Kandidatët e përbashkët të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim po fillojnë të qartësohen pas negociatave disajavore.

Kandidatët e Partisë Socialiste që do të mbështeten dhe nga votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kanë marrë pëlqimin e Kryeministrit Rama janë Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës, Qazim Sejdini për Bashkinë e Elbasanit, Vangjush Dako për Bashkinë e Durrësit, Sotiraq Filo për Bashkinë e Korçës, Evis Roshi për kreun e Bashkisë Kavajë etj.

Edhe pse negociatat me LSI kanë ngecur te Bashkia e Fierit, ku LSI kërkon të vendosë kandidatin e sa, si një bashki e madhe qendër qarku, socialistët kanë një emër. Ai është Salarjon Toto, drejtori i Ujësjellësit të qytetit të Fierit. Gjithashtu, do të rikandidojnë edhe Tërmet Peçi për Bashkinë e Tepelenës dhe Dritan Bici për Bashkinë e Gramshit.

Nga ana e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë 14 bashki, kandidatët e së cilës do të mbështeten edhe nga votuesit e PS, do të ketë Viktor Tushajn për Bashkinë e Lezhës për një tjetër mandat, ndërsa në Berat do të kandidojë deputeti Gledion Rahovica.

Në këtë qark, LSI do të ketë kandidatin e saj edhe në Bashkinë e Çorovodës, kreun aktual Nesim Spahiu. Pas kalimit te LSI, Hasan Halili, kryetari aktual i Bashkisë së Kukësit, do të rikandidojë për një tjetër mandat. Edhe një tjetër deputete do të jetë kandidate për kryetare Bashkie. Miranda Rira do të kandidojë për Bashkinë e Përrenjasit.

Duket se LSI do të marrë dhe Bashkinë e Bajram Currit, ku kandidat i përbashkët pritet të jetë Rexhë Biberaj, kryetari aktual i komunës Margegaj. Por edhe pse lista e bashkive është përcaktuar mes PS-së dhe LSI-së, disa emra kandidatësh duket se do të dalin minutën e fundit të afatit ligjor për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Enigmë është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, ku kandidatë potencialë janë disa emra me profil të lartë politik, por edhe emri i kandidatit për Bashkinë e Vlorës. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë kandidatin e saj në 14 bashki, në bashkinë e Beratit, Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Skraparit, Patosit, Memaliajt, Krujës, Cërrikut, Pukës, Bulqizës, Selenicës, Vorës dhe Përrenjasit. Pak ditë më parë, Bashkia e Gjirokastrës ishte pranuar nga LSI, por rinegocimi ka sjellë që kjo bashki t’i mbetet Partisë Socialiste dhe mes dy partive aleate të vendoset Bashkia e Fierit.

Mësohet se një tjetër kriter i ndjekur në këto negociata mes PS dhe LSI është edhe specifika e votave që partitë kanë në qarqe, ku shohim që LSI ka marrë të paktën një bashki për çdo qark. Partia Socialiste do të përfaqësohet me kandidatët e saj në bashkitë e mëdha të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës dhe në shumë bashki të nivelit të dytë e të tretë.

Shkodër: Keti Bazhdari, PS

Tropojë: Rexhë Biberaj, LSI

Kukës: Hasan Halili, LSI

Dibër: Ulsi Manja, PS

Kurbin: Artur Bardhi, PS

Mat: Adelina Farrici, PS

Lezhë: Viktor Tushaj, LSI

Mirditë: Adrian Leka, PS

Durrës: Vangjush Dako, PS

Shijak: Indrit Buka, PS

Kavajë: Elvis Roshi, PS

Elbasan: Qazim Sejdini, PS

Peqin: Bukurosh Maçi, PS

Librazhd: Kastriot Gurra, PS

Përrenjas: Miranda Rira, LSI

Gramsh: Dritan Bici, PS

Lushnjë: Fatos Tushe, PS

Berat: Gledion Rehovica, LSI

Roskove: Flamur Mato, PS

Tepelenë: Tërmet Peçi, PS

Memaliaj: Reshit Zike, LSI

Këlcyrë: Klement Ndoni, PS

Korçë: Sotiraq Filo, PS

Pogradec: Roshi Tollozhina, LSI

Kolonjë: Ali Laho, PS

Gjirokastër: Artan Gjoka, Ps

Libohovë: Vladimir Hide, PS

Fier: Salarjon Toto, PS; Robert Bitri, LSI

14 Komente

Tepelenë: Tërmet Peçi .smiley    

Peqin: Bukurosh Maçi .smiley

Po ndonje Permbytje s'ka?smiley

Po pse mo Belul, Roshi Tollozhina, a mos te duket emer me pak artistik?

Me fal se u nxitova, harrova te shtoj....Salarjon. Ky biles qenka i eres sone.

Salarjon, duhet tja kene vene emrin per nder te fshatit  Salaria   ne Tepelene. ke parasysh: Selam Salaria..smiley

po nuk perjashtohet edhe arsyetimi  pellazgjik  i ketij emri, sic do ta spjegonte  Profili-im... pra:  sa-lare-jon.. dmth,  sa-  jemi -lare te deti-Jon.smiley

Po ne bashkine Qorovoda ?

Rroshi Tollazhani, me debil se ky se bo nona,,,se kuptoj si pretendon ky njeri qe sdi me lidh dy fjale dhe qe ne moshen 45 mori diplome te kristali te behet kryetar bashkie. 

Elbasan: Qazim Sejdini, PS

 

prap ky  bugacja smiley

Mirditë: Adrian Leka, PS

Pallavra.Stil i dal boje tashma.rregulloje me te dal emri n'gazete si publicitet per vete dhe presion ndaj rivaleve.

O pjeter kush asht ky ardian leka? Ca ka punu? Sja paskam ngju najher emrin. A nuk do vinte nderc deden ps?

Po dhe ky produkt partie,juridiks qe ka maru gjimnazin me t'shtyme,po ne kete kapitalizmin tone pa asnje filter profesional e moral,hyn tek tipat e shkathet e te sukseshem.

Besoj se dalja e emrit te tij ne gazete asht marifet i veti,kurse Ndreca asht nje kandidature potenciale,por qe ka dhe kandidatura te tjera.

Me sa di,asigja s'asht vendos.

Vl me bani cudi se megjithe ka kohe qe sjam andej shumicec se ktyne qe flitet se do kandidohen jua kam ngju emrat, kte se paskam ngju kurr. Ne fillim thashe mos ishte ardian leka ai shkrimtari smiley . Po vuni pd preng tomen me kto ardiana ps ska gja ne terezi atje. Ma mire te lejne ndue gegen prap po deshen me fitu.

po gjushi ??? ky e ka bo durrsin beton fare 

E kur ka qene problem kjo? Edhe Rama beton e boni, dhe rikandidioi tre here. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).