Në 7 mars ministrja e Arsimit na tregoi një film. Dhe meqë ky nuk ishte një film si gjithë të tjerët, ajo vendosi që mendimin e vet për filmin ta botonte në të gjitha gazetat e vendit. Njëkohesisht. Në formën e një pershendetje. Që ishte një rrëfim.

Ishte rrëfimi i një filmi amerikan të quajtur Dead Poet’s Society. Shoqata e Poetëve të Vdekur.

Por unë nuk mendoj se ministria bëri kaq pak. Ajo nuk ngatërroi datën.

Ajo nuk theu protokollin, por tregoi se çfarë është realisht Shoqata e Poetëve të Vdekur Shqiptarë që në kushte të tjera do ishte një metaforë e bukur për shumë pjesë jofunksionale të shoqerisë sonë. Por nisur nga padituria, panevojshmëria, padobishmëria, irrelevanca, injoranca, mungesa e ideve dhe nevoja për snobizem provincial të papërshtatshëm, përshëndetja e ministres së Arsimit është e mjaftueshme për ta klasifikuar qeverinë e Shqipërisë si Dead Poet’s Society.

Si Shoqata e Poetëve të Vdekur.

Nuk dua të jem i vrazhdë dhe po e shpjegoj duke e ditur se shumë njerëz janë të prirur të më paragjykojnë dhe të mendojnë se unë dështoj me sukses t’i pershkruaj dështimet e suksesshme të qeverisë shqiptare.

Për këtë arsye do citoj dhe shumë pak do komentoj.

Ministrja e Arsimit e nis përshëndetjen e 7 marsit duke përshkruar se si i dridhet dora aktorit Robin Williams, personazhit kryesor të Shoqatës së Poetëve të Vdekur dhe pastaj vazhdon duke treguar se sa ngadalë ecën mesuesi Robin Willimas, si “i hedh një sy për herë të fundit klasës dhe për të mos u tradhëtuar nga emocionet le auditorin për të mos u kthyer më kurrë… por nxënësit e tij nuk janë dakort. Ata hipin neper banka dhe duke përplasur kembet mbi to, shpërthejnë fort dhe dhimbshem me vargjet brilante të poezisë së famshme të Walt Whitman: Kapiten, kapiteni im!

Me sa kuptoj, ministrja ka dashur të tregojë se mësuesi Robin Williams ka ikur nga klasa pa pëlqimin e nxënësve të cilët u rebeluan nga përjashtimi i tij i padrejtë nga shkolla dhe vendosën ta mbronin. Do ishte inkurajuese të besoja sikur ministrja përmes këtij transporti virtual pamjesh nga filmi Shoqata e Poetëve të Vdekur, të na zbulonte modelin e vet ideal për nxënësit e Shqipërisë. Pra të na thoshte se megjithese ajo s’mundet, kështu do donte të ishin nxënësit e Shqipërisë. Rebelë, antikonformistë, kundërshtues dhe protagonistë.  Mbrojtës të ideve dhe kundërshtarë të dogmës. Akoma më e bukur do ishte sikur ky model nxënësish, që nuk i kemi, të nxitej nga shteti dhe nga vetë ministrja, e cila nën frymëzimin e Shoqatës së Poetëve të  Vdekur, të shkonte në çdo klasë dhe t’u thoshte nxënësve: dëgjoni se çka ndodhur në një film. E kuptuat? Sa herë që unë të heq nga puna ndonjë mësues, nëse ju nuk u pëlqen, silluni si aktorët e Shoqatës së Poetëve të Vdekur. Rebelohuni, “hipni mbi bankat e klasës, përplasni këmbët, shpërtheni fort dhe dhimbshem mbi vargjet brilante të poezisë së famshme të Walt Whitman: Kapiten, Kapiteni im”.

