"Edhe pse struktura aktuale ligjore në Kosovë garanton të drejta të barabarta për të dy gjinitë sa i përket trashëgimit të pronës, përqindja e grave që kanë prona të regjistruara në emër të tyre nuk e kalon 10-shin."

"Me dalë farë mashkullimi i njij shpije e njëqind bija me pas dalë aso dere, s'kan tagër me u peërzie në trashëgim të prindës as këto, as bijt e bijat e tyne" (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Fq. 52)

Një citat si ky është boll për të përfaqësuar realitetin e zymtë që ende vazhdon të ekzistojë në Kosovë. Në mesin e sfidave të shumta me të cilat përballet shoqëria kosovare sot, shkelja më e përhapur e të drejtave të grave, gjegjësisht e drejta për të trashëguar pronë barazisht, është shkelje që nuk ka arritur majën e listës së prioriteteve të qeverisë dhe ligjvënësve. Edhe pse struktura aktuale ligjore në Kosovë garanton të drejta të barabarta për të dy gjinitë sa i përket trashëgimit të pronës, përqindja e grave që kanë prona të regjistruara në emër të tyre nuk e kalon 10-shin. Si rrjedhim, garantimet e tilla shihen vetëm në shkrim.

Rregullat në Kanunin e Lekë Dukagjinit (që gjithashtu referohet si Kanuni, seri e ligjeve tradicionale shqiptare) ofruan normë urdhëruese kulturore për komunitetet shqiptare në periudhën mesjetare. Kanuni siguroi sistem konstant të jetesës për familje shqiptare gjatë kohëve kur nuk kishte polici të lokalizuar ose qeveri qendrore, si dhe ruajtje të rendit dhe kulturës gjatë kohëve kur autoritetet prej vendeve të ndryshme shkonin e vinin përgjatë regjionit kosovar.

Duke marrë parasysh se Kosova është e pavarur për tanimë shtatë vite, është interesante të shtrohet pyetja se pse disa praktika nga Kanuni ende zbatohen sot, madje edhe disa që shumë dukshëm dëmtojnë aspektet sociale dhe ekonomike të jetëve të kosovarëve - veçanërisht anësinë gjinore që përfshihet në trashëgimi. Ndërsa është e dukshme se gratë gëzojnë më shumë liri se në të kaluarën, ende nuk mund të gëzojnë të drejtën e tyre të plotë të trashëgimit të barabartë, për shkak të presioneve sociale dhe turpit të anësisë gjinore që e ka sjellë Kanuni.

"Nipit të trungut a të gjakut i përket trashqimi, e jo nipit të tamblit a nipit bijash" (Kanuni i Lekë Dukagjinit, fq. 22). Ky citat që është marrë nga Kanuni në mënyrë eksplicite tregon se si gratë (gjegjësisht, përkatësia nga qumështi) nuk shihen si të afërm të gjakut në familje, ndërsa meshkujt pranohen si të vetmit trashëgimtarë të emrit të familjës, gjakut, dhe pasurisë. Për shumë familje kosovare, lindja e një vajze ende mbetet ngjarje jetësore që është e prirur për të sjellë më shumë zhgënjim se sa lumturi, ndërsa lindja e një djali konsiderohet të jetë bekimi më i madh që një grua mund t'i jep burrit dhe familjës së burrit të saj.

Anësia gjinore është e dallueshme edhe në komente të bëra në biseda të përditshme. Kur flitet për fëmijët e tyre në të ardhmën, njerëzit shpeshherë (ndoshta edhe në mënyrë të nënndërgjegjshme) thonë "një djalë" duke iu referuar një fëmiu, për shembull, "Kur ta boj une djalin". Të kesh vajzë nuk është mjaft e rëndësishme e as që i shkon në mend personit, sikur të mos jetë e përkryer. Tradicionalisht, vajzat rriten për të pranuar që gjithmonë do të shkojnë të jetojnë në shtëpi të dikujt tjetër e jo të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Një vajzë, në shumë raste, shihet thjeshtë si "transferim i pronës". Ajo pritet të martohet, ta largohet nga shtëpia, dhe të shkojë në shtëpi të familjës së burrit të saj për t'u kujdesur për ta.

