Atij nuk iu dha kurrë mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit.

kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare është ndarë nga jeta të dielën, 15 mars,nga jeta në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ai është një ndër figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare duke qenë një përkthyes, studiues dhe gjuhëtar mjaft i njohur.

Poliglot që e njihte me themel shqipen dhe filozofinë e saj, njihte e zotëronte deri në rrënjë edhe gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishtën e vjetër dhe latinishten.

Ringjalla ” Tolstoit,”, ”Obllomovin ” i Goncarovit, (nga rusishtja), ”Vitet e zemërimt” të Shtajnbekut, (nga anglishtja), ”Zoti President “ dhe “Papën jeshil” të Asturiasit (nga spanjishtja), janë disa nga veprat e përkthyera prej filozofit dhe eruditit Petro Zheji, por pa harruar vëllimin e dytë të “Don Kishotit”, nga spanjishtja. Një vit më parë në Panairin e Librit, Petro Zheji, u vlerësuar me çmimin e mirënjohjes, çmim që u tërhoq nga djali i tij, publiçisti Artur Zheji.

Petro Zheji realizoi pas një pune të thellë dhe të pandërprerë studimin e tij me dy vëllime “ Shqipja dhe Sanskritishtja”.

Jeta

I biri i Spiro Ballos, i lindur më 1903 në Gjirokastër (me origjinë nga Zheji i Zagorisë) dhe i Theodorës së Niko Petridhit. I ati ka qenë oficer i shkolluar në Itali, i graduar më vonë si major-kolonel. Në një bibliografi që pasqyron një libër që ka qenë i të atit të Petros, jepet grada dhe banesa, "Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit. I ati u grish nga Spiro Moisiu për me marrë pjesë në rezistencën kundër gjermanëve. Përndiqet në fund të viteve ’40 nga regjimi i rishtë komunist dhe i sekuestrohen pronat në Tiranë".

Petrua studion matematikë në Tiranë, jep mësim në gjimnazin “Qemal Stafa” dhe në gjimnazin e Gjirokastrës, më tej studion për gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës. Punon pranë ndërmarrjes së botimit “8 nëntori”, ku botoheshin libra politiko-shoqërorë dhe si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri” në kryeqytet. Martohet me aktoren gjakovare Besa Imami, martesë nga e cila më 1961, u lind djali i vetëm, Arturi. Pas 15 vjetësh martesë u ndanë dhe Petrua mbas viteve ’90 largohet drejt ShBA-së.

Me kthimin e tij vendoset në Tiranë. Me mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një shtese pensioni të posaçëm shtetëror 14 personaliteteve, ndër ‘to edhe Petro Zheji.

Përkthime

I cilësuar si një nga përkthyesit më elitarë, cilësia e tij është në përpjestim të drejtë me vëllimin e punës së bërë. Në një artikull kulturor më 2008, botuesi i përkthimit më të mbramë të tij (“Jeta e Galileit” e Bertolt Brehtit) Mehmet Gëzhilli kumton se Zheji mund të ketë 13 mijë faqe përkthim të botuara. Përkthimi i tij i parë daton më 1958, dhe ka qenë vëllimi i parë i romanit “Bruski” të Fedor Panferov; përkthyer së bashku me të vëllanë, Gjergjin. Titujt më të shquar nga lista e gjatë e përkthimeve janë “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes, “Sojliu mendjemprehtë – Don Kishoti i Mançës” nga Servantes, “Nipi i Ramonit” nga Didero, “Vilet e zemërimit” të Shtajnbek, “Njeriu i padukshëm” i Herbert Uells; si dhe shumë e shumë tituj tjerë nga letërsia gjermane, spanjole, australiane, estoneze, rumune, ruse, kineze, nordike. Duke u radhitur me emrat e tjerë elitarë të përkthimit si Dhimitër Pasko, Klio Evangjeli, Jusuf Vrioni, Vedat Kokona, Gjon Shllaku, Pashk Gjeçi, etj.

Përkthyesja amerikane e veprës “Rrno vetëm për me tregue”, Kathleen Schank, e ka falënderuar për ndihmën që i ka dhënë për prurjen në anglisht të dëshmisë së Át Zef Pllumit. Përpjekje kjo që Zheji e kishte ndërmarrë qysh në të gjallë të fratit.

