Duket se jetohet mirë si popull në ishull. E pra Islanda e tërhoqi sërish aplikimin për anëtarësi në BE. Por arsyet e vërteta japin shkas që të gjithë europianët t'i venë gishtin kokës, mendon Christoph Hasselbach.

 

Ishullit në Atlantikun Verior në vitin 2008 i kish ardhur laku në fyt. Një sektor bankar i fryrë artificialisht në valën e krizës financiare mbarëbotërore praktikisht brenda ditës falimentoi duke kërcënuar ta çojë shtetin drejt greminës. Islandezët i përfshiu paniku. Ndonëse pati kredi, ndër të tjera edhe nga FMN-ja, ky vend i veçuar papritur nuk e ndjeu më veten mirë prej splendid isolation, por kuptoi se ishte vërtetë i vetëm dhe i braktisur. Me një ndjesi të tillë islandezët e mposhtën krenarinë për pavarësinë e tyre dhe trokitën në portën e madhe të BE. Kjo e fundit në vitet që pasuan u ndihmoi njëkohësisht disa vendeve anëtare, që ishin gjithashtu të zhytura në borxhe.
Tani Islanda e ka tërhequr kërkesën e vet për anëtarësim. Shumë islandezë, ndonëse indinjohen që qeveria nuk organizoi refrendum për këtë çështje, e kanë të qartë, se edhe me të asgjë s'do ta kish ndryshuar jo-në e tyre. Lamtumira nga BE-ja pra nuk vjen papritur dhe ka kohë që ajo po bëhej evidente.

Të shijohen avantazhet, të shmangen disavantazhet

Si u arrit ky ndryshim i qendrimit? Çështja e peshkimit luan një farë roli, por ndoshta jo rolin më të rëndësishëm. Sepse qysh në krye të herës islandezët e dinin se çfarë valleje po i futeshin. Eshtë e vërtetë: peshkimi është shumë i rëndësishëm për Islandën, dhe ishullit me anëtarësimin në BE do t'i duhej të integrohej në sistemin e kuotave të peshkimit. Nga ana tjetër Islanda është anëtare e Zonës Ekonomike Europiane dhe mund t'i eksportojë pa doganë peshqit e vet në BE. Islanda veç kësaj përmes Unionit Nordik të Qarkullimit të Lirë është pjesë e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Kjo e lehtëson jashtëzakonisht turizmin - po ashtu një burim i rëndësishëm i të ardhurave. Me fjalë të tjera: Islanda edhe pa anëtarësinë në BE ka një sërë avantazhesh nga lidhja e madhe e shteteve dhe do që të shmangë disavantazhet.

Kush ka para mbetet jashtë

Për disa vite me radhë islandezët i lanë kohë vetes që ta kuptojnë efektin e disavantazheve. Ata p.sh. mundën të shohin, se si BE-ja, e në radhë të parë vendet e Eurozonës, kanë investuar shuma marramendëse në ndihmën për vendet e tjera anëtare të zhytura në borxhe. Në rastin e Greqisë kjo me rezultatin, që ky vend sot nuk është aspak më mirë se sa në fillim të ndihmave, refuzon reformat dhe madje i fyen ndihmësit. Askush nuk do të hyjë në një klub të tillë, nëse kjo nuk duhet patjetër. Islanda në të kundërt ndihmoi në masë të gjerë vetveten në krizën financiare - ashtu siç e kanë bërë edhe vende të tjera në BE - dhe sot është sërish solide. A mendon Norvegjia të anëtarësohet në BE? Jo. Po Zvicra? E përse duhet ta bëjë ajo këtë? A mendojnë suedezët, danezët, apo britanikët që të venë Euron në përdorim? Sot më pak se çdo herë tjetër më parë. Të gjitha këto shtete mund t'i përmbushnin lehtë kriteret. Por ato nuk duan. Ajo që kanë ata të përbashkët është: që të gjitha këto vende kanë mirëqenie dhe orientohen nga konkurrenca.

Frika prej thesit të shpuar

Si rrjedhojë konkluzioni është tmerrues: BE-ja me sa duket është joshëse vetëm për të skamurit dhe refuzuesit e reformave. Kush është i zoti ta përballojë, ose qendron jashtë BE-së, ose të paktën ruan monedhën e vet kombëtare duke mos iu dashur të marrë pjesë me pagesa në një thes të shpuar. Të paktën kjo është përshtypja e krijuar. BE-ja do ta kish pritur krahëhapur Islandën. E pikërisht këtu e shohin kleçkën shumë islandezë. Sepse Islanda do të ishte në radhë të parë e mirëseardhur si një mjeshtre pagesash. Por kush është ai që lejon ta shfrytëzojnë? Tërheqja e islandezëve nuk do të mbetet pa efekt edhe ndaj Britanisë së Madhe. Atje euroskeptikët e ndiejnë tani veten të përforcuar në mendimin e tyre, se për vendin e tyre është më mirë të jetë jashtë BE-së, por brenda Zonës Ekonomike Europiane - ashtu si Norvegjia, Zvicra e po ashtu edhe Islanda.