Sa e bukur do ishte. Megjithese nuk kam mundësi dhe as kohë do doja edhe unë të isha nxënës dhe të këndoja Kapiten, kapiteni im, bashkë me ministren e Arsimit. Do ta përdorja këngën edhe për të mbrojtur mësuesit që nuk do t’i doja, vetëm e vetëm për të m’u dukur vetja si pjesë e Shoqatës së Poetëve të Vdekur! Çfarë rinie do të kisha patur sikur këtë përshëndetje të ma bënte ministri i Arsimit i vitit 1985! Nuk e kam patur këtë fat!

Kapiten, kapiteni im!

Por ajo që mund të ndodhte nën fuqinë dhe magjinë e kësaj përshëndetjeje të munguar frymëzuese në vitin 1985, nuk ndodhi në vitin 2015, megjithëse nxënësit e kishin publikisht këtë përshedetje mallëngjyese.

Disa ditë më parë studentët që hynë në një grevë urie, u nxorrën më dhune nga policia menjëherë pasi ministrja i takoi ata.

Sikur ministrja t’u kishte treguar ayre filmin e Shoqatës së Poetëve të Vdekur ata do ishin akoma në grevë dhe duke “përplasur këmbët, do shpërthenin fort dhe dhimbshëm mbi vargjet brilante të poezisë së famshme të Walt Whitman: Kapiten, Kapiteni im”.

Po vazhdoj citimin e përshëndetjes me besimin se po më shoqëroni në këtë film të shfaqur mbi faqe gazetash, në 7 mars.

“Mësuesit që Robim Willimas interpreton… tregojnë një rrugë dhe e ndriçojnë atë edhe pse ajo mund të kalojë nga toka drejt qiellit, për ata që besojnë në të përtejmen, edhe pse ajo mund të kalojë nëpër shkallët e qiellit të muzikës rrok të Led Zepellin për ata që besojnë në shpirtin hyjnor të muzikës, apo për tokësorët që besojnë në rrugët e heshtura, të qeta e pak misterioze të pyllit të vendimeve të vështira”.

Te them të drejten nuk kam lexuar aq shumë sa të mund të kuptoj kuptimin e kësaj fjalie, por kam shkruar aq sa të jem i bindur se kjo fjali nuk ka asnjë kuptim dhe nëse ajo ka një kuptim sigurisht që nuk mund të justifikohet si keqkuptim. Megjithatë duke shtrydhur të gjitha keqkuptimet e këtij teksti të cituar besnikërisht, ajo që kuptoj, është se ministrja e Arsimit ka një kuptim unik, ditirambik, hapësinor dhe hyjnor të misionit të mësuesit i cili duke qenë, sipas saj, një postier që sjell dhe çon mesazhe nga qielli në tokë i përgatit nxënësit për jetën e përtejme duke i kenduar kengën e Led Zepellin, Stairway to Heaven, apo Shkallët e Parajsës, pra  pak a shumë, ministrja beson se përmes mësimit mund të përfundosh në parajsë dhe se mësuesit që i ngjajnë Robin Williams mund ta garantojnë më lehtë, se sa ata që nuk i ngjajnë, këtë kalim të shpirtit në botën tjetër!

Por çudija nuk mbaron, përkundrazi vazhdon dhe ja po citoj serish:

“Për një nxënës, vetëm pemët e larta, bari dhe lagështia duan të thonë pyll, ndërsa njeriu i pyllit në shpjegimin e Robin Williams u kujton atyre se pylli nuk mund të kuptohet pa praninë e tigrit”.

