Trafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt Shteteve të Bashkuara, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës.

Vila 3-katëshe e familjes Malaj në qytezën e vogël të Bajzës në Malësi të Madhe ka mbetur thuajse e shkretë. Pronari Palokë Malaj, baba i gjashtë fëmijëve qëndron në një dhomë të saj, bashkë me gruan dhe djalin adoleshent. Pjesa tjetër e familjes ka emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“Detroit, New York, Florida dhe Toronto. Ja ku ndodhen të gjithë njerëzit e mi tani,” thotë Malaj. “Të gjithë ata kanë ikur ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë,” shton ai.

Malaj është fermer dhe i shpenzon ditët me kultivimin e bimëve medicinale dhe lajmet që vijnë nga Amerika. Sipas llogarive të tij, 124 nga 164 anëtarët e fisit të tij të madh ndodhen ose në Shtetet e Bashkuara ose në Kanada, mes të cilëve edhe katër vajzat e tij.

Ai ka shpenzuar rreth 80 mijë dollarë në tetë vitet e fundit për të dërguar të bijat përtej oqeanit. I ka mbetur vetëm i biri adoleshent, por edhe ai po pret me zor të ikë.

“Duam që të mbarojë shkollën, por mendja i punon si e si të ikë në Amerikë,” thotë Malaj i dorëzuar.

Shumë fqinjë të Malajt gjithashtu kanë emigruar. Ata kanë kyçur shtëpitë në këtë qytezë të vogël në rrëzë të Bjeshkëve të Nëmura.

“Të gjithë po ikin dhe askush nuk kthehet mbrapsht,” thotë Malaj.

Emigracioni ka qenë një mënyrë jetese në këtë rajon të varfër të Veriut në kufi me Malin e Zi për më shumë se dy dekada, që prej kohës kur regjimi komunist ra dhe kufinjtë e vendit u hapën.

Disa banorë, mes të cilëve edhe xhaxhai i Malajt u arratisën madje gjatë regjimit komunist, pavarësisht kërcënimit dhe reprezaljeve ndaj të afërmve që lanë pas.

Megjithatë, emigracioni nga Malësia e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara ka lulëzuar gjatë viteve të fundit, i ndihmuar nga një rrjet trafikantësh që lehtësojnë kalimin përmes kufinjve.

Një raport i Ambasadës Amerikane në Tiranë, i dërguar Policisë së Shtetit në Janar 2014 thotë se numri i klandestinëve shqiptarë të kapur në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara u dhjetëfishua në vitin 2013, krahasuar me vitin paraardhës.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga BIRN tregojnë se numri i emigrantëve ilegalë të ndaluar në kufirin Meksikë-SHBA në 2012 ishte 56. Në vitin 2013, kjo shifër kërceu në 487.

Edhe pse shqiptarët zënë një vend të vogël në numrin e emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së çdo vit, rruga e ndjekur prej tyre përmes vendeve të Amerikës Qëndrore ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve amerikane.

Një raport “konfidencial” i rrjedhur në shtyp nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Doganave dhe Kufinjve tregon se qindra emigrantë shqiptarë mendohet të ketë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në SHBA, përgjatë viteve 2009-2013.

Pas raportit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për rrjetin e trafikantëve që po dërgonin emigrantët ilegalë drejt Shteteve të Bashkuara.

Përmes përgjimeve telefonike dhe infliltrimit të një agjenti në mbulim, prokurorët arritën të identifikonin itinerarin e ndjekur dhe personat që lehtësonin trafikimin e qindra shqiptarëve nga Malësia e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara. 

Në Maj 2014, policia arrestoi 15 anëtarët e dyshuar të rrjetit, të cilët përdornin dokumente të falsifikuara për emigrantët ilegalë që donin të mbërrinin në SHBA.

Ky rrugëtim niste nga Shqipëria dhe vazhdonte në Maqedoni, Bullgari, Austri dhe Spanjë, vende ku shqiptarët mund të lëvizin lirisht, falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Nga Spanja, emigrantët udhëtojnë drejt Meksikës me dokumente të falsifikuara bullgare. Ato i kthehen rrjetit të trafikantëve, sapo klandestinët mbërrijnë në Amerikë.

Dy rrugët e tjera të trafikut i dërgojnë emigrantët në Guatemalë, prej nga ata udhëtojnë për dy javë me autobus apo kamionë drejt kufirit Meksikë-SHBA.

