- A e din, tha njani, - çdo derë lypë çokun e vet.

Hekur qi rreh pada mbi hekur,

Deri në shurdhjen e shukun të drujës,

Derikur porta si lëkurë e terun e nji lodërze

T’ tkurret e trusun.

E kur kumbi i saj i kurdisun me trokllimë,

Si t’ish vegla ndër duert e nji mjeshtri me emën

Merr krryljen e tingullit në dërrasë,

Boll mirë, thotë nieri tue pritë,

Nen kërcëllimën e ndryshkun në menteshë,

Nen ushtimin e shprazët në prag,

Nen pëshpëritjen ‘M’duket se s’ka njeri brendë’!
 

- Djal i mirë, - vijoi ai ma tej,

Veji mend tjetrës herë kur ke dikand në derë,

Do t' veshtosh se miku qi shteg lypë në prag

trokllon veç tri herë.

Po aq herë sa dhe kumbona e nji vorrimi të largët,

Aq herë sa kanga gu gu gu e kumrisë në tel,

Po aq herë sa tokja e shkopit të magjistarit në kapelë.

Andaj treshi muer fuqi t'madhe ndër shoq,

Sa në shtrat lëngimi pleqnia për te bani be,  

E troi e tha, o Zot i madh, tri ditë e në dhe,

Mos m’ len mue ma shum me heqë!
 

- Por n’ kësi punësh dyersh, shkoi ai ma tej tue thanë,  

Nieri kupton ma shum prej llojit të çokut qi rrin m’ varë,

Ke sot turlifarësoj asish mbërthye pas nji kunji,

Qi qindrojnë midis portave si Coats of arms.

Urna të zbukuruem me vegë qi trokllojnë me delikatesë,

Kerubina faqembushë qi qeshin sa herë qi avitesh pranë,

Gogë e brinokë të frikshëm sa me prishë synë e keq.  

E ke mandej me rend, luan me hallkë ndër dhambë,

Dhelpën hundëgjatë, qukapik sqep teposhtë,

Krijesa pafund, përralle a pylli gjithfarë.
 

E pra midis kësaj galerie shkova ngeshëm në jetë,

Me sytë si furçe e imtë alkieollogu,

Rrotull i erdha secillit çok përqark,

I kam pa, m’beso të tanë, të bukur e jo aq të bukur,

T’madhnishëm, groteskë, të prujtun,

T’ përsosun, të frigshmë e qesharakë.

Po për besë, jo nji prej tyne s’m’ka tundue aq fort

Sa ajo dëshirë e pafre,

Me ia marrë majëkrahi e si t’parët e mij me thirrë:

Hej aty poshtë numri nandë, rrak, tak, tak e n’derë...

 

3 Komente

Baritore e perzier me pak perfytyrim pyllor .

Kam pa i sheret or tie  / Zyre , krena e brine lope perzie ...

mbi sheshajolle e nen sheshajolle / A munesh me ma zberthy holle e ne fiolle  

Shko ne Hoxhe vur duva / se tabi tjeter nuk munem me pa .....tha Beu Fshatit smiley

Variant i ri ky pas rapadamit e ding - dongut . rakatrak rakatrak te rruga trenit ...e mos mbarofshi kurre per dite Vere !

Qi qindrojnë midis portave si Coats of arms.smiley ..,.... jo per gjo po ka dhe fantazite e Dankos ne anglisht or tie  

E di qe do ma fshini se kom prek beun smiley. Po une vetem xeberthim sipas times i bera se dhe vet Beu do ta mirepres sepse dhe ai keshtu vargezon ... E pra midis kësaj galerie shkova ngeshëm në jetë.. smiley

Hej aty poshtë numri nandë, rrak, tak, tak e n’derë... ( me ju lanë )

 

Klas Bej! Klas!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).