Ministria e Financave hap tenderin për kredi sindikale dhe për konsulencë për eurobondin, me shpresë se do të thithë kapitale të lira në valutë të huaj.

Qeveria shqiptare kreu dy njoftime gjatë ditëve të fundit, përmes të cilave hapi procedurat për të siguruar deri në 550 milionë euro borxhe në tregun ndërkombëtar, borxhe që do të shërbejnë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti si dhe për të zëvendësuar bondet në euro që u emetuan në vitin 2010 dhe që skadojnë në nëntor të këtij viti.

Njoftimi i parë fton kompanitë e ndryshme të konsulencës që të marrin pjesë në një tender për të ndihmuar qeverinë të emetojë bonde sovrane në euro me vlerë 300 milionë euro. Këto bonde sovrane do të duhet të emetohen para nëntorit të këtij viti në mënyrë që qeveria të ketë mundësi të shlyejë bondet ekzistuese të emetuara në vitin 2010.

Qeveria e mëparshme emetoi bondet e para sovrane në vendit në nëntor 2010 për të mbuluar deficitin buxhetor të kohës. Bondet u emetuan me njësi jo më të vogël se sa 50 mijë euro secila dhe me kupon interesi të pagueshëm çdo vit prej 7.6 për qind, një interes ky shumë i lartë për bondet sovrane të një vendi por që u pranua nga qeveria për shkak se nuk dëshironte të ndërmerrte shkurtime të rëndësishme në shpenzimet buxhetore.

Bondet shqiptare në euro u tregtuan në tregun ndërkombëtar me interes deri në gati 12 për qind në dhjetor 2011 kur bota qe mbërthyer nga paniku i krizës së borxheve sovrane të Greqisë. Por pas kësaj date, interesat e bondit shqiptar ranë më më pak se 5 për qind. Luhatshmëria e interesave të bondeve sovrane shqiptare duket se është shkaktuar nga ecuria e përgjithshme e interesave të bondeve në tregun ndërkombëtar pa ndonjë lidhje me ecurinë pozitive apo negative të ekonomisë shqiptare.

Aktualisht interesat e bondeve sovrane në euro në tregun ndërkombëtar konsiderohen të ulëta dhe shpresat janë që Shqipëria do të mund të emetojë bonde sovrane me interesa më të lira se sa bondet aktuale. Për shkak të programit të lehtësimit sasior të ndërmarrë nga Banka Qëndrore Europiane, e cila po blen tituj borxhi me euro të prodhuara rishtaz, interesat e bondeve afatgjata të shteteve anëtare të euros si Gjermania e Austria kanë rënë aktualisht në më pak se 1 për qind, njoftoi agjencia Reuters. Edhe bondet e vendeve në vështirësi si Italia apo Spanja japin aktualisht pak më shumë se sa 1 për qind interes në vit. Në këto kushte shpresat janë që bondet e reja të Shqipërisë të kenë interesa shumë më të ulëta se sa ato ekzistuese, duke lehtësuar barrën e shërbimit të borxhit publik për buxhetin e shtetit.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave hapi një tender për të siguruar një kredi nga bankat tregtare me vlerë prej 250 milionë eurosh, nga të cilat, deri në 200 milionë priten të garantohen nga një letër kredi e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (degë e Bankës Botërore). Ndryshe nga eurobondi, kredia e dytë kërkohet të ketë afat shlyerje prej deri dhjetë vjet. Ministria e Financave pret të marrë ofertat e bankave deri më 1 prill të këtij viti.

Borxhi total publik i Shqipërisë arriti 978 miliardë lekë (gati 7 miliardë euro) në fund të vitit të kaluar, duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009. Shqipëria ka aktualisht nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me PBB-në mes vendeve të Europës Lindore dhe Juglindore me përjashtim të Hungarisë. Në fund të vitit 2014, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 69.15 për qind

Qeveria shqiptare ka ndër mend të rrisë më tej borxhin publik për këtë vit ndërkohë që ka rënë dakord të nisë rrugën e uljes së borxhit si përqindje e PBB-së me normë korrektimi prej gati 3 për qind të PBB-së në vit duke filluar nga viti 2016.

