Po marr parasysh qe aksionet e Bankes Kombetare Greke ishin 700$/share ne Tetor 2007 dhe sot jane 1.27$/share.Pra jane zhvleftesuar 550 here deri tani.

Edhe qeveria Cepras nuk ka mundur te ndali zhvleftesimin e aksioneve te NBG dhe sot i kerkoi Gjermanise demshperblimet e Luftes.

Keto me duken si levizje te deshperuara te Cepras per te fajesuar te gjithe pervec grekeve.

 

98 Komente

Per demshperblimin, me duket levizje e llogjikshme, jo e deshperuar. 

E di qe Shqiperia s'ka marr asnje demshperblim prej Gjermanise per Luften? Madje dhe nje 5 milion te qelbur qe na caktuan s'e moren kamunistat tane krenar por te dh..... Lere pastaj qe Plani Marshall s'na kapi fare se u beme kamunista shpejt e shpejt. 

Me ke e pe, me ate me xham apo me ate pa xham?

Ku po shkon greqi??

ne te sms lexo [Së: MëS ]

Nuk eshet ide e keqe kjo e demshperbimit, vecse krijohet precedent. Se mos cohet turku e kerkon haracin e luftes se Trojes.

Nuk eshte levizje me tru kjo o jardin,kur ke zero perqind probabilitet qe te marresh ato kredi mbrapsh.

Cepras po ben populistin,se kjo i ka mbetur tani, qe deshtoi ti bente presion dhe ti imponoheshe trojkes.

Te besh populistin ne nje situate krize tregon deshperim dhe asgje tjeter.

Thashe shiko aksionet e NBG dhe atje e merr vesh se sa bukur po ecen Cepras.

Qi-prasi se rrun hic per greket. Ai donte te behej kryeminister me cdo kusht ndaj genjeu dhe genjen cdo dite. greqia pa kestet shkon me shpejtesi ne t sms. 

qi-prasi do boj noi lek per vete dhe s'osht tu e rrujt per viktimat greke 

Pa! Sa do me shijoje kjo! Sikur te kisha dasht me i bo keq grekeve duke votu per Qi-prasin do e kisha bo, do kisha votu

qe greket jane ne pozite deshperuese, kjo dihet..  por kjo nuk dmth te tregohen karagjoza te pacipe  e ti bejne ''gjoja'' shantazhe Evropes.  jane shume gjynah!!

pardje lexova  ministrin e mbrojtjes te Greqise, Kamenos, i cili kercenon Evropen dhe kryesisht Gjermanine:  ''se nese nuk ndihmojne Greqine te dale nga kriza, (qe bruto dmth: greket duan pagesen mujore.smiley, rregullisht, nga Evropi),  do te dergojne miljona emigrante islamike (jihadiste, isisiste etj)  ne Berlin''.smiley 

 

Ata provojne , pavarsisht c'pergjigje marrin 

kot nuk quhen  greke .

Peshq, po per Armenine qe kerkon demshperblime nga Turqia per gjenocidin, ç'mendoni? Cmenduri, deshperim?

Jardin ndryshon ceshtja e Armenise me ate te Greqise. Greqia gjate perjudhes 1948-51 perfitoi $376 milione nga Plani Marshall(nje shume kolosale asojkohe per nje vend te vogel si Greqia).Po ashtu ne 1960 Gjermanet i dhane Greqise 120 milione marka si demshperblime lufte per krimet e nazizmit.

Plani Marshall eshte nje gje dhe demet e shkatuara nga Gjermania jane tjeter. Behet fjale per deme qe kapin shifra disa qindra miliardesh. Edhe pse formalisht Gjermania ka paguar disa deme, pjesa me e madhe mbeten te harruara: perfshire demin ne fshatin Distomo. Greqia nuk ka pse te dorezohet perballe presionit gjerman ne nje kohe qe ky vend nuk ka permbushur pergjegjesite e veta (qofte edhe moralisht) ndaj viktimave te Nazizmit; perkundrazi ka perfituar ne maksimum nga periudha e postluftes. 

Nuk di pse ka aq antagonizem ndaj kerkeses se Greqise per demshperblime, por me duke levizje e zgjuar dhe vendos nje precedent te shendetshem dhe demokratik qe eshte demshperblimi i viktimave te luftes. Vende si Gjermania, Franca, Turqia, Serbia kane mjaft detyrime ndaj vendeve te pushtuara ne te kaluaren e afert, por kjo nuk i ndalon t'i trajtojne me perçmim dhe superioritet. 

Po pra e permenda ne 1960 Gjermania i dha Greqise si demshperblim 120 milione marka (rreth 500milione dollare), goxha shume asojkohe (rreth $4miljarde ne vleren e sotme).Qeveria Greke ra dakord me shumen asojkohe dhe ceshtja u mbyll, nuk mund te dalin sot dhe kerkojne serisht. Gjermania ne fakti i paguajti vendet e pushtuara dhe nuk mund te krahasohet me Turqine apo Serbine. 

Behet fjale per qindra miljarde te pashlyer. Edhe pse formalisht ka pasur marreveshje mes dy vendeve per demshperblimet, qeverite greke te atyre viteve ishin thellesisht te korruptuara. Pala greke thote qe ka ne dispozicion disa dokumente, fakte qe deshmojne qe nje pjese e madhe demesh nuk jane marre ne konsiderate. 

Gjermania ka paguar shume, shume pak. Kjo eshte arma e Greqise... 