Si një njeri që jeton disa muaj në vit pranë një pylli dhe megjithatë nuk e njeh shumë mirë atë, do pyesja: Çfarë do të thotë ministrja e Arsimit? Pse pemët, bari dhe lagështia nuk i mjaftojnë një nxënësi të mendojë se një grumbull pemësh të rrethuara më bar dhe të ushqyera më lagështi nuk përbëjnë pyll? Çfarë di më shumë një mësues se sa një nxenës për një pyll? A e kushtëzon bari dhe lagështia ekzistencën e pyllit? A duhet detyrimisht që një pyll të ketë tigra për t’u quajtur pyll? Po njeriu i pyllit kush është? Dhe në fund të fundit për çfarë pylli flet ministrja e Arsimit? A beson ajo se në pyjet tona ka tigra? Apo mos vallë për të shmangur më elegancë, akustikën negative ka modifikuar fjalën tonë të urtë “nuk ka pyll pa derra” dhe nëse është kështu për cilët derra e ka patur fjalën? Për mësuesit, të cilet me përkedheli i quan tigra që enden në pyjet e arsimit tonë plot lagështi?

Apo ndoshta asgjë nga këto. Ndoshta ministrja mbron Kapitenin nga tigrat duke i thënë të mos mërzitet për hapin tokësor të punëve hyjnore, pasi nuk ka pyll pa tigra!

E di shumë mirë se në një bisedë të lirë, ministrja e Arsimit do ta tregonte me krenari filmike emrin e Kapitenit dhe do fliste për tigrat dhe ngatërresat që ata bëjnë në pyll, do tregonte dallimin mes një tigri dhe një derri dhe natyrisht do pohonte se ajo e di se pemët, bari dhe lagështia janë përbërës të pazëvendësueshëm të një pylli dhe se përseritja e dendur dhe spontane e tyre mbi sipërfaqen e tokës mjafton për ta quajtur çdo grumbull pemësh pyll, se në pyjet tona nuk ka tigra, por derra dhe se nuk ka nevojë që në shkollat tona të flitet për njeriun e pyllit sepse të tillë nuk ka më qysh se bota kaloi nga pyjet në banka që bëhen nga pemët e pyllit për t’i shërbyer njeriut të pyllit të mos jetë më i pyllit.

Unë besoj se ministrja e Arsimit e përballon këtë bisedë. Ajo i di të gjitha këto. Por pyetja është pse i shkruan? Çfarë e nxit dhe çfarë e detyron të shkruajë një tekst me kaq kapërcime, nga arsimi tek filmimi, nga biologjia tek kinematografia, nga toka në qiell, nga errësira në diell, nga ferri tek derri dhe nga zepellini tek kapiteni?

Duke qenë i bindur se kam dështuar të jap të gjitha shpjegimet e kuptueshme të frazave që kam cituar, më duhet t’i jap një përgjigje vetes për gjithë këtë sprovë të panevojshme, të pakuptueshme dhe të mundimshme që lexova në 7 mars.

Ky është një snobizëm provincial. Eshtë pa shije. Pa kuptim, pa nevojë dhe pa dije. Eshtë nevoja për të treguar se dimë diçka që nuk e dimë. Eshtë hipokrizia dhe falsiteti për të cilën ministrja e Arsimit në fakt nuk është përgjegjëse direkte. Ajo reflekton shijet e dikujt tjetër që beson se ka aftësinë për të bindur këdo dhe kurdo se, pyjet e Shqipërisë kanë tigra dhe se të gjitha rreziqet dhe vështirësitë e punës së përditshme duhen metaforizuar me problemet që krijojnë tigrat në pyjet e mbushur më lagështi. Ministrja e Arsimit nuk ka përgjegjësi për sa kohë që nuk shkruan për nxënësit dhe mësuesit. Ajo ka treguar një film megjithëse duket se nuk e ka kuptuar atë, çka nuk është detyrimisht një detyrim për asnjë ministër që nuk zgjidhet për të kuptuar çdo film. Ministrija e Arsmit nuk u ka treguar asnjë film nxënësve dhe mësuesve. Ajo ia ka treguar dikujt tjetër. Ajo ka shkruar për dikë të cilin e quan Kapiten, kapiteni im! Unë jam pjesë e Dead Poet’s Society!

Jam pjesë e Shoqatës së Poetëve të Vdekur!

