Pjesa “Vrasja e Maratit”, që pati premierën e vet në darkë të ditës së verës, tregonte se si de Sade burri që i huajti njerëzimit mbiemrin e vet për konceptin e gjerë të ‘sadizmit’ interpreton kuptimin e Maratit. Marati është një emblemë e revolucionit francez. Një shkencëtar fizike ai boton revistën “Miku i popullit” dhe është në ballë të grupimeve që zbatojnë revolucionin francez. Ai është në grup të atyre që mendojnë se pabarazia kishte qenë një krim kaq i rëndë sa ata që ishin në anën e përfituesve meritonin ndëshkim.Kryesisht gijotinë, kokprerësen efikase. Marati kishte qenë nga burrat me peshë që kishin vendosur për fatin e shumë fateve. Por i sëmurë  nga një degjerim i lëkurës që e nxit të kruhet deri në vetmohim ai duhet ta kalojë kohën në një vaskë me ujë ku e shoqja hedh kripëra ta qetësojë. Duke ndenjur një kohë të gjatë i izoluar në vaskë ai e humb peshën që do t’ja ndihmonte të qenit në asamble apo gjykatë, por sërish letrat e tij asamblesë së revolucionit mund të ndikojnë në vrasjen e disa qindrave apo mijërave. Sipas vrasëses së tij, njëqidmijëve.

De Sade nga ana e vet, megjithëse ishte markez e i ndëshkueshëm për këtë fakt, u bë revolucionar e ishte ai që u ftua ta tregonte përshtypjen e njerëzisë në fjalën mbi varrin e porsa çelur të Maratit. Nuk di se ç’tha de Sade në varrim, por  nja pesëmbëdhjetë vjet më vonë i gjendur i burgosur në spitalin psikiatrik të Çartonit, ai bind drejtorin se do të ishte terapeutike për të çmendurit e atij spitali, ku edhe vetë ishte i shtruar, që të vinin në skenë pjesën që ai e kishte bërë për t’u shprehur mbi ato ngjarje. 

Marat/Sade është edhe titulli që më së shpeshti zëvendëson titullin e gjatë të veprës nëpër citime artikujsh interneti, ndërkohë që titulli i plotë paska qenë: “Persekutimi dhe vrasja e Zhan-Pol Maratit sipas të mbyllurve në psikiatrinë e Çartonit drejtuar prej Markezit De Sad”. De Sad ishte një njeri i fiksuar pas kënaqësisë që mund të përfitohet duke shfrytëzuar trupin njerëzor në mënyra të caktuara, kryesisht seksuale, që nuk kanë pse të kenë përmendje morale. Ishte shthurja dhe tendenca për abuzim, kudo ku shfaqej mundësia që e shpuri de Sade në psikiatri. Sipas disave kjo ja shpëtoi edhe kokën, që ndër të tjerë ja lakmonte edhe Marati, para se të bëhej për fjalim mbi varr.

Të çmendurit e de Sade në vepër vijnë me një mangësi. Ata janë racionalë sa për të luajtur në një vepër teatri. Një dobësi për një të çmendur, sidomos kur është personazh i një pjese teatrale, (një dobësi që kryesisht shoqëron çdo shfrytëzim të sëmundjes mendore si bartëse e estetikës dhe  mesazhit, me pak përjashtime.) Autori Piter Vais, apo Peter Weiss, nuk e ka vrarë shumë mendjen, atëherë, për ta shtjelluar më natyrshëm lëmshin dhe i ka lënë regjisorët në një parehati çmendurie të koordinuar racionalisht në filozofikishten, politikishten, estetikishten e artistikishten e përjetëshme.

De Sade, vetë shkroi libra për qendërsinë e seksuales instiktualo-kafshërore në qenësinë njerëzore. Pra, një tjetër i veçantë që racionalizohet, apo të paktën vjen në një periudhë mbivendosje. De Sad në vepër vjen edhe si regjizor racional e artist, e lirik, edhe si filozof edhe si revolucionari i muhabeteve të brendshme të klanit. Një mullar i madh për t’u mbajtur nga një personazh i vetëm.

