Mbaj mend, që kur isha 17 vjeçe, njoha një djalë në urën Bolshoi Moskvorestski. Ishte verë, ngrohtë dhe një vend frymëzues për gjëra të bukura. Edhe shumë vjet më pas, kam kaluar mbi këtë urë mbrëmjeve. Gjithmonë jam ndjerë e sigurt aty, qoftë ditën dhe qoftë natën. Dukej si vendi më i sigurt në botë. Fundja, çfarë mund të të ndodhte në një vend aq afër mureve të Kremlinit? Lideri i opozitës ruse, Boris Nemcov, u qëllua për vdekje mu aty, ditën e premte. Në vendin më të sigurt, në vendin më të shenjtë dhe në vendin më të paqtë. Dje u riktheva përsëri atje, por nuk ishte më e njëjta pamje. Dikush thërriste: “Nuk është vrasje, por ekzekutim publik!”. Dhe ashtu është. Vdekja e Nemcovit është një akt tjetër i tragjedisë ruse që vazhdon që prej aneksimit të Krimesë. Por nuk është e qartë shumë se kush përfiton nga kjo tragjedi. Politika e jashtme ruse, përfshirë sanksionet dhe propaganda e egër antiperëndimore e kanë ndarë shoqërinë tonë. Megjithatë, ka shumë zëra në Moskë dhe kudo, që për vrasjen mund të jetë i përfshirë lideri i Çeçenisë, Kadirovi. Ky i fundit duket si një vegël në duart e Putinit, që përdoret vetëm për vepra të pista. Megjithatë pista ka shumë për vrasjen e Nemcovit. Por që të vërtetohet ndonjëra duhet të hulumtojmë thellë në histori.

Sot, mbështetësit e Putinit po thonë se Nemcovi është pjesë e një konspiracioni liberal, pra një lloj sakrifice për një kauzë antiqeveritare. Logjika që përdoren në këtë rast, nis me një pyetje: “Kush përfiton nga vrasja e Nemcovit?” Jo Putini, por liberalët. Sipas tyre, Nemcovi nuk ishte ndonjë politikan i spikatur. Ai njihej në publik për shkak të posteve që ka mbajtur në qeveritë e mëparshme. Për ta, Nemcovi ishte pa të ardhme në politikë. Kështu, shokët e tij vendosën ta sakrifikonin për të nxitur urrejtje qeveritare. Ky është një arsyetim i frikshëm dhe pasojë e propagandës. Megjithatë, ka një pjesë të mirë të rusëve që mendojnë më ndryshe se ata që kanë qenë dhe janë viktimë e propagandës. Duke parë me objektivitet ngjarjet e fundit në Rusi, luftën në Ukrainë dhe urrejtjen ndaj Perëndimit, vrasja e një politikani si Nemcovi, paralajmëron se më shumë skena horrori do të ketë në Rusi. Kjo është shtresa më intelektuale në Rusi dhe ajo që po vuan së bashku me më të varfrit. Tashmë parashikohet që Rusia të pushtohet nga një valë terrori, pak a shumë si ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në vitet 1930. Janë kokëboshë ata që kanë iluzione se Rusia do të jetë më e mirë pa Boris Nemcovin.

E gjitha kjo shihet si pasojë e dështimeve që ndodhën me shembjen e Bashkimit Sovjetik, i cili edhe pse është shpërbërë, ka lënë në fuqi të njëjtat metoda terrori si ato të Stalinit, por pak më të rafinuara dhe të pabazuara në ligj. Njerëzit janë ndrydhur së tepërmi dhe dikush atje lart, në qeveri, nuk po i lejon që ata të bëjnë paqe me të shkuarën e tyre të zezë dhe të ecin drejt identiteteve të reja, demokratike. Po nuk bërë paqe me të shkuarën, nuk shkëputesh dot prej saj. Ne akoma nuk jemi përballur si duhet me fantazmat e së shkuarës dhe ato nuk do të rreshtin kurrë së shfaquri. Kjo gjendje është rezultat i propagandës qeveritare. Njerëz si Boris Nemcovi, qeveria i cilëson në të gjitha mediet dhe instrumentet e saj të komunikimit, si tradhtarë të kombit dhe si agjentë perëndimorë që duhen zhdukur. Pra edhe nëse ndodh që qeveria vetë të mos ketë gisht në këtë vrasje, më e pakta është që njerëzit që e kanë kryer, të jenë viktima të propagandës së saj.