Nese dikush do ta pyeste se çfarë kupton ajo me Shoqatën e Poetëve të Vdekur me siguri do përgjigjej: Kapiten, kapiteni im!

18 Komente

Pikes i ke rene, po kujt ja thua se , . prit kur te te turren turmat e erjon veliajt, cerrat e mjaftit si dhe tere monistet e dulles se ke shpotitur kryetarin. ne fakt eshte me shume se shpoti, eshte tallje dhe perbuzje 

Ministre e paafte, qe nuk di as te lepihet me lezet, ke qejf shef erjon veliajn eshte mjeshter per ti bere qejfin rames. kjo eshte patetike komplet. erjoni zero pune, lindita zero pune, erjoni simpatik lindita patetike.  edhe kot sdo erjoni tia marre arsimin profesional lindites, kjo sdi , ai di. 

Bej ndonje pune per te qene moj ministre se ke ministrine me me shume prestigj, nese do ta nxjerresh shqiperine nga varferia atehere jepi arsimim shqiptareve. ske faj per universitet private se pseudoreforma ka ndikime te shokeve te politikaneve, po ke plot gjera per te rregulluar dhe je duke fol per kapitenin tend . kapiten, kapiteni im!

blushi eshte djale i zgjuar,por infektimi janullatist ka bere qe energjite dhe talentin ne rruge te gabuar.

Ministre totalisht e paafte me nje staf akoma me te paafte. Kush i njeh i jep te drejte Blushit.

Ky zotnia flet si e ema e Zegjos maj thanes.Haron qe eshte ne pushtet.Po qe per opzite e bene me mire Sala,me grushta ,me shqelma ,me te shtyme ,si te ma dush, e ben Sala.Ti zotni nuk je aty me shkrujt libra, por per te bere ligje.Sa te besh bla bla bla ,tutje tehu, e te thuash ky sdi, ky nuk ben ,ky e ka hunden e madhe ,e me the te thashe ,ule e bej ligje dhe reforma.Shqiperia ka nevoje per ligje e rreforma sa te duash.Ulu bej nje ligj qe ti thone <<Ligji Blushit>>Na mbush mendjen, qe po, di te besh.Beje nje pune qe ta dim qe e beri Blushi.Kur ke bere dy tri pune ke te drejte te besh dhe mendimin ndryshe,dhe te mirkuptojne te gjithe.Keshtu me esera qe shkruan nuk na mbush mendjen,por do te themi qe ke pire uje tek pusi Fatos NanosKush pi uje te ky pus nuk ben hajer.

pikerisht o raki, ky ka ngaterruar kuvend, i bie fyellit ne publik e ha thonjte ne kuvend. 

dy nga kompanite me te medha ne Shqiperi, Profarma dhe XhoiLloto, nderrojne aksioneret kryesore brenda 6 muajsh, dhe askush nuk e merr vesh, sikur te mos dinte njeri se Apple befas u ble nga Andis Harasani. 

Blushi doli dhe qortoi Ramen se e kish perdorur Doshin per te disiplinuar deputetet, por nuk thote qe pazaret ndermjet Metes e Doshit jane prishur per biznese, pastrim parash dhe investime ne biznese te kapura. 

XhoiLloto, ku Mark Frroku ka qene ortak kryesor, ka nderruar me 80% aksioner, nje izraelit, i hetuar per trafik njerezor, qe me sa duket edhe ka mundesuar viziten e Frrokut dhe Doshit ne SHBA nepermjet shoqates. 

https://www.youtube.com/watch?v=R9A2mTXOy8I

ky eshte arrestuar ne nentor 2014, ka blere Xhoilloton ne shkurt 2014, ka qene ne Shqiperi ne maj 2014

https://drive.google.com/file/d/0B_Vezw-...
https://drive.google.com/file/d/0B_Vezw-...
https://drive.google.com/file/d/0B_Vezw-...

shkurt muhabeti, keta nuk kane parate e tyre, por vetem pastrojne parate e te tjereve, blejne e shesin, prishen ne biznese dhe i kepusin ne dinamite, ndersa populli mendon se jane parimor. 

te lutem shume, te mos pergojojme njerez te ndershem!

une e berisha flasim me dokumente

mor zotri, po si mund te besosh tan priftin ose tom doshin dhe jo tonin?

une i besoj vetem parase, Amiranit ne kete rast. 

