Kryeministri Edi Rama zhvilloi “betejën” e parë gjyqësore me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, përballë akuzave që ky i fundit i ka bërë për lidhje me krimin. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në këtë seancë të parë të mbajtur në Gjykatën e Lartë, ndërsa deputeti Paloka zgjodhi të përfaqësohej nga avokati Ivi Kaso.
 
Duke kërkuar nga trupa gjyqësore të jetë e paanshme në këtë proces, Rama nuk pranoi kërkesën e gjykatës për pajtim me demokratin Paloka. “Nuk ka asgjë për tu pajtuar, pasi nuk është personale”, tha kryeministri Rama për mediat në përfundim të seancës e cila zgjati vetëm 15 minuta. Duke premtuar se do të jetë i pranishëm në çdo seancë, shefi i mazhorancës tha se çështja duhet të shkojë deri në fund, pasi publiku duhet të mësojë të vërtetën. I pyetur për mbrojtjen që ka përgatitur në këtë proces, Rama tha se i takon Palokës, në cilësinë e akuzuesit që të sjellë provat.
 
“Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze”, tha kryeministri Rama.
 
Rama kallëzoi penalisht Edi Palokën në muajin janar të këtij viti, duke e akuzuar për shpifje. Kreu i grupit parlamentar artikuloi akuza publike ndaj kreut të qeverisë për lidhje me krimin, e vecanërisht me Emiljano Shullazin, një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare. Pritet që seanca e radhës ndërmjet kreut të qeverisë dhe kryetarit të grupit të parlamentar të PD-së të mbahet më 9 mars ora 11:00.

Paloka: I qëndroj akuzave
“Kjo ishte seancë pajtimi dhe meqënëse Rama mua nuk më dërgon dot Kokëdhimën për tu pajtuar, kishte vajtur vetë. I qëndrojmë akuzave, pajtohemi me qëndrimet tona, jo me Ramën”, tha deputeti Paloka për mediat.

Rama: S’ka pajtim mes meje dhe Palokës. Do jem në cdo seancë që publiku të mësojë të vërtetën
Në përfundim të seancës, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë “pajtim” mes tij dhe Palokës, por theksoi se procesi gjyqësor duhet të vazhdojë deri në fund në mënyrë që qytetarët të mësojnë të vërtetën e akuzave që demokrati Paloka ka artikuluar publikisht kundër kreut të qeverisë.
 
“Ishte seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë. Nuk ka asgjë për tu pajtuar se nuk është personale. Nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një tjetri, por kjo është një domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës. Nëse pala që më ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë cfarëdoqoftë nga ato që ka thënë publiku duhet ta dijë se bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, ashtu si duhet të dijë nëse pala që këto akuza janë ngritur për të cenuar integritetin e kryeministrit. Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze”

Rama: Paloka të sjellë provat, ai akuzon
Rama shtoi se i takon Palokës të sjellë provat, pasi ai është në cilësinë e personit që akuzon.
 
“Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve çështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore se ja detyroj këtë të gjithë opinioni publik shqiptar dhe atyre qytetarëve që turbullohen nga helmi i përditshëm që prodhon bari i SHQUP-it”, tha Rama. 

Përfaqësuesi i Palokës: Sjellim provat në kohën e duhur
“Do të paraqesim në kohën e duhur gjithë provat”, - tha pas përfundimit të seancës Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, konkretisht Edi Palokës në këtë proces. 

2 Komente

Sa qef kom ta fusin Paloken n'burg. Po nuk e di a mund te futet vetem per shpifje? Se per gjo tjeter ky nuk osht! Vetem me llap di, por edhe ket te llapmen e ka me thththththththt-

I qafsh hallin Palo..es  qe "nuk eshte per gje tjeter" Po pse kush eshte organizatori i tritoleve ?  Nuk vlen si InteliDjent eshte tjeter pune . Eshte daulle Bosh dhe llafazan i rendomte , eshte tjeter pune . Po pse kush eshte per gje tek PD-hi jashte skemes se Llafazanit pa buke ?   Grupet e" aksioneve guerileve " jasht atyre qe mbulon Babasqapi i ka ne dore Palo..ja dhe i hedh ne aksion kur Ulerin babaqsqapi .

Do me bo dhe si Gelbes  smiley Do me bo dhe si i Forte smiley Ja ta shofim i here se me duket ai 'kokederri " nuk paska ne mend me kthy . Hallall po nuk digjoi njeri se ka ardhe Koha dhe ka Kaluar ti fshijne keta Topa Muti qe vervit Mut Burri sali Qenef berisha me , Hobete e LefTKopese . Po Mbyt Shqiperine dhe Shqiptaret mbi 25 vjet me bajga e ndyresira !

Burg ?! Mbase jo po nje gjobe te mire si e turpit te Filipit per njelekshin Berisha !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).