Elife Krasniqi, socio-antropologe dhe aktiviste, citoi një thënje tradicionale shqiptare që thotë se gjatë Konferencës për Siguri Familjare dhe Sociale në Kosovë në 2013; "Pensioni i një burri të vjetër është nusja", që do të thotë se mbijetesa e pleqve në shtëpi nuk varet vetëm prej vajzave të tyre, por edhe prej nuseve që vijnë në familje. Në Kosovë, kur të pyesin "Çika/Djali i/e kujt je?" ose "Prej kahit je?", përgjigja gjithmonë është mbiemri i babait ose vendlindja e babait. Për ta thënë troç, një grua e len familjën dhe mbiemrin e familjës së saj, e merr mbiemrin e burrit të saj, kujdeset për familjën e tij, e mbanë rendin shtëpiak dhe i rritë fëmijët që e mbajnë mbiemrin e tij, dhe përfundimisht fshihet nga historia pa marrë asnjë pjesë të trashëgimisë as nga ana e burrit, e as nga familja prej së cilës erdhi.

Sado që kemi dëshirë të mendojmë se përdorimi i Kanunit është zbehur, dhe se prindërit kanë filluar të konsiderojnë edhe djemtë edhe vajzat si trashëgimtarë të barabartë, një studim hulumtues që u bë nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore në mars 2011 tregon krejtësisht të kundërtën. Sipas këtij studimi, 46.25 përqind të grave kosovare konsiderojnë praktikat sociale dhe të zakonshme si arsyeja kryesore që nuk kërkojnë për pjesën e tyre të trashëgimisë. Rezultatet ndikojnë në gra në më shumë se një mënyrë.

Pa gra që trashëgojnë pjesën e tyre, ekziston besimi se burrat e tyre do të jenë ata që do të kujdesën për to për tërë jetën. Vajzat mësohen prej një moshe shumë të re që duhet ta gjejnë dikë që do të kujdesët për ato, thuajse nuk janë të afta të kujdesën për vete. Për një grua që nuk mund të kujdeset për vetën financiarisht dhe martohet me një burrë ta pasur, kjo mund të ketë pasoja të favorshme dhe të pafavorshme, pasi që shoqëria e sheh atë si person që është martuar vetëm për para.

Në realitet, megjithatë, faji është te prindërit dhe kultura e mos trashëgimit te gratë, që i bën ato t'i shohin bashkëshortët e tyre të së ardhmës si sigurues të mbështetjes financiare. Megjithëse familja e saj ndihen të liruar nëse ajo e marton dikë që mund të sigurojë për të, nuk do të thotë domosdoshmërisht që nevojat e saja do të përmbushen. Nëse ka dëshirë të kthehet në shkollë, kjo vendoset nga burri i saj, pasi që janë paratë e tij e jo të asaj. Nuk ka gisht në vendimet financiare brenda asaj familje. Pjesëmarrja e vajzave në trashëgimi do të pakësonte stresin që u ipet grave për të gjetur dikë që siguron për to, si dhe do të reduktonte stresin që u ipet burrave për të siguruar për të gjitha nevojat e grave. Trashëgimia e bën atë lojtare të barabartë brenda familjës.

Nëse një grua nuk ka asete në emrin e saj (gjegjësisht trashëgimi), ajo bëhet më e cenueshme në situata kur ajo ka nevojë të largohet nga lidhja në të cilën gjindet, një shembull specifik i kësaj duke qenë abuzimi në familje. Pasi që një grua pa asete është e varur financiarisht nga burri i saj - edhe në situata kur jeta e saj është në rrëzik, nuk ka mundësi të largohet sepse nuk ka ku të shkojë. "Grueja asht shakull për me bajtë" (Kanuni i Lekë Dukagjinit, fq. 38), ky citat në mënyrë eksplicite tregon se si një gruas i merret individualiteti, duke e bërë kështu gradën më të ulët në familje, dhe pa trashëgimi nuk ka mënyrë të ikjes kurrë. Mbi këtë, turpi social i përcjellë gratë e divorcuara, që shpeshherë do të thotë që ato nuk pranohen përsëri në shtëpinë e tyre të lindjes. Pra ku i lënë gjithë këto gjykime dhe turpërime sociale gratë kosovare sot? I lënë me asgjë në emër të tyre, pa pavarësi, dhe me të drejta të shkelura. Për këto gra nuk ka rrugëdalje, kështu që mbesin në një lidhje abuzuese për shkak të varësisë financiare dhe turpërimeve të cilave iu nënshtrohen.

Megjithëse turpërimet janë shumë të dukshme përgjatë kësaj shoqërie, ka ligje që mbrojnë trashëgiminë e grave dhe gjithashtu aftësinë e tyre për të luftuar për të drejtat e tyre: Kushtetuta e Kosovës, Ligji mbi Gjininë dhe Barazinë, Ligji i Trashëgimisë, Ligji i Familjës, dhe struktura ligjore ndërkombëtare e CEDAW (Convention to Eliminate All Forms of Discrimination Against Women - Marrëveshja për të Eliminuar të Gjitha Format e Diskriminimit Kundër Grave). Këto janë struktura ligjore që garantojnë dhe mbrojnë të drejtën e gruas për të trashëguar. Duke pasur parasysh gjithë çka është diskutuar më herët, a duhet me të vërtetë të vihet në pyetje trashëgimia për gra? Absolutisht jo!

