Policia ndërpret grevën e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, pas kërkesës së Rektoratit për lirimin e menjëhershëm të ambienteve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike. Kjo për shkak se godina, sipas tij, ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga studentët e transferuar nga universitete private.

Ndërhyrja e policisë është bërë me forcë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, duke liruar ambientet ndërsa shumë nga studentët grevistë u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një video amatore e filmuar nga studentët që ndodheshin në grevë prej dy ditësh shfaq ndërhyrjen e efektivëve teksa hapin me forcë derën godinës së Infermierisë. Edhe psë pamjet nuk janë të qarta për shkak të errësirës, duket ndërhyrja e unifomave blu, por në asnjë moment përdorimi i dhunës, siç pretendojnë studentët. 

Për grevistët, policia ka nisur një procedim penal për veprat penale të organizimit të tubimeve të paligjshme. Studentët janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje në ambientet e policisë, ku edhe kanë dhënë deklarime me shkrim se nuk janë dhunuar nga policia. Por, krejt i kundërt ishte pretendimi i tyre gjatë një deklarate për shtyp. Ata janë shprehur se gjatë aksionit të policisë për t'i nxjerrë nga greva është ushtruar dhunë. Në rrjetet sociale qarkullojnë video, që sipas studentëve tregojnë se ata janë dhunuar

Studenti: “Kanë hyrë me dhunë dhe janë futur dhe na kanë nxjerrë dhunë. Vajzat i kanë kapur për flokësh, djemtë i kanë tërhequr zvarrë. Na kanë futur nëpër makinat e policisë dhe na kanë shoqëruar për në komisariate. Mbrëmë përjetuam situatë terrori ne studentët të cilët nisëm një kauzë të drejtë për atë që na takon”

Këshilli Studentor: Policia ushtroi dhunë, bojkotojmë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e zgjidhjes.

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e grevës së studentëve të Universitetit të Mjekësisë, mëngjesin e sotëm, nga ana e policisë.
 
Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Këshilli Studentor akuzoi policinë se përmes dhunës dhe presionit psikologjik ka nxjërrë studentët nga greva, duke shtuar se më pas ato janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në komisariat dhe spitale.
 
Lidhur me këtë situatë, Këshilli Studentor theksoi se studentët do të solidarizohen duke bojkotuar mësimin dhe provimet, deri sa studentëve të Universitetit të Mjekësisë t’u plotësohen kërkesat e tyre.
 
Ndërkohë, burime për A1 Report bëjnë të ditur se studentët të cilët protestuan në ambientet e Universitetit të Mjekësisë kanë kërkuar takim me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Presidentin Bujar Nishani. 
 
“Ne Këshilli Studentor i UT-së jemi këtu sepse jemi shumë të tronditur me ngjarjet e mbrëmshme. Sot në mëngjes si të gjithë qytetarët kemi parë aktin kriminal të policisë, që në pabesi ndërsa ishin në gjumë, hyjnë duke përdorur presionin psikologjik për të nxjerrë nga greva studentët. Greva e urisë ishte e vetmja mënyrë për të kundërshutar nga studentët. Ato janë trajtuar në mënyrë ccnjerëzore në komisariat dhe spitale. Duke ndaluar grevën me dhunë. Për një të drejtë themelore ato u futën në grevën e urisë. Pasi u ndërpreu studimet i detyroi të poaguajnë më shumë në universitetet publike. Karta e Bolonjës ka një praktikë, që nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Në emër të këshillit studentor, deklarojmë mbështetjen e plotë, dhe theksojmë se studentët do të bojkotojnë në ditët në vijim mësimin dhe provimet deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ne jemi dhe do të jemi me ta deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.” tha në deklaratën për mediat Këshilli Studentor.

56 Komente

Studentet u gjakosen thote lajmi. Ndersa nje studente tha qe ne femrave sna dhunuan por e kishte bluzen me gjak. Tani:

o i ka dalur gjak nga hunda

o ka dhi n'gjak

o ka qen me ato smiley

se shpjegim tjetër ska. 