1. http://www.cancan.ro/actualitate/intern/...

Amiran Dzanashvili georgian-Israeli businessman has big financial problems. The lack of liquidity, the businessman has not paid the rates for loans made in Romania and lenders have started to enforcement of debtors. According to documents filed in court, three of the Israeli companies have to pay about 6 million.

2. http://www.evz.ro/reteaua-de-120-de-prox...

Vasile Balint was arrested after investigators discovered that organized a group of branches in three countries. Businessman in Israel and Turkey luxury trips paid with prostitutes included. Only four days have reunified family Nutu famous underworld brothers and Sile Cămătaru.

One of those who attract customers by "luring" with prostitutes is gruzino-Israeli businessman Dzanashvili Amiran, a shareholder in several casinos. Because the Holy Land gambling and prostitution are prohibited by Amiran's trips were organized almost weekly in Romania. Customers were led in casinos, such as Mazal Tov where administrators are Israel and Mohammad Mounir Zahi. There, in addition to playing roulette, were offered and catalogs with girls "the chosen". Judicial sources have revealed that we were coming groups "ten or more". Most customers let the prostitutes on average 500 euros each. The network gain was about 20,000 per month for each casino. To meet customers '', some young would come from exotic countries such as Brazil and Colombia.

fjale fjale fjale fjale , a haen fjalet ?

nuk shiten me as ato

Si gjithmone Ben Blushi, edhe me kete shoqaten e " te vdekurve" mundohet te beje letrarizem sipas shkolles Protagoras.Mire po me kete tjerrje as Kaviasi nuk do ta pranonte ne " grupin e intelektualeve te potomeve " .Nuk don ta kuotoje se duke u bere " Fryma e shpirtit te kundert" , ne fakt  nuk sjell asnje ide,  vizion te ri a cfardolloj zgjidhjeje, per te cilat ai eshte votuar , por vetem fjale me kuptime te cilat sipas llogjikes shprehese te tij , ne mund tja titullojme " me kuptime moskuptimi" .

Ky intelektual, i prere per te mbetur ushtar i nje grupimi qe vetem ai eshte ushtari e kapiteni njeheresh, kurre nuk uli b..per te punuar ne nje grup, per ti ofruar forces vet, kuvendit, popullit  nje alternative, per ta nxjerre gjendjen e arsimit nga ferri ku ka rene por na merret me gramaturen e mendjes Lindites katolike, pse ne vend te saj nuk eshte vene nje Lindite Ortodokse e mirenjohur prej udheheqesit te vet shpirteror Janullatosit.Veshtire se me kete esse bajate, te sponsorizoje prap Janullatosi ,,sic beri per perkthimin ne Greqisht   ne rumanisht prej kishes ortodokse,  te romanit antishqiptar te spitullaqit Blushi" Te jetosh ne ishull".

  Fatmiresisht ky njeri nuk perben asnje rrezik per shoqerine shqiptare sepse ku njeri i llafeve per buje dhe i frazes ndertuar per te  mos u marre asgje vesh prej saj, nuk formon grup, psi edhe u dha llafin dy apo tre shokeve per ta formuar grupin, e le " anien " dhe kacavaret ne nje tra, sapo te shofi se miu i pare levriu.Barkes grupit i hyri uji .! ..Kete ta kesh mik te prish pune, po u deklarua armik  te ha...