Dokumentet e hetimit të Prokurorisë tregojnë se trafikantët përdorin gjithashtu edhe stacione të tjera në Amerikën Qendrore.

Në vjeshtën e vitit 2012, tre të rinj nga komuna malore e Kelmendit në Malësi të Madhe u ndaluan në aeroportin e El Salvadorit, teksa kishin në përdorim dokumente false bullgare.

Të tre ata u deportuan në Bullgari. Megjithatë, në 22 dhjetor 2012 ata ia dolën të hyjnë sërish në Shtetet e Bashkuara dhe plotësuan kërkesat për azil. 

Sipas dëshmive të tyre, dhënë për Departamentin e Sigurisë, në udhëtimin e dytë fluturuan nga Shqipëria drejt Bullgarisë e më pas Spanjës, prej nga shkuan në Costa Rica dhe Honduras.

“Në Honduras hipëm në autobus dhe udhëtuam përqark Guatemalës, për të mbërritur në Meksikë 17 ditë pasi kishim lënë Shqipërinë,” thuhet në dëshminë e njërit prej tyre. “Kufirin Meksikë-SHBA e kaluam më këmbë,” shtoi ai.

Tre të rinjtë jetojnë në Bronx, në pritje të azilit dhe postojnë në Facebook të rejat e jetës së tyre në New York.

Të ardhura të majme për rrjetin e trafikantëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon shtatë persona, përfshirë edhe një shqiptar nga Maqedonia si pjesë e rrjetit që trafikoi qindra shqiptarë nga Malësia e Madhe drejt Amerikës në vitet 2012-2013.

Njëri prej të akuzuarve, i cili foli për BIRN në kushtet e anonimatit tha se çdo emigrant u pagoi trafikantëve 25 mijë dollarë për udhëtimin.

Emigrantët që udhëtuan ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2013, të cilët janë identifikuar nga autoritetet, llogaritet të kenë gjeneruar rreth 12 milionë dollarë për rrjetin e trafikut.

“Shumë nga emigrantët kanë vëllezër apo anëtarë të familjes në Amerikë. Fatura u pagua prej tyre,” thotë i akuzuari. “Me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ata punojnë fort në dy vitet e para për të kthyer borxhet,” shton ai.

Skema krijon efektin domino. Pasi shlyejnë borxhin e tyre, emigrantët e rinj financojnë udhëtimet për anëtarët e tjerë të familjes, të mbetur në Shqipëri.

Në Bajzë, Palokë Malaj i tha BIRN se ai pagoi 25 mijë dollarë, menjëherë sapo e bija e telefonoi nga Kanadaja dhe i tha se kishte mbërritur shëndoshë e mirë. 

Prokurorët shqiptarë besojnë se përveç trafikantëve, edhe ndërmjetësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetin e trafikimit, pasi ata japin garanci se paratë do të shlyhen, sapo emigrantët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Paravërisht goditjes së rrjetit, i akuzuari i tha BIRN-it se trafiku ilegal nga zonat e varfra të Veriut të Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara vazhdon.

“Dëshira për të emigruar është e lartë, ndaj do të gjenden gjithnjë njerëzit e duhur për ta realizuar,” thotë ai.

Palokë Malaj bie dakord, teksa thotë se pjesa më e vështirë është gjetja e parave. “Mjafton të kesh paratë dhe gjithçka është e mundur,” thotë ai.

Kryetari i komunës Kastrat në Malësi të Madhe, Viktor Popaj ia hedh fajin qeverisë shqiptare për eksodin.

“Njerëzit ikin, sepse nuk kanë asnjë mundësi për mbijetesë,” thotë ai. “Politikat e mbrapshta të qeverisë shqiptare po i detyrojnë ata të braktisin vendin,” shton Popaj. 

New Yorku, më tolerant se Teksasi

Qendra Kërkimore Pew vlerëson se 11.2 milionë emigrantë ilegalë ishin të pranishëm në Shtetet e Bashkuara gjatë 2012-s, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Meksika apo Amerika Qendrore.

Shumë prej shqiptarëve që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht kërkojnë leje qëndrimi si azilkërkues.

