U mbush gjysëm shekulli nga dita kur u nda nga jeta gjeniu shqiptar F.S.Noli. Artisti i pa arrirë, mendimtari dhe personaliteti politik i përmasave botrore, me diapazonin e gjerë krijues dhe potencialin e fuqishëm intelektual, me interesat e gjithanëshme dhe diturinë e madhe, në përjetësi do t'u rikujtojë shqiptarëve njeriun e tyre, të rilindjes evropiane.

Pasioni i studimit dhe prirja e krijimit mbeten tek ky personalitet binom i pandarë si dy burime që mbushin njëri tjetrin. Për artistin e shquar, si ai, u lidhën për t'u shkrirë në një të vetëm problemet e studimit, gjykimit e vlerësimit të artit në përgjithësi e të autorëve dhe veprave në vecanti. I ndjeu ato të afërta gjatë gjithë jetës dhe i frymezuar e i nxitur nga interesat e larta kombëtare, si pak kush, u mor drejt përsëdrejti me to duke i sjell shërbime të pacmuara gjuhës, kulturës së kombit.

Sot kultura shqiptare përjeton krizën e përgjithshme, aq sa klasa politike e përfshirë në konflikte pa asnjë baze morali e harroi ta përkujtojë ditën kur kollosi Fan Noli u nda nga jeta! 

Por ai burrë, imazhi i figurës së tij poliedrike, lartësohet cdo ditë e me tepër, si për të na kujtuar modelin e patriotit të madh. I paharruar kujtimi i Fan Stilian Nolit! 

24 Komente

Amen!

Respekte per kete burre te madh me origjine shqipetare qe me dashuri dituri dhe pasion te vecante kerkoi te civilizonte sadopak njerezit e egjer te vendit te prinderve te tij. 

Sipas Nasho Jorgaqit kishte lene amanet ta qanin me ligje i cili nuk iu plotesua se nuk kishin ku t'ia gjenin ne Boston.

duhej te gjenin ndonje plake labe per kete pune, si kjo  pershembull...   eshte nje nga te paktat raste ku ne nje film  te kinostudios,  shprehet nje nga traditat me origjinale, unike,  te sterlashta shqiptare.

Belul, Ai pati thene : " Kur te vdes, dua te me shoqeroni me nje kenge polifonike labe ..! " I madhi Kadri Roshi e portretizoi  kete thenien, ndersa celi njerin nga Festivalet e Gjirokastres ..

Mbaj mend e kemi ber ne shkoll kte tipin. Nja dy vjersha me duket. Mbaj mend qe nje komshia ime ishte zysh edukimi fizik te shkolla fan noli. Derro trup qe. 

Je i madh.

rrofsh casaubon, e te mira tu befshin fjalet e sjella per ate  nder kombi ! 

mos je duke tymosur me evgjickat ti qe e quan Fan nolin "kte tipin"?smiley

Eshte heret per te tymosur alba2255. Ka dhe ajo kohen e vet. 

Amen and nicely written grava.

Figure e rralle qe perseriten me veshtiresi per vendin tone. Po jam i bindur qe nese do te jetonte ne kohen tone analistet si ata te televizorit si dhe disa profesora e militante te peshkut do ja gjenin 'gabimet' pa diskutim.

Nje nga gjerat me te habitshme eshte kur mendon se Noli ka vdekur ne 1965 !

beri ndonje meshe e ashtuquajtura kishe ortodokse e shqiperise(jo shqiptare) me kete rast???

po kush te kujtohet mo vlla..?   

ne Katredalen e  Korces u be para 1 muaji nje perkujtimore per  Papa Kristo Negovanin dhe e bene thuajse  ilegalisht..  nje te enjte, heret ne mengjes.. mezi u dhane leje..

As nje gje te  mos bejne, vec te japin kengen e mrekullushme,  per Ortodoksin  kollos te shqiptarizmes, Papa Kristo Negovani.

Eshte nje hymn shqiptarizme ! 

Jo  more i Vjetri Shqiptar, jo ! Askush nuk u kujtua. Ne kete vend vleresohen gangsteret dhe harrohen mitet ! Fan Noli ishte nje mit ! 

Populli I ka thurur kenge Tom doshit ,ilir metes , rapush xhaferrit e asnje fan nolit ...

Pashe foton e ktij papa negovanit dhe duhet me e pranu qe ky u be rilindasi im i preferuar se paska edhe pamje garipi edhe mjekrren e mbaka si une. Rrespekt papu. Di gje njeri me pak fjale si qe pun kti? Flm

Respekte!! Do ishte mire te postoheshin disa nga veprat e tij.

I paharruar kujtimi i Fan Stilian Nolit!

Amin !!!!!!!!

Mire bete qe kremtuat kujtimin e Nolit.

Po mire do ishte te kujtonit edhe ditelindjen e Anjshtajnit (14 Mars)

Po si mund te lejonte Janulla meshe per keta patriote ortodokse te cilet greqia i ka luftuar dhe helmuar historikisht. Dy figura me prejardhje atje ne Kolonje nga malet e Gramozit, Negovani dhe Noli. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).