Qeveria ka parashikuar në buxhetin e vitit 2015 një deficit prej 58 miliardë lekësh (rreth 416 milionë euro), të cilat qenë parashikuar të financohen në masën 70 për qind në tregun e brendshëm. Por gjatë javëve të fundit, qeveria ka hasur probleme në tregun e brendshëm me kërkesë të ulët të bankave për bonot e thesarit në lekë. Qeveria shqiptare parashikon një deficit buxhetor prej vetëm 291 milionë eurosh në vitin 2016 dhe vetëm 161 milionë euro në vitin 2017. Në rast se rritja ekonomike e Shqipërisë përshpejtohet në 4 për qind, siç janë parashikimet e FMN-së, kjo do të mjaftojë për të reduktuar borxhin publik si përqindje e PBB-së.

Supozohet që në rast se qeveria arrin të zëvendësojë me sukses bondet aktuale në euro me bonde të reja si dhe siguron 250 milionë euro kredi nga bankat ndërkombëtare, atëherë nga depozitat e shqiptarëve nëpër banka do të mbeten më shumë para të disponueshme për kreditim.

27 Komente

7% te borxhit i do Meta, 20% Rama, 15% shkojne per lladrot ne bashkite apo komunat e Shqp, 15% jane abuzime te administrates (dieta, udhetime, celulare etj), 2% kompanite e konsulences per borxhin, 5% interesa... lista vazhdon. Vec plotesojeni.

Qe konvertohet ne 1000 tomdosha dhe 250 fuffa smiley

Kam nje amerikan ktu te puna. I vetmi fytyre e bardhe. Pa borxh ska zhvillim thote. Borxhi tregon deshire per progres. Borxhi eshte guxim. E vertete pjer apo flet kot ky?

Natyrisht Kokolepso, qe per te realizuar nje projekt, duhet te kesh para apo te marresh para. Format e realizimit te nje investimi jane te shumta, i ke tek VQ dhe Intervista e Madhe (e shkruajta me germa te medhaja I+M, per ta dalluar nga intervistat e tjera). Por megjithate, para se ti drejtohesh tregut te huaj per borxh/kredi, duhet te shohesh te gjitha opsionet e brendeshme, resurset e brendeshme, te cilat qeveria e Rilindjes, nuk i ka pare me vemendje. Megjithse edhe kjo tentative e qeverise shqiptare (me sakte ministrise se financave) nepermjet eurobondeve, me interes kthimi 1% ,  nuk me duket noi tragjedi, se interesi i ulet eshte favorizues/lehtesues. I vetmi merak qe kam eshte se qeveria, njerzit aty, nuk kane akoma projekte te qarta dhe madheshtore per kete shume, 550 milion euro. Shqiperise i mjaftojne 100 milion euro, veç ti ekonomizoje me kujdes, me projekte te qarta. 

Nese borxhi mirret per te rregulluar bilancin tregtar, apo paguar buxhetoret, ky eshte budedalliku me i madh, per te mos thene veprim antikombetar. 

me ca norme interesi mund ta siguroje ti Pjer kte shume ne tregun e jashtem?

Une nuk jam bankier i dashur Bredharako, por sot bankat aty tek 1% interes luajne me njera-tjetren. Une do i jepja qeverise shqiptare te pakten 300-340 milion euro ne vit, nepermjet çlirimit/gjenerimit te diferencave te vlerave te ndryshem qe luhen ne burse, shume te cilen une kam vite qe iu lutem t'ua jap, por hundperpjetet (qafderrat) nuk dejojne te komunikojne me mua, dhe nuk e di pse. Une topin kam kohe (vite) qe ua kam hedhur ne fushen e tyre. Ata e refuzojne, nuk eshte faji im. Dhe une çdo vit, bej perpjekje, perpiqem te kontaktoj me ta, por asgje. 

 me siguri kerkojne kredencialet e tua akademike se edhe mua keshtu ma bene

E para pjer, ajo I+M eshte bere si Loch Nessi, shume flitet po pak e dine a ekziston dhe ku ekziston. E dyta, borxhi me duket merret per te paguar pensione, rroga. Ku ti gjeje leket shteti per keto shpenzime? Vetem te borxhet me duket se hyrjet ne buxhet jane te pakta ne krahasim me obligimet. E fundit, pjer, si e sheh kurben e dollaros? Do forcohet?