Sikur të kishte më shumë si Irlanda...

Tërheqja islandeze duhet të shërbejë si një alarm zgjimi. Vendet e dobëta në konkurrencë në Jug - e këtu për fat të keq bëjnë pjesë edhe Italia e - pavarësisht pozicionit qendror gjeografik edhe Franca - duhet të përpiqen më shumë. Në të kundërtën dikur do të ndodhë një çarje mes Veriut dhe Jugut. Që solidariteti nuk duhet të jetë i pakufizuar këtë e tregon më së miri shembulli i Irlandës. Ngjashëm si Islanda edhe Irlanda u godit rëndë kryesisht prej bankave të saj të zhytyra në borxhe. Prej ndihmave të BE-së dhe FMN-së dhe pas një programi radikal kursimesh dhe reformash sot Irlanda është mirë dhe shënon kuotat më të larta të rritjes ekonomike në të gjithë BE-në. E meqënëse ra fjala, vlen të theksohet, se atje askush nuk u ankua. Por thjeshtë irlandezët bënë atë që e konsideruan të domosdoshme. Nëse do të kishte më shumë si Irlanda, ndoshta atmosfera në Islandë sot do të ishte ndryshe.

38 Komente

Nuk eshte rastesi qe dy vendet me industrine e peshkimit me te zhvilluar ne Evrope dhe ne bote i thane jo BEse, Norvegjia dhe Islanda. Alternativa e BE per Islanden ishte ti shkaterronte industrise se peshkimit sic bene me Britaniket. Ne krahasim me Britanine per islandezet peshkimi eshte sektori me jetik i vendit se bashku me turizmin dhe vendosja e kuotave te peshkimit nga BE thjesht e shendrruan anetaresimin ne nje molle te ndaluar . Shumica e banoreve mbi 67% ishin kunder anetaresimit ne BE dhe kur qeveria Islandeze beri terheqjen e nje referendumi per BEne 2014 pati protesta ne vend. Duhet theksuar se Islanda ishte i vetmi vend qe gjate krizes i futi pas hekurave bankieret pergjegjes dhe nuk i demshperbleu me leket e taksapaguesve sic bene te tjeret...Po ashtu eshte i vetmi vend qe arriti rikuperim total dhe rritje ekonomike 2.8% (nje nga rritjet me te larta ne Evrope)

Vendet e pasura me shume kontribojne se sa marrin po ti bashkohen BE eshte e natyrshme qe kundershtojne.

Tna fusin ne ne vend te ktyre. Ne jemi te rinj vitalê, kta tipa depresive, i kalojne darkat duke pi birra radhe te pubi lagjes. 

Ne jemi te rinj vitalê

Ishim koko .sipas statistikave ne 1990 ne shqiperi kishte 1 meleon nen moshen 15 vjec.nashi 570 mije..

Islandezet meqe ra fjala jane raca me e paster e europes.

Vitalë si karaktere, kta jane fytyrezverdhur pa pike pulsi. Neve bajla qe ne mengjes. 

Race e paster thote kjo. Se ca do me thene, hajde merre vesh. Islandezet e sotem jane nje perzierje vikingo-germeno-mongolo-lapone.  

Ky eshte dhe thelbi i artikullit, BE eshte terheqese per vended e skamura si ato Ballkaniket. PS: Vendi mbrekullueshem Islanda ju uroj te gjithe peshkisteve qe kane mundesi ta vizitiojne(vecanerisht ate  Lagunen Blu), vetem qe eshte icik shtrenjte. Keshille , sa me larg kuzhines vendase smiley vecanerisht pjates tradicjonale Hákarl (eshte mish peshkaqeni i kalbur 6-7 muaj) e servirin me pure patatesh

po nuk bohen me zor ca gjona. ja, pse s'bashkohet vaji me ufllen?

dhe ne note me serioze, duke i lon menjane ato leksionet pa fund mbi vlerat e demokracis (or tie) dhe tmerret e nazizmit dhe te  6 miljon cifutve etj etj etj: a e kuptoni pse pat lufte te 2-te boterore (dmth pse beri lufte hitleri, qe eshte e njejta gje)?