Prap se kuptoj pse i nxorren. Lëri, kane te drejten e protestes, jemi demokraci. Pastaj keta mund ta zgjasin greven der ne 3 muaj se infermiere pra, shohim dhe qyfyre  

Ej po si ne 2 te notes aksjoni policor i rregjimit. Shak end oo.
E ka pas nji kuptim ajo shprehja " te kapim trenin e evropes". Trenin, autobuzin, gomonen perpara se te jete vone.

Ne France plako eshte e saknsionuar ne ligj qe edhe ndaj krimineleve kur nderhyn policia per bastisje "surprize" apo per arrestime ne ambiente, nuk nderhyn dot naten perpara ores 06.00 te mengjesit.  Keta nderhyn ne 02.30 te nates..pa le dhunen e terrorin mbi ata kalamanj..a thua ishte e nevojshme ?

Polici hajvanesh, e drejtuar nga krye hajvane ! 

Me Kryebashkiakun Afrikan qe na drejton Shtetit, e kemi prere bileten per Europe.

A ka mundesi ta hapni pak driten. Nuk pashe gje une, lol 

sa e mir policia, duroi deri sa marun jeten e notes kto grevistat, masnej shkoi dhe i qortoi smiley

V.F.L.P

Gezohem qe Keshilli studentor do t'i mbeshtese. Tarifat me te larta jane nje vjedhje brutale. Turp i madh!

ti flet kot si shpesh here...

nuk ka pse shteti(populli) te subvencionoje studente nen standardin minimal

Te subvencionoje? smiley 

 

po pse, ty te duket qe arsimi universitar nuk ka kosto?

Po ç'jane keto pyetje simpliciste? Formimi universitar kushton, prandaj edhe te paguajne, sado t'u kerkohet? Edhe pse jo njesoj si studenteve tjere?

sepse nuk fituan konkursin per te hyre ne universitet njesoj si studentet e tjere. universiteti ka te drejte te kerkoje tarifa qe reflektojne koston e vertete ndaj atyre qe nuk fitojne konkursin. Ata qe fitojne konkursin, subvencionohen nga fondet e shtetit. e kupton kete argument, para se te vendosesh ne e mbeshtet apo kundershton?

Menjane fjalen "subvencionim," kjo linje argumenti justifikon rritjen e tarifave edhe per studentet me pak te mire sepse reflekton pikerisht qe jane me pak te mire. Dhe pse jo tarifikim me te larte per deget popullore dhe relativisht me te aksesueshme si sociologjia apo arti.

Faktori qe do beje diferencen do jete rezultati ne provime dhe jo tarifikimi me i larte. Ky i fundit eshte vetem dhe abuzim nga shteti.  

ok, me sa duket dhe ti arrin te pranosh qe subvencionohen ata qe ja vlejne (qe kane rezultatet e duhura). Por, para se te hysh per provime, duhet te fitosh te drejten e hyrjes ne universitet. Keta nuk kane fituar te drejten e hyrjes ne universitet. 

Prape me kete fjale? smiley

Ka nje diference: keta e kane fituar te drejten e hyrjes ne universitete private te akredituar nga po ai shtet qe i mbylli.

Faktikisht keta duhet te ulin kokat dhe studiojne me shume se ato te tjeret. Keta te kishin qene te zgjuar, kishin kerkuar qe ne fillim fare qe tu njihej shkolla qe kishin bere duke u testuar dhe marre piket e pranueshme si gjithe te tjeret. Keta thjesht jane transferu nga nje shkolle private dhe kane Rene dakord per ato tarifa. Fundja tua dine per nder se Po te kish qene per testime dhe pike rrezik do kishin mgel te gjithe. Keshtu te pakten me keto tarifa Po fusin ne xhep nje diplome te akredituar. 

Te akredituar ishin edhe ato universitete qe u mbyllen. Ky eshte problemi, sepse vjen nje qeveri dhe ben ç'te doje, vjen nje tjeter, shprish ato qe ka bere paraardhesja dhe ben ç'te doje po ashtu. Nuk ka asnje lloj mbrojtje per studentet. Prandaj, me e drejta eshte te paguajne po aq sa ata qe kane kaluar testimet dhe t'i neshtrohen provimeve. Ne i kaluan me sukses, aq me mire per to.