Departamenti i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ka një sërë kriteresh, mbi të cilat jep azil. Një oficer emigracioni, bord apeli apo gjykatës aprovon kërkesën për azil, nëse aplikanti i përmbush kushtet e refugjatit.

Ai është “i pamundur apo pa vullnetin për t’u kthyer në vendin e tij, për shkak të persekutimit apo frikës së bazuar të persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar apo opinionit të tij politik”.

Kur aplikanti shfaqet vullnetarisht përballë oficerit të emigracionit, pasi ka hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, ai plotëson një kërkesë pohuese për azil; në të kundërt, kur kapet nga autoritetet, ai mbush kërkesën mbrojtëse kundër deportimit.

Statistikat e Zyrës së Emigracionit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se përgjatë viteve 2004-2013, përfituan azil 3 782 qytetarëve shqiptarë. Nga këto kërkesa, 3 422 ishin pohuese dhe vetëm 486 mbrojtëse.

Një përkthyes i Gjykatës Federale të Emigracionit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimitetit tha se shqiptarët synojnë të mbërrijnë në New York, para se të dorëzohen në Departamentin e Sigurisë dhe të plotësojnë kërkesat për azil.

“Ata kanë frikë nga gjyqtarët e Teksasit, ndërsa gjykatat në New York janë më tolerante ndaj kërkesave për azil,” thotë ai.

Sipas përkthyesit, shumë shqiptarë nga Malësia e Madhe, e njohur si një zonë që mbështet fort partitë e djathta, përdorin kartën e persekutimit politik në kërkesat e tyre për azil.

“Vrasja e vitit 2009 të kryetarit të Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe, Aleks Keka të siguron ende një kartë jeshile nga shoqata përtej oqeanit,” thotë ai.

“Të tjerët përdorin konflikte gjyqësore ose ekstra-ligjore për të justifikuar kërkesat e azilit, shpesh duke luajtur me kodin shqiptar të hakmarrjes  sy për sy përballë gjyqtarëve,” përfundon ai.

 

Në foto: Shtëpi e mbyllur në Bajzë të Malësisë së Madhe pasi pronarët e saj emigruan familjarisht në SHBA. Foto: Aleksandra Bogdani/BIRN

34 Komente

Njerez te pashprese e pa prespektive por jo te varfer sic thote artikulli, perderisa shpenzojne 80 000 euro per shpenzime emigracioni. Sidoqofte, rruga nga Amerika Qendrore nuk eshte e keshillueshme nga mosbesueshmeria e trafikanteve qe bllokojne pashaportat e emigranteve per tu mjelur me shume para.

Po ku ti cojne ate 80,000 EUR ne Shqiperi. Prap llac e tulla ta bejne? Njerezit e shohin ate si investim me nje kthim kapitali aq sa i tejkalon rrezikun qe marrin.

Albanians are risk takers.

Po ku ti cojne ate 80,000 EUR ne Shqiperi.

te shtojne dhe 120 mije euro, blejne dyqan e ta japin me qera. Jetojne si mbret.*

 

*sipas nje ekonomisti te Peshkut.

Ka nji problem te vogel, ajo rruga nga amerika qendrore te rreziko jeten...ble mortjen me lek....

Me mire me i shpenzu ato Euro me zgjuar si me viza te perkohshme, pashaporta BE te vjedhme, etj. Kta kane diasporen qe i perkrah, kur vijne ketu....dhe harxhojne perseri leke nen dore me kape pune, leke qe sipas tradites derdhen gjithmone ne xhep te vllaznve shqiptar, per ndonje pune ne building si mirembajtes.

Albanians are risk takers

and risk-producers smiley

Zoti ja boft mar.

Per 16 minuta u mushen 16 autobuza ne Novosele vjet smiley

Tipike per vendet e uzurpume nga mafja ose rregjimet komuniste smiley

Nga Regjimet Neokomuniste se regjimet komuniste te ngulnin tek Hunjt e Kufirit për dordolec për të të mos shku në mend me Hikun or tie ..smiley Për saktësim kjo , pasi Amerika e ka Strategji mbajtjen e  Regjimeve Komuniste sidomos neokomuniste pas '90  

Shembull tipik për mbajtjen e iBerishës dhe iBerishistëve si Upuzitë !

Në fakt dhe unë ashtu mejtoj  Ua bëftë allahu kësmet harxhin . Kështu edhe sipas V....Q...qarkullon edhe Paraja sa në një dorë tek tjetra !