Vepra kishte, veç de Sadit në istikamet e sipërpërmendura, edhe Maratin, personazh që ishte vetëm vetja e vet, një revolucionar me fjalë e vepra revolucionare.  Një narrator që komunikonte kryesisht me ne, një drejtor spitali që shtonte këndvështrimin e atyre që kanë një sistem për të ruajtur e për tu ruajtur prej tij.

De Sad ishte edhe markezi i realizmit sadist edhe regjizor i një shfaqje, edhe komunikonte me dikë që ishim ne. Shkëmbimet e tij ishin të rrëmujshme. Ai herë fliste ashtu që Marati ta merrte fjalën ku duhej e herë na rrëfente ne. Roli që arrin de Sadi në shfaqje nuk të le fort të kënaqur. Në pjesë është një skenë ku de Sade pak para vizitës së tretë të vajzës që do ta vrasë paralajmëron Maratin se një  femër me një trup që duhet ta shijojë, po vjen. Skena mezi e përcillte ftesën me epshoritetin që nevojitej. Shkatrrimtaria në marrëdhënie ndërnjerëzore që nxit de Sadi vjen si prej një shkencëtari fiziologjie, maksimumi një autopsist. Rolin e sillte Viktor Zhusti, që i rezistoi largimit prej vetes dhe ngjyrosi de Sadin me bojën e vet.

Marati rrinte në vaskë. Ai doli një herë për një fjalim në njërin prej dy ballkoneve që ngushtonin skenën. Ai nuk u kuptua se cili i sëmurë ishte e ç’sëmundje i sillte rolit të vet. Ai vetëm foli fjalët e revolucionarit që lëngon. Pranë i rrinte gruaja e vet e përkushtuar dhe shtrembaluqe. Roli i tij ishte qendror por teorik, politik. Një problematikë e gjithë shfaqjes ky karakter i theksuar aforistik i tekstit. (Kur duhet të mendosh gjithë kohën sikur çoroditesh pak,) Hervin Çuli ishte Marati. Besoj që kontributi i tij duhet të kishte qenë më i plotë në diferencimin e dy personazheve, Maratit dhe të sëmurit, megjithëse problematika mund të jetë sjellë kryesisht prej tekstit. Ai pati hapësirë për disa shprehi të fytyrës që gjithsesi nuk plotësuan një personazh. Si vetëm Marat roli i tij ishte një barrë jo e rëndë për aktorin.

Më tej një katërshe pararojë dhe një grup të çmendurish të padiferencuar që i përmenda. Katërshja ishte veçanërisht domethëse në jetën e teatrit shqiptar. Ata i dhanë pjesës një plotësim me tekstin e kënduar, një muzikale. Një provë e vështirë për secilin akton. Erand Sojli, Egzona Ademi, Flaura Kureta dhe Mateus Frroku sillnin një freski në skenë me tekstin e kënduar natyrshëm që harmonizohej çuditërisht mirë me grinë e fjalimeve që pasonin. Të çmendurit gjithashtu ishin një bollëk i pëlqyeshëm i pjesës. Ndoshta disi jo i zhdërvjellët, por i pranishëm e i larmishëm sa duhet. Ky grup sjell një masivitet që rrallë kemi rastin ta shijojmë e që ishte në lartësinë e kërkuar.

 

Bukuroshja  vrasëse e Maratit, Sharlotë Kordaj, luajtur nga  Lili Bitri,  vjen si një e sëmurë me depresion që e kapërcen ligështinë dhe sjell heroinën që mendonte se duke vrarë Maratin do kursente mijëra jetët që kërcënonte tërbimi i tij. Personazhi ishte i plotë, kishte edhe një aristokrat të çmendur që i ngjasonte disi de Sadit dhe ja thoshte vetëm asaj atë që de Sade na e thoshte të gjithëve dhe që i shtonte një tjetër çmenduri grupit të çmendur.