Vepra

Atij nuk iu dha kurrë mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit. Punimet e Petros “Kristologjia”, “Hyrja në Algoritëm”, “Paraqitja e Algoritmit” përcaktojnë në raportin botkuptimor dhe fizik të njeriut me natyrën, që është filluar e vazhduar nga Etërit e Kishës që nga Shën Pali e deri më sot, e që pasqyron në sferën racionale dhe shoqërore, atë përmbysje, plotësim e sintezë që bëri Krishti në anën shpirtërore dhe individuale. Bëhet i mundshëm logjikisht tërëkuptimi rivlerësues i trashëgimisë së qytetërimit, nëpërmjet trashendimit të epokës teknologjike, që del si relika e fundit e idolatrisë antike. Aty ndihet mrekullia e fillimit të realizimit të ëndrrës së herojve të tillë të mendimit si Niçja dhe Frojdi, Ainshtajni, Hajzenbergu, etj. Për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar dhe rilindësit e tij, punime si “Shqipja dhe Sanskritishtja” (1996, 2001, 2011), “Gjuhët e vjetra dhe shqipja”, “ Gjuhët moderne dhe shqipja”, “Universaliteti i gjuhës shqipe”, “Libri i Aforizmave” (2012) shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes Kombëtare. Me punën e tyre rilindasit tanë, bënë çvarrosjen e kombit tonë dhe rilindjen e kristalizimin e gjuhës shqipe. Punime si të mësipërmet, tej çvarrosjes, fillojnë të ngjallin realisht kombin shqiptar në përmasat e tij primordiale e pellazgjike dhe realizojnë ëndrrën e rilindësve tanë De Rada, S. Frashëri, Fan Noli, Át Sh. Gjeçovi, Át Gjergj Fishta, etj, e madje e ndërkombëtarizojnë dhe e racionalizojnë tërësisht atë. Këto punime janë në botim e sipër. Figura si Martin Camaj, Robert Elsie, etj., kanë vlerësuar lart përmbajtjen e këtyre punimeve.

 

20 Komente

True!

paska thene Berisha per Petro Zhejin:

Ditë e trishtë për të gjithë, i japim lamtumirën një mendimtari dhe krijuesi të niveleve evropiane që nga koha kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar në mes të Europës por edhe një ditë mirënjohjeje për trashëgiminë që ai la pas

smiley

lapsus Pjeter, e paska thene kryetari i parlamentit. E paska qujt Shqiprine ishull te izoluar smiley

Me ça po lexoj ketu paska qenë goxha. Une pse me rrejt kot, si emër i degjuar po se njihja. Po kjo 'dashnori i fundit i shqipes' me duket e tepert. Dmth sdo ketë me te dashur shqipja? Do ngeli e ve ter jeten? Noooooooooooo (:

Shqipja e ka vendos,nuk do jete me goce au iu,nuk ka per te mbajt me dashnore,kush te doje te drejtohet ne familje t'i kerkoje doren.Sa per te ndjerin,nderime,pjesetar i nje brezi te mire perkthyesish qe sidomos tani u njihet vlera e merita,si edhe njohes e dashamires i madh i shqipes.

Emër i nderuar po shkrim që do ta leqendis me " mosbotime " . Mirë që nuk e ka avncuar në Disident me Koliqin smiley  Vetëm e paskan "përndjekë " . Me sa kemi lexuar nuk ka ndonjë Peshë kaq të madhe sa e bën shkrus / i / ja ..por

emër i Ndjerë që meriton Respekt e Nder .

Hiqni dorë nga këto superlativa e kurvëri Politike të Kohës !

Ndjesë pastë dhe tu ketë lënë Uratën Fëmijve .

Sidomos kur kujton emrin dhe timbrin e zërit të një tjetër Zheji si spikere e Radios për ne Fëmijët dhe breza të tërë .  Një "Gjyshe Shqiptare " e çdo Treve .

Shum interesante ky artikulli per Petron, per vet faktin se sillte disa shembuj krahasues te gjuhes shqipe dhe sankritishte. 

Per Petron, kisha ndigjuar, por nuk e dija qe dinte 10 gjuhe te huaja, dhe biles gjuhet e vjetra. Keta njerez, une po te isha pushtetar, do ti mbaja si ujet e paket, veç te nxirrnin ne drite sa me shume te verteta mbi gjuhet e vjetra dhe krahasimet n'mes tyre. 