Brima me artikuj prekës - inDvestigativ qy  smiley

Shume dakord per rregjimet neocarcercokomuniste smiley

Po sna kullandrise gje per mafjen smiley

dmth 2 muj rruge.
Kjo shpjegon pse m'tha ai robi atehere "shifemi ne toronto per 2 muj"...

iFiqo dhe Bredho. Mendimi juaj rreth ngjarjeve te fundit te Tomes eshte i mirepritur.

 

ca te t'them un ty mer shoku...ti i pret kto lajmet nga lart si dikur robt prisnin vendimet e pleniumit.
Ajo qe ta thashe heren e fundit (dhe qe sdu me ta perserit prape por qe po m'detyron), eshte se ka ardh koha qe ti t'mendosh me mendjen tate, i pavarur. Nuk ke pse pret vendimet nga lart per me kriju idene tate per ca ka ndodh. Se deri dje ishe me Frrokun e kunder Doshit, sot po shof qe te dy do arrestohen. Pra nuk kuptoj ket ngazllimin tat prej pioneri te enverit

Po ngaterroesh Bredho.. Mendimi im ishte ( pa pritur ata lart smiley ) qe e gjithe kjo ngjarje ishte nje Komedi e shemtuar.Ti argumentoje te kunderten me gjithe info-t qe kishim perpara. Kaq ishte Bredho.. 

Argumenti yt per te me lidhur (prej kerthize) me pushtetin eshte aq i vlefshem dhe me aq prova sa ai i Tomes per vrasjen e tije nga Meta.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi ka arritur në konkluzionin se ngjarja është inskenuar nga ana e shtetasve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ia ka kaluar hetimin për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion “deputet”

          .....Prokuroria e krimeve te Renda 

a te vdekte ilir meta ty! besnik deri ne vdekje mo?
Po ca alternative tjeter kishe ti pervecse fajtori eshte Doshi?

Po c'hyn alternativa ime ketu ?!!! . 

E ka urdheru apo jo Meta vdekjen e Doshit.. Kaq e thjesht eshte Historia.

Me c'tha vete Doshi ja bente Muuuuuuuu. qe ishte inskenim. 

Por syte e tu nuk e shikonin dot kete .

Cila eshte Alternativa jote tani qe thoshe PO e ka bo Meta.

--Alternativa ime do ishte nga double-double ne one milk and one sugar.smiley

jo mer jo, une nuk pres te degjoj as Ramen, as Berishen me fol nji here keq e pastaj mire per Meten qe te adaptoj qendrimin. Ky eshte ndryshimi; nji pale shef me syte e vet, tjetra terhiqet prej hunde si e verber.
Ti dhe Lefti psh ndryshe mendonit per Meten deri para 1 viti, ndryshe mendoni sot. Por ne ket ndryshim qendrimi jeni njesoj se i merrni gati si citate ca ju thone. A u shpreha qarte apo t'gjej naj fjalor shqip-xake qe ta perkthej?

Paskan 80 mije euro dhe i perdorin per te shkuar ne amerike. Sigurisht qe jane trafikante te dickaje.

Prita nje here dike ne aeroport, kater ore duke pritur nga dalja e policise, sepse e kishin kthyer ngaqe ishte pa dokumente e duhej te benin verifikime. Nderkohe, beja muhabet me nje familje qe prisnin dhe ata birin e tyre te dashur qe kishte 9 vjet ne amerike e po e kthenin. E ema e mburrte dhe thoshte qe kishte punuar fort, por s'ia kishin njohur amerikanet e qelbur dokumentat dhe e kishin diskriminuar si shqiptar, e kishin delendisur neper gjyqe. Ndersa nipi i ketij dajos po fluturonte nga gezimi, dhe me tregonte me krenari fotot ne celular te makianave luksoze qe kishte sjelle dajoja e tij nga amerika ne vend te lekeve kesh.

leje ket pjese shkabe dhe kalo te ajo kur ndihmove ate xhaxhon te zberthente pantallonat ne banjen e aeroportit. Ka per te pas me shume komente

pionieri i rilindjes, ku ja kane gjet ktij fiks fare smiley

Tani ajo nona e shkrete cdo thoshte? Qe cuni im fallsifikoi dokumentat, amerikonet e qelbur e kapen por e futen ne nje proces gjyqesor ku nderkohe ju garantua e drejta per te punuar? Bereqaves, punoi 9 vjet, boni ca lek e do ja u shperndaj vendalive fisnik e jo deiskriminues...qe morrin 5000 euro per nje vend pune, 100 rryshfet per nje vizite tek doktori e kusurin do ja lere ndonje gjykatesi ti njohi te drejten e oborrit a pusit.

