Filmi "Hiena" i regjisorit Gerard Johnson ka dalë në kinema në gjithë Anglinë së fundmi. Eshtë një film që fokusohet tek lidhjet korruptive midis policisë, trafikantëve të drogës, dhe më së fundmi të trafikantëve të femrave në Londër. Ne film marrin pjesë disa aktore shqiptare, për shkak dhe të historisë së filmit. 

http://www.theguardian.com/film/2015/mar/08/hyena-review-london-bad-liet...

http://www.theguardian.com/film/2015/mar/05/hyena-review-gerard-johnson-...

Une vete pashë një shfaqje të herët të tij, për ekipin filmues dhe aktorët. Eshtë një film shumë interesant, dhe pa dashur të tregoj shumë mbi të, si pjese të skenarit ka marrëdhëniet me trafikantët shqiptare (por për të cilët filmi nuk kërkon të krijojë një stereotip). Kuptohet që ata që nuk duan të shikojnë nuanca, por duan që në film të dalë ndonje karakter shqiptar madhështor, do të ankohen për sterotipizmin, por mua nuk më duket aspak ashtu filmi.

7 Komente

Perderisa trafikantet shqiptare kane bere kerrdine , deri edhe tek shfarosja e njeri-tjetrit , filmat do te behen.

Na co ndonje link ku mund t'a shohim me vone.

Eh, sa ka me keq se shqiptaret

Nuk kisha degjuar per kete, flm per sugjerimin. Ndersa per stereotipizimin, pikerisht aty qendrojne deshtimet e filmave mbi mafian: zhvillimi i dobet i karaktereve antagoniste, mungesa e momenteve/fokusimeve kinematike, qofte edhe ne skena banale. Ne nje film qe kap ate momentin me magjik qe eshte eksperienca njerezore zakonisht mbahet distance morale me subjektin. Prandaj stereotipizimi, aq banal sa ç'eshte normalisht, me teper se diskriminim, eshte simptome e prodhimeve dhe skenareve te dobet. 

Ne nje film qe kap ate momentin me magjik qe eshte eksperienca njerezore zakonisht mbahet distance morale me subjektin

smiley like this way of saying it

Me Noshken deri ne vdekje, por asnje hap me tutje (pra jo ne kinema)
smiley

Suportoni aktoret shqiptare....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).