Nëse ka një perceptim te shumica se opozitari rus është agjent i huaj dhe tradhtar, atëherë secili prej këtyre njerëzve që e ka një perceptim të tillë, nuk e ka të vështirë të gjejë një arsye për ta vrarë. Qeveria autoritare ruse po i mban peng qytetarët e saj. Shumë rusë kanë gjenerata të tëra që po jetojnë si pengje. Ata kanë sindromën e Stokholmit. Ata përpiqen çdo ditë të besojnë se udhëheqësit e tyre janë të mirë dhe të mëshirshëm, dhe nëse nuk ia dalin ta besojnë këtë, përballen me një monstër të frikshme, që është asgjë më shumë se e vërteta. Nuk është normale që në një vend demokratik, te ketë protesta kundër protestave, dhe që në këto protesta kundër protestave të kërkohen ekzekutime, vrasje dhe burgime. Kjo ndodh në Rusi. Kjo ndodhi të premten. Urrejtja dhe përçarja shënuan viktimën e radhës. Viktima dergjej aty, në urën më të bukur, në simbolin më të shenjtë rus, si thirrje e fundit e ndërgjegjes njerëzore për një ndryshim. Por është e vështirë që ajo të arrijë diçka, sidomos në një vend si Rusia, ku jo gjithkush e ka mundësinë që të shkojë dhe ta shohë vetë me sytë e tij skenën e krimit. Pjesa më e madhe e ka parë në televizionet propagandistike, por jo të njëjtën skenë. Kanë parë me siguri një skenë tjetër. Skenën e vrasjes ordinere të një njeriu ordiner, armik të shtetit, që shëtiste me të dashurën e tij rrugëve, duke lënë gruan dhe fëmijët në shtëpi.

Marrë nga “The Guardian”

*Autorja është gazetare ruse

Përktheu: Erald A. Deliu

10 Komente

''nuk ishte atentat politik, joo.. ishte nje hakmarrje e çmendur poeti'',  do thosh Putin.

Pune dreqi, meqe vrasja ndodhi afer Kremlinit, ... do qare halli dhe Putinit per sigurine ...

Ka shume mundesi kaleci i KGBse ka menu: Po ta qerroj larg, do ma faturojne 120% mua, po ta bej ketu afer do mendojne se ky po te donte e bente larg, dhe bie perqindja diku tek tek 117.  

"...,Vdekja e Nemcovit, nje akt tjeter i tragjedise ruse qe vazhdon qysh prej aneksimit te Krimese...!"

U moj Natalia  c'na ke molloisur! Tragjedia ruse ka nisur shum heret moj xhane, dhe nuk ka asnje shkak te nisur nga rikthimi i Krimese ne trungun e memes Rusi. Rikthi i Krimese ishte gjeja me normale qe beri Car Putini, qysh se perendimoret zune gerc-mercet me "Ukrainen.E bene pershesh dhe tani veshtrojne ta miklojne me leng cokolate, pe te Poroshenkos.I ka ven ne loje Putini duke tallur ...ate me tere perendimin te cilet mundohen te bindin opinionin nderkombetar se Putinit shum shpejt ...do ti bien ato qe i varen ..! 

Car Putinit nuk i nxihet  hic nga perplasja e kembeve, te nje pufteje.Kurse nga kjo Evrope e leqendisur as qe don tja dije fare ! Evropa pse jo dhe bota mund te shpetoje prej Putinit, vetem ne se Rusia vete e heq qafe kete car te pakurorezuar, me nje revolucion rus te barabarte me ate qe tronditi dikur tere boten.Revolucionin e fundit qe pret si shpetimtar historia e botes se sotme buze katastrofe.

Ndryshe bota keshtu do heqe, do vuaje edhe me  prej nje gare tjeter shkaterruese armatimesh,  per mbare njerezimin! Ka ardhur koha qe me mire nje lufte rrufe dhe te mbeten prej saj ...ata qe do kene fatin te mbeten se sa as lufte e as paqe por shkaterrim gradual per mbare njerezimin, per vit e me shume.