Shkrim i mire, sepse ve ne dukje nje fakt qe e karakterozonte vepren e ketij autori (nuk flas per perkthimet, por per punet e tij te mirefillta ne lemin e gjuhesise) :

krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit

Gjuhesia eshte shkence, por eshte e vertete qe punimet e Petro Zhejit kane qene me shume simbolike se sa shkencore (ose per ta ilustruar me nje shembull: meqe simbolin O , simbolin e djellit, njeriu i eger e ndau me nje vije vertikale duke dhene dy gjysma D, nga nje akt i tille lindi fjala da, "me nda", i ndamun, pra "u nda", pra beri mekat sepse u nda nga dielli ( "da" qe korespondon me nje tingull te perafert ne gjuhen sanskrite); pastaj e kane marre edhe gjuhet e tjera (psh, ne ang. fjala "damn"). Pastaj Petro thote se dhe 'digë' (qe vjen nga "da", pra "ndarë", dhe diga ka sensin e ndarjes, pra eshte fjale shqipe dhe gjithe gjuhet e tjera e kane marre nga ne, meqe kemi qene populli pare ne bote qe kemi folur, pra kemi nxjerre tinguj, fjale).
Ja, me shembuj te tille eshte e mbushur simbolika e Zhejit.
smiley

..diga ka sensin e ndarjes, pra eshte fjale shqipe dhe gjithe gjuhet e tjera e kane marre nga ne, meqe kemi qene populli pare ne bote qe kemi folur, pra kemi nxjerre tinguj, fjale).

Nuk kam lexuar asgje nga keto smibolikat e Zhej ndoshta edhe sepse , sikurse u tha keto dite, ka lene mjaft doreshkrime te cilat i takojne ardhmerise. Po nese puna e tij  si studjues niset nga premisa se shqipja eshte mema e gjuheve (gjuha e Perendive -Zeus-ze), pra ajo cfare duhet provuar merret e mireqene, gjynaf , gjithe ai kapacitet, poliglot, njohes i mire i filozofise dhe  teologjise po thone, paska vajt dem. Nuk di si qendrojne keto kuturisjet e tij ne raport me punimet e Cabejt, por me keto simbolikat po me duket si Dan Brown i gjuhes shqipe.Brown te pakten ka bere nje dore te mire me pare.

 

"Problemi" i tij ka qene fakti se ishte njohes i mire i sanskritishtes (qe konsiderohet si nje nga gjuhet matrice te grupit te gjuheve indo-iraniane pra dhe te familjes indo-europiane). Keshtu qe vepra e tij kryesore e pothuaj e vetmja ne gjuhesi (e cila u botua vetem pas '90, une e kam ne shtepi tani qe flas), pra "Shqipja dhe sanskritishtja", i futet 'me aksion' krahasimit te ketyre dy gjuheve dhe, sigurisht qe, qofte dhe per arsye te faktit qe te dyja bejne pjese ne familjen indo-europiane, Zheji jo vetem qe nxjerr plot ngjashmeri mes tyre, por duke qene se kish mbaruar per matematike, i ilustron postulatet e tij me formula  matematike, qe ne shikim te pare jane, per te thene nje te vertete, goxha intriguese.

Por siç e thash ne postim, gjuhesia eshte para se gjithash shkence, dhe albanologjia nuk ka lindur as sot, as kur lindi Zheji, e as kur ai mesoi sanskritishten. Ka shekuj qe eshte levruar qe nga Bopp, Jokli, Gustav Meyer, e deri tek Cabej etj etj. Per kete arsye, verpa e tij ne fjale (pra "shqipja dhe sanskritishtja") nuk u botua asnjehere para 1990. Pas 1990 po, sepse erdhi demokracia dhe, si kemi thene ? Kush eshte e kunderta e te Vertetes ? Demokracia ! smiley  Ky biles eshte nje rast perfekt qe ilustron mendimin tim !

Por siç dihet, Zheji ka qene mbi te gjitha perkthyes i shkelqyer keshtu qe lé te kujtohet mbi te gjitha per to, sepse e meriton !
 

Ty or burr nuk te merret vesh se çfar kerkon, po erdhi demokracia, Rrena pra, e kunderta e te vertetes, qe ti te tjerresh lesh kinofili me rrena hollivudi, ndryshe kishe per te diskutu ke Guri per filmat e te Vertetes Kinostudjo Shqiperia e Re.