Pjero, ti flet per VQ, flet per ''intervisten e madhe''   te ppu,  por e verteta eshte se nuk e gjete menyren e duhur per te promovuar V.Q  ne nje  kanal dhe emision mbarekombetar qe ndiqet gjeresisht nga shikuesit, per te shpalosur idete e tua para publikut...

dhe nuk eshte aq e pamundur kjo..  ja, shiko sa kollaj e gjeti menyren ky tipi per te dale te emisioni prestigjioz  Opininon, i Fevzos...

e vertete. Nuk e di pse hezitoi kur tirona4ever i premtoi qe t'i rregullonte nji interviste te zona e lire e Canit.
Thuhet qe Cani eshte puq prape me Ramen. Ky do ishte nji bonus i madh per Pjerin

Belulooo, lere ate tipin qe eshte stresuar nga jeta ne Shqiperi, po a e nxjerr dot Intervisten me disa komentator te Peshkut. Po e solle ketu , je i madh. E sillja dhe vet, por me merr kohe. 

Ndoshta e kini lënë për Tjetrën Intervistë po aq të Madhe që do jepni , po tek ky shpjegim nuk del qartë se " si merret Borxhi ".

Tek V.....Q...kapitulli " Borxhmarrja e Shteteve "smiley kemi lexuar se askush nuk jep Borxh për bamirësi , përveç Interesave që je i Detyruar ti paguash një më një .Dhe diku , nuk më kujtohen mirë rreshtidhe faqja ,  kam lexuar se ai që merr Borxh -lë /jep garanci " një si fjalë të ngatërruar për nivelin tim si punë "kolateralesh "

nuk kane akoma projekte te qarta dhe madheshtore per kete shume...

Kjo të bind që do ta xëbërthesh në vartësi dhe të cilësisë së Pyetjeve të shumë të Mëdhejve në Intervistën tjetër shumë të Madhe . Por me këtë Madhështore , më ngatron se më duket si Parrullë Politke jo si mundësi shlyerje Borxhi . Me thjeshtësinë dhe dashamirësinë që ju karakterizon ju mund të ma shpjegoni kuptimin ekonomik të Madhështisë !

Na fal për paqrtësitë !

I nderuar Idriso, fjalen; Madheshtore,  e thash si krahasim me projektet qe kam permendur une tek VQ, projekte qe Palloshi dhe qeveria e tij nuk kan bythe, zemer dhe mendje ti realizojne, prandaj e permenda ate fjale, se kam frike se do deshtojne ne projektet e tyre, projekte qe do katandisen kokoshi nje thele. Uroj ta kem une gabim, por kam frike se kam te drejte ketu. 

Pjero , nuk i kuptojn Projektet e medhaja ...mendjet e vogela Keshtu qe kam frik se nuk eshte ceshtje by...! Ai i bardhi,  i ka thoni llafe te madhe kokolepsit.Une jam me menimin e atij ...

Po presim sa te shqiptoje: Qeverija në djetë smiley

Ça u bo me Shqiperija 1€? 

Asigjo e re, kopje si derri smiley 

Hiq taksen progresive, me te cilen e dhjeu si keq e mos me keq 

sikur 1M ti kishte dhene qeveria shqp z.PTH, kursimi qe ajo do te perfitonte nga savoir faire i tij do te disa 10M.
Te isha si PTH do ti ruhesha atyre qe shfaqen si miq te tij ketu ne blog. Nejse ai i di vete punet e tij.

I nderuar Pjer ,  edhe pak ndoshta do " përmbajtur " tek termat e Projekteve,  si Madhështore , pasi  nuk kemi digjuar në projekte , përveç ideve , që Ju i kini dhënë smiley

Më fal po tek V...Q.. tek kapitulli " seksi si aset " nuk kam lexuar që shërbejnë Bythët e Qeverive për projekte Ekonomike . Kam lexuar se shërbejnë Paratë !

