Tirana, kryeqytet i Shqipërisë, konsideruar metropol i shqiptarëve gjendet sot në një gjendje të mjeruar, si rrjedhojë e politikave të mbrapshta që për qëllim kryesor kanë përfitimin dhe jo jetën e qytetarëve të saj. Banorët e Tiranës sot vuajnë një realitet të tjetërsimit të qytetit, i cili është shkatërruar, betonizuar dhe plagosur në të gjithë trupin e saj.

 

Harbutëria në zemër të Tiranës

 

Pushteti lokal i Tiranës aktuale po e vret gjelbërimin, parqet, hapësirat për qytetarin, duke “kontribuar” veçse për betonizim, shkatërrim dhe harbutëri. Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka shkelur me këmbë premtimet e dhëna në fushatë elektorale. Qyteti ndryshe, i gjelbërt, evropian e plot fjalë të tillë të bukura në fushatë elektorale u shndërruan në ç’rrënjosje të gjelbërimit, gropa pa fund të krijuara për të ngritur pallate e gradaçela, që “hanë” hapësirat për qytetarët dhe për rrjedhojë e shëndërojnë në ferr jetën e tyre. Vetiu të lindin pyetje që vështirë të të kthejë ndokush përgjigje për to: Si ka mundësi që këta njerëz që qeverisin me vota të popullit veprojnë kundër popullit? Si ka mundësi që këta njerëz s’i vret ndopak ndërgjegja për krimin mbi mjedisin, krimin me petk pushteti, krimin mbi jetën e qytetarëve? Si ka mundësi që votëbesimin ta kthesh në shkatërrimin e qytetit, që shumica e shqiptarëve e cilësojnë si të vetmin ku mund ta bëjnë një jetë të denjë? Mos flasim për projekte në letër, që as ekzistojnë në realitet të tilla si tramvaj, bulevardi, qyteti policentrik, bibliotekat etj. që janë shkërrmoqur si projekte. Jo vetëm që Lulzim Basha dhe stafi i tij nuk e kanë krijuar një qytet policentrik, por edhe qendrën e bënë në një mënyrë që më mirë mos ishte bërë.

 

Tirana, një qytet ku nuk jetohet

Tirana sot i ngjan një trupi kanceroz, që me sëmundjen e rëndë të cilën ia kanë shkatërruar, po i sëmur edhe qytetarët e saj. Si pasojë e politikave të njerëzve në pushtetin lokal, kemi një qytet të arnuar, të rrënuar dhe të masakruar. Si duket, këta njerëz jo vetëm që nuk kanë ndërgjegje për qytetin, për hapësirat publike, për parqet, lojërat, gjelbërimin, por mesa duket nuk e kanë as fijen e ndërgjegjes për jetën e qytetarëve. Më e tmerrshmja cilësi e kësaj demokracie sharlatane është ajo se votëbesimin e kthen në harbutëri dhe qytetarin nuk e sheh si mik, por si armikun e përbetuar. Një pushtet që thërret dhe bërtet në emër të qytetarit dhe nga ana tjetër is nxin jetën atij, është pushtet sharlatan i njerëzve që nuk kanë për qëllim ndërtimin e qytetit, por varrosjen e tij dhe të qytetarëve të saj.

 

Jeta në Tiranë, si në Bejrut...

Nuk është shaka dhe as krahasim që ia themi shoqi-shoqit për humor. Të jetosh sot në Tiranë, për nga cilësia e jetesës, është njëlloj si në Bejrutin e Libanit. Sipas një studimi të kryer nga Mercer.com, Tirana renditet, për nga cilësia e jetesës, e 180-ta nga gjithsej 230 shtete të marra në konsideratë. Jeta që bëjnë sot qytetarët e kryeqytetit tonë është mjerane dhe as nuk krahasohet me cilësinë e jetës që bëjnë qytetarët në kryeqytete të tjera evropiane. Cilësia e jetesës dëfton jo pak edhe punën e politikës për njerëzit. Këta vlejnë për të kuptuar se jetojmë në tmerr, në qytetin e marrë peng nga njerëz të veshur me petk politik, në qytetin katrahurë të vrarë e të copëtuar nga dora vrastare kundër natyrës, që duket se nuk çan kokë as për qytetin dhe as për qytetarët.

19 Komente

harrum fare qe ardhen zgjedhjet lokale.

në Bejrutin e Lebanotit.  smiley

 

 

na mori ne qafe PD-ja. smiley

nje gje nuk e kuptoj une,  ne cdo familje shqiptare 2 0se 3 kokrra dalin shembullore dhe fisi prej 100 e ca vetesh  ua shohin hajrin.

pse gjithe ky jo-balancim i madh midis 3 gjenive te fisit dhe 100 copave te mishit te tjera smiley

 e them kete sepse ky jo-balancim  eshte marramendes edhe ne mjerimin qe ka pllakos jeten e nje qyteti  ish-  te bukur dhe adhurues

Po mire mer vlla, kur eshte bo Tirana kaq keq, pse nuk levizin ne Gerrdec keta njerez?

Ja zere se erdhi e di-vete-ti-kush te te shpjegoje te mirat.

Mire mer mire... por, ca u bo me Toshin? CA U BO ME TOOOSHIIIIIIIIIIN????!!!?!?!?!?!?!

Marun 3 ditet mer plak ...

Jeta në Tiranë, si në Bejrut...

oh come on now syri dhe veshi yne on the ground thote ndryshe.Shkabe ku je ?

Shkrim me tendence

Te krahasosh Tiranen me Bejrutin eshte si te krahasosh Top Channel-in me BBC-ne. Kjo vetem per nga turizmi, perpos klimes dhe natyres se mrekullueshme, kultures, artit, ekonomise, etj., etj.

 

pervec ketyre, edhe vlera sentimentale e tiranes po rregjohet eksponencialisht ne lidhje me kohen. 

booooo ca shkrimiiiiiiii...keshte shkruan perhere ky Dionisi?  Plot me figure letrare dhe hiperbola?

Vetem shkrime negative lexohet ktu.

Ju flamujt e huaj; Canada, USA, GB, F a ku di unë, rrini mirë aty ku jeni e mos na shisni pordhë!

Ju Abel, keni ndonje ide/mendim per shkrimin ?! Lol

P.s. Tirana as qe mund te krahasohet me Bejrutin.

Jam dakord me autorin, Ne Tirane nuk jetohet me, smog, trafik i çmendur dhe rruge ibret. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).