Ja fut katuani si heret, e Verteta eshte nje koncept, ndersa Demokracija eshte nje sistem, nuk rrine perballe dot ne kete menyre si e shtron ti problemin. Demokracija eshte nje dukuri e vonshme (hiq ca momente historike greko-romake), ku ka qene e Verteta me pare, tek piramida e Keopsit?

Demokracia  jep mundesi te shtrohen disa teza, dhe njera prej tyre mund te jete e Verteta, ose nuk eshte se nuk e kane zbuluar akoma, por potencialisht eshte mundesia qe njera eshte e Verteta. Dhe ç'eshte me kryesorja, Demokracija garanton mundesine qe kjo e Vertete te mos asgjesohet kur t'i teket Komandantit. Tjeter pune se bien shume daulle njekohesisht, e hajt gjeje daullen e te Vertetes po te jesh i zoti.

 

Mos bjer viktimë e debilëve të kohës . Komenti juaj i atij viti është shumë i thjeshtë dhe cilësor megjithse i ndikuar nga filosofë jo cilësorë , pasi janë shfaqur më vonë me SaTërin nëpër gjeshkë !

Tani ndoshta mundet ti përafrosh këta të rymës "kufomistët në veprim " me dijetarin e gjuhësisë më të madh që ka njohur Historia e Shqipërisë ..fari Balliun

Dumre = vjen nga fjala Duam Re . Sankskrishtja e ka vjedhur nga Ne.

Ndërsa për atë se si është ndarë Dielli më parë duhet pvetë , ndonjë nga këta të "matufiepsurit " po vetë fjala Diell nga se ka lindur .Ndërsa për O -në , ka mendime të ndryshme .Shoqja Gjëmbi mund ta japë një mejtim të tillë .

Mos përdhosni kufomat as me Lajka as me Sharje ! Trutë u dalshin Berishës dhe iBerishistëve !

Po une nuk e shava: vetem thash se punet e tij gjuhesore (ato qe kam lexuar) kane qene me se shumti simbolike, dhe pothuaj asfare shkencore. Sekush pastaj gjykon vete.

.

 

E...kush iku nga kjo bote e nuk u qa me ligje! Pas ca diteve fillon avazi,  per ti numuruar ato ...te kohes me gjallje.

Njerzit derdhin lotet jo nga dhimbja per ate qe iken nga kjo bote, por qe te besohen nga te gjallet ...se vertet ndjene dhimbje ..! 

Nuk kam pasur fatin të lexoj studimet e dijetarit të pasionuar, porse  qasja e elitës gjuhësore shqiptare ndaj tij, por jo vetëm ndaj tij më intrigon tej mase. Jam shumë dakord me të gjithë që tërheqin vëmendjen që gjuhësia është shkencë, porse është shkencë shoqërore në rend të parë, që do të thotë nuk është shkencë ekzakte prandaj pranueshmëria e rezultateteve të saj varet drejtpërdrejtë nga  përputhshmëria e studimeve me konvencionet mbizotëruese në studimet e gjuhësisë botërore dhe që në rend të parë kanë të bëjnë me metodologjitë e studimit. Nisur nga kjo kuptohet hezitimi i nomenklaturës së shkencës zyrtare shqiptare për t'i përqafuar studimet e z.Zheji dhe për t'i prezentuar ato si të arritura të gjuhësisë zyrtare shqiptare, porse nuk mirëkuptohet në asnjë mënyrë mungesa e interesit për ta  pasuruar metodologjinë studimore dhe për tu përpjekur që këtë metodologji të përdorur nga z.Petro ta përparojë dhe të avokojë për të në mjediset akademike. Mendoj se kemi të bëjmë me komplekse të theksuara inferioriteti që në thelb përbëjnë shtaratin e ngrohtë për rritjen e mediokritetit. Koha do ta tregojë qëndrueshmërinë e studimeve të z.Zheji, por jam i bindur që numri i atyre që do të ecin gjurmëve të tij do të shtohet çdo ditë, sepse teoria e gjuhës mëmë indo-gjermane siç u quajt në krye të herës dhe që për hirë të të tjerëve u riemërtua në indo-evropiane lë shumë për të dëshiruar, siç le për të dëshiruar teoria e civilizimit greko-romak si pararendës i civilizimit evropian.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).