Ka një rast Praktik , kur Deviroli i jep këshilla të ndierit Trebicka për seks , që ti dërgonte Shkëlzenit dhe iberishistëve  " ca bythë femrash " që të " kapërcente vështirësitë " po jo të zgjeronte Projektin " Madhështor " të demontimit të fishekëve .

Unë e kam kuptuar që Ju figurativisht jeni i avancuar dhe me taban , por në këtë Rast mendova se bëhej fjalë për gjëra me të Vërtetë Madhështore .

Do shtoja që shpesh gjëra të qarta nuk duhen supozuar si Zbulime . Psh e dinë të gjithë që marrëveshjet me FMN mbulojnë edhe Financimet për pagat e buxhetorëve. Jo për gjë por nuk e kanë vendin tek Idetë Madhështore pasi janë gjëra që zbatohen prej 25 vjetësh , përveç rastit kur Babsqapi lexoi sh.Enver dhe i rezultoi  llajo smiley , që FMN organizon Puçe kundër Shteteve dhe donte ta Largonte  .

Përsëri na fal për keqkuptimet

I nderuar, sa fajde ben ironia e holle qe perdorni, para varferise qe eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, dhe qe Rilindja nuk po e lufton. Ajo/ata bejne mire qe e luftojne efazionin fiskal, abuzuesit e energjise, korrupsionin, por Varferine pse nuk e luftojne. 

Ah, se harrova, nje qeveri, qe merr borxh nga FMN per te paguar buxhetoret (sipas marrveshjeve qe kane 25 vjet qe zbatohen, siç thua) , nuk eshte gje tjeter veç nje qeveri e shqyer nga bytha, nje qeveri antikombetare. 

I nderuar, sa fajde ben ironia e holle qe perdorni.. smiley

Do ta mbyll shkurt sepse e shoh qe te paska influencuar ndonjeri  per te mos qene me z.Pjer ..Nje pene qe pretendon te jete e nivelit tuaj nuk duhet te bjere ne banalitete ..

Po varferine pse nuk e lufton .smiley

Varferia eshte nje problem Global dhe me sa kam digju edhe USA perpiqet ta Luftoje . Te tjerat vertiten rreth kesaj qe eshte dhe Themelorja ! Po e shpjegove se si , i ke shpjeguar dhe Madheshtoret dhe keta rrumbullaket qe vijne verdalle me pejetje te mejtimit te mendjes.

Gjithmone mbetesh Pjer smiley i kendshem dhe Cilesor ! Perkundrejt shume rondokopeve te tjereve qe asnjehere nuk kane marre Guximin as ta mendojne e jo me te "vetironizohen " si JU smiley

Respekte !

Duhet shtuar keto borxhe jane 'me mbyll 15 diteshin' si me thone. Se te ishin per investime kapitale hajt mo..

 

Ah harrova . Dy vende ne Bote nuk merrnin Borxhe nga FMN ..ish Caushesku dhe ish Ramizi smiley

sh Sali i pelqeu vetem pa bere e perfituar prej Kontrabandes , Pastrimit te parave te Krimit Nderkombetar , Firmat Piramidale dhe Parate e Droges e Trafikut . etj ..

Me pas erdhi 97 .smiley

Po e falimentut at çikbythven mo çuna smiley

Ça do vjedhin kalamajtë tuj?! 

smiley , qysh do thoshte skenderbeu ne kete rast: "Falimentimin nuk ja u solla une, ate e gjeta ja ketu ne mesin tuaj"

S'ka bese ajo pune iFiqo. Aty po i ra ne dore mbyllen dhe hallet e sternipeve.

Ky borxh besoj del per te mbjelle me palma nga jugu ne veri. ky borxh eshte per te mbyllur hallet se te qe per projekte nuk i vinte keq asnjerit.

ky borxhi esht si piramida kokposht, esht me ja fut popullit. leku do zhvlersohet fare. nuk jan per investime, jan sa per te mbyllur muajn. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).