Kjo fotografi mahnitëse, e titulluar “Pesë vajza që thurin”, është marrë nga koleksioni i amerikanëve Frank dhe Frances Carpenter, që gjendet në Bibliotekën e Kongresit dhe mund të vizitohet online. Duhet të jetë bërë në vitin 1920.

Frank Carpenter ishte gjeograf dhe fotograf që shëtiste nëpër botë dhe shkruante tekste gjeografie. Frances ishte e bija. Frank Carpenter është autor i rreth 20 librave të përmbledhur në serialin Carpenter’s World Travels, të cilët u bënë mjaft popullorë mes viteve 1915-1930.

Fotoja ka kapur në një moment sinqeriteti 5 vajza shqiptare që thurin me shtiza në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore. Carpenter i ka fiksuar të pesta të përqendruara në punën e tyre, por edhe të vetëdijshme për të huajin përballë që po i fotografon.

Ka shumë mundësi që ajo të jetë bërë gjatë udhëtimit të fotografit në Tepelenë. Frank Carpenter shkoi atje bashkë me një mision ndihme të Kryqit të Kuq amerikan, pas një tërmeti që shkatërroi qytetin më 20 nëntor 1920 dhe që la 36 të vrarë.

Është një foto e rrallë për nga kompozimi dhe informacioni mbi jetën e thjeshtë shqiptare që përcjell.

11 Komente

Fytyrat e vajzave dhe mbajtja e trupit se ç'tregojne nje pjekuri, edhe pse ne shtat jane akoma femije. 

kan qene te martuara, ne djep

i ke parasysh paradat "mini-me" sot ...

Monde, muhabetin Dosh-Meta do jen tu bo smiley

Kane qene tuj be pajen. 

Te sotmen duam gjithmone ta ndryshojme dhe kur kalon koha themi se ishte me e bukur...smiley

Ka edhe sot e ka pas gjihtmone vajza qe bejne qendisje, grep, thurje dhe quhen katunare, e snobizma si kto....tani kur del nje foto e vleresuar nga te jashmit papritur na zgjohet interssi i madh e na duket inocente e pafajshme etj...ku shkoi termi katunare, fshatare, te prapambetura? mblidheni mendjen quhen katunare apo inocente...!!!! (per mua vajzat qe jane te thjeshta e qe mesojne te bejne gjera te bukura nga duart e tyre, jane engjej si dje si sot)

Krijimet e bera me dore ne pergjithesi gjykohen si arkaizma ne Albani. Kulture fast-food in the making.

na pelqyen. edhe fotografia, edhe shkrimi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).