Je ne terezi ti, qe lexon budalliqe. Po masakren e Boroves e njeh ti? E di cfare i dhane familjaret e atyre njerzve? Nje kerkese per falje. Po masakren qe u bene ne Vranisht e di gje ti?

Greket ti japin Cameve shtepi e tyre njehere. Sepse perzune te madh e te vogel e sekuestruan prona te pamasa nen preteksin se kishin bashkepunuar me Gjermanet dhe ne shtepite e pronat e tyre vune greket qe kishin sjell nga Anadolli. Te perzesh njeri nga shtepia sepse bashkepunon me dike (mund ti denosh, ti besh gjyq etj) eshte e padegjuar (pervec ndoshta kamunistat), quhet pastrim etnik.

Demet e shkaktuara nga gjermania ne balkan jane overrated duke marre parasysh se ne gjithe ballkanin shqiperi jugosllavi greqi u vrane gjithsej 24000 gjermane aq sa vriteshin ne nje dite ne frontin rus kuptohet se nuk eshte bere lufte aq e madhe per te pretenduar gjithe ato deme.

ketu problemi me borxhet greke eshte i thjeshte nga pikepamja ligjore.kur moren paret hua greket  nenshkruan kontraten  me premtimin se " do ua kthejme  paret" e jo se "do ua kthejme nese ju na ktheni demshperblimet e luftes".

Nuk ishin vetem deme njerezore, por ekonomike, infrastrukturore, kulturore (vjedhje dhe demtime monumentesh), etj., etj.

Nje informacion te thjeshte dhe lehtesisht te verifikueshem : ne komisionin e forcave aleate ne Paris (1946) u caktua qe Gjermania te paguante nje shume qe do arrinte aty tek 100 + miliarde euro ne riparime lufte. Nderkohe, kur Greqia ishte nen pushtim, banka qendrore e atyre viteve u detyrua t'i jepte 'borxh' nje shume qe sot vlen rreth 50+ miliarde euro dhe te pallogaritur si riparim lufte nga komisioni i Parisit.

Gjermania vertet qe ka pushtuar nje pjese te mire te kontinentit, ama, me ne fund greket ne ndryshim me qeverite nepotike te se kaluares, sot kane nje qeveri qe po perfaqeson interesat e tyre per here te pare.  Qe jane bere marreveshje, e qarte, ama te padrejta per Greqine...

 

Ke fol sikur te te kete marre zyra e propagandes se Syrizes me qera. Te lumte goja.

po aman mi zhardine, pse e lodh dhe e konsumon veten me kesilloj shifrash?

po ku i lexove gjithe keto syfyre moj lulekeputur?

100 miliarde euro me 1946? Ashtu eeeeeeee?

Sigurisht eshte vlera e shumes aktuale, jo e asaj kohe. 

Armenia eshte larg o goce.

Une vendosa Greqine se pasojat e saj i ndjen direkt Shqiperia.

Ndekohe NBG stock price 1.22$/ share.

Kur te shkoje 1$ them te blej nja 2 mije shares.

Ty sikur nuk te pelqejne penny stocks .smiley

ACDC1, nuk besoj tu bjer me shume vlera, se paketa e ndihmes nga EU, i dha zemer investitorve, dhe po vihet re nje ngritje e lehte e interesit. 

Nese shkon atje ku ishte para fitores se Tsiprasit, dmth te te njejtat masa dhe te paketa e ndihmes, Tsiprasi do e shesi si sukses. Dhe do jete ne fakt sukses qe ky karafili do ulet me kembe ne toke. Ka vetem nje siklet dhe ai qe ka fillu ti haje trupi, qe ka probleme me te vetet, ata te linjes se forte, dhe ne parlament do i duhen votat e demokracise se re. Situate muti per Tsiprasin dmth, po kshu eshte kur kerkon pushtet pa e pas idene ca do besh me pushtetin dhe shtyllen mbajtese te ekonomise ke Varufakisin qe e njeh ekonomine nga auditori ne rastin me te mire.

aty nga vitet 50-te , qeverite gjermane e greke rane bashkarisht dakord dhe Gjermania i pagoi Greqise nje demshperblim lufte, e theksojme: demshperblim lufte, prej rreth 200 miljon marka gjermane.
nuk mund te them nese ishin shume apo pak , por ama ishte nje marreveshje qeverish, ku Greqia e pranoi kete demshperblim!

nese do te beja nje krahasim, eshte e ngjashme me faktin ku para disa vitesh, me kembnguljen e forte te Gjermanise, bankat private franceze e gjermane ku Greqia eshte me se shumti debitore, i falen 50:% te borxhit Greqise (rreth 200 miljard euro) me marreveshje te qarte kjo! tashi, sikur keto bankat te nderrojne mendje dhe tia kerkojne grekeve perseri kete gjysmen e borxhit qe i falen... -dakord, mund te ndodhe.. por ska per ti marre kush seriozisht!

Cepras duhet te vazhdoje marraveshjet e paraardhesve,ndryshe keq do ta kete punen Greqia.

Greqia ka vajtur aty ku duhet te ishte ne te vertete sikur mos te ishin pompuar ne menyre te padrejte gjys billioni euro deri tani. Eshte nje shteti i parendesisht ballkanik si gjithe te tjeret dhe ka qene padrejtesi e madhe vemendja qe i eshte dhene Greqise ne krahasim me simotrat ballkanase.

Greqia duhet nxjerre jo vetem nga Europa, por edhe nga NATO-ja. Pastaj le te diskutoje me Turkun per disa demshperblime te vogla...