Tregimtari i pjesës prej Helidon Finos ishte një tjetër personazh simpatik. Luajtur këndshëm dhe me një qetësi që mungonte në pjesët e tjera ai lejoi shijim të punës në përkthim të pjesës, prej Ardian Klosit, më shumë se të tjerë. Rrëfimtari herë pas here na ftonte të reflektonim për kohën tonë e për ngjashmëri. Një linjë, "kjo e ‘aktualitetit’ me pushtetarë që mendojnë vetëm për vete," që përçohej edhe prej gjithë të tjerëve.

Edhe dy rojtarët e çmendinës, veshur me uniforma të zeza, vijnë si prej kohës sonë.

Të çmendurit, drejtori, de Sadi, narratori, Marati, vrasësja vijnë të gjithë me radhë, prezantohen e bëhen pjesë e vorbullës që vjen shfaqja. Pjesa organizohet në terma kohorë në tre cikle që përkiten me vizitat e vrasëses Kordaj në shtëpinë e Maratit. Dy herë e shoqja ia mbylli derën dhe e largoi por ajo u kthye deri sa kreu vrasjen. Blerja e një thike prej Kordajit, rrahja e de Sadit ndërsa tregon revolucionin, meqenëse kështu mund t’i sjellë ndonjë kënaqësi atij, joshja e Kordajit prej aristokratit të çmendur dhe predikimet e zjarrta të një prifti që është pasues i Maratit janë disa prej ndodhive që plotësojnë ngjarjen.

Tre maja të pjesës ishin fjala e secilit prej protagonistëve, De Sadit, Maratit dhe Kordajës. Gjithë kjo plotësuar me parodi gazmore e filozofike të katërshes shto dhe veprim e fjalë prej të sëmurëve. Një volum të bollshëm mesazhesh e pune.

Gjithsesi pjesa sikur humb tensionin. Ngasja për të pasur spektatorin si një dëshmitar të afërt, gati ndërveprues, në zhvillimin e pjesës kishte prekur regjizorin Arben Kumbaro. Ndoshta nxitur prej vetë tekstit, por ky mendoj se ishte problemi kryesor me shfaqjen që vjen si një lëshim kumtesh mbi spektator duke i rrëmbyer kështu hapsirën e duhur ndërveprimit mes personazheve. Në kohën e shkrimit të tekstit diku në fillimin e viteve 60-të të shekullit të kaluar , dhe në vëniet e para në skenë, do të ketë qenë e veçantë eksperienca e këtillë, por për një njeri si puna ime që lexon në rrjete sociale e faqe të tjera interneti rreth 50-të aforizma filozofik e politikë pothuajse çdo ditë, ku estrada e përjavshme e së dielës thotë se deputët tanë janë qenër që duan të vrasin njëri tjetrin me lehtësinë e një barsalete me të dehur, ku vetëdijësimi politik e shoqëror i individit nuk është më çelësi magjik i ndryshimit, ky komunikim kaq i afërt me publikun vjen shpërdorues. Ai është si një e çarë prej nga rrjedh presioni që duhet të shtypte spektatorin, ndërkohë që i jepet si peshë për ta mbajtur në dorë e që po e lodhi ta uli përtokë. Është kjo çarje që mpak De Sadin e Maratin. Zjarri që duhej të bubulonte në skenë i vjen secilit në sallë si një qiri në dorë.

Pra, pjesa është e mirë, por prej saj del i njëjti që hyre, aspak eurforik e i dehur.

