Lajmi është thuajse historik për shqiptarët! Një syresh, 19 vjeç, që ka mbërritur në Francë vetëm para tre vitesh, sfidon artizanët trashëgimtarë të traditave të ndërtimit të katedraleve e të pallateve mbretërore. Armando Curri merr titullin e lartë, jashtëzakonisht të lakmuar në këtë vend ofiqesh e dekoratash, atë të artizanit të ri më të mirë të Francës në zanatin e marangozit. Për shqiptarët, mbase kjo nuk ka kuptim, por të tregosh në Francë emblemën “Meilleur ouvrier de France”, është sinonim i ndjenjës së krenarisë me legjitime, që mund të ndjej një francez në epokën e çmendurisë financiare kur kemi shpeshherë tendencë të harrojmë se gjithçka fillon nga guri, druri dhe gruri.

Një "Odise" e vërtetë

Por për Armandon, ky moment i paharrueshëm që ai do të përjetojë këtë të mërkurë nën abazhurët pompozë të Senatit francez, desh u kthye në një fiasko. I gjithë shtypi francez ka në “gojë” emrin e Armandos, sepse rasti i tij është shumë i njëjtë me një tjetër fare të freskët. A do të ndodhej Franca sërish brenda një muaji para një tjetër «skandali» me të rinj të jashtëzakonshëm për nga talenti, por pa dokumente zyrtare qëndrimi në Francë? Rasti «tjetër» qe i një buje mediatike të papërmbajtshme. Kryetari i forumit rinor të UMP-së (e djathta në Opozitë në Francë), domethënë kolegu i ri i Nikola Sarkozisë, i vënë në atë post me vetë ndihmën e Sarkozisë, si një djalë me cilësi të rralla, rezultoi se ishte kamerunas klandestin në Francë. Partia e Le Pen-it, bëri namin kundra këtij skandali, por si rrallëherë e majta dhe e djathta franceze u bënë bllok, për të mbrojtur kamerunasin Stefan Kiki.Mund të jesh pa dokumente në Francë, por ky qe talent mbi të tjerët, Franca duhet të dijë t’i mbrojë këto talente. Dhe talenti i ri i radhës, edhe ai pa dokumente, quhet Armando Curra, shqiptar.

Sipas shkollës së tij profesionale në Saint-Etienne ku ai është formuar, Armandos duhet t’i jepet titulli “artizani-nxënës marangoz me i dalluari i Francës”. Problem! Ky titull honorifik, por i lartë në Francën që i bën reverancë (përkulje) profesioneve të dorës, ky kryetitull pra jepet nga dora vetë e Presidentit të Senatit Francez. Në prani të ministres franceze të Artizanatit, ceremonia është fiksuar këtë të mërkurë. Por si do të mundej që Senati të nderojë një klandestin, qoftë të talentuar, sidomos pas aferës se bujshme te kamerunasit? Senati vendos atëherë një "jo" të prerë për Armando Currin dhe ja komunikon vendimin të mirënjohurës “Shoqatë e punëtorëve më të mirë të Francës”, e cila shpall listën e medaljeve të arta. Në fakt i riu shqiptar, deri në moshën 18 veç, konsiderohej si minoren, dhe si i tillë mund të jetonte legalisht në Francë pa dokumente. Por sapo e kaloi këtë moshë, ai kishte marrë një letër nga prefektura që e “ftonte” të largohej nga territori francez.

Sot 19 vjeç, Armando akoma s’kishte arritur t'i marrë dokumentet e reja dhe ftesa për largim ishte ende në fuqi. Kjo i ka mjaftuar kryesisë së Senatit të anulojë medaljen për të, nga frika se mos bëhet skandal në media. Shumë i prekur nga ky poshtërim që i bëhet shqiptarit, drejtori i "Shoqatës së punëtorëve më të mirë të Francës", Bue-Vilomez kërcënoi se : “Vendimi i Senatit për të përjashtuar nga medalja një të ri që është formuar në një zanat, i cili po humbet në Francë është totalisht i pajustifikueshëm, prandaj ne kemi vendosur ta bëjmë vetë këtë ceremoni, enkas për Armando Currin pa ndihmën e Senatit dhe t’i japim medaljen e artë që e meriton”.