Ah, thone qe edhe Israeli do t'u kerkoje demshperblime per masakrat dhe sekuestrimet ndaj cifuteve te Selanikut, ndersa Irani doi iu kerkoje demshperblimet per anijet e mbytura gjate Luftrave Greko-Perse.

Po ne ku jemi me levizjen Cameria?

Si do i veje halli i atyre 500 mije emigranteve shqiptare ne greqi  dhe shqiperise po u vithis ne hale greqia?

Nga ato, 400.000 jane bo grek komplet. Te habisin muhabetet qe bojn, gje qe mund ta shohesh edhe nga ca qirjo allvanos ketu ne PPU, pra edhe ato njesoj si populli atje. Per 100.000 qe nuk jane tretur akoma do zgjedhin o te kthehen o te rrijne. Ja kaq e thjeshte eshte. Ne kur po mbajme me pune 50.000 italion, do i mbajme edhe 100.000 alvanos.

Sot Schultz-i i tha Tsiprasit shqip "me kete metoden qe keni ju, qe nje minister i bie gozhdes e tjetri patkoit e kryeministri samarit, s'keni gjo n'terezi. Shkoni, sqarohuni me njoni-tjetrin dhe te vije njoni te flasi ne emer te te gjitheve". Tani me duket se nuk i ka ngel  alternative Tsiprasit pervecse te jape doreheqjen dhe ta ktheje partine ne ojq qe ben studime per demshperblimet qe nga koha e luftes se Trojes. Nderkohe nje qeveri e perkohshme bipartizane me Samarasin kryeminister do e shpetonte Greqine nga katastrofa qe e pret me keta karabushat.

Eshte bere propaganda greke si me qene parrulle revolucionare. lol. Revolucioni konsiston ne aktin e refuzimit te pageses se kestit. lol Ja dhe kjo shoqja nga Franca me lart, qe flet pike per pike si me pas traktin e Syrizes para syve. 

Me thene te drejten me vjen shume keq per te majten ne pergjithesi qe po ridikulizohen ne kete fare feje nga keta pushteto-dashesit e papergjegjshem grek. 

Greket do bejne mire se pari ti paguajne demet per grabitje e genocid e ti rikthejne Shqiperise Camerine e pastaj te hapin goje skupidhjet per kompensim nga Gjermania. 

Art, edhe imigrantet legal nuk eshte se e kane te lehte ne Greqi. as nuk e kane patur ndonjehere.

As qe behet fjale. Por isha se fundmin ne Greqi, dhe nje miku im me konfirmoj qe per shqiptaret eshte bere me mire, sepse duke qene se grekve i kane rene pendet, tani shqiptaret mund te flasin serbest shqip rrugeve. Nje gje qe rralle behej me pare. wtf. 

uke qene se grekve i kane rene pendet, tani shqiptaret mund te flasin serbest shqip rrugeve. Nje gje qe rralle behej me pare. wtf.

e po mire,te gjithe ju njerezit i keni te ajo kategoria ''400 mijeshe'' qe thote pf-ja?!

ata qe nuk flasin shqip  nuke kane nga frika,sepse edhe ne shtepi greqisht flasinsmiley  jane ata te ''integruarit''!  asnjeri nuk te pengon,pervec inferioritetit

Po as qe behet llaf qe nga ndjenja e inferioritetit. Se ashtu vajten ashtu u rriten. Po tani te pakten afendikoja si thote gje kur i degjon te flasin shqip.smiley

Nejse ata sjane me imigrante por skllever por edhe nuk i duhet vene faji i tere Grekeve vend i cili eshte kthyer ne stan pa dyer...Edhe sa do duronte struktura e dobet e atij shteti. Imagjino kjo te ndodhte ne Shqiperi. Nje shoqeri nen presjonin ekonomik dihet qe do te lincoje subjektet me te dobet te saj...emigrantet. Thuhet qe disa nga zabitet qe shkrehen armet kundrejt pakistanezeve ne manolada ishin shqiptare

Degjoje ca me kujdes se si shprehesh dikur nga 1968 nje nga politikanet dhe poetet e njohur britanike

Perse ti fajesoj greket,apo gjithe popullin grek? Eshte njesoj sikur te fajesosh gjithe shqiptaret per fatkeqesine kombetare ne pushtet deri dje!! A ka faj vetem populli grek se ka patur ne krye politikan te papergjegjshem qe e kane drejtuar e vjedhur ate? Cfare faji ka populli grek e perse duhet te paguaj per gabime e borxhe te nje tjeter brezi e te nje tjeter kohe,e nuk i duhet te paguaj as borxhin , por interesat e ketyre borxheve..kesaj i thone te nxjerresh dhjam nga pleshti..po mire le ta provojne!! 

Ke pare Grek te varfer ti? Dmth rob per buke goje, se une kam pare shqiptar te varfer plot. Ata mund ti kene patur politikanet e korruptuar, por gaboheni kur mendoni se nga 270 billion euro( pa permend lek qyl qe nga antaresimi etj) s'ka ra asnje therrime popullit grek. Leket aty jane. Shumica e grekerve jane me nga tre shtepi, grek qe jetojne me qera sme ka zene veshi kur gjysma e gjermaneve mezi blejne nje shtepi pas min.te 30-tave.

Sikur te mjaftnte te shisnin shtepine per te lare borxhet,ishte kollaj ajo pune,por kam idene se kjo mjaftn vetem per interesat e borxhit...edhe ky mahabeti qe ka pushtuar blogun ketu,greku keshtu e greku ashtu.si shume e lehte me duket..a thua greket nuk e dine cfare eshte borxhi? a thua ne te tjeret nuk e dime cfare jane bankat?