 

Ky artikull u adoptua prej pjesëve të temës së diplomës së Donita Macula-Krasniqit dhe Paula Crawford mbi Të Drejtat e Grave për Trashëgimi në Kosovë (American University in Kosovo dhe Arizona State University)

Kosovo 2.0

8 Komente

Essay. 

Ose ese. Po jo esse! 

Esse eshte ai spanjolli qe te shef shtremet ne LA se s'e ka kuptu qe ti je kokshtremet nga Nev Jorku qe t'i man syte ngul dhe ta bon me koke "ca ke qe shef mer pac i qelbet" smiley

cfare eshte ky artikull kot fare.. para disa ditesh ishte nje artikull tek reporter.al mbi vendimet gjyqesore ne favor te burrave per ceshtje pronesie.. nese doni te lidhni kanunin me sistemin formal te ligjeve ne kosove, shkoni e pyesni gjykatesit nese eshte kanuni qe motivon keto vendime.. 

Kosova eshte me shume se 80% musliman, edhe keta me kanun i ndajne tokat? siku ka norma te tjera per trashegimine (1 mashkull = 1/2 femer)

masanej, thuhet prona, ku hyn trualli, bizneset etj. 10 femra kane biznese ne kosove.. 

na e shpifet me kete Kanun, a thu se dun me dit njerezit per kanun e norma, i ndajne sipas qejfit e mundesise

nuk ka asnje dyshim se Kanuni eshte pregatitur nga njerez nen efektin e pijes, dhe nuk mund te kete asnje lidhje me kohet qe jetojme sot

eshte si t'i japesh nje njeriu nje gote uje kur eshte i rrethuar dhe i lagur gjithashtu aksidentalisht  nga 100 bidona uji

Tashi ti problemin e kanunit e shikon te fakti qe ska lidhje me kohen, apo meqe spaske dyshime ti, eshte bere nga njerez te dehur?
Ne kohen kur eshte zbatu kanuni per shkak te mungeses se infrastruktures distancat nga nje fshat ne tjetrin kerkonin shume kohe tu pershkuar prandaj nuk bente asnje sens qe nje person te kishte dy prona 5 ore rruge larg njera tjetres le te themi. Ne rast se sot nuk respektohet trashegimija e femres eshte faji i sistemit te sotem gjyqsor.

Ec aty Bonita K.-ja

Nqs femra martohet dhe shkon ne dere tjeter na u dashka te trashegoje dy pasuri keshtu? Per kohen kanuni ka qene i pagabueshem dhe nuk ka tager askush ti bej kritika konkluzioneve te nje ekperience popullore mijravjecare. Shikoni se si eshte degjeneruar raca e shqiptarit por edhe njeriu ne pergjithesi sot, qe te cajne bythen nihilistet me pordhe me rigon dhe vlera te fabrikuara alla-hollivudce..... Keni sy ne ball apo jo? Edhe disa breza dhe do kthehen njerezit ne derra!

Duke marrë parasysh se Kosova është e pavarur për tanimë shtatë vite, është interesante të shtrohet pyetja se pse disa praktika nga Kanuni ende zbatohen sot, madje edhe disa që shumë dukshëm dëmtojnë aspektet sociale dhe ekonomike të jetëve të kosovarëve - veçanërisht anësinë gjinore që përfshihet në trashëgimi. Ndërsa është e dukshme se gratë gëzojnë më shumë liri se në të kaluarën, ende nuk mund të gëzojnë të drejtën e tyre të plotë të trashëgimit të barabartë, për shkak të presioneve sociale dhe turpit të anësisë gjinore që e ka sjellë Kanuni.

 

 

Ne menyren me te mundshme eshte shpjeguar me nje kulture te papare - si thote cani zones lire.

praktikisht kemi te bejme akoma me njerez te eger qe vrasin per nder, trashegimia dhe standarti  jane fjale qe nuk njihen , bile ndonje mund te kujtoje se  eshte GJE QE HAHET

Andej nga Lushnja edhe te ze vend ky muhabet po andje nga Laberia do gjenerata tu mbushesh mendjen qe te ndajne pasurine njesoj midis djalit dhe dhenderit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).