Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, transferohet me urdhër të Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. 

Beci është emëruar drejtues në Prokurorinë e Elbasanit dhe në vend të tij është komanduar Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. 

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda. "Në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore", mësohet të jetë shprehur Llalla. 

Me anë të një njoftimi për media të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se:"Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi". 

Transferimi i Becit vjen në një kohë kur Tom Doshi, deputet në Kuvendin shqiptar, deklaroi se kryeparlamentari Ilir Meta kishte paguar për ta vrarë atë dhe deputetin demokrat Mëhill Fufi dhe se për këtë skenar pati njoftuar si kryeprokurorin Llalla ashtu edhe Prokurorin Beci.

15 Komente

Sipas Tahirit, Doshi dhe atentatori i penduar kane pohuar ne zyren e tij, ne prani edhe te krereve te policise se Shtetit, se Eugen Beci ka qene perfaqesuesi i Adriatik Llalles ne 'kupolen teknike' te porositesve te atentatit ndaj tij (ku benin pjese edhe Agim Rama, kunat i Berishes dhe Agron Kulici, ish-drejtues i larte i policise se Shtetit).

Krejt rastesisht, pak ore para se keto te dhena te behen publike kryeLlalla e liron nga detyra e prokurorit te krimeve te renda Becin!

Amon dermon. Boni c'a te doni, vetem ate Gjon Gjinin mos ma luni se e kom si shpirt e kom. U rropat gjithe jeten per ate popull i ngrati ...

Se kuptoj, nëse ketij i ka dalë emri si i përfshirë pse nuk e arrestojnë por e transferojnë?

Me ca provash? Deshmitari Bani i ka bere pohimet me goje, ne prani te krereve te policise se shtetit, qe ne shtator 2014, por nuk ka pranuar ti formalizoje me shkrim (dmth te firmose se i ka thene keto gjera). 

Keshtu tha sot Tahiri te pakten.

Nderkaq policia thote se ka bere hetime per hesap te vet per ket pune, por pa rezultat...

Keshtu qe mbeten ne nivel thashethemesh. 

Nëse ska prova pse e transferuan?

Sepse nuk kemi shtet, nuk ka bashkepunim mes strukturave dhe institucioneve dhe tani loja po behet kujt tja ngecim dopjogjashten. KryeLlalla do ma dale i lare dhe si i trashe qe eshte e transferon Becin fiks diten kur i doli emri per ushtar...

Po ti ke bo nja dhjet nderhyrje me verteu edhe shkakun pse kan dash me e vra Tomen.

Bone fertele partite ,Udheheqsit , Krahinat me perqindje e me numra , me Forcat e Dobesite , perfitimet e BenFickat    Nuk le mo variant pa tjerurr ! Tani qeke Kthy nga Derstila me lesh te Palam

Keshtu qe mbeten ne nivel thashethemesh...smiley Ku e lame ...me kembe perpjete ..e po ti kem keput  nje ..pse s'me qan moj shege smiley

Po fajin e ka drejtoresha qe nuk Ju kontrollon Leshin para se te veni ne Derstile .

Muti po del shpejt ne siperfaqe. Kundron aroma gjithandej. Nje WC gjigande nga ato te stadiumeve te kohes se dulles kur secili dhiste ku ti vinte. Phu cfare monstrash te neveritshme. 

ky e ka kapur me adminstraten, terrorizmin, korrupsionin e krimin, prokuror federal, dhe ka menge me kopsa.. Beci sikur ka punuar per Google..

Doli garant ministri perpara hetimit praaa;

Askush nuk ka dash me vra Tom Doshin, ndryshe si shpjegohet qe eshte gjalle? - kishte thone smiley

Xholi... ky qenka vertet xhol ,  nga ata qe  ne momente te veshtira i nxjerr si aso nga menga..smiley

Ja gjetet dhe ketij pa fillu smiley

Nuk eshte Populli o JPS .

Genjehesh me torollisesit e PPU qe ke kriju kete pershtypje . Mbaju mos u lesho se kemi rruge per te bere me keta skerfyejt e berishes qe i ka mbjelle ne cdo qoshe  sic e beri Shqiperine Grope Nevojtorje .

Prit , prit se do vijne me anale  prap "se diktaturae dulles  zotrie " me qit rronjet sa me vertetu "e mani men kur ua thash "  smiley ..Le mo keta qe jan mundu me na i shpjegu ...

"Jon lodh Qomet mer jahu " si anonimi qe lyhej me kak me vija e bohej cope me na i shpjegu fenomente ndodhite dhe pushtimin Italian smiley Keta jane fantastike dhe nuk kane te pagume ne InteliDjencen qe kane . Vetem Kllounin ua ka zene Berisha , te mos lodhen .

Po jemi o idriz si s'jemi - ne mos une apo ti - ja keta pampersat qe thu ti prape tanet jane - ca te bejme

o ty mbyllte e mëndjes o minister, po ku i mbanke mënd ti me detajka ca ka ndollur e ca eshte thënë ne zyren tende ketu e 6 muaj perpara aq sa per te llomotitur per 30 minuta ne konference shtipi sot.

Iken Beci,vjen Xholi.... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).