Jo mo thjeshte te taksonin kishen pershembull. Ke pa ti papul pa diamante ne koke, po per bilioneret grek me llogari neper Zvicer, si sdoli njeri te fliste. Kur Lagardi i nxorri listen me bilioner grek, qeveria e atehereshme humbi CD-ne. Ppf Kur nje prift katolik gjerman kishte liruar kuleten si shume, e kositen menjehere, pa e zgjat. 

Tani kjo qe po ndodh eshte nje taktike e njohur greke, qe i shet sapunin per djathe. Dhe te jena te sinqerte bota e ka ngrene, qe kur arriten te bindin pa pike skrupulli qe ky konglomerati sllavo-shqiptaro-turko-vllaho-jevg qe ekziston tani ne Greqi eshte pasardhesi direkt i Grekerve te lashte thus pioner i demokracise. Dhe me kete muhabet te para 2000 vjeteve duan hala te zhvasin lek. Ja psh dhe ty te kane vene ne dyshim.smiley Mjeshtra jane.

Takso kishen..jo po takso edhe ajrin qe thith se e regullon gjendjen,eshte e njejta llogjike ! Te ecesh bulevardit te shqiperise te krijohet pershtypja se njerzit jetojne mire ne ate vend,edhe me mire se ketej,po ja qe nuk eshte ashtu! Greket kane ulur ne nivele te papara administraten shteterore,kane pergjysmuar rrogat e pensionet, e te tjera reforma te dhimshme me sa di une. Ne mbase na i ka qejfi ti shohim perseri lypes rrugve te Korces e Gjirokastres,por kjo nuk eshte arsye per te justifikuar Bankat e BE-se me sesben,te cilat kur gjerat shkonin mire vite me pare i drejtoheshin Grekut  me "ne" e tani qe shkojne keq i drejtohen me "ti"..

Kam pershtypjen se ti nuk e njeh institucionin e Kishes ne Greqi, e as Industrine e Anijeve pershembull. Me mire te flasin ata qe jane ne Greqi. Deri para disa viteve dhe kete e di personalisht kisha Greke ka patur te ardhura dhe asete sa 2 fishi i buxhetit grek. Une po them vetem, qe greku mesatar s'vdes per buke dhe gjithe halli eshte qe tani greket s'arrijne dot te thyejne 100 pjata neper buzuqe si me pare por vetem 50. Domethene ceshtja ketu rrotullohet. Shteti s'ka para. Une nuk po justifikoj fare asnje banke, por me merzit kjo qasja viktimizuese qe i behet nje kombi qe ka bere jete qejfi me lek te botes.

Po me duket se edhe pak dhe Varifakuas do ja kendojne kulufruthin.

Gjynah, qeme mesu me te!

kjo eshte  ''historia'' e Greqise  qe nga krijimi i vet si shtet e deri me sot.. jetojne nga leket e Evropes.  kane falimentuar nja 4 here deri tani.

Vdiq ky rahmeti vitin qe shkoj. Rip. 

 
Kështu jetuam një begati ekonomike e mirëqenie virtuale. U bëmë të parët në BE sa u përket banesave në pronësi private, të parët në konsumimin e mishit të kuq dhe obezitetin e fëmijëve, (dikur thoshim se “hamë mish në Pashkë dhe në Krishtlindje”), të parët për numrin e vdekjeve nga aksidentet automobilistike, të parët për fusha të paligjshme plehrash dhe male mbeturinash, madje dhe në qendër të Athinës, të parët në korrupsion. I mbushëm qytetet tona me buzukë mediokër, taverna e restorante, me institute estetike dhe radhë pafund kafeterish, ku të rinjtë ngrysen e gdhihen duke pirë frape e duhan, në pritje që të emërohen “në shtet”.

Oh come on, gjithe ky shqetesim me obezitetin, mishin e kuq dhe frapet. Thua se vetem greket abuzuan me kredimarrje dhe kredidhenie ne ate kohe qe te kene marre gjithe keto vese.

po pse, kjo te ngeli ne memdje ty: mishi i kuq dhe frapete?!
autori po flet per "ekonomi dhe begati virtuale", si dhe mishin e kuq, frapete buzuqet etj, i ka sjell si shembuj per te ilustruar dembelizmin e theksuar te grekeve, se doemos leket "rridhnin nga diku"...
natyrisht, edhe evropianet e tjere kane abuzuar me kredite, por ka disa parametra "normale", apo logjike , sens edhe ne abuzim.smiley pasi ata, prape kishin dha kane ekonomi solide, pra punonin dhe prodhonin... ndersa greket me gjithe ndihmat e kredite bujare nga BE, nuk krijuan ekonomi, nuk prodhonin... buzuqet pra, frapete...

nderkoh ti kete paragraf e ke cituar me "hile", pasi ke lene jashte tij pikerisht nje te dhene shume te rendesishme.... rreth "1.5 miljone" greke punonin ne shtet... nderkoh qe edhe te rinjte greke shikonin si mundesi punimi vetem shtetin... keto shifra thone shume per nje vend me 10 miljone banore , si dhe per mentalitetin e tyre!

"ku të rinjtë ngrysen e gdhihen duke pirë frape e duhan, në pritje që të emërohen “në shtet”. Sigurisht, jemi të parët edhe për numrin e punonjësve në administratën publike. "Rreth 1,5 milionë," nëse përfshijmë edhe ndërmarrjet shtetërore dhe pushtetin lokal.