Mediet dhe senatorë francezë zmbrapsin Senatin, fitore për Armandon

Pas botimit të kësaj historie të pazakontë në një gazetë të vogël provinciale, mediet franceze hidhen mbi këtë aferë që vjen era “scoop” mediatik. A mund të tregohet Franca si skizofrene, duke respektuar talentet, por duke i poshtëruar ata që s’paskan dokumente? Kryesia e Senatit mbytet nga pyetjet e gazetarëve gjithë ditën e martë 3 mars (dje), 24 orë para ceremonisë. A do jetë Armando Curri i pranishëm për medaljen? Vetë kryetari i Senatit, Zherard Larshe u detyrua të shprehet për mediet pasi dosja mund të kthehej në një patate të nxehtë për imazhin e këtij institucioni prestigjioz. Në fillim ai vuri kabinetin e tij të jap deklarata duke ju përmbajtur ligjit me fjalët: “Vërtetë Senati nuk e ka për detyrë të vendosë kush nxënës-artizan e meriton medaljen, sepse kjo është kompetencë e shoqatës së artizanëve të rinj më të mirë të Francës. Por Senati e ka për detyrë të mos i hap derën një personi pa dokumente të rregullta qëndrimi në Francë për ceremoninë e dhënies së medaljeve fituesve”. Por mediet franceze nuk hoqën dorë. Kjo vjen era padrejtësi. Krah tyre vihen dhe dy senatorët e zonës ku është shkolluar Armando Curri (zona e Luarës).

Një lobing i madh vihet në lëvizje gjatë mëngjesit të djeshëm, që Senati dhe Ministria e Brendshme e Francës mos ta ndërmarrin një veprim kaq të padrejtë sipas tyre ndaj të riut shqiptar. Sipas senatorëve, mbrojtës së kauzës së Armando Curri, ky djalë legalisht nuk duhet konsideruar si me qëndrim ilegal në Francë. Kjo, pasi Armando ka hapur proces në Gjykatën Administrative të Lionit kundra vendimit të prefekturës që e detyronte të largohej nga territori francez. Dhe për aq kohë sa gjykata nuk është prononcuar, Armando Curri nuk mund të konsiderohet si në situatë jo të rregullt administrative. Situata po i dilte kështu jashtë kontrollit kryesisë së Senatit. Çdo vendim që do të merrte kryesanatori francez Zherar Larshe, pro apo kundra Armandos, do t’i kritikohej. Në ndihmë i vjen atëherë Ministri i Brendshëm, i cili urdhëron prefektin e Luarës, Fabien Sydri që t’i lëshojë me urgjencë Armando Currit pasditen e 3 marsit (dje), një leje qëndrimi të përkohshme tremujore. Kjo i heq "gjembin" kryetarit të Senatit pasi i lejon të presë këtë të mërkurë ballëhapur djaloshin shqiptar për t’i dhënë medaljen e më të mirit nxënës-marangoz të Francës.

"Kam një ëndërr"

Përtej Armandos, kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët. Ne nuk jemi komb që përflitemi vetëm për anarki e mafia, por mbi të gjitha jemi njerëz që dimë të punojmë me talent e ndershmëri. Kur je i tillë dhe serioz i hap kudo vend vetes, ky është leksioni që na jep Armando Curri. Ai dhe të tjerë shqiptarë profesionistë, na shfaqen një ditë, pa e pritur dhe pa e pakuptuar, si ambasadorët tanë më të mrekullueshëm, siç janë Inva Mula, apo Tedi Papavrami, apo Ermonela Jaho, apo Angjelin Prejlokaj, apo Rene Rexhepi apo …deri tek i paarritshmi Kadare. “Kam një ëndërr” për të perifrazuar një amerikan të madh: ëndrrën që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në Sallën e Senatit Francez këtë të mërkurë, qafë për qafë me djaloshin Armando Curri. Sa i kotë dhe i largët do t’i dukej një Tom Doshi…

Bio

Emri: Armando Curri
Datëlindja: 19 vjeç
Vendlindja: Shqipëri
Vendbanimi: Francë
Pasioni: marangoz
 

39 Komente

Per Armandon do kendojne breza te tere:

Lule djali Armand Curri,

Nxorre Leje Qendrimi nga druri! smiley

 

Nje leje 3 mujore te perkoheshme i paskan dhene sa te merrte pjese ne ceremoni thone mediat

Local police announced they would give the teenager a three-month temporary residency permit.

e do ligji ashtu. Edhe Kadareja, kur ka ardh ne fillim, leje 3 mujore ka mor smiley

pse, Armando paska aplikuar per azil politik, keshtu..?!

ndofta; ai ka ardh minoren gjithsesi. Por edhe po te mos kete kerku azil, varet nga prefektura (leje 3 mujore ose 1 vjeçare, si fillim). Tashme, edhe per kerkuesit e azilit nga vende si Shqiperia, edhe 3 mujorshe nuk ka me : thjesht nje "flete e bardhe" qe provon se je ne pritje te azilit dhe kaq (konsiderohesh se pasaporta jote mjafton per te qendruar ne territorin francez)

ça shkrim patetik.

U be i famshem ai profil.ne koken tende nashi.smiley

Lajmi është thuajse historik për shqiptarët! 

Lajm historik nuk mund te jete per shqiptaret, per Armando Currin,  po !

Si ja fusin keta si kau peles.shkruani me tru jo me dalldisje  

 

e treta here qe vjen ky lajm ne peshk, askund nuk thuhet me cfare pune e fitoi medaljen Armando.

Cdo me thene me cfare pune? Eshte dicka e ngjashme me medaljen e arte qe ishte dikur ne Shqiperi per ata qe mbaronin gjimnazin me te gjitha 10-ta. Best apprentice for capentry.

Kane medalje per te gjitha zanatet ata , per tullaxhinjte :"mistria e arte', per pjatalaresit Pjata e arte, fshesa e argjendte per pastruesit smiley

ja sa mire ti e ke marre me mend.

Problemi eshte se njoftimi/shkrimi/artikulli s'duhet t'i lere lexuesit t'i marrin gjerat me mendjen e vet, kemi mesuar ketu ne peshk. Sepse si i behet  me ata qe psh. s'e dine se dikur edhe ne Shqiperi kish medalje per .... etj etj., them une. Apo s'e kam mire smiley

smiley  po c'fare pune ka bere qe te shuajme kureshtjen dhe t'a urojme smiley

Konkursi i Mjeshtrit (Ouvrier) më të mirë të Francës mbledh rreth 6000 artizanë konkurrues në vit që luftojnë të marin medaljen dhe diplomën përkatëse në 136 klasa-zanate, të grupuara në 17 grupe zejesh. Tre çmime (ar, argjend dhe bronz) jepen për çdo klasë. Pra 408 fitues.

Krahas tij zhvillohet Konkursi i Cirakut (Apprenti) më të mirë të Francës që këtë vit mblodhi rreth 5000 kandidatë në 82 specialitete artizanale dhe nxorri 338 laureatë (tre çmime si më sipër + disa çmime speciale). Curri u dallua me medaljen e artë në specialitetin e punim-drurit për realizimin e një oxhaku-vatër.

flm juve

urime Armandos

Kam një ëndërr” për të perifrazuar një amerikan të madh: ëndrrën që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në Sallën e Senatit Francez këtë të mërkurë, qafë për qafë me djaloshin Armando Curri. Sa i kotë dhe i largët do t’i dukej një Tom Doshi…

populli thote gjella me kripe,  kripa me karar ... shume e kripur kjo gjelle nuk hahet...

sa per Armandon pata fatin ta shikoj lajmin ne televizor kush deshiron e gjen rrugen drejt fitores   

Si sna doli njeher emri per shkencetarë apo filozofë por vetem guzhinier e tapicier. Sa prapa kta francezet iher. Akoma ekziston ky profesioni marangozit??? Cudi, sot ti ben gati te gjitha ikea ne Kinë dhe une vec sa i montoj. 

wow si kshu, ke ju nuk ka me carpenter ??