Si një njeri që jeton disa muaj në vit pranë një pylli dhe megjithatë nuk e njeh shumë mirë atë, do pyesja: Çfarë do të thotë ministrja e Arsimit? Pse pemët, bari dhe lagështia nuk i mjaftojnë një nxënësi të mendojë se një grumbull pemësh të rrethuara më bar dhe të ushqyera më lagështi nuk përbëjnë pyll? Çfarë di më shumë një mësues se sa një nxenës për një pyll? A e kushtëzon bari dhe lagështia ekzistencën e pyllit? A duhet detyrimisht që një pyll të ketë tigra për t’u quajtur pyll? Po njeriu i pyllit kush është? Dhe në fund të fundit për çfarë pylli flet ministrja e Arsimit? A beson ajo se në pyjet tona ka tigra? Apo mos vallë për të shmangur më elegancë, akustikën negative ka modifikuar fjalën tonë të urtë “nuk ka pyll pa derra” dhe nëse është kështu për cilët derra e ka patur fjalën? Për mësuesit, të cilet me përkedheli i quan tigra që enden në pyjet e arsimit tonë plot lagështi?

I madhi Pandi Raidhi do theshte : Po eshte përrallë more Beni, eshte përrallë.

Profesor Keating (Robin Williams në filmin “Dead Poets Society”, 1989), i përzënë nga shkolla, pasi sistemon me duart që i dridhen lehtë çantën e tij, i hedh një sy klasës për herë të fundit dhe me hapa të ngadaltë, pa kthyer kokën pas për të mos u tradhtuar nga emocionet, lë auditorin për të mos u kthyer më kurrë. Por nxënësit e tij nuk janë dakord.

Ata protestojnë, hipin mbi bankat e klasës dhe, duke përplasur këmbët mbi to, shpërthejnë fort dhe dhimbshëm me vargjet brilante të poezisë së famshme te Walt Whitman: “Kapiten, kapiteni im!”. Kjo skenë vazhdon të më emocionojë e të më kthejë pas në jetën e shkollës, ku kam kaluar pjesën më të bukur të jetës sime, të mbushur me emocione të paharrueshme si nxënëse dhe si mësuese. Natyrisht, tashmë nën një refleksion e këndvështrim të ri gjithnjë e më të shprehur mbi rëndësinë në jetët tona të një profesioni jo rrallë të nënvleftësuar, atë të mësuesit apo maestros, siç e thërrasin në shumë vende. 

Në fakt, filmi në thelbin e tij, që kulmon me këtë skenë, ka figurën e mësuesit për të cilin në çdo moshë e në çdo kohë të gjithë kemi nevojë. Kemi nevojë, ndoshta pa e kuptuar, për një udhërrëfyes që të na tregojë rrugën gjithë dredha e malore, pa na shtyrë, pa na detyruar, pa na dhunuar, pa na kritikuar për çdo gjë që bëjmë apo lënë të lirë në lajkat e përkëdhelitë, pa na sugjeruar klishe të gatshme, por vetëm duke na ndriçuar e inkurajuar në zgjedhjet tona. Siç duket, ky instinkt i fuqishëm kushtëzon jo pak herë përgjigjet e fëmijëve, që kur i pyesin se kë duan më shumë, mamin apo babin, duke rrudhur buzët e përdredhur fytyrën e tyre engjëllore shtojnë: “Pak, shumë pak, paaak fare më shumë, mësuesen”.

Çdokënd besoj, mua po ashtu më kaplonte dëshira të merrja një buqetë me lule e t’ia çoja asaj, mamasë tjetër, mësueses. Siç duket, po i njëjti instinkt më vesh jo rrallë me pelerinën e nostalgjisë për shkollën time, po aq edhe për 16 vitet që i kalova nën petkun e udhërrëfyeses, midis gjimnazistësh shpesh të nxituar e të shpenguar po aq. Për atë botë, botën e tyre të energjisë dhe sinqeritetit të paanë ndiej mall. Pse jo! E lakmoj. E lakmoj, por tashmë duke e riparë me lupën e përgjegjësisë së madhe qe kemi ndaj tyre. “Përkëdhelini fëmijët, jepuni atyre dashuri”, dominon refreni i sotëm i shumë ekspresioneve publicitare, gati deri në bezdisje. 