Po ja, pa dashur te thith proverba te lashta labe smiley, me ka ngelur sepse ajo pjese paragrafi eshte teresisht e ndertuar mbi stereotipe. Te tilla qe tradicionalisht u referohen te varferve: dembele dhe luksdashes (o bo bo, frapeja, eksperienca kafenore, mishi dhe duhani na qenkan luks i madh)ne te njejten kohe. Te shkretet britanike dhe gjermane qe krenohen per obezitet, mishngrenje dhe alkolpirje. Oh well, greku arrogant ua kaloi edhe ne keto. 

Ate pjese per 1,5 miljone nuk e perfshiva sepse ishte i vetmi argument korrekt, mbase ne te gjithe pjesen e dyte te shkrimit. Sikur vetem kete ta kishte shtjelluar dhe eventualisht te trajtonte korrupsionin endemik, nepotizmin qeveritar, etj., etj. Po jo, se do prishte rrjedhen argumentative: providenca na e paska caktuar popullin ne privilegjin e dembelizmit. Politika greke has left the building nderkohe...

Tani, per kete abuzimin, nuhas Pesedhjete Hijet e Greit ketu. dmth Kristiani na e paska kete te drejte te abuzoje, por Ana jo, eh? smiley

ti mire ben qe perthith proverba te lashta labe,  por mos i gelltit si nje luge çorbe e prishur,  sepse e vjell ate  tere jeten.smiley

pra  me c'kuptoj une  problemi  jot eshte sepse po kerkon te kuptosh nga shkrimi dicka krejt tjeter qe autori as e ka pasur nder mend, aq me teper ta shtjelloj ashtu si do ti.

pra autori nuk ka fare per qellim te bej analize me shifra e fakte per krizen greke, apo te trajtoj shkaqet, ne detaje, qe cuan ne kete krize.. jo! autori po trajton historikisht  problemin e vendit te tij  (eshte e qarte qe ne titutll),  nderkoh   fabula  kryesore  ''mbijetesa''  ku eshte ndertuar ky shkrim, eshte i qarte qe ne paragrafin e pare.. anakedota e Çurçillit.smiley

shiko, ky shkrim eshte bere ne 2011-en. nderkoh kriza greke  shpertheu ne 2008-en. pra nga ky vit per krizen greke  jane bere mjaftueshem  artikuj, analiza, ekspoze, libra, etj etj nga  gazetare, ekonomiste, analiste, politkane grek e te huaj dhe  jane dhene shkaqet e kesaj krize ne menyre te detajuar..  pra  ato shembuj qe permend  autori   jane thejsht per te mbeshtetur idene e shkrimit e  duhen marre te mireqena, jane fakte te ezauruara, aspak si stereotipe.  

gjithashtu autori nuk e ka vetem me popullin, por edhe me politiken, zgjidhjet e gabura/ korruptive  dhe  keqmenaxhmi qe i kane bere vendit te tyre ne histori.  sepse thame,qasja e autorit eshte historike dhe greket kane falimentuar nja 2-3 here te tjera me pare, qe nga historia e krijimit te ketij shteti, prandaj dhe i rikthehen shpesh problemeve gjigande dhe mbijetesa.

pra perfundimisht, autori,ndjese paste (sepse  ka vdekur)  qe ishte dhe i majte,  tenton me kete shkrim fair te kujtoje historine qe  riperseritet  me shpresen se greket do te mesojne nga gabimet e se kaluares.

ndersa per  Pesedhjete hijet e Greit me kape keq.. nuk kam shume imfo. as librin kam lexuar, as filmin kam pare. dhe nuk kam ndermend ta shikoj, pasi pervecse kam kuptuar qe eshte per femra, kam degjuar qe eshte edhe shume i dhunshem dhe  skenat  dhunshme nuk i perballoj dot emocionalisht.smiley  

megjithate si pergjigje per pyetjen tende mund te them: abuzimi aty eshte per te gjithe.. per Kristianin dhe Anen,Muhamedin dhe Aishen. kush eshte me i/e zoti/zonja, ta bej!

 

Jo problemi im eshte me panevojshmerine e asaj pjese te cituar. Me dha pershtypjen e nje indulgjence autoriale por jo fort mbeshtetese te kritikes. 

Nderkohe, qasja historike eshte interesante dhe qendron. Ama, edhe pse ka motive te paaftesise se grekeve per te qeverisur pergjate historise post osmane, eshte paksa nxitim ta trajtosh si problem kulturor. Ky pergjithesim edhe mund ta shmangej. 

Pesedhjete Hijet e Greit, as une nuk e kam lexuar apo pare si film, por di pak per çfare behet fjale. Madje gugllova per emrat e personazheve... smiley Nderkohe, me habi lexoj qe nuk i perballoke emocionalisht. Ti s'paske abuzuar ndonjehere, ne jete le te themi? smiley

Me ngacmoi kjo se sapo mbarova se lexuari (ose me sakte degjuari) nje liber te nje koreani,te quajtur Bad Samaritans,kapitulli i fundit i te cilit quhej Japonezet dembele dhe gjermanet hajdute.Dhe e nis me ankesen e nje australiani nja 60 vjet me pare:Vendesit jane dembele,nuk e kane idene e kohes etj.Dhe e kishte fjalen per ... japonezet .E po ashtu edhe nje anglez ankohej se gjermanet ishin hajdute dyqanesh.Ajo qe donte te thoshre autori ishte se dembelizmi nuk ishte kulturor dhe nuk ishte dembelizmi qe e sillte varferine,por e anasjella,domethene ekonomia e dobet,me elemente si papunesia,sillte ate qe perceptohej si dembelizem,dhe solli nje shembull si ai qe sjellim ne me shqiptaret , che fanno un culo cosi,sic me tha nje here nje italian,kur dalin jashte,por jane dembela Stambolli ne Shqiperi.