I fundit qe jezusi

Vetem per te montuar nje dere verande ustai amerikan (i bardhe, bjond) merr nja dymije dollare ne dore...qani hallin e zanateve tashti! smiley Lajm i mire ky per kete cunin....ama ky eshte diskriminim gjenetik. Ke talent hajde, je mesatar ik zhduku....

well, do e quaja seleksion natyror i aplikuar ne shoqeri. darwinizmi social, si edhe djalli, nuk jane aq beterr sa i tregojne. 

Atdheu kishte shpresa te medha ne ty t''ia beje bam ne shkence apo fillozofi .por I braktise ato enderra qysh kur zbulove zezaket me low self esteem .smiley

Zezaket jane te embla, te buta, pa fjale si ato gorricat tona. Apo si kane buzët, edhe buzë edhe pjeshkë. 

koko jam ne lunch time te raft e mira ishalla , ma shpifeeeeeeeee

Pra nese ti ke dy femije, dhe njeri eshte gjeni se te ngjan ty kurse tjetri eshte mesatar ose pak i ngathet se i ngjan gruas per shembull, atehere ky femija e ngathet duhet perzene ne albani per ti bo qefin darvinit

Gjeniu do shperblehet si gjeni kurse mesatari do shpeblehet si mesatar.  Ku eshte problemi?

kurse mesatari do shpeblehet si mesatar.

pra do perzihet ne albani ? thuj po, dhe ne rregull bashke smiley

Kam nigju qe ne Greqi zanatin e gurepunusit (ate high end) e kane kap cunat e jone dhe kane reputacionin qe do donte me e pas cdo usta: te shtrenjte dhe te mire. 

Kjo puna e zanoteve eshte gjo shume e bukur. Tashi cuni jone ketu qe na solli artikullin, mori i cike kot me arritje historike po mu, pavarsisht shakase, me bohet qejfi kur shikoj shqipo t'vegjel qe te thajne piten ne zanot te vet. 

Urime cunit tone ne Franct' dhe bravo nones e babes s'vet. 

Tuj tuj! smiley

Zanat i lashte ai o mrrokell, i lashte sa vet njerezimi dhe guret e piramidave apo mermeret e Akropolit..Kam pare punime guri te bera nga ustallare shqiptare te cilet te lene pa fryme....Ja dy zanatcinj qe sbesoj se e kane te shkruar emrin gjekundi por qe kane shturar rruget e Gjrikoastres me kalldreme.

Bravo qe ja dole se po te kishe ndenjur ketu, leshte e curres do kishe marre...

Ketij cunit bravo i qofte. Nga ana tjeter ... vend qe s'mban dot robt e vet, dhe quhet arritje kur can ferren. 

Bravo i qofte Armandos, veç ai duhej ta kuptonte pozicionin e veshtire te Senatit, se aty eshte vendi i ligjeve dhe asnje senatori nuk i lejohet te shkeli sadopak ligjin. 

E solla kete postim ketu per pak relax...per pak paqe... se u mbytem me Tomra e Markra e Metetra... e na u be koka daulle. Ne çdo lajm apo gazete keto kohe flitet vetem per Tom Doshin, Ilir Meten, kush e vrau, pse e vrau e pse ja mbushi e kush ja mbushi mendjen... e pordhi kali...

Por me shume duhet te flitet edhe per njeriun e thjeshte, per te tille qe perpiqen ta nxjerrin buken me djersen e ballit, per te tille qe bejne nje emer te mire, si per vete ashtu edhe per komunitetin e tyre atje ku jetojne. Te tille njerez te punes, u ndritin faqen atyre mijra shqiptareve qe punojne andej dhe i quajne njerez me bisht. Andej shqiptari eshte i barabarte me mafiozin me kriminelin, me gjaksorin. Simbolika e shqiptarit eshte ikja e 7 korrikut me anije...Ja keta duhet te jene ambasadoret e Shqiperise e per keta duhet folur e nuk duhet lodhur se foluri per ta... E jo per keta plehrat qe na çAne trapin ne tv tona, me te tilla aventura e karlleqe qe as kalamajte e alidemit nuk i hane...

Nje urrrraaa per  Armando Currin.!!!!!

Ci ke keto pamflete me tone komuniste? Ambasador? I ndriti faqen? Lol. Nese i ka ndritur faqen ja ka ndritur vetes vet, askujt tjeter. Jetojme ne kohen e individualizmit sot. Keto shkrimet me tone komunitare kane dalë demode ka kohë. 