 

Oltion Kadaifçiu

http://oltionkadaifciu.weebly.com/teatri

35 Komente

Kadaifçio,  mire qe e ke treguar te gjithe, seshte me nevoja te shkosh ne teater ta shikosh kete pjese live..smiley   po e ke bere lemsh, se e ke postuar dy here..  futi nje te redaktuar prape, se e tromakse lexuesin..

pse dy here? mos ka ndonje problem qe nuk po e shoh, apo thjeshte tu duk shume i gjate teksti dhe eshte batute?

po sepse  ishte dy here.  por si duket e ka redaktuar admini.

e ke bere shqipen kadaif o kadaifci

Oltiono, mos u merzit nga komentet se nuk e kane te gjithe me te keq, ki parasysh qe ketu edhe nje shkrim te Fanolit te sjellin pa vene emrin do ja bejne analizen alla shqiptarce.

Pse t'mos merzitet? Nga si i pergjigjet komentusve tjeter pritshmeri vlersimi do ket pas. Oltioni qeka si uflla e fort.

Mos te merzitet se keto pune keshtu e kane, po i morre te gjitha personale vetem i ben dem vetes.

nuk po merzitem hic. ky eshte nje komunik shume defryes, vetem se duhet te jesh i ngeshem. qe po kemi edhe rastin tani. se kur tjetri merr mundimin e ja fut kot mund ta kete edhe me verte.

 

jo mo nuk merzitem, vetem shpresoj te rritet numri i lexuesve. po ti faleminderit, gjithsesi.

Me pelqen freskia e shkrimeve te autorit. Per shqipen pastaj, ndoshta do t'i duhej ndonje mik/eshe korrektor/e qe t'i kontrollonte shkrimet para publikimit.

smiley

 

Nuk eshte problemi tek shqipja. Gjuha e perdorur reflekton kapacitetin per te menduar dhe shprehur qarte. 

Jo medoemos. Ne kete rast, me duket sikur shkruesi perkthen nga nje gjuhe tjeter. Ai nuk njeh, ta zeme, zgjedhimin e foljeve. Ose i ngaterron njera me tjetren:

"Pjesa organizohet në terma kohorë në tre cikle që përkiten me vizitat e vrasëses Kordaj në shtëpinë e Maratit."

Sipas kontekstit duket qe ka dashur te thote "perkojne". Folja e duhur eshte "perkoj" dhe jo "perkas".

une mendoj qe folja eshte "me perkit", se mua me pelqen paskajorja.

po edhe perkoj shume mire eshte. nje dedektiv kaq i mprehte e meriton nje film. 

Jo, s'u kuptuam. Ty mund te te pelqeje "me perkit" dhe jo "perkas". Me kete paradigme, ty te pelqen "me perku" dhe jo "perkoj". "Me perkit" dhe "me perku" kane kuptime te ndryshme. Behet fjale pra per dy folje te ndryshme, e jo per Shuteriqi vs Kostallari.

jam dakort, 'me perku' duhet te jete rrenja. nuk di ndonje rrenje me perkit. por ndonje pasardhes mund te jete. 

PËRKOJ jokal.
1. vet. veta III. Ka gjëra të njëjta a të përbashkëta me diçka tjetër, përputhet, pajtohet. Kufij shtetërorë që nuk përkojnë me kufijtë gjuhësorë. Thëniet e tyre përkojnë. Datat e dokumenteve përkonin. Përkon me të vërtetën. Fjalët të përkojnë me veprat. 
2. vet. veta III. Ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër, bie në po atë kohë, takon. Përvjetori përkonte me ngjarje të rëndësishme politike. 
3. Kam tipare, cilësi të njëjta a të afërta me dikë, ngjaj me të; pajtohem me dikë në mendime etj.; shkoj. Përkojmë në mendime. Përkonin mirë njëri me tjetrin. 
4. vet. veta III mat. Është e barabartë me një madhësi tjetër; mbulon plotësisht një tjetër. Madhësi që përkojnë. 
5. vet. veta III gjuh. Përshtatet. Përkon në numër, gjini e rasë me emrin me të cilin lidhet.