Edhe ti je nje palaço me fytyre njeriu.

smiley socialdemokrati Shulc, president i PE i tha dje tek veshi komunistit Cipras: "U betta get rid ov that biatsch!" duke i bere me shenje me koke ne drejtim te Kamenos. smiley

S'e heqin dot ate se bie qeveria pastaj dhe duhet me be zgjedhje. Syrizesat pra aka te majtet radikal grek qe bene aleance me Greket e Pavarur, qe ishin krahu ekstrem i djathte. Ke pa ti! E gjitha per ideal te partise, kuptohet. Nderkohe ky robi eshte anti-shqiptar, nacionalist, qe hedh akoma buqeta lule me nje vend ne mes te Egjeut ku ka ndodh nje si bicim lufte me Turqit ne vitin xixe. Madje, jam e bindur qe ideja gjeniale e demshperblimeve te luftes ka ardh pikerisht prej ketij.

Une kur du me mor vesh se si jone punet ne greqi lexoj Takis Michas. 

si tha Kristhulla tek videoja e Takis?: "Nuk kemi nevoje te na jepni mesime demokracie, ne e kemi shpikur demokracine!" smiley

A e kupton ti? "NE!" thote ajo duke i rene gjoksit te bollshem te vet smiley

"Ne" ne kuptimin" "une" po dhe keta shoket e mi bashke me "une"..."

P.S. Prit kur te kerkojne pare per te drejten e autorit nga gjithe vendet qe aplikojne sisteme demokratike. Do ja bojne edhe Amerikes 8me2.

Prit kur te kerkojne pare per te drejten e autorit nga gjithe vendet qe aplikojne sisteme demokratike.

PF, sapo e sigurove nje vend ne qeverine Greke!

P.S. mire qe s'eshte me verdalle ai grekaqis Shqip-foles qe donte ta ndante Shqiperine ne Shkumbin se do kthehej ne teme maratone plot sharje kjo.

Po kur pyeti gazetarja Jorgon, se kush e kishte fajin per luften ne Jugosllavi? "To ameriqi i to inglizi!" tha Barba Jorgo dhe tere mexhlisi u ekzaltua. Tund koken kur degjon kesilloj xhevahiresh, pa tu shqitur nga mendja Plani Marshall! Pa prit! Ky Marshalli mos kishte te bente gjekafshe "me to ameriqia"? smiley

Nderkohe sot Varifakuas i kishte drejtuar nje thirrje te perzemert Angela Merkelit sot nga Athina, duke i kerkuar qe, Angela Merkel te perpunoje sa me shpejt nje plan per ringjalljen e Greqise, njefaresoj Plani Marshall, por me emer tjeter. "Po e bere kete" kishte vazhduar Varifakua, "do te te ngreme nje monument te madh ne nje nga Platite e Athines, nje tuneli do ti veme emrin tend, cdo dite te hene do ta nxjerrin qenin e Merkelit per shetitje (nese Merkeli nuk ka qen, nje pjese e parave te Planit Merkel, nja njeqindmije a dyqindmije euro do te perdoret per ti blere nje qen per tja dhuruar pastaj Merkelit) si edhe do te miratohet nje ligj, sipas te cilit, cdo te djele ne nje ore te caktuar greket do ngrejne nje dolli me ouzo "Ja Merkel!"  smiley

Hajde pastaj te te mos te dridhen gjunjte dhe te mos e clirosh kuleten per keta dobiçer. smiley

Ketu i thu me shaka, apo jane te verteta. Se s/ma ha mendja qe nje politikan qe merr pergjegjesine te drejtoje nje shtet (qofte kjo dhe Greqia) te flase ne kete menyre.

Po ku merren dot seriozisht keta more PF vellai. Ketyre u ka hik fare ynyra if you know what I m talking!

Po kete punen e Planit Marshall te Merkelit e kishte me vertet ky. Madje argumenti i ketij ishte: "meqe Merkel eshte ne fund te karrieres se vet (dmth ky ka edhe delikatesen e nevojshme ne raste te tilla edhe per te te nxjerr ne pension!!!!!!) smiley do ishte mire qe ajo te lente nje si lloj trashegimie te veten ne Europe e ne bote. Ne kete menyre edhe asaj i ngrihej emri lart (dmth do thuhej ne data te caktuar "I paharruar qofte emri i saj!") por edhe populli grek shpetonte nga skamja per 50 vjetet e ardhshem.

Pas 50 vjetesh pastaj do kete patjeter ndonje kancelar tjeter qe do jete ne prag pensioni smiley

Eh, si tha Shaban Qosja kur e shane cunat e Tirones nga dera e dyqanit? "Folni mi gra" iu drejtu grave qe rrinin ne rradhe, "a nuk eshte per t'ia shk*y nonat ketyne edepsizve?"

ne nje far menyre, ti e ke drejt.
Ose siç thote ky grafitt :

"Ata duan te na detyrojne te qeverisim; ne nuk i dorezohemi ketij provokacioni".

Cipras ju dorezua (provokacionit)

 

I futi dhe nje "t'ju vi turp!" ne fund. smiley

Popull delirant! 