Ju u thane qe ne fillim tarifen dhe pranuan te rregjistrohen, nese sju pelqente mos te rregjistroheshin. Tani erdhen jashte sistemit dhe merites dhe paguajne gjysmen e cmimit. Se di cfare duan me, po dhe te zesh ti fakultetin dhe mos lesh te tjeret te japin provime sme duket normale. 

Dora e rende (por e drejte) e ligjit do te godas kedo qe tenton ta thyej ate! 

Vajzat i kanë kapur për flokësh, djemtë i kanë tërhequr zvarrë. Na kanë futur nëpër makinat e policisë dhe na kanë shoqëruar për në komisariate. Mbrëmë përjetuam situatë terrori ne studentët të cilët nisëm një kauzë të drejtë për atë që na takon

shum popull arsimdashes jemi. ja, mesonim abetaren fshehuraz nga turqit. ka qen dhe nje film per kte, e luan kadri roshi me kobure ne dore. nuk ka force policore ne bote qe te na shuaje etjen per dije.

ok, tani back to music, videoja e erret sec solli nje ajer doktor House. duke falenderu edhe nje here PF-ne, po marr pak kulture te pergjithshme tashti.

për atë që na takon

U takon Çim...u takon!

Shkoni beni qiqin tani.

sa shpejt i harruan grevat e veta keto te ricikluarit .. me bulevard te bllokuar per 3 muaj me duket, jeta note dhe pica, arsyen se mban mend njeri

si nuk doli policia vucidolase e Berishes ti zhdepe ne dru sic bejne keto cunat e Sajmos kur njerezit protestojne per dritat me pretendimin se kane bllokuar rrugen, Kur ishin ne opozite per prapanicen e Rames benin dhe thirrje per mosbindje civile, bllokonin rruge, digjnin goma ne mes te rrugeve nacionale etj. Si zombie qe jane, bejne vetem ate qe ju thote 1shi nuk kane ndonje mendim te vetin dhe sjellje te njejte si ne opozite dhe tani ne qeveri.

 

 

Ne fakt ata ste rrihinin po te vrisnin, e ke vet parasysh vete ti me 21 janar. Tani ik gjej ndonjerin nga bathorja qe te lyej syrin dhe te thote me rrahu policia. 

po e kam parasysh, me duket per bllokun e Metes vdiqen ato te katert

cfare mund te presesh nga ripjellja nga b.. e metes dhe rames smiley

 

E dha pergjigjen pra 84 deputet. Tani futi nje gjume 8 vjecar ne opozite. 

po ne gjume jemi, mos doni te na vdisni fare qe as te mos marrim fryme? 

8 vite me cunat e Sajmos smiley

8 vite me Ramen dhe Meten smiley

8 vite me Linditen dhe Mimin smiley

Erjoni nuk besoj te zgjase 8 vite me kete ritem por me kaq sa ka bere, mjafton smiley

harroje.

 

 

 

 

A ka njeri ta shpjegoje se pse ata studente iken nga universiteti privat dhe u regjistruan ne ate shteteror. 

Sepse ato universitete as qe egziston dhe nuk kishin fare licensa per deget qe kishin hap, pra thene shkurt ishin piramida. Dhe studentet e tyre nuk konkurronin ne mature shteterore se kishin shume pak pike diku te 3000, krahasuar me mjekesine ku shkojne nxenesit me piket maksimale 6500. 

Espana me e drejt do ishte qe studentet e te gjitha universiteteve private ti benin provimet ne nje salle shteterore dhe keshtu nuk do kishte diskriminim. Me kryesorja duke u bere publike rezultatet e provimeve te cdo universiteti do largoheshin studentet e rinj ose dhe ata ekzistues nga universitetet pa cilesi drejt atyre cilesore. Ky eshte roli i qeverise. Rregullator.

Une nuk dua qe askush te diskriminohet, ama cfaj ka qeveria e re ne kete mes. Ato universiteteti private duhesh mbyllur nje ore e me pare. 

1-Nuk kishin license

2-Shisnin diploma 

Qeveria ju tha qe ne fillim, do hyni tek kundrejt gjysmes se pageses. Tani nga 600 cohen 40 dhe thone na duket cmimimi i shtrenjet???? Sju pelqen, leje me shkollen. 