 

PËRKAS kal.
1. E prek dikë a diçka lehtë me dorë ose me gisht, prek. Përkas me dorë (me gisht). 
I përkiti ballin e nxehtë. 
2. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). E kam pronë, më takon, është imja; bën pjesë në një tërësi, është pjesë e pandarë e diçkaje. Tokat i përkisnin Arianitit. Krahinë që i përkiste Ilirisë. 
3. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëj pjesë në një klasë a në një grup shoqëror ose në një organizatë, hyj, jam i... I përkiste fisit të... 
I përkiste klasës feudale. I përkiste një shtrese të ulët. 
4. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Lidhet a ka të bëjë drejtpërdrejt me dikë ose me diçka, është e drejta e dikujt, i takon, është për të. Arti i përket popullit. Roli udhëheqës i përket klasës punëtore. Fitorja i përket socializmit. Udhëheqës që i përkasin gjithë proletariatit botëror (gjithë botës). 
5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam të drejtën a radhën të bëj diçka, të marr pjesë diku etj., më takon, më bie. Nuk më përket mua të shkoj. Nuk i përkiste të fliste i pari. Ishte veshur siç i përkiste. Mbante qëndrimin që i përkiste. 
6. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). 
Është vepër e dikujt, është bërë a është punuar nga dikush; është krijuar a është punuar në një periudhë kohe të caktuar. Pikturë që i përket Onufrit. 
Vepra arkitekture që i përkasin shekullit të tetëmbëdhjetë. 
* Për sa i përket... libr. në lidhje me.... për ...

http://www.fjalori.shkenca.org/

Fin, ne terma popullore, jo ush po gamor. kush lexoi dhe komentoi tha te njejten gje. Ti dhe fjala è dyfishuat dozen. Shyqyr qe u myll Kristali se do na kishin myt oltionat.

"Jo ush po gamor". Gjindje metonimike shqiptaret. smiley 

Pse kot pretendojm qe homeri osht i joni? smiley

Edhe vetem Omeri s'eshte keq, ose pak. smiley 

Stle ky dreq telefono me shkrujt mir. Nuk m'dalin as smiley, dhe home i ngathet me prekje ekrani. Duhet me u kthy prap ke butonat.

Eh, te marr vesh. Edhe mua sikur me hante buken ajo e shkruara me prekje ne fillim. Sikur tallesh me te shkruaren, me dukej (dhe me duket disi akoma). Te shkruash duhet te te vrase gishtat smiley, mu si dikur nje loje mozaiku qe ngulte gozhde plastike me ngjyra ne nje drejtkendesh plastik me vrima.

Frekuentoje icik me shpesh peshkun dhe do kuptosh qe kush t'ka komentu ne njefar menyre ta do t'miren. Kto jan perkedhelje. Ktu jena msu me bomba atomike qe dun kellqe. Per artikullin t'ka thon mir spiritusi.

s'quhet

Te te provojme i here Kadaifo sa e ma ti te kerricit se me te gamorit e di qe do ikesh me te beritme ia ia ia si shume shoke te tute smiley

Njishtas ..Kurre mos u rrej se ato qe qu ti venje perfund lihen gjate nga Gjembi si gjetje te bukura .Jane per mu smiley

Dyshtas .Ke prurja e pare me ta thone te drejten mu duke nje cop Llafazan ordiner nga ata te Kooperativave qe marrin takim me Letrare qyteti dhe shprehin aftesite mbi dijet antikomuniste qe i pengojne te shprehein gjenine e tyre . Po gjynof thash me vete osht hera e pare ...smiley Tek kjo e dyta thash e paska kuptu me duket qe paska robi aftesi edhe pa e pengu Kamunizmi dhe Real Socin , aq sa ka !