O ambasada amerikone, e dime qe ju kane degdisur ne nje vend te parandesishem dhe te cuditshem, por me siguri mund te gjeni ndonje problem me me peshe per te sponsorizuar. Ne SHBA hyjne 487 emigrante te paligjshem latino-jugore per cdo SEKONDE, na i beni kabull keta 487 shqipet ne vit. Plus nuk eshte se nuk e paguajme haracin; me gjithe qejf i paguajme faturat e aplikimit per vize, edhe pse e dime qe shancet per me na dhene vize jane nul.

Qeveria duhet me patjeter te hartoje nje projekt ligj me synim shtetezimin e tokave bujqesore nese nuk shfrytezohen/punohen per nje periudhe te caktuar dhe pastaj menaxhimin e kesaj pasurie duke e dhene me qira te aresyeshme bizneseve qe duan te investojne ne bujqesi. Gjithashtu, duhet me patjeter te vihet ne eficience taksa mbi pasurine e paluajteshme (pra kryesisht shtepite dhe prona te tjera fikse) te mblidhet me rigorozitet dhe nese nuk paguhet te arrihet deri ne konfiskimin e tyre. 

Vila dhe Bjeshka...nuk shkojn bashk...osht oxymoron

Pavarsisht nga telenovela injorante e Doshit, Ilir Meta eshte  dhe do te mbetet figura me e njollosur e shtetarit shqiptar ne nje cerek shekulli.Ky politikan problematik do te vazhdoje edhe me tej te jete strumbullar i komplikimit te te thjeshtave  qe nuk lejojne berjen e shtetit te se drejtes.Vet fakti i grumbullimit  me " nje bilbil" i mijera mbeshtetesve te gatshem " per ta lene koken" , per Ilir Meten  u ka fole shume shqiptareve qe u dhimset kjo gjendje duale    pa asnje te ardhme mbrodhesie  te shtetit.Forma e qeverisjes duale,  pa institucione serioze eshte rrenimi i shpreses per te bere shtet.Dhe epiqendra e ketij kanceri eshte ...Ilir Meta ! 

Edhe kete " peshqesh" si plot te tjere e kemi po nga i njejti, nga Sali Berisha , qe e pati rastin ta conte ku e kish vendin  ...dhe e shpetoi ..!

 “Me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ata punojnë fort në dy vitet e para për të kthyer borxhet”.

Keto jane fart me rigon qe thote ky shoku. 25 mije dollar kursime ne 2 vjet pune - nje person i vetem ne Amerike mund ti bej vetem wheelin and dealin. Me pune te ndershme restorantesh duhen 25 vjet e jalla te mbledhesh ate shume.

une kam 10 vjet ne amerik dhe skam as 2500 dollar jo me 25mij. ku i gjejne njerzit kaq shum para. 25mij dollar borxh nuk shlyhen me pune. me ndonje gje tjeter mbase po jo me pune. 

Ndoshta jetojne si mexicanet.18 persona ne nje apartament 1+1 e paguajne $30 qira ne muaj.smiley

" .....“Njerëzit ikin, sepse nuk kanë asnjë mundësi për mbijetesë,” thotë ai. “Politikat e mbrapshta të qeverisë shqiptare po i detyrojnë ata të braktisin vendin,” shton Popaj...." 

 

Ne vend qe amerikanet te mirren me pushtetin qendror dhe lokal, mirren me klandestinet shqiptar ?!!!  Si duket per llogarite e tyre ne burse. 

A e mbani mend qe para ca kohesh kane sjelle nje artikull per nje Bronksalije qe shkoi ne Bjeshke, ra ne k@r te bjeshkatarit, dhe nuk u kthy mo ne Bronx po u bo nuse per shpi! smiley

Nuk e mbaj mend, a ka qene e njejta gazetare raportuese! 