europa e bashkume eshte nji joke. tamom si ato "mixed communities" idiote qe u provun edhe ne US. nuk di pse robt kembngulin ne gjona te pabytha. Ne europen pa Rusi, jane te kristalizume tre grupe shtetesh: ato venet e bekume protestante, ku edukaten e jetes dhe te punes ua ka injektu me inxhinieri gjenetike Martin Luteri (jo Kingu, ne asnje menyre Kingu, kurresesi Kingu!); ato venet e mesit, katalike, romane hesapi, te ngrofta e me dill, me histori e dolce far niente, tip fronce, talje, portugal e kompani. masanej edhe dora e zdromsave, bullgari e rumani e serbi - ktu hyjm dhe ne. Boje o vlla federat me nji qender me hyqem te kufizum, te miret bashk (seria A) mesataret bashk, brekgrismit bashk. Gjo e qendrushme, as gerr, as verr.

E pse beri lufte Hitleri se nuk e kuptoj?

Nuk kuptoj asgjo, as ankesat e sotmen absurde ne dy drejtime te kunderta Trans-versale:

1 - Gjermania sotme osht bo me keq se e Dolfit, po na rru paret!

2 - Hikni mer dreq punoni se doni qyl paret prej Gjermanise!

Menja pordhe i thone kesaj, çer ka me kuptu ktu?

 

me ktheve!

boni lufte sepse 100 gjermon prodhojne gjithmone, pa perjashtim, me shume vlera (materiale sidomos) ne njesine e kohes se 100 italjon, frances, spanjoll, me nder turq, dhe pa pas nevoj me e permend: shqiptar.

Po mir meqe eshte keshtu, ç'pati Hitleri qe shkoi te gjesdise deri ne Tibet, te rrinte ne shtepi te punonte sa ne shume.

 

çimo, po Austria katalike e Dolfit, Rajhu i Orientit, ne cilen zone operative futet?

 

se kuptoj se cfare ''alarmi zgjimi''  mund te jete terheqja nga antaresimi ne BE e nje vendi komplet te parendesishem, per nga statusi, madhesia, ekonomia etj,  si  Islanda..?!

Islanda, nje vend  **halabak qe ska dashur asnjeher te hyj ne BE,  por qe i ngeci veza kryq, kur falimentoi  nja 5 vjet  me pare dhe papritur  beri kerkese dhe u perpoq me te gjitha mundesite te futej ne BE...

mirepo,  keto lloj vendesh e shohin BE  vetem per perfitime financiare, prandaj thash  me siper **vend halabak, se ne fakt keshtu jane goxha njerez  islandezet.  por ama BE e shohin si nje  çezem nga ku rrjedhin  euro  dhe ata e hapin dhe mbyllin kur te duan..  per detyrime pastaj perkundrejt BE,   nuk behet fjale..  keshtu pra,  me  procedurat e antaresimit ne BE, perfituan  miliona euro islandezet  dhe rregulluan perseri ekonomine e tyre, se vendi vogel jane ata.. vend skandinav, kollaj te organizohen.. e tashi thone:  ''te qifsha kalin''  BE..  por deri ne krizen tjeter ama..  se thame, jane cik te pacipe keshtu,  langaraqe!

nejse, BE  ka plot te meta,  por ama nje nga te mirat  te padiskutueshme te  kesaj krijese, eshte sepse ka vendosur paqe aftagjate , si rralle here ne historine e Evropes,  duke pajtuar dhe miqesuar armiq shekullore, psh: Franca dhe Gjermania  etj...

Pikerisht pra. Aty do ta thyejne koken prape as qe diskutohet. 

E ke gabim krejt Belul, vetem vend halabak qe nuk eshte....Vendet halabake  kane heq breket dhe po presin ke dera e po i luten BE me dekada te tera dhe spo i pjerdh kerrkush. Islandezet jane popull krenar dhe ky refuzim e tregon qarte kete, ceshtjet e rendesise kombetare(si ajo e peshkimit) jane mbi cdo ceshtje tjeter si BE.  

krenarine e tyre te pjerdhur e pashe une...   e kane rrezuar si  dy here me referndum mbarepopullor hyrjen ne BE.. dhe jo shaka, po me mbi 80%  kunder hyrjes ne BE kane votuar..  por kjo ne dite me te mira per ta..

kur ngecen keq pastaj,se  i kaploi kriza  dhe u duheshin  para, bene perseri referndum dhe votuan mbi 80%  pro  futjes ne BE.smiley      ja, kjo eshte krenaria  islandeze.smiley

jam i bindur qe do te trokasin perseri ne BE!!

