Duke i kujtuar qeverisë se aksesi në burimet thelbësore të jetesës është një nevojë humane thelbësore dhe për rrjedhim një e drejtë elementare për t’u respektuar, institucioni i Avokatit të Popullit  i kërkon qeverisë të vërë dorën në zemër dhe të falë kamatëvonesat e energjisë për shtresat në nevojë. Sipas këtij institucioni  mungesa e aksesit të plotë në këto burime është një rrezik i madh dhe një goditje e rëndë për dinjitetin njerëzor

Në shkresën dërguar kryeministrit, Ministrit të Energjisë, atij të Financave dhe ministrit të Mirëqënies Sociale, Avokati i Popullit konsideron se familjet, të ardhurat e të cilave përbëhen nga ndihma ekonomike kanë mundësi të kufizuara ose në shumicën dërmuese të tyre nuk kanë fare mundësi që të përmbushin nevojat më minimale të tyre.

Në deklaratë citohet neni 52 i Kushtetutës ku përmendet  detyrimi i shtetit për të bërë të mundur garantimin dhe sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevojat jetësore dhe një direktivë e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës ku thuhet se çdo shtet anëtar do të definojë konceptin e konsumatorëve të cënueshëm, i cili do t’i referohet varfërisë dhe midis të tjerave duhet të ndalojë ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorë të tillë në raste kritike.

Nuk dihet si do reagojë qeveria pas kësaj kërkese, por po t’i referohemi një vendimi të botuar në fletoren zyrtare para pak javësh ku qeveria vendosi që OSHEE t’u falë borxhet institucioneve shtetërore ndoshta shpresat janë që edhe ndaj të varfërve qeveria të vërë dorën në zemër nëse kjo nuk rrezikon bilancet e OSHEE-së.

4 Komente

qeveria vendosi që OSHEE t’u falë borxhet institucioneve shtetërore

Presim shoket te na shpjegojne pse nuk futen ne burg institucionet shteterore.

Bravo Iglo!
Je cun persembari!

" .....para pak javësh ku qeveria vendosi që OSHEE t’u falë borxhet institucioneve shtetërore..." 

 

Lind pyetja (ne fakt ketu lindin shum pyetje), se ; Pse keto institucione ishin ne borxhe tek OSHEE apo CEZ i djeshem. 

Paaftesi e ketyre drejtuesve te institucioneve, apo diçka ne aksin e drejtimit ekonomik, noi difekt ne sistem, apo te dyja bashke. 

Pse s'punojne me sistemin e paketave institucionet qeveritare, per te lehtesuar punen e tyre dhe te qeverise, apo kane qelluar gomer se bashku me qeverine. Pika qe su bie. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).