I plasi njerezimit se qenka vrare e vajtur ne te semes, mu  rreze mureve te Kremlinit  " Bosi i Vefa Holldingut Rus !" Kur miliona  njerez ne tere globin , po vriten per ore e minute, prej kesaj statukoje botrore  shkaterruese  dhe ...pa asnje shenje rrugdaljeje.

 Vrasem mendjen ne pse na u vra nje  dallkauk rus, kur neve vete na u be hataja, mu para dritares se marshallit !  A nuk na u vra simboli i kesaj demokracie te kulluar dhe ja tek jemi, gjalle  e shendoshe ...si molla? 

O Belul se me lodhe tek tema tjeter per te sqaruar Niçen, he pra gjeje po te jesh i zoti se "kush e vrau karporal Pelegrinin?".

 

o Tiku, po veri veshin muhabetit e derebardhe, se nuk eshte vrasje dokudo kjo: dava korporal Pelegrini, apo ushtar Moretti qe i vrane diku ne nje humbetire, ne nje tunel te nendheshem ne fund te botes nga nje çakmak, nen bekimin e xha Jaho Labit..

me habit ndonjeher vemendja jote ne moskapjen e detajeve, qe ne fakt nuk jane fare detaje, por fakte te painterpretueshme!.smiley
kape cik vendin e deliktit... Moska, Kremlini... ura Bolshoi, ku sinjora Bertini, nje nate bukur vere,.smiley kishte njohur nje djale dhe ishin frymezuar per gjera te bukura..smiley dhe vetem me kaq te dhena e intriga behet shekspiriane.. pa le ti shtojme pastaj actoret kryesore, Putin, apo viktimen qe ishte njeherazi edhe lider i opozites, por po shetiste mbi uren famoze, por fatale per te, me sinjora Jelena Mihajllova.. atehere intriga kalon kufijte shekspiriane, madje edhe ekskiliane...smiley
gjithsesi, vrasesin nuk mund ta di, por di qe duhet pyetur deshmitari i ngjarjes qe ka pare gjithcka.. dhe e kam fjalen per inxhinjerin e papune qe rri dite e nate te sheshi Kremlin e shet shkrepse.. shkrepse te mira te fabrikes Llapshin!.smiley

ha ha ha, i modh je, si gjithnje ne forme.

smiley

 

So, in a word, Nemcov was taking care of businesssmiley

Ku robi paska vdekur ne krahet e dashnores qe e paska yll fare. Ka lezet. Te ter do vdesim po ky paska vdek si burrat. Respekt vllaji!!

Mor mire vrasja po mos tronditet dhe ndonje admin i nderuar nga komentet per vrasjen ..

E c'na ka gjet or tie smiley  Ky ka rae therror jo ka dek .Tamam si kenga qe do i kendojme Saliut

sali c'diqe rehat / koka posht e bytha lart / permbi uren e balshoit / te qelluan karallojt

Po ne hale vafshin . Koken hengshin vetem aman mos e shoh ndonjeri veten ne rrolin e ndonje Presidenti nga PPU-ja smiley

Shoqja Gjembi mund ta trajtoje dhe ndryshe besoj !

Vazhdon tjerrja e leshit  ne tezgjahun e propagandes... Ne nje sondazh te fundit 45% te ruseve nuk e kishin idene se kush ishte Nemcov heroi smiley . Ky se bashku me Kasparovin dhe ca liberale te tjere nuk arriyten te kapnin 1% te elektoratati qe te futeshin ne parlament lere pastaj ti rrezikonin karrigen Putinit. Te gjithe keto analistet dhe keta gazetaret mainstream jane duke i meshuar nje miti idiotesk te nje universi paralel te nje Rusie liberale nderkohe qe realiteti eshte krejt ndryshe. Te gjithe i shmangen elefantit ne dhome, faktit qe e vetmja opozite reale qe mund te rrezikoje karrigen Putinit jane Komunistet,(te cilet askush nuk guxon ti permende) ne krahasim me te cilet Putin shendrrohet liberal dhe tolerant. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).