Dashuria dhe emocioni i rrisin fëmijët të shëndetshëm mendërisht dhe emocionalisht, në të kundërtën e filozofisë autoritare të pedagogjisë me të cilën u rrit brezi ynë. 

Mësuesit për të cilët Robin Williams interpreton, jo me “gjasme” përkëdhelin, por as kurrsesi dhunojnë, ata ofrojnë ndihmë, sugjerojnë dhe, më e rëndësishmja, arrijnë të inspirojnë e të inkurajojnë. Ata evidentojnë ngjarje dhe zhvillime të ndodhura nëpër botë apo në shkollën e tyre dhe mësojnë atë çka është më e rëndësishmja, perspektivën. Tregojnë një rrugë dhe e ndriçojnë atë, edhe pse ajo mund të kalojë nga toka drejt qiellit, për ata që besojnë ne të përtejmen, edhe pse ajo mund të kalojë nëpër shkallët e qiellit të muzikës rrok të “Led Zeppelin” (albumi i famshëm i tyre “The stairway to Heaven”) për ata që besojnë në shpirtin hyjnor të muzikës, apo për tokësorët që besojnë në rrugët e heshtura, të qeta e pak misterioze të pyllit të vendimeve të vështira.

Për një nxënës, vetëm pemët e larta, bari dhe lagështia duan të thonë pyll, ndërsa njeriu i pyllit në shpjegimin e Prof. Keating-ut u kujton atyre se pylli nuk mund të kuptohet pa praninë e tigrit. Dhe këtë ai ua mëson nëpërmjet fjalëve e shprehjeve të arta, që ngjisin ethshëm në shpirtin e njomë të nxënësve të tij:

“Carpe diem, kapeni momentin djema, thitheni palcën e jetës, bëjeni të jashtëzakonshme jetën tuaj”,- inspiron kapiteni. Mësuesit, ata të vërtetët, nuk kërkojnë asgjë në këmbim. Në palcën e tyre mbartin dëshirën për të transmetuar diçka, kënaqësinë për të ndihmuar në atë që vjen pas, vetë ekzistencën. E nëse ata, mësuesit e vërtetë, nuk kërkojnë, jemi ne që duhet t’u japim atyre atë që ata meritojnë. E ardhmja është në duart e tyre.

Dhe Robin Williams do na e kujtojë gjithmonë borxhin që kemi ndaj tyre. Ej, kapiten, kapiteni im, ti na mësoje se fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën. Ti na rikujtove që në këtë ditë të shenjtë të 7 Marsit të reflektojmë shumë për heronjtë e heshtur të dashurisë sonë fëmijërore, për udhërrëfyesit e jetës sonë, për bartësit e filozofisë së jetës, mësuesit. Gëzuar 7 Marsin!

 smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley

 

gjeni dicituren ! kush oooo kapiteni 

 

 smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley smiley

Ka qene nje barcalete me kapiten qe perfundonte: ... dhe anija nuk u mbyt.smiley

 “Meqenëse malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gra dhe me fëmijë, isha në Prokurori për të dhënë gjithë shpjegimet e mia rreth ngjarjes dhe jam gati të ballafaqohem në Prokurori me Tomën dhe shokët e tij për çdo problem që ai ka. Dhe dua t’ju siguroj dhe juve, që meqenëse përmenden gjithë familjarët, gjyshja ime ka vdekur, në qoftë se pretendon Toma që mund ta shpëtojë në rastin e tij…”

Monika Kryemadhi--Shpresa e gruas shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).