Belul, ate frazen e fundit me mire te mos e kishe shkruar, ta kishe lene me aq, se i bie qe kurva te trokase per te hyre ne bordello.

 

Gabim krejt Belulo, krizen nuk e kaluan me paketat e BEse por me punen e vet. Ristrukturuan krejt sektorin bankar pergjegjes per krizen dhe nuk e shperblyen sic beri BE&SHBA. Paketat e FMN nuk ishin dhurate por kredi...Harroje se do trokasin prape tashme qe vende si Britania po perpiqen te shkeputen dhe Greqia po vete drejt kaosit politik. PS: Mos aludo kot, asnjehere nuk kane patur referendum pas krizes per tu bere pjese e BE, bile ne kulmin e krizes islandezet ishin kunder anetaresimit. Pas kerkeses per anetarsim ne BE te qeverise asojkohe pati protesta masive me jave te tera te cilat e detyruan qeverine ta hedhe ne referendum(te cilin e anulloi me vone)

Kjo eshte komplet papergjegjesia europiane.Duke ndjekur politika te buta per vende satelite e jo antare si Zvicer e Norvegji e ato mikroshtetet e duke mos forcuar lidhjet e brendshme jep pershtypjen sikur cdo kush mund tja dal jashte BE. Ne vend te behet me agresive per vendet jashte Europes, si psh te mos lejoj shtetasit e vet te vejne para ne banka zviceriane, apo te heqi levizjen e lire per shtet qe s'duan antaresi e ta shohim si ndryshojne mendje pastaj populli.

Keta Islandezet i hengri amerikani me nxjerrjen e aluminit e s'qullosen dot gje. Nisen krizen e bankave online me te madhe ndonjehere ne histori dhe prape nuk zune mend. Me siguri terheqja nga BE s'e levizje pragmatike por thjeshte nje produkt i nje mentaliteti ksenofob. BEja te mbledh mend e ti jap mesazhe uniteti e patundshmerie robve duke pershpejtuar antaresimin e Shqiperise.

Paska plas "se Europa zotrie " smiley

Se c'jane ca burokrate atje qe jon Hunj, mire qe nuk dine Shqip , po nuk marrin as perkthyes tu shpjegojne cfare jane  smiley

Biles nje filososf i Modh mer Jahu ke prurja ku pyste njoni " E kush na qonka ky Darvini "  ai qe shpjegoi Vrimat e Zeza thote se , SHBA jane energji dmth Biznes , ndersa Europa Teritor dmth copa copa smiley

Po me nigjut , boni pak pushim , pini nai gjo te lehte dhe hani nai Ballakum per dite Vere  . Neser me kesmet kur te zgjoheni na bini ndonje citat te Leninit

" Europa e Bashkuar eshte o reaksionare o utopi " smiley

evropa do te pesonte fatin e bs-se ose jugosllavise nese perpiqej te behej nje shtet federal.  sidomos tani qe eksperimenti multi-kulti deshtoi .  duke qene se pavaresia e shteteve ne fushen ushtarake dhe diplomatike eshte e plote,be-ja me shume i ngjan nje organizate ekonomike sic eshte ne fakt.  duke patur shtete me identitete kombetare te fuqishme,evropa nuk do te behet kurre shba ose bashkim sovjetik.

ne,edhe ne qofte se antaresohemi ndonjehere, kjo nuk duhet te jete arsye qe ti shmangemi perparesi kryesore qe eshte shqiperia e madhe. antaresimi mund te na beje mire vetem ne ceshtjen e reduktimit te anarkise dhe vendosjes se ligjshmerise.

tjetr gje pastaj qe shqiptaret e kokolepsizuar i kane mbushur rruget e kamzes me via romasmiley

deshira e madhe per evrope shpjegon edhe integrimin e madh  ne perandorine osmane.

jenicerizmi eshte semundja jone.  pikerisht kete u mundua te luftoje rilindja kombetare ,me ate te nacionalizmit,,por infeksioni eshte i rende akoma. ky pjell edhe inferioritetin ndaj te huajve dhe arrogancen ndaj shqiptareve.

BE eshte nje projekt i te ardhmes e nuk behet per 1 dite e dy e sigurisht nuk eshte e lehte! Keta qe mendojne se mund te konkurojne te vetem me SHBA,Kine,Indi,Brazil e Rusi ne te ardhmen me duken si shqiperia e enverit,por s'ka problem..se edhe po thane na fal neser i falin..ca ti bejme ne te tjeret po mbetem jashte!!