Treshtas Sikur  mos te kisha lexuar Bjelinskin per rrolin e Mocallovit per Hamletin, do me dukej nje shkrim i bukur pervec kapercimit Politik. Por me ta thone te drejten me duket nje surrogato e tipave qe nuk dine as te vjedhin .Nje kalamallek shkrusish qe mendon se ka para vetes Kerricer

E funit ..Mos u rrej me Heretikun .Eshte si sallonit . AI dhe Salloni nuk para i do paramodernet .Ti si dukesh ? E Pelqen prapamodernen ?

 

 

O idriz, o kerric qe ankohesh vazhdimisht se te heqin komentet.

Siç ndodh shpesh ne epoken ngambrapamoderne, hajduti bertet kapeni hajdutin, je ti qe heq e ve komentet sipas qefit, sepse si ka mundesi te dish se per komentin e Kadaifit dhe per qeshjen time, te cilat nuk ndenjen as nje minute e me pas u fshine, dhe ti nuk ishe verdalle, se patjeter do te kishe lene nje Trans-koment Trans-parent Trans-mental?

Ose je krijese e Trans-sumenikshit qe osht artist i modh mer jau!

 

epshoritetin smiley

Hasharij quhen ne kritike keta lloj fjalformusish !

Dhe une e pash kete shfaqjen.Shume impenjative.Ai debati mes Sadit dhe Maratit mbi revolucionin,perdorimin e dhunes si mjet dhe riciklimin e saj ne shoqeri sa vinte dhe behej i merzitshem.Personazhi i Sharlotes m'u duk pa lidhje,shume konfuz mu duksmiley Me shume u sqarova nga ky shkrim se sa nga shfaqja.Si duket, duhet me patjeter te kesh lexu librin per te kuptu shfaqejen,te pekten ashtu si u servir.

Katershja qe kendonin ishin shume te kendshem dhe e c'tensiononin gjithe ambientin

Aktorja qe luante gruan e Maratit ishte e jashtezakonsheme per mu,gjithe kohes me ze dhe portret te impostum.

Me pelqyen shume Helidon Fino dhe Lul Zeqo

Edhe skenografine e pashe si te vrazhde qe te lodhte.

Ty i nderuar Here Tak Tuk Tik duhet të të vijë një si pështjellim zorrësh ke barku kur merr pjesë në këto Prurje . Mirë prurësi të paktën e ka gjet një Nik për veten si " i amël "po ty çfarë të të bësh që ke mbush një faqe me marrina për të shpjeguar edhe Vuajerist në shqip sipas fjalorit enciklopedik të shtëpisë Botuese " Here & Tak Tuk Tiku " ." Kapterrët në Histori  "

Dhe ja tani bomba. Ankohesh për fshirjen dialogjeve shkencore-filossofike   ku spikasin përsiatjet Tuaja në formë Testamenti  Dijesh  për InteliDjencën shqiptare smiley  Kush mund ta bëj  këtë për ty smiley Aq më tepër unë që jam viktimë e fshesaxhijve vetëm se përpiqem të përfitoj nga debatet e FeLlta me Ju !

Po më bind se duhet mbledhur këshilli sallonit për të parë Qështjen tuaj kur anashkalon edhe fjalë Gjeniale si ..Epshoritetin smiley .. e fushës së seksit , fushë të cilën në Sallon e mbuloni Ju sidomos në kohët e Pasmodernes. Shikoje më me urtësi komentin tuaj smiley

