Përreth një orë e gjysmë kryeqyteti qëndroi nën ankthin e një alarmi të mundshëm për bombë, pas gjetjes së një çante sportive të dyshimtë të braktisur në një stol në parkun Rinia me mbishkrimin “Mos prek”.

Pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi se në çantë nuk kishte lëndë eksplozive. Policia shoqëroi në komisariatin numër 3 personin që kishte harruar çantë Bruno Pëllumin nga Lezha, student i vitit të dytë në Fakultetin e Gjeologji-Minierës. Burime për A1 Report thanë se në çantë ishin objekte plastike dhe një libër i shkencave gjeologjike.

Fillimisht policia bëri ekzaminimin me infrared për të kuptuar se çfarë kishte në brendësi të çantës sportive të braktisur, ndërsa më tej u bë shpërthimi i kontrolluar i saj.

Kanë qenë qytetarët të cilët telefonuan policinë për të sinjalizuar se një çantë sportive ishte braktisur në një nga stolat e Parkut “Rinia”. Menjëherë struktura të shumta të uniformave blu rrethuan me një perimetër të konsiderueshëm sigurie të gjithë zonën përreth çantës. Të gjithë qytetarët u ndaluan të lëvizin në këtë perimetër, ndërsa vlen të theksohet se alarmi u dha rreth orës 08:30 një orar kur lëvizja e kalimtarëve është e lartë.

Ndërsa precedentët e mëparshëm kanë vërtetuar në të tilla situata se alarmet kanë qenë të rreme, në këtë rast rreziku i mundshëm ishte më i lartë për shkak të shënimit të vendosur mbi çantë “Mos prek”. 

4 Komente

Futini ndonjë Polic ta ...ijë dhe e tregon vet " pakujdesinë " njaj !

Tani dha dhe Ramën që shpalli vendimin për kujdestari shkollash .Për vete dha dhe emrat kë merr nën kujdestari . Me të vërtetë një Idealist Klasi !

A e di Rama   me kë bashkëjeton *13 "  I ke hap front pune or tie

Priti tani vjedhjet e Laptopëve , Djegie regjistrash , Thyerje xhamash , Përleshje për " motive të dobta " të nxënësve , Sex në klasa e banjo , Protesta të nxënësve për për për për për për për për për për për për për për për .. se kari se kari se kaRistani një dhi ...

E pa le se çfarë pjell fantazia e sëmurë e demokratikasve me Komandantin e SHQU-p në krye , për aksione Guerrile kundër Neobllokmenëve smiley

E kalofsh lehtë o Rama !

 Tani dha dhe Ramën që shpalli vendimin për kujdestari shkollash .Për vete dha dhe emrat kë merr nën kujdestari . Me të vërtetë një Idealist Klasi !

..kujdestaria e Rames i ktheu drejtorit e arsimit ne rrethe në bordello  per hamshoret e Rilindjes.

ju kujtohet Luiza e  zyrës Arsimore ne Lushnje e cila  krahas marrjes së lekëve 3000-5000 euro në këmbim të një vendi pune, kerkonte edhe avore seksuale .Femrat e bukura i detyronin ta bënin këtë veprim për të bërë karrierë. Për t’u bërë drejtoresha, për të qëndruar në një vend pune më të mirë apo te leviznin nga fshati në qytet.  Hiqeshin mësueset nga puna ku ishin, nën urdhërin se kishin punë te Zyra Arsimore, dhe i detyronin te  shkonin në motele per te shuar epshet e hamshoreve te Rilindjes.

smiley

Përpara ..thotë Komandanti me këtë Rast .

Na nuk do ta lëmë vetëm me hamshor mësuesesh . Na Ju premtojmë që kemi pregatit për të ardhmen dhe Hamshorë për Mësues ...dhe do ti zhdukim ato shuma qesharake që jepnit Ju për një vend Pune . Por neobllokmenët na i morën Pushtetin me dhunë . Përpara smiley

Grande i papërmbajtshëm smiley   Po futesh në Linje , se përpak ngritën kokën aty këtu me të konkuru nja dy copëza

Ne Ju themi se nuk kanë lindur as dje as sot , ata Burra e Gra që mund të konkurojnë Njente Kapon në përhapjen e së Vërtetës nëpërmjet fjalës së Komandantit smiley

Oidriso. E shkreta kjo qeveri. I ka ren per pjese nje popull qe tallet me te. Sesht e drejte jeta. Por mos u merzit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).