Ka qene nje serb i bosnjes (profesor anglishteje) qe ne bisedimet per paqe i hakerrehej dipllomateve englez se kur ne hanim me pirun, ju e hiqnit yndyren nga duart duke i fshire ato me floket tuaj. 

Hollbruku tregon se para se te organizonte nje mbledhje me Milloshevicin dhe Mlladic i thote Milloshevicit se nuk dua te degjoj leksione historie per popullin e madherishem Serb. Kur fillon mbledhja Mlladic fillon me nje ekspoze historike te shek 13. Hollbruku kthehet nga Milloshi dhe i thote, I thought we had agreed to cut the bullshit. 

The chickens have come home to roost . Andartet greke edhe sot bojne kryq per Micotaqin. Vllai sic i merrte paret nga Evropa, iu priste nga nji cek cdo greku dhe te rrofsha pallen. Dhe nuk duhej nai sebep i modh, se cdo jave e kishin nga nji " feste". Mosha pensionit 26 vjec e gjys, taksa pagujn vetem budallejt, gjithe noten t'u thy pjata ne buzuk. Kush o ai qe do e hapte gojen, punote puntori gjermon qe te tallte hajdarin greku...Edhe gabelt bojshin ekonomi me te mire per shpit e tyne se homot grek. T'i mshojne bythes e mos na shurdhojne veshet se s'ia u ka fajin Evropa. Dun t'i perkedhelin hala' sikur kan bo vezen e kuqe. Fuck Greece. Couldn't happen to a " better" neighbour.

...po shkojn t'kerkojn komisarin, dreci ta haj...

Po ça liesh Greqie eeejj?!

Ktu ka 10 dit qi ka hum Putini e spo e gjejn smiley

Putini eshte bo me djale!

Thot po i njejti burim qe thot se i kan bo puq smiley

 

Has joined ISIS. I ka ngel hatri me senatoret amerikon qe nuk begenisen me i cu edhe atit i leter...

I fortë doli Likja vallahi smiley

Putini humbet si Berluskoni motit, kur ishte kryeminister.. ka bere ndonje operacion plastik ne fytyre si duket, e duhet pak kohe te mos duken shenjat..

Amerikoni i paska thon Jermonit...per ca lan kockat cunat tan ne Normandi, per ta cu Greqine ne xhep te Rusit? Zgjidhini, cfardo lloj problemesh keni...

Pak a shume t'njejten gje i kishin Malikit te Irakut dikur kur u afrua me Iranin...Keta ose kane ik per lesh ose bejne vete., greku nje jete te tere ka qene n'xhep te Rusit. Ku ishin keta kur Greku i NATOs bleu S-300 Ruse?

Pas neshjes me Bordeaux i paska fut nje te shame Ibra Frances, qenkan merzit shume Francezt. Ministri I Sporti i thote te kerkoj falje, kurse La Peni i ka bere gati valixhet. Gallate mer.

Ku po shkon Greqia?! Punet s'duken mire. Sistemi grek me duket i mberthyer ne nofullen e deshires per mireqenie dhe kufizimit real te ekonomise per ta prodhuar ate mireqenie. Treguesi me sintetik i kesaj eshte borxhi grek, qe eshte thjesht i paperballueshem, edhe pasi iu fal Greqise rreth 1/3 ose 100 miliard USD para ca vitesh.

Rruga e nisur nuk do mend qe te con drejt gremines, po problemi eshte se asnjeri ne Greqi nuk preferon te shkeli frenat. Bllofi qe po luhet eshte qe do marrim dhe te tjeret me vete. Gjermanise mund edhe t'i interesoje kjo pasiguri e perkohshme, se ul vleren e euro-s, dhe eksportuesit gjermane mund te perfitojne. Po mua me duket se ideja e gremines nuk i tremb aq shume sa para 5 vjetesh kreditoret e Europes Veriore. Nqs Cipras dhe klounet e tij nuk permblidhen, kam bindjen se urtesia gjermane ne kete rast do te zgjidhte: "me mire nje fund me tmerr sesa nje tmerr pa fund".

Nje keshille per ata qe kane para ne banka greke ne Greqi: ose transferojini, ose terhiqini ne cash dhe mbyllini ne nje kasete sigurie. Edhe ne rastin me te mire, pra Cipras mbledh mendjen, nje zgjidhje e mundshme eshte ajo e stilit te Qipros, pra shkurtim te depozitave. Thene me shqip, nje pjese e kursimeve te qytetareve do kalojne ne llogari te Qeverise greke. Ne rastin e Qipros, kjo mase preku depozitat ne vlere me te madhe, ne rastin e Greqise s'dihet cfare formule zgjedhin. Ne rastin me te keq pastaj, ne vend te evrove nga bankat do terheqin dhramine e re greke, qe do kete 1/3 e vleres aktuale te eurove.

Historia greke po zhvillohet me dite tani, cdo jave shtrohet pyetja: a do falimentoje kesaj rradhe qeveria greke me kestin e borxhit (kesti i rradhes me 23 mars). Kjo situate nuk premton asgje te mire per shqiptaret sigurisht.

Duke kërkuar paraprakisht NDJESË , dy emra të nderuar që mbase nuk janë të përshtatshëm  si komentues në prurje Blegërima sqeprish .." se Ballkani zotrie " " se Greqia zotrie " . z Roni dhe z.Art , përveç sheqerit pf smiley

Përsëri na falni smiley

National Bank of Greece (NBG) Stock Falls Today as Technical Talks with Creditors Go Poorly
By Andrew Meola Follow | 03/18/15 - 10:06 AM EDT

NEW YORK (TheStreet) -- Shares of National Bank of Greece  (NBG - Get Report) plunged 9.23% to $1.18 in morning trading Wednesday as crucial technical talks between Greece and its creditors hit a rough patch.