Eshte Histori e vertete, kur nje New Yorkeze, shiti bookstore ne Manhattan e lodhur nga jeta e filloi jeten e saj te re ne Theth, bleu shtepi qe e shnderroi  ne hotel me bashkeshortin, solli biznes ne ate zone ku mesoi nga kultura vendase dhe solli kulture Amerikone. Histori suksesi.

Normal, njerezit e lodh me Manhatan kerkojne Bjeshken; njerzit e lodh me Bjeshken kerkojne Manhatan. E vetmja gjo eshte qe sic ka thene nje njeri i shquar: Kush eshte lodh nga Manhatani eshte lodh nga jeta. Dhe anasjelltas.

Zgjidhja individuale por shkoi ne Theth jo ne BJeshket e Nemuna. Ka hollandez qe shkojne ne Sarande dhe vendosin te jetojne atje 6 muaj ne vit, por nuk shkojne ne Librazhd. Kjo femra donte te krijonte familje dhe mendoi qe menyra me e mire ishte perzgjedhja idilike e Thethit. Jeton e qete, zgjohet heret ne mengjes duke punuar per gjene e gjalle e eshte e kenaqur nga jeta. Kam pare nje film te shkurter per kete. Mbi te gjitha ishte librariste as ndonje free spirit, por ama shiti biznesin e familjes...ndoshta 200 000 usd e filloi jeten ne Shqiperi. Shumica e Shqiptareve qe ikin largohen me i bo ato 200 000 usd.

200 mijesha paska qene e bazuar ne fakte konkrete! Nuk e paska patur kot shkaba qe me 200 mije jeton si mbret/mbretereshe ne Shqiperi. Megjithse ai e kishte per euro, jo dollare.

Se mbaj men tamom, ndoshta ene 240 000$ por ajo u martu me nje cun nga Veriu qe sjetonte me rroge por bote lekte e veta plus qe shtepine e kishte ne zone turistike. Domethene nese ajo ka hudh 200 000, Edhe ai ka hudh po aq plus shtepine me toke rreth e rrotull. Investimi tyre plus garanci cash mund te shkoj te 600 000$. Veq dashnia mos u shofte por une e shof biznes me fitim. Zona eshte e bukur e kta kan sham te modh suksesi maje men. 

Per rmos me hy ne gjynaf, eshte rast tipik of numbers' game, dhe me shume anoj ke: ku e kan trunin keta njerez. Kam perkthy dy here, sic duket zyrtarisht jam ne librat e vendit si i vetmi person shqipfoles. Jam cudit me fantazine dhe cmendurine e shqiptareve. Nga te gjitha "ishallah po me ec" scenarios, e vetmja histori qe me ka mbet ne mendje ishte nje baba me te birin 10 vjec. Si mund te "commit" te marresh rruget e kurbetit te shkosh ne Meksike me femije 10 vjec me aq dokumentare sa kemi pare per kalimin e kufirit? Si histori te 97 ka qene per mua ajo eksperience. I jati fliste, une qe shikoja nga muri, dhe vetem perktheja. Asnjehre nuk kam menduar me adoptu nje femije, sic ne ate moment. Kur truri punon ne sekonda ka qene ajo ngjarje. Dhe i biri qe me fliste me sy, " ma ndihmo tim ate". Por mendoja qe duhet te pergatitesha per nje refugee camp in my backyard sapo te hapej llafi qe eshte nje zemermire aty, dhe do kisha probleme me qendrimin tim zyrtar ketu. 

Dhe pastaj ne makine, kam qare, e kam qare, like virgin smiley Nuk jam mesuar me keto. Mendoj qe kam bere nder, ne ndergjegje, qe ata i kthyen. Me mire gjalle, sesa nepermejt meksikes.

Ndersa rastet e tjera, ishin te tipit shqiptar qe flasin dhe te prekin me dore. ishte e peshtire. njeri qe thoshte se ishte i persekutuar se kishte fituar PS dhe ai ishte i PDs dhe ndigjej politiksht. Ndersha njeri those se i ishin shkelur te drejtat humane se ishte mbajtur ne airport overnight. Kur i tha ky personi qe po i beja nder se po i perktheja: Per ca te drejtash flet ti more zotni me pasaporte fallco sllovene, te vjedhur, te raportuar si e vjedhur. A e di ti qe pervec se te pakten nje muaj burg ketu, ju shkoni per burg ne amerike derisa te na tregoni rrjetin? 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).