Si merret një patentë pa kryer asnjë ditë kurs? Emisioni investigativ “Fiks Fare” nisi këtë të mërkurë transmetimin e fakteve mbi zinxhirin e sekserëve që të ndihmojnë për t’u pajisur me patentë pa bërë asnjë ditë kurs, asnjë ditë praktikë por duke paguar dyfishin e çmimit. 

Gazetari i Fiksit u paraqit në autoshkollën A&B në Shkodër ku u interesua për t’u pajisur me patentë pa kryer asnjë ditë kurs, por thjesht duke i ofruar një para.

Në pamjet me zë dhe figurë të regjistruara nga kamera e fshehtë, shihet pronari i autoshkollës që pasi bën ‘Pazar’ i ofron një ulje meqënëse gazetari ishte me bashkëshorten e tij, që të dy për patentë.

Në përfundim u ra dakort për shumën 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra për dy patenta me garancinë e vetë pronarit të autoshkollës së në ditën e testimit mjaftonte vetëm prezenca, edhe nëse lihej fleta bosh.

Pronari i autoshkollës merr menjëherë 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa 500 mijë të tjera pas daljes nga provimi. Gazetari i Fiksit u paraqit në ditën e dhënies së testimit ku i ka dorëzuar pronarit të autoshkollës edhe 300 mijë lekë të vjetra të tjera.

Më pas ai është shoqëruar nga punonjësit e autoshkollës drejt provimit të teorisë me udhëzimin e qartë; hy, mos shkruaj asgjë, firmos dhe dil pas 20 minutash. 

Ky është një pjesë e skandalit me marrjen e patentave që do të vijojë të denoncohet në Fiks Fare edhe në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, Fiks Fare informon të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë një shqetësim, padrejtësi apo ankesë që nga ditë e hënë, datë 9 Mars të paraqiten tek zyrat e reja të emisionit në adresën “Rruga 5 Dëshmorët”, Mëzez, Kodër Kashar, Tiranë.

8 Komente

po ja, nese do te duhej  vertet nje ''objekt''   ku duhej bere testim  nga qeveria,  ky  ''objekt''  duhet patjeter te ishin shoferet  ne Albanie, patentat e tyre..smiley  

mjafton tu hedhesh nje sy statistikave me   aksidente, vdejeprurese ose jo, ne shkalle popullsie dhe voila,  katastrofe!

epo njehere e nje kohe more trima robi shkonte ne provim prej verteti, si teorik, dhe praktik.... dhe plot rob ngelnin. Ne shqipni kjo, ne demokraci, por vetem per ca pak vitet e para, kur kishte akoma rob te pergjegjshem ne ate vend. 

Ah ku eshte ai Shkaba tashti qe thoshte qe trafikun na e prishin emigrantet kur vijne, se kam per ta vra. smiley

$1200 per te marre patenten qyl kur duhet vetem nje jave te mesosh makinen.?!!

Po pse duhet marr qyl?? Si eshte procedura per ta marre ate te shkrete patente?? Kaq e komplikume sa japin gjithe ato pare?!! Epo korrupsion dhe te patenta. What a shame!

Cju desh rilindjes ta provokonte tomen duke i nxjerr video te biznesit te tij.
Ju pergjigj direkt toma. Sy per sy e video per video smiley

As patente ska Toma ?

Edhe audin e ka me qira.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).