Official said Wednesday that the talks are going poorly and each side is blaming the other for the problems, according to the Wall Street Journal.

The European Commission, the European Central Bank, and the International Monetary Fund, all of which are in Athens, are getting hardly any information on the Greek government's finances and other important subjects, two European officials said.

"The line was that the Greeks aren't cooperating," one of the officials said, according to the Journal.

Meanwhile, a Greek official said the technical teams had stepped outside their bounds and had maneuvered to intervene in the nation's politics, a complaint that Greece has lodged for quite some time with regard to the inspectors.

Separately, TheStreet Ratings team rates NATIONAL BANK OF GREECE as a "sell" with a ratings score of D. TheStreet Ratings Team has this to say about their recommendation:

"We rate NATIONAL BANK OF GREECE (NBG) a SELL. This is driven by several weaknesses, which we believe should have a greater impact than any strengths, and could make it more difficult for investors to achieve positive results compared to most of the stocks we cover. Among the areas we feel are negative, one of the most important has been a generally disappointing historical performance in the stock itself."

Prit se do veje prap 1.03. Pastaj prap 2.2.. smiley

Nga limbo ne limbo.

Po hapin fond special Gjermanet per reparacionet Greke. Ja doli rrena Greke serisht. Ku eshte qeveria shqiptare te kerkoj reparacione?

Keshtu sic duken bathet besoj se mbas nja 15 vjetesh nuk do kete me Greqi !!!

e kena thon i her, greqia po shkon ne te sms. smiley .

ishalla shkon sa me ngadale e me sa me shume vuajtje, u dalshin haqet e shqiptareve qe kane poshteruar nga 90 e ketej. 

Ne GPS ?

Perendim i degjeneruar! 

    Un kam simpati per kryeministrin dhe ministrin e ekonomise greke.Varufakis tha sot gjith humor , lidhur me deklaraten e Kryetarit KE , Junkers se " Tsipras genjen ne ato qe i thote popullit grek.." ! 

- Junkers , ose nuk i lexon fare  materialet, ose u hedh nje sy ne titull dhe me tej nuk lexon..- tha Varufakis. Te tallur alla grekce ! Ka te drejte plotesisht! Burokratet e Evropes nuk i lexojne me vemendje materialet e dala nga seksionet e tyre! 

   Gjithe ata opinionistet tane ( kudo qe jane ), te cilet per shkak te historise tone me politikat thellesisht antishqiptare te qarqeve fashiste greke, shprehen gjithe gezim e hare, te falimentoje greqia, e e pakta jane me mendje feminore dhe me e sakta jane te paafte te kuotojne se jemi dhe ne qe demtohemi jo pake nga nje pasoje e tille.Por njekohesisht gabojne ne se kete e konceptojne thjesht si nje problem ekonomiko- financiar.Mbi te gjitha ky eshte problemi politik me i mprehti, qysh pas luftes dyte botrore! Luhet jo e ardhmja e Greqise por e Evropes dhe njekohesisht e nje bote ne rrokullisje! Vetem budallenjte nuk artijne te kuptojne  shkakun pse Amerika, ne nje kohe qe ne Evrope kerkohen ...evrooo, ata dergojne artilierine me te rende ! 

  Futini nga nje T.Horton se si " anti greke " per kete rast, jeni me shume ca budallenj ...antishqiptare 

Grava, nuk e besoj se gezohet njeri qe falimentojne greket . Perkundrazi njerezit shqetesohen me keta aventuriere qe greket i sollen ne qeveri dhe jane gati te lejne ne bixhoz nje shtet te tere vetem qe te mund te vazhdojne eksperimentet e tyre te game theory.

Aaa, jo situata nuk eshte aspak pasoje e " aventuriereve ne qeverisje ! " Asnje fije ! Eshte pasoje separi e parimeve dhe ligjesive te Qeverisjes Evropes ne bashkesi ! Eshte deshtimi i plote i qeverisjes evropiane ! Se nuk eshte vec Greqia por gati shumica e shteteve te bashkesise, funksionuar mbi parime hileshe, vjedhjeve, bilanceve  fiktive akraballeqeve, situatave ireale ekonomike.Ne fund te fundit jemi para deshtimit total te sistemit, mbi te cilin ka ecur BE! Pikrtisht kete kapen levendet greke dhe jane per tu marre shembull i nje politike krejt ndryshe sa i perket funksionimit te shteve, ne nje bashkesi,  ku do te duhej te mbizoteronte fryma e barazise , kontrollit dhe pergjegjesive! Si u padka shpetuar institucioneve gjermane te kohes kobernetikes, qe shtete te bashkesise jepnin bilance fiktive ? Hic nuk u ka shpetuar por kane qene vec ata qe perfitoninpa mase ! U ra ne koke dhe ndaj po i kthejne ...si cecua ! Per mua, me shume se kush do ka deshtuar Ghermania, " lokomotiva e nje Evrope " qe eci drejt humneres ! 

Besoj me ke marre vesh qe nuk jam nje filogrek.Por ne se nuk do shprehesha pikerisht keshtu, mund te perfundoja ...ne nje " vis gomari" si shume opinioniste ..jo vec te peshkut niveli i te cilit eshte mjeran ! 

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).