë .

Në kohën e Hitlerit njihen si " Rregulli Madh " ! Dhe mos kij as pikën më të vogël të dyshimit . Unë e ndiej njësoj si ty nevojën për një qytetari dhe shmangien nga Mjedisi i këtyre Bajgurinave nxitëse .

Më shumë birrë e më shumë meze ! Më shumë këngë ! Sa më pak analë si Fuga e Gëlbaza si Lapsi al , pështymorja Panorame etj dhe të dekur e të pakallur si 55 e rëngëdëngia !

Por sa kohë të keni UTURAKËR si fevzoziu me Opinione dhe Gjirizë haleje inteliDjence si Ritanët e Strazimirët as mos shpreso ndryshe përveçse " Dorë të Fortë Edi Rama me përkrahje pa luhatje Institucinoale Ndërkombëtere "" deri në normalizim të situatës

ose " na rujtë zoti "

Momenti qe keta majmune i grisin pasaportat tregon qarte se jane ne Siri (ose aty afer diku). Po te ishine ne Shqiperi do ju duheshin pasaportat per ikur ne drejtim te 72 virgjereshave.

Futbollistet e Kombëtares falen para ndeshjes në xhaminë e Durrësit

Keta - pi kosove-  bejne mire mos te perziejne fene me sportin. Ne keni deshir t'i luteni Zotit s'ka nevoje per reklama . as per politike.

s'heqim dore nga traplliqet ne

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).