Ky e paska kuptu Darvinin ...smiley dhe nuk pyt kot " e kush na qonka kye " smiley

Per ca Milione vjet Europa Bashkohet , po nuk ra ndonje Termet i madh te Ribashkoje Kontinentet , dhe do fale dhe Kinen dhe Rusin smiley

Ke ndonje dyshim ti oidriso? Nuk i beson BE-se? Lere zhurmat e pordhet qe bejne nacionalistet e leshit qe kujtojne se kinezi eshte ai i restorantit qe vdes te perkulet apo  indiani ai qe shet te rruga,iku ajo kohe kur me buke te mbante SHBA se ashtu ishte nje pune antikomuniste,kur kinezi,rusi,braziliani e indiani te trokas te dera,dy jane..o bashke(te gjithe) o do fillosh te nderosh shokun Mao..se ashtu eshte nje pune komuniste!!

Mire e ka. Sepse BE-ne e kane kapur te ksenofobet e djathte kristian qe bejne gjasme si liberal. Mungojne liderat vizionar si gjate periudhes se pas luftes. Ishallah ndrysho ndonje gje, se keshtu s'behet.

Qe edhe nje absurd tjeter me kunderti Trans-versale:

1 - BE eshte kapur nga ksenofobet e djathte kristiane!

2 - BE eshte kapur nga kozmopolitet e majte marksiste!

Nuk ka per tu bo no i her Evropa mer jau!

 

Tani mund te tjerrim sa te duash, por te flasim troc.

Mund te tjerresh troç sa te duash, fakti eshte se çfar thua ti per kete rast e thone te majtet, ankese tipike e majte, dhe çfar thote texxxsas eshte ankese tipike e djathte.

Dmth te dyja palet tjerrin gershet, me dy fije.

 

Djema, kam folur edhe ne komente te tjera, se nje antarsim me e drejta (dhe detyrime) te plota ne EU, nuk eshte parajsa. Nese nje vend ka disa te drejta (si ato jane ato te marrveshjes MSA), si levizjen e lire te mallrave, pa taksa doganore dhe levizjen e lire te njerzeve, pa viza, kjo eshte parajsa (nese mund ta perkufizojme keshtu me emocione smiley si Texxxasi) .  

Keshtu dhe Islanda nuk ka pse te marri mbi shpine detyrime qe i prekin interesin e saj ekonomik. 

Ah se harrova smiley per Texxxasin; Zvicra ka nje status te veçante ne bote, te vendosur dhe pranuar nga shume shtete. Eshte nje histori e gjate qe nuk mund ta thuash me dy fjale, jane disa traktate, luftra e perseri traktate mbi kete pune. 

ne pritje te momentit kulminant kur Pjeri kollitet pak per te qeruar zerin ne menyre qe t'i jape momentit rendesine e vet dhe duke e pare texasin ne sy, i thote, mat!

Dhe i vetmi tingulll qe texasi nxjerr nga goja eshte dicka mes "cfare" dhe "si ka mundsi" qe ne ket rast do tingellonte pak a shume si çsi...
Nderkohe qe Pjeri hedh syte mbi sallen e shtangur dhe buzeqesh duke thene:
- ka kush ndonje pyetje tjeter?

Pjero,mirmbrema ! Si gjithenje i thjjeshte dhe mirdashes, por ta percjelle ...nje got vere, ani pse e lire.Vec te jete prej rrushi ! Ashtu e piu edhe Ai, mbremjen kur u nis prej Berne ...drejt e ne Smolny ..! 

Mirmbrema i dashur, nuk dole qe nuk dole noi dite kendej nga Antwerpeni. Kam gjet nje vere me emrin Graves, dhe e kam blere posaçerisht per ty smiley por nuk di si ta sjell. 

 Kam gjet nje vere me emrin Graves, dhe e kam blere posaçerisht per ty [smiley] por nuk di si ta sjell

smiley  vetem dergoja

ke variante sa te dush :

me

ANTWERPEN EXPRESS

ANTWERPEN EXPRESSme DHL,Image result for air delivery expresstr.tbn" data-src="https://encrypted-tbn3.gstatic.com/image..." data-sz="f">      

Booo paska fillu me i hudh leket varda Pjeri. Kjo vere eshte 9 Euro shishja! Trefishi i cmimit tavan ku blen Pjeri per investim.

ashtu eshte z. Grave. ..

Ne vagonin e vulosur
koken mbeshtet mbi duar
nje vigan shpirt pa sosur
boten kish per ta trazuar....

ehhhh sikur ka ndodh dje me duket.

more, vlonjat!

Rri por nuk te rrihet/

ndaj te shkojn mornica

Capi yt po rendet 

Poshte ..nga Babica ..! 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).