O.K., ky është artikulli i dytë i yti që lexoj ose më saktë nis të lexoj sepse ti ma bën shumë të vështirë vazhdimin. Nuk është se je i vështirë për t'u kuptuar, as se unë përtoj. Problemi është që qartësia e tekstit tënd prishet nga një manierizëm stilist që të infekton jo vetëm fjalitë por edhe më thellë mendimin dhe ndjenjën. Kujto sherret që ke bërë dhe nervin që nis e të ngjyron tonin e zërit, të errëson logjikën ndërkohë që adrenalina të bën të ndihesh zot, dhe kështu mendon se jo vetëm e ke logjikën qelibar dhe gjuhën poezi, por edhe se çdo ndërhyrje e jotja me kazmë mbi ndjenjat e tjetrit është plotësisht e justifikuar, madje e domosdoshme. Nuk ke faj: (pothuajse) çdo pjesë teatri që unë kam parë në Tiranë ka qenë një turp për institucionin, qytetin, profesionistët dhe publikun, përfshirë mua, që e di mirë në cilin kasap është drejtuar. Pra ti mendon se teatri shqiptar do shpëtuar, shtysën e ke pozitive, dëshirën të madhe, ndoshta ke edhe mjetet kryesore. Puna është a ke kohën, durimin dhe sinqeritetin të nxjerrësh më shumë se mllef dhe delir. Në fakt ky është problem(i) i të gjithëve.

Ndoshta ti mendon se mllefi dhe deliri, për sa kohë kanë ndonjë vlerë stilistike, janë të dobishme. Nëse përdorim të njëjtën llogjikë, teatri ynë kombëtar për sa kohë vë në skenë ndonjë pjesë me ndonjë vlerë stilistike, është i dobishëm. Po prit, ku e kishim hallin?

Ja shembulli i parë i nxitimit:

Pjesa “Vrasja e Maratit”, që pati premierën e vet në darkë të ditës së verës, tregonte se si de Sade burri që i huajti njerëzimit mbiemrin e vet për konceptin e gjerë të ‘sadizmit’ interpreton kuptimin e Maratit.

Së pari, pjesa nuk është ajo që tregonte. Ndoshta shfaqja (vënia në skenë e pjesës) tregonte, ose më saktë shfaqja tregoi, apo shfaqja u përpoq të tregojë. Ndërsa pjesa vetë, drama, tregon, sepse drama, pjesa, i përket një të tashmeje të përhershme - ajo sa herë preket me dorë tregon.

Së dyti, de Sadi nuk mund të interpretojë kuptimin e Maratit. De Sadi mund të interpretojë veprimet e Maratit, simbolizmin/kën e Maratit, rëndësinë e Maratit, shtysat e Maratit, rolin e Maratit, e me radhë. Më përgjithësisht, interpretimi që i bëhet diçkaje është kuptimi që i nxjerr asaj diçkaje dikush dhe interpretoj kuptimin është disi përsëritëse.

A ia vlen barra qiranë për lexuesen të lexojë diçka së cilës duhet t'i bëjë me mendje korrigjime konstante? Po deshe mund të vazhdoj.

tropizme nuk ja vlen hic te lexosh dicka te tille, sidomos kur mund edhe te shkruake.

 

Kisha harru ...Ju Lutmi !

Hiqni dorë paçi allahun nga këto fshirjet ku tjetri shpreh gjëndjen shpirtërore dhe dëshirën për bashkëjetesë për llojin që pëlqen smiley  Hiqni dorë nga këto mesjetarizma " më ofenoi ai qivja udhët " Aq më tepër kur nuk janë si sharje nga qearsat e mëDhanj të PPU me libër shtëpie . Kështu e thatë duket sikur jemi në kishë a xhami e përsërisim fjalët e Hoxhës a Priftit ... Ymër pastë shkrusi i Gomarllëqeve . Dhe fatkeqësisht për Blogun   humbet "krypa " filososfisë edhe e të nderuarit modest z .Heretik

Jo vetëm për këtë rast . Është përcjell prej shekujsh shprehja " Kujt ja mba le të guxojë " 

pash nje fjali ketu, e nje atje: shqipja e artikullit eshte e cuditshme (se s'po dua te them bizarre, as weird).

Liri mu ne Bremen ish yll. Dallohen edhe ketu gjurmet e forta. Por kjo ka mundesi te jete draft shkrimi, me teper se nje review e perfunduar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).