Perderisa eshte bere koalicion me lsi nuk duhet perdorur si justifikim qeveria e re qeveria e vjeter. Plus qe ka blere dhe disa deputete te pd-se pas zgjedhjeve. Gjykoni drejt.

Espana, ne mos gaboj, qeveria para 1 viti sikur i seleksionoi universitetet, ca ua hoqi liçensen, ca u vuri paralajmerim per te permisuar punen, ndersa disa te tjera ishin ne rregull. Tani, llogjika ta thote qe studentet regjistrohen tek universitetet qe e kaluan provimin e qeverise.  

ç'ne kjo rremuje. 

Pierre, lexoi komentet e mesiperme se peshqit e kane sqaruar disa here qe keta student, qe me pare ishin te regjistruar me pagese ne universitete private, te cilat per mos respektim te regullave dhe lejeve te dhena nga Ministria u mbyllen, pranuan te regjistrohen ne universitetin publik kundrejt nje pagese shtese pasi ne ndryshim nga studentet e tjere, nuk kane konkuruar. Pra si te thuash, u be nje perjashtim duke i futur jashte radhe kundrejt nje pagese ekstra. Kete kontrate apo ujdi keta 40 studente e kane pranuar, por sic duket Shqup-i punon dhe ka rekrutuar nje pjese te tyre. Nejse pune kalamojsh!

Nuk u morren fare ne provim. Qeveria i mori te mireqena provimet qe kishin dhene dhe i regjistroj ne vitet perkatese kundrejt gjysmes se shumes qe paguanin tek privati.

Nuk e kuptoj perse universiteti nuk i perjashton? Ne nje universitet ne Evrope keta ishin perjashtuar plus dhe tu faturohen demtimet qe i kane shkaktuar universitet si ato materiale dhe ato morale.

Studenta me imbecil nuk me kane zene syte.. Por keta plehrat e forumit rinor te shqup-it nuk njohin as bese e aa nder. 

Ne universitete evropiane keshtu? Te perjashtokan? smiley

Cuno, neser nese je burre....guxo me protestu per tarifat universitare qe keto 15 vjet jan rrit 200% e pushto Campusin e universitetit tat....ne rastin me te keq do abuzohesh nga forcat e securities te universitetit qe mbasi te te rrahin mire do te dorezojne te kpolicia lokale jashte kampusit. A je bur me fut krevate e dysheke me bo greve urie tek universiteti jot ne France se jan rrit tarifat?????

Ah keto pyetjet tuaja... smiley Greven e urise e bej per te mbajtur linjat, pa problem. Dhe kam marre pjese ne protesta te tilla, edhe pse s'kam bere kurre greve urie. Policia tregohet e dhunshme vetem ne rast qe cenohet prona apo jeta e njeriut nga protestuesit. 

BS, dmth.

.Cilin nga Universitetet Evropiane mund te guxoshe ta krahesoshe me " kristalinet " e myqos dhe te salihut , moj jardine ? 

Dhe pa kur degjojme se si pergjerohet opozita e sotme per keta te mjeret studente qe po i manipulon,  me ci beri ketij populli me punet e arsimit ...duhet te keshe dy  by....! 

Jo, Grave, asnjerin. Thjesht po doja qe komentuesi mesiper te shtjellonte pak idene e tij sepse akoma nuk me ka rastisur te perjashtohet studenti per proteste. Perkundrazi, ne eksperiencen time jane nxitur dhe mbeshtetur protestat studentore si akte qytetare dhe te pergjegjshme.

Si perhere edhe kesaj rradhe e hengre o popull piramiden.

pergjegjesine per keto universitete pacavure private te deshtuara duhet ta mbaje qeveria e kohes kur u jane dhene leje e cila  ska mbajtur asnjeher pergjegjesi as per parate e piramidave te 96-shtes , as per keto studente qe dolen vikitma te dyfishta ne perballjen e dy qeverisjeve te ndryshme.

edhe themi pse ka kaq kriminalitet ne Shqiperi

 

faktikisht nuk se dhe kjo qeveri e sotme po u ofron ndonje alternative me shume te rinjve se sa te shtyhen 4 vjet ne shkolle.

 

Me tu futur PD - ja ne kete corbe, e ben ashqimo,dmth te pangrenshme.

Dhe djallos te gjithen sic e beri Lulushi, me paraqitjen e situates .... si hartim te klases katert ! 

pas marrjes në pyetje në ambientet e policisë, ku edhe kanë dhënë deklarime me shkrim se nuk janë dhunuar nga policia.

kafshate qe s'kaperdihet ...

 

 

Organizatoret dhe pjesmarresit e greves duhet te arrestohen!

Ne burg!

Ne burg! 

Nga gazetaret do prisnim me deshire ca intervista ne Kohe Reale .Ju kujtohet cfare Humbje te madhe  patem pasi morem vesh me vonese se Heroi i  Demokracie z  Malltezi , dhenderri i Komandantit ,  "nuk e lane te merrte kepucet me gambale ne Greve "

dhe keshtu mund te ndodhe edhe per Historine  e Herojve te Demokracise se Greves Infermierore te mbetet ne heshtje per dhjetra vjet ! Krim !

 

Jam plotesisht dakord me Prof. Artan Fugen, i cili dje per kete ceshtje u shpreh se :

"Studentët kanë të drejtë edhe kur e kanë gabim.

Studentët nuk mund ta kenë gabim kur kanë të drejtë.

Studentët kanë gjithmonë të drejtë."

me duket se Fuga ka ngatarru studentet me myshterit.

the customer is always right! 

Kliente jane ne shtet keta. A paguajne?

Edhe Ramiz Alia, vasali dhe dishepulli i diktatorit Hoxhist nuk guxoi te ushtroje dhune mbi studentet greviste, apo te thyeje greven e tyre.  Edi Rama, duke nderzyer falangat e policise se tij (dhe jo te Shtetit, ajo nuk mund te quhet me e Shtetit), ne oren 02.30 te nates ne ambientet e universitetit, tregoi se eshte thjesht nje jakobin, neodiktator i lindur dhe i pakorrigjueshem.

Ky njeri qe vetem burg burg burg di te nxjerre nga goja dhe i vetmi investim qe ka bere eshte perfundimi i Burgut te Fierit, nuk mund te jete garant i Lirive te qytetareve qe aspirojne per Europe e Amerike, por sillet tamam ashtu sic tha av. Ngjela, si "Kryebashkiak Afrikan" me popullin e tij!

Dobet Left, aq dobet sa dhe me tritolet e atyre trimave nga Kukesi qe i bejne shoqni njeri tjetrit ne hapsane tani e qe thone qe po na arreston PS se jemi antikomuniste. smiley

Kesaj i thone me nxjerr syte se do me ba vetllat.

Jane disa mijra studente qe nuk kane mundur te shkojne ne mjeksi per 20-100 pike, megjithese kane patur nga 6000 pike.

Keta studentet qe protestojne kane nga 3000 pike dhe tashme do dalin mjeke.

Nje zot e merr vesh kush e keshillon Lulin qe tu dale ne mbrojtje ketyre qe ne shkollat e tyre te mesme nuk kane asnje 6 ne tefterin e notave, por te gjitha pesa.Kam pershtypje qe me keto pune merret ajo Grida Shqina se ajo asht experte per arsimin dhe ate mikun. smiley

E moj LefTKope .Po Fuga e ka me te nigjume se nuk ka qene  pjese smiley ka huazu refenjen e Italianeve per studentet. Fuga nje topolino me sume te rrumbullaket qe te nxiste ti futshe ndonje shkelm me shaka po me qejf smiley Ti si e ke sumen ? Kardashiane ?

Ku do shkoni zotri...pyeti dikush Inspektorin nga Min e Arsimit.

Tek rektori .

Hyp ...dhe duke imituar makinen e coi para deres ...Zbrit dhe paguj .

Nga biseda me rektorin.

Keshtu me ndodhi .Po pse i lini jashte te cmendurit . Me mori dhe paret .

rektori qeshi.

Eshte student . Studentte sempre senca soldi ...

Eshte Nderkombetare LefTKope po prandaj nuk i tregon masterat ku i ke marre zotrote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).