Kokoleposo, ja ketu gabohesh ti. Nese ky konkurs do te behej sot ne Shqiperi, me siguri do te ngriheshit e do te ulurisnit, (dhe mesa duket ti i pari)... ç'jane keto metoda komuniste si punetor i dalluar.... e pordhi kali te tjera si keto. Por ja qe keto na i bekerka nje nga vendet ku ka lindur kapitalizmi, nje nga vendet me antikomuniste ne bote... POr siç duket edhe komentin tim nuk e ke lexuar te plote... ne shume vende Shqiperia njihet si vend i prodhimit te mafiozeve, vend i njerezve qe inin me anije dhe sot si vendi me i korruptuar ne bote.. E perse??? Mos valle shtetet e tjera jane me pak mafioze apo me pak te korruptuar se ne...??? Jo, jo, por ne si nje shtet bythe nuk jemi ne gjendje te reklamojme te miren te bukuren, e ndaj reklama me e mire per ne jane krimet mafiozlleku apo korrupsioni... e ndaj ne na quajne edhe komb me mungesa te theksuara shtetformimi... Ndaj ne gjithe kete batak me politikane çakenj dhe hiena, ky shembull eshte nje simbol se si duhet te punoje rinia qe te siguroje te artdhmen...dhe te mos jete shembull per tu ndjekur Tom Doshi e Durim Bami, po ky Armandua i njome....

Ne fakt eshte histori shume e bukur, por me vjen keqe qe nje 19 vjec arrine dhe merr kete cmim dhe nuk kthehet ne vendin e tij. Me ate titull nderi qe ai ka marre fare mire mund te hap firmen e vet private ne Tirane e te jetoj shume here me mire se ne France pa dokumenta. Eshte ceshtje perceptimi kjo pune.. Mediat Franceze bejne namin per kete rast sepse ku ta gjesh nje djale 19 vjec te marre kete zanat qe i garanton nje te ardhme e nje karriere qe shume moshatare te vete ne France nuk kane aftesine e duhur ta arrijne. Per ata shqiptare poshte urrave bene namin ti kthenin ne Shqiperi, ndersa ata fatkeqet e portit nuk i shikojne qe po vdesin poshte rrotave te maunes. U be bajate kjo pune, shqiptaret gjithmone midis meshires dhe urretjes.. Me mire pa lajme them une!

Ne shqiperi dikur ka pasur kurse dy vjecare ne cdo lloj zanati.A Hajdari psh ishte nje dropout i kursit te kepucarise perpara se te behej udheheqes i kombit.Nje nga dushmanet e OJQve ngrinte para do kohesh nevojen e trajnimit te te rinjve ne zanate .Arsyeja e papunesise se larte ne shqiperi sipas meje eshte se rinia nuk kane profesione , nuk dine te bejne asgje e nuku i hyjne njeriu ne pune.

Ja ja doli dhe Armandua...

Shqiptari emigrant ilegal në Francë fiton medaljen e ekselencës  

Armando Curri, djaloshi shqiptar 19-vjeçar, shkoi ilegalisht drejt Francës tre vjet më parë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të moshës së mitur. Megjithatë, kur mbushi 18 vjeç u shkrua një urdher largimi në emër të tij.

Curri mbaroi shkollën e mesme në Francë me rezultate të shkëlqyera, por iu komunikua se nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të statusit të tij ilegal.

Në minutat e fundit, kreu i Senatit, Gérard Larcher, anëtar i partisë opozitare të qendrës së djathtë, lejoi pjesëmarrjen e 19-vjeçarit në ceremoni.
Larcher i informuar rreth punës së Armando Currit, njoftoi ministrin e brendshëm Francez për arritjet e djaloshit dhe i dhanë meritat maksimale për suksesin e tij.  Pas marrjes së çmimit, policia lokale njoftoi se do t’i japë adoleshentit lejen e përkohshme për qëndrim tre-mujor.

“Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Jam tejet i lumtur”, u shpreh Curri për radion France Bleu Loire.

Armando Curri, tani ka nisur studimet e larta dhe duhet të presë deri në Maj, kur gjykata